E marte, 19.03.2024, 03:35 AM (GMT)

Kulturë

Jeton Kelmendi: Njohje me BE-në me librin “Bashkimi Evropian” i autorit Abdulla Azizi

E merkure, 11.04.2012, 05:11 PM


Njohje me BE-në me librin “Bashkimi Evropian” i autorit Abdulla Azizi

Nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Bashkimi Evropian si njëri nga organizatat rajonale më me ndikim në Botë, njëherit vendi ku synohet integrimi nga të gjitha vendet e Ballkanit, është shpjeguar, qe nga e drejta, institucionet e deri të politikat në librin e Abdulla Azizit. Duke u bazuar në objektivat e popullit shqiptar në Ballkan, për integrim në BE, ky libër jo vetëm se është një informacion i plotë mbi funksionimin e BE-së, por është edhe i shpjeguar në detaje dhe në mënyrë shkencore çdo gjë me interes për studiuesit e shkencave politike dhe diplomacinë e vendeve tona: Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Në ketë kuadër Dr. Azizi ka trajtuar një çështje mjaft me interes, çështje kjo me të cilën janë marrë edhe studiues tjerë të kësaj fushe, mirëpo ky është libri më i kompletuar në gjuhën Shqipe sa i përket Bashkimit Evropian, nga të gjithë librat që kam lexuar, të botuar shqip. Shtjellimi i temave që trajton Azizi, në librin e tij Bashkimi Evropian, duke paraqitur me kujdes për secilën nga segmentet e BE-së dhe duke shpjeguar se si funksionon secili nga institucionet e Bashkimit Evropian, dëshmon se autori ka njohuri të politikave të organizatës e cila dita ditës po shkon drejt një krijimi të një shteti supa nacional. Janë strukturuar në tre kapituj, për tu ndarë në nën kapituj dhe shpjeguar të gjitha çështjet që janë me rëndësi për njohur BE-në dhe funksionimit e institucioneve të saj. Në kapitullin e parë Azizi flet për “E drejta e Bashkimit Evropian”. Ai është ndalur në nocionet dhe karakteristikat themelore të së drejtës së Bashkimit Evropian, ku duke u mbështetur në dokumente zyrtare, por edhe dokumente tjera relevante, përshkruan pikë për pikë hollësitë, të drejtat juridike të vendeve anëtare, gjegjësisht të vendeve perëndimore si ligjet e tyre, parimet mbi të drejtat e tyre veç e veç dhe nxjerr në pah se BE ka një sitet të pavarur juridik, i cili është unik dhe dallon nga vendet tjera, sikurse edhe ka heterogjeni edh në ligjet e vendeve anëtare dhe vet BE, por natyrisht edhe përafrimet ndërmjet tyre. E drejta Evropiane i takon së drejtës ndërkombëtare, pasi që bëhet me marrëveshje ndërmjet shteteve të pavarura, mirëpo ka edhe veçoritë e saj që dallojnë prej të drejtës ndërkombëtare, pasi që ligjet bëhen për anëtaret e BE-së dhe de-fakto si ligje të brendshme, konstaton autori Azizi.  Karakteristikë e BE-së është se mbështetet në kushtetutat e shkruara dhe se përmes traktateve rregullon edhe anën juridike të funksionimit të vet. Kësi soji politikologu Abdullah Azizi përshkruan të gjitha çështjet dhe faktorët që nga themelimi i tregut të lirë për thëngjill dhe qymyr , traktatet me radhë deri te Traktati i Lisbonës 2007, i cili u bë bazë e funksionimit të Bashkimit Evropian.  Duke u nisur nga fakti se BE ka evoluar shumë që nga fillimi e deri me sot, sidomos kur kihet parasysh se është rritur numri i vendeve anëtare, Azizi shpjegon adaptimin e kushteve të funksionimit pasi që nuk ka mundësi të jetë i njëjti ligj sikur me 8 anëtarë, 13 apo sa ka sot 27 pa Kroacinë, e cila tanimë u bë. BE siç dihet ka një serë institucionesh të cilat kanë edhe rolin e tyre të rregulluar sipas traktateve dhe se institucionet e BE-së kanë edhe hierarkinë e tyre.

Në ketë kuadër z. Azizi i shpjegon të gjitha veç e veç. Ai trajton po-ashtu edhe urdhëresat dhe direktivat, gjëra këto të cilat sipas autorit kanë dallime deri në një masë të caktuar. Një çështje tjetër sa i përket të drejtës ligjore të BE-së, është edhe karakteristikat që ngërthejnë ingerencat e shteteve anëtare, si shtete të pavarura, këtu kemi parasysh shtetet kryesore Franca, Gjermania dhe Anglia me një rol më të madh, dhe BE si një faktor i veçantë. Në ketë kontekst ka një varg çështjesh të cilat kanë një pamje duale, ndërkaq autori me kujdes përpiqet të sjell në mënyrë të pavarur, mendimin e vërtetë përkitazi me të. Duke qenë një nga çështjet parësore, e drejta e BE-së është analizuar nga këndi analitik, pothuajse të gjitha elementet që janë të domosdoshme për funksionimin  e vet organizatës, e cila për mendimin tim gjithnjë e më shumë po merr dukjen e një shteti multinacional, multikulturorë dhe heterogjen.  Diçka që po-ashtu ka një rëndësi të madhe për vet Bashkimin Evropian, është edhe e drejta e individit karshi të drejtës ndërkombëtare por edhe shteteve anëtare të BE-së, të cilën çështje Dr. Abdulla Azizi  e shpjegon në detale.

Institucionet dhe organet e tjera të Bashkimit Evropian

 

 

Siç dihet BE ka 11 institucione dhe organe tjera, të cilat i kanë edhe njësit dhe nën-njësitë e tyre, e që shërbejnë në funksionalizimin e institucioneve të Bashkimit Evropian. Për secilën veç e veç, Dr. Azizi flet: që nga vendosja e tyre, numri i përsonelit, funksioni, roli dhe funksionalizimi. Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian, Këshilli i Ministrave të BE-së, Këshilli Evropian, Gjykata e Drejtësisë e KE-ve, Ombudsmani Evropian, Supërvizori Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave, Organet Konsultative të BE-së, Organet Financiare të BE-së, Organet  Ndër-Instituacionale të BE-së dhe Organet e Decentralizuara apo Agjencitë e Bashkimit Evropian, janë të shpjeguara çartë në librin “Bashkimi Evropian”, e drejta, institucionet dhe politikat, e autorit Dr. Abdulla Azizi. Kapitullli i tretë në këtë libër është “ Politikat e Bashkimit Evropian”. Duke filluar nga politikat ekonomike të BE-së dhe Unioni Ekonomik e Monetar  e deri tek politikat rajonale të BE-së dhe instrumentet e strategjisë së qasjes dhe hapave të tjerë  deri tek integrimi në BE i vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të Ballkanit, janë shpjeguar nga poltikologu Abdullah Azizi. Dhe kur jemi këtu tek politikat e BE-së, z. Azizi Analizon me kujdes  fillet e Bashkimit Evropian, të cilat nisën si Komiteti Evropian dhe arritën sot, deri tek emri Bashkimi Evropian. Ka shumë autor shqiptarë që akoma i ngatërrojnë  termet Komuniteti Evropian dhe Bashkimi Evropian. Në këtë kontekst, Azizi i bënë dallimet duke qenë i sigurt në zhvillimet e BE-së, nëpër të cilat ka kaluar kjo organizatë.

Meqë populli ynë aspiron anëtarësimin, siç po quhet familja e madhe evropiane BE, është më rëndësi edhe njohja me instrumentet ndihmëse të shteteve tona të cilat synojnë anëtarësimin.

Në ketë libër janë dhënë argumentet dhe qasja e BE ndaj këtyre vendeve dhe kushtet që duhen plotësuar për vendet aspiruese.

Është e pamundur që në një recension të shkurtër të flitet në detaje për një libër voluminoz, për një mekanizëm kaq të madh siç është Bashkimi Evropian, mirëpo duke e lexuar me vëmendje librin “ Bashkimi Evropian “ të autorit Dr. Abdulla Azizi, dua të jap një mendim timin, se ky libër është interesant dhe se e njofton lexuesin shqiptar, e veçmas studiuesit e shkencave politike me BE-në. Këto gjëra i kam lexuar edhe në gjuhën angleze, mirëpo për lexuesin e gjerë shqiptarë kjo është një çështje me rëndësi, mbase një ditë edhe populli ynë do të jetë pra atje ku e ka vendin, në Bashkimin Evropian, ndërsa autori Azizi ka një qasje tërësisht të mendimit evropian dhe dëshmon se ka njohuri për ketë fushë, për çka sigurisht i ndihmon të folurit e gjuhëve Angleze dhe Frënge.

Autori ka mbaruar master  për politikat dhe sigurinë ndërkombëtare, në Universitetin e Brukselit.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora