E marte, 19.03.2024, 08:41 AM (GMT)

Kulturë

Skënder R. Hoxha: Udhëkryqet e Fatamorganës

E marte, 10.04.2012, 03:15 PM


Skënder R. Hoxha

 

UDHËKRYQET E FATAMORGANËS*

 

1.

 

Në Kështjellën e Mjerimit

Pas Përndjekjes Biblike

Erdhi Kthimi Biblik

Fluturim shqiponjash i trazuar

Raca Ime e Moçme

Nga praku i vdekjes

Në vdekje të thellë

Anije e shkatërruar stuhish

Pa vela në humnera detesh

E gryka lumenjsh

Si kameleon ecën

Nëpër tokën Arbërore të parrafshtë

Me erë gjaku me erë shkrumbi

Zogjtë e mi të mbetur veç gjallë!...

 

2.

 

Zogjtë e mi të mbetur veç gjallë

Deng kujtimesh të hidhura

Për të kaluaren thatanike

Më dalin përpara më dremisin

Si ëndërr e trishtueshme…

 

Engjëjt le të zbresin

Le të shpalojnë varre

Le të mbledhin eshtra

Te të mbledhin emra

S’di a do të kemi qirinj

T’ua ndezim nga një te kryet

Në vend të Uratës!...

 

3.

 

Në vend të Uratës

Parmakët e guacës janë çelur

Paksa për të zbardhur

Udhëkryqet e Fatamorganës

Përkëdhelje ankthesh

 

Nga dritare e vogël

E Perëndimit të përhirtë

Shoh matematkën e të panjohurave

I droj të ardhmes së gjymtuar

Mbi abazhure tavolinash

 

Nuk guxojmë të flemë

Natën ditën kujdes

Se për Lirinë Atdheun

Orë e harresës nuk vlen!...

 

4.

 

Orë e harresës nuk vlen

Për të gjykuar dënuar

Kalin e Trojës kolaboracionistët

Këlyshët e Judës korin e korbave

Pseudohistorianët renegatët

Poltronët servilët qyqarët

Pakurrizorët çanakëlëpirësit

Të përkëdhelurit dyfytyrëshat

Ata që shitën shpirtin gjakun

Dhe në orët më të liga

Kalëruan shpinëkthyer atdheut!...

 

5.

 

Kalëruan shpinëkthyer atdheut

Hije të zeza largimi

Me buzëqeshje të fëlliqura

Kafshuan si terri

Rrëmihën

Nëpër madhështinë e Themeleve Tona

Mallkimi atdhetar është pak për ta

Në gjykim dënim mortor

Vargu im është vrasës i tyre

Asnjë rrugë s’i çon në amshim

Tradhtarët as varr nuk kanë

Dhe coffin në Sy të Pranverës…

 

6.

 

Dhe cofin në Sy të Pranverës

Kur Dielli i lodhur rrezon ugarët

Kur pikëllim imi i plakur

Ngadalë nis të zbresë nga bregu.

Pëllumbat zogjtë pulëbardhat

Të kapitur harruar fluturimin

Bëjnë marshimin pas mjegullës

Kur nga shkëlqim i ngrirë horizonti

Shoh si silueta tek përkunden

Fije të holla Shpresëlirie…

 

7.

 

Fije të holla Shpresëlirie

Lëshojnë rreze mbi fjalën zjarr

Të Kushtrimit Atdhetar

Që nga zemër mali doli

Pushkë prijetarësh dridhi

armikun falangat e zeza

dhe Perëndimi herri ndërgjegjen e vet

për hilet që m’i bëri deri dje

në Rrugëgjatën Time të Thinjur

ninullë e Ëndërrmadhes së Përgjakur

me shtërzime Agu do të rritet

Fije të holla Shpresëlirie

Shkrepin në Tokë të harruar

Fosile skelete që flasin shqip…

 

( * Poema “Udhëkryqet e Fatamorganës” u shkrua në fundgusht – fillimshtator 1999, në Pejë.)



(Vota: 32 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora