Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Fjalim në banjo

| E premte, 13.04.2012, 01:59 PM |


Fjalim në banjo

 

Unë nuk ua sjell lirinë

lirinë ua sjellin të tjerët

p.sh. Godoja i S. Beketit

ose mbiemri im i kotë

unë jam bërë liderr i juaj

duke hëngër ju dajakun

juve unë s 'ju detyrohem

i fliste vetes në banjo

të vërtetën s´ua them dot

se ajo mund t' ju vrasë

ore, jam në banjon time

por ju pritni , p r i t n i

lirinë nuk ua sjell unë

unë jam në banjon time

nën erën e mutit tim

dhe nën duhma shurre

që padashje i kapërdijë.

 

Rrustem Geci

nga libri "Këngë qipshte