E marte, 19.03.2024, 11:54 AM (GMT)

Kulturë

Albert Zholi: Mesazh Dashurie

E enjte, 12.04.2012, 11:10 AM


 

Ky libërth xhepi i dedikohet dashurisë, fjalës më të bukur të zemrës, virtytit më të lartë shpirtëror, ndjenjës më të spikatur, më sublime, më të pastër, më sinjifikative, asaj së cilës i kanë kënduar, poet, shkrimtarë, shkencëtarë, filozofë, këngëtarë, njerëz të thjeshtë me fjalët e qëndisura në buzë. E kush nga ata që ka provuar dashurinë, nuk ka marrë krahë dhe ka fluturuar në vende të pamenduara duke përcjellë gëzim, hare, optimizëm?! Dashuria është ndjenja më e thellë njerëzore. Ajo të shtyn drejt madhështisë, sakrificës, guximit, marrëzisë. Populli i ka thurur lavdet e tij kësaj ndjenje kaq të madhërishme duke e ngritur në tempujt e shpirtit dhe në zërin e zemrës. Himnet e dashurisë sot përbëjnë perlat e muzikës popullore në të gjitha trevat anembanë vendit tonë. Folklori shqiptar, është një nga më tradicionalët në botë për sa i përket larmisë së këngëve të dashurisë, emancipimit të ndjenjës dhe të qenit autokton dhe të veçantë. Le të jetë ky libërth një shkëndijë fjale, për të ndezur vullkanin e madh njerëzor për ndjenjën më fisnike të të gjithë kohërave. ..

 

 

Thënie për dashurinë

***

-Dashuria  është e verbër, por shihet prej së largu.-Italiane

 

***

 

 

-Vetëm dashuria mund ta ndërtojë brenda një nate murin kinez.-Koreane.

 

***

 

 

-Dashuria e parë i ngjan borës së parë, rrallë ndonjëherë mbetet. Dashuria e fshehtë mbetet e përjetshme dhe gjithmonë e bukur, sepse ka misterin brenda. Largësia të afron më afër, sepse ka fuqinë magnetike të enigmës në mes.-Finlandeze

 

***

-Dashuria  as  nuk mundet të blihet, as nuk mundet të shitet. Çmimi i vetëm i dashurisë  është dashuria.-Angleze

 

***

 

 

-Dashuritë e para janë si dhëmbët e parë: Dalin pa dhembje dhe ua lëshojnë vendin të tjerëve. Të tjerat janë më të bukura kur kanë poezinë brenda. Një dashuri poezie është një metal lidhjeje që nuk mund të asgjësohet. –Dyma i Ri

 

***

 

 

-Nga të gjithë budallallëqet që bën një vajzë, më i madhi është dashuria e saj e parë.-Kocebu

 

***

-Dashuria  është kripa  e jetës, jeta pa dashuri nuk ka  asnjë shije. Është si pema që thahet. Dashuria më e bukur është kur fjala e zgjedhur është mbushur me poezi dhe së bashku me intelektin përputhen në sinkron. –D. Agolli

 

***

-Pse dashuron?! -Që të lirohem prej një pjese tjetër të dhimbjes që s’e shter puna  krijuese dhe që të frymëzohem për punë.-Qosja

 

***

-Dashuria dyshon dhe beson me të njëjtën forcë. E bukura në dashuri është kur poezinë e kurorëzon me vepra po kaq të bukura dhe të heshtura pa bujë. -Xoxa

 

***

-Kush nuk mund të tregojë sa dashuron, ka njohur vetëm një dashuri të dobët. Ai që dashuron nuk njeh largësi, as logjike, as pengesa, as moshë, as pozicione jete, po apo jo i martuar. Ndryshe nuk quhet dashuri. -Petrarka

 

***

-Dashuria  është iluzion e mbështjellë me vello misteri. Kur e zbulon befasohesh.-Uajldi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora