E marte, 19.03.2024, 07:52 AM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Neki Lulaj

E merkure, 11.04.2012, 05:19 PM


Neki Lulaj

 

 

LULET E SHPIRTIT

 

Portretin e Atdheut

Ta ruajmë në zemër

Ta rrisim e stolisim

Duke i shtuar bukurinë

Me buzëqeshje...

 

Për thesarët e praruar

Në folenë e tij

Të shkrihemi

Në grykë krateri

Me guxim e trimëri

Ta mbrojmë

Atë bukuri

Të rrallë…

 

Ta shkrijmë

Me pika loti

Çelikun

E me shkëndijat

E gjakut të bekuar

T’i ujisim

Lulet e shpirtit.

 

 

SHEKUJ DRITE

 

Një shekull drite

Me mall e dashuri

E ushqyem jetën

E kurrë s’u ndalëm

Me fijet e jetës

Duke i përcjellë

Gjeneratat

Nëpër stinë

E mote.

 

E kurrë su ndalëm

Kush e përjetoi

Me gjatë se ne

Gjerdanin e vuajtjeve

Kush i endi

Fijet e ngatërruara

Të jetës

Nëpër mote

E shekuj.

 

E kurrë su ndalëm

Vetëm për këtë

Durim të pandalshëm

Në e deshëm jetën

Marrëzisht

U dashuruam Ty

Duke të dashur

Zemrën e shpirtin

Ta falëm!

 

 

KRENARIA

 

Krenaria nuk e djeg

Shpirtin bujar

Ndërron stinët

Dimrin e tërbuar

Me furtunë e acar

E kthen në pranverë

Me lule e behar.

 

Shtrydhjen e shpirtit

Krenaria e mban

 

Jeta bëhet

Herë tunel pa drita

E herë

Kanal i thellë

Herë lendinë

Lule mijëra ngjyrash

E herë shend e verë

Dhe parajsë.

 

Shpërthimin

E ndjenjave të shpirtit

Krenaria e mban gjallë

Kurrë s’i kam mallkuar stinët

Se ato me vete bartin

Koloritin e jetës

Melodinë e këngës

Bukurinë e zogjëve shtegtarë

Edhe mallin e thyer

Me ngjarje e data.

 

Shtjellën e shpirtit

Krenaria e mban gjallë

Kullat kanë ruajtur

Besë, nam e fjalë

Kalatë e dijes

Bedenat e shekujve

Baladat e thurrura

Vetëtimë për mjeranë

Halë për tiranë.

 

Shtrydhjen e shpirtit

Krenaria e mban gjallë

Stinët dinë ta shërojnë

Shpirtin e djegur

Nëpër kohë të krisura

E mote dhe breza.

 

 

JAM

 

Jam në vendlindje

Në parajsën e shpirtit

Nën qiellin e Dukagjinit

Mbi Yllin e Kurbinit Krenar

Jam n´mes aromë lulesh

Ku dikur mora hapin

N´mes dy varreve

Të më të dashurve

Që jetim më lanë

I ngratë e krenar.

 

Eci mbi këtë tokë të praruar

Dekada jete qeparisa e lule

Që t’i nderoj të dashurit

Zemër e lule së bashku

Bukuri e bekuar.

 

Vargu ma këput shpirtin

Fjala më ngel në fyt

Puth tokën e fëmijërisë

Brumin e shpirtit o mik

Krenari e dehur

Me ngazëllimin e miqësisë.

 

 

Me mall nga mërgimi

Fjalët janë lule shpirti pa aromë

Gotën plot dhe e mora

Ta ruaj me fanatzëm

Në muzeun e Krenarisë.

 

 

MOS

 

Mos m’i ndiq ëndërrat

Se janë heshtja ime

I kam fshehur në shpirt

Herë flasin bashkë

Herë rrinë bashkë e veçmas

E prap janë bashkë

Në shqetësime e gëzime

Bashkë.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora