E enjte, 18.04.2024, 02:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Plasaritja e ndërgjegjës

E merkure, 11.04.2012, 07:00 PM


Plasaritja e ndërgjegjës

 

Nga Gjon KEKA

 

Ka dy karakteristika tek ne si popull, se kemi politikan me ideale te perkoshme dhe se kemi „patriot“ jofisnik dhe jo besnik ndaj vetvetes.Ajo çfare nje popull e bene stoik dhe te talentuar eshte te mos lejoj qe zemrat e tyre t'i pushtoj ndonje pushtues barbar edhe nese tokat e tyre kane qene te pushtuar nga barabret e ndryshem.Ndërkaq ajo çfare po tentohet te mbillet sot ne mesin tone si komb eshte jo vetem e rrezikshme dhe demoniake, por edhe vetvrasese per kombin tone me rrenjet te lashta europianedhe te ardhmen e tij.Politikanet mendjeleht dhe te papergjegjshem bejne politik me ndjenja dhe ndergjegje te plasaritur,identiteti dhe uni i mungon sepse gjithnje mbeten imtues dhe te pakurrizor.Idealit dhe frymes se paraardhesve qe ne kete shekull ia kane zene rrugen dhe po i hedhin gure asaj disa politikan qe jane bere vegla te sulltanizmit dhe mohues te gjenit dhe identitetit europian te kombit shqiptar.

 

Nga nje „popull natyral“ europian ,stoik i virtytshem siç shkruante shkrimtarja e njohur angleze Edith Durham ne "High Albania (1909)" ,tani ne kete shekull jemi bere nje popull me pushtetar te papergjegjshem,pa identitet ,qe bejne lidhje gjaku me pushtuesit barbar -sulltanizmin,popull qe ende nuk din me dallu kohen e tij ,me njohft vetveten dhe me iu rikthy rrenjeve te veta historike dhe gjenealogjike.Keshtu qe ne si një komb kemi një përgjegjësi të përbashkët për të kaluarën tonë dhe formësimin e së ardhmes tonë.

 

Gjithashtu une nuk arrij te kuptoj disa individ("intelektual") dhe "historian" qe thone me krenari dhe e shohin si pozitive se ne kohen e pushtimit te perandorise se erret otomane shqiptaret kane pas poste te larta ne kuader te kesaj perandorie,ky eshte absurditeti me i madhe qe une kam degjuar dhe lexuar ne keto libra,sepse deri me tani kam pas rastin me taku profesor dhe historian nga vendet e europes dhe nuk kam degjuar e as lexuar ne ndonje liber se ata krenohen apo e shohin si pozitive te qenit me poste te larta ne kohe e ndonje pushtimi te eger.Kjo veç te ne ndodhe dhe kjo tregon se sa kapacitet intelektual kane keta qe thone dhe shkruajn keshtu.

 

Me fjale të tjera neve si komb i lashte europian nuk kemi asgje te perbashket me turqit, siç pretendojne disa „politikan“ në Shqiperi edhe Kosovë (...)nese ata personalisht kane lidhje gjaku me turqit, ne jo, ne si komb i lashte europian jo, kurre dhe ne asnje kohe.

 

Kjo eshte fuqia e pamposhtur e nje populli te talentuar qe nuk bie pre e ideologjive te rrezikshme te huaja ,qe sakrifikon per te mbrojtur identitetin e tij te vertete dhe rrenjet e tij,qe sfidon te gjitha vetem, e vetem per te dal faqebardh si para pasqyres se tij te jetes se perditshme ,ashtu edhe para pasqyres se pergjithshme te jetes se kombit te tij,qe mbetet besnik pergjithmone.

 

Ne si komb europian duhet te reflektojm dhe kështu në frymën e paraardhësve tanë të gjenerojm idelin ,ideal që drejton botën tonë shqiptare në vendin e duhur dhe që është poashtu në dritën e përbashkët të qytetrimit të familjes sonë europiane.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora