E premte, 29.03.2024, 03:40 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Isuf B. Bajrami: Në fshatin Luboten sonte është nata e Shën Bartolomeut

E diele, 15.04.2012, 08:14 AM


Në fshatin Luboten sonte është nata e Shën Bartolomeut

 

Nga Isuf B. Bajrami

 

Në fshatin Luboten ku më 10-12 gusht të vitit 2001 forcat policore dhe ushtarake maqedonase, vranë para shtëpive të tyre 10 shqiptarë të pafajshëm  sonte është nata e Shën Bartolomeut.

Na vjen keq për çdo viktimë të pafajshme, na vjen keq për çdo nënë që ka humbur djalë, por, institucionet përkatëse të shtetit duhet ti shikojnë të dyja anët e problemit-konfliktit.

Nëse nuk intervenohet me kohë, nëse banorët e Luboten nuk evakuoheshin me kohë, çështja tani është shumë e ndërlikuar dhe serioze, grupe të armatosura do të shkaktojnë pasoja më të mëdha se më 10-12 gusht të vitit 2001,ku forcat policore dhe ushtarake maqedonase, vranë para shtëpive të tyre 10 shqiptarë të pafajshëm të fshatit Luboten. Kjo masakër u gjykua nga gjykata ndërkombëtare e Hagës. Në këtë radhë mund të eskalojë situata edhe në luftë civile.

Përgjejësit institucional të Maqedonis duhet t’ju kërkojë falje e jo të ju shkaktojnë dhimbje të reja shqiptarëve të Maqedonisë, e sidomos shqiptarëve të Lubotenit për masakrën të cilën e ka bërë me 10-12 gusht të vitit 2001. Në këtë masakër ishin vrarë dhjetë civilë shqiptarë, kurse për këtë vepër Gjykata e Hagës dënoi me 12 vjet burg Johan Tarçullovskin, udhëheqës i policisë dhe fajtor kryesor për këtë vepër makabër.

Është e udhës që shteti ti kërkojë falje këtyre familjeve, jo për të paguar dëmin, pasi ai nuk paguhet dot, por për ti respektuar ata si pjesëtarë të barabartë të këtij shteti. Sipas çdo logjike, me plot kuptimin human, në bazë të konventave ndërkombëtare të cilat janë të thyera nga vetë institucioni shtet, Ministri e Punëve të Brendshme, nga forcat e armatosura të shtetit, është e udhës që institucionalisht shteti apo presidenti apo kushdo qoftë institucion i lart i shtetit që me të vërtet të kërkohet falje edhe që në një mënyrë jo se mund të paguhet dëmi që është bë në atë periudhë, por është një lloj nderi dhe respekti ndaj qytetarëve shqiptarë nënshtetas-maqedonas, si qytetarë që llogariten me kushtetutë si të barabartë në Maqedoni.

Në Srebrenicë më 11 korrik të vitit 1995, trupat serbe të Bosnjës hynë në enklavën e mbrojtur nga OKB-ja dhe vranë mbi tetë mijë myslimanë. Kjo masakër është cilësuar si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi. Edhe pse për nga numri i viktimave këto dy masakra nuk kanë të krahasuar, që të dyja janë masakra dhe në të dy rastet janë vrarë nga afër civilë të pafajshëm.

Modeli i Srebrenicës, ku Serbia u kërkoi falje boshnjakëve për vrasjet të cilat i bënë forcat e sajë, duhet të aplikohet edhe në Maqedoni e jo të ripërsëritet Luboteni e Srebrenica.

 

Gjilan,13 Prill 2012



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora