| E marte, 10.04.2012, 06:35 PM |
CILI ASHT
MA TURK SE
TURQIT ?...
Nga Fritz
RADOVANI
Gjithmonë
ai që rrin ma afer flamurit të “vëllezërve të gjakut”, mbasi jo vetem tregon
kombësinë e vet por edhe vigjilencen për ruejtjen e betimit të vet revolucionar
ashtu si miku i tij Fatos Nano, kur betohej: “Për nder të flamurit!”, a ju
kujtohet kur tregoi në Zvicerr se “njeriu ka një babë e ky babë ishte Enveri!”…shumica
e shikuen të çuditun e ky u betue se baba i tyne ishte sulltan Enveri…Sa i gëzuem
ishte aty edhe Hashimi.
Kjo foto
e Hashim Thaçit me Erdogan, asht një kujtim me të vertetë me vlerë të madhe.
Takim
burrash të shtetit…
Mungon edhe
sfondi me shkronjat arabe të pashallarëve të Kosovës. Të gjitha të dhanat na çojnë
në
Më kujtohet
kur ka shkue heren e parë J.Arafati në USA, një gazetar shpjegonte sesi
presidenti Klinton kishte qendrue rreth 10 orë para takimit tue mendue sesi me
shpetue nga puthjet e tij...që i vazhdonte sa në një faqe në faqen tjeter sa me
u fshi me peshqirin e tij, se nuk mund të delte para publikut tue i shndritë fëtyra
nga pështyma...
Asht një sukses
i politikës së qeverisë kosovare krejt i paparashikuem. Me na pasë thanë dikush
para vitit 1999 se të gjithë këta kosovarë që janë në Tiranë të dëbuem nga
Millosheviqi ka me i shpetue me luften e vet dhe ushtrinë e tij Hashim Thaçi, që
flenë e çohet në shtëpijat e blokmenëve të Tiranës, do t’ ishim çue në mengjes
heret me shkue me e pa kur delte me shetitë me udhëheqësit e Tiranës komuniste,
për me i vrejtë se si merrshin e jepshin njeni me tjetrin tue ba planin se si
me thye frontin Serb...e secili tue mendue mënyren si me zanë gjallë Millosheviqin
për me e çue në Stamboll!
Askush
nuk mundet me e kuptue sa hallin e paska pasë kryeministri i Tiranës, as nuk
mund të kuptohet kurrë prej nesh gjendja e Pandeli Majkos, kur ishte mjedis dy
a tre zjarresh, atij serb, amerikan po, edhe grek në anen tjeter...Veç fati i
tij mos me i shkue kurrë mendja se tanë përpjekja e tij dhe e shokëve qeveritarë,
asht tue u ba me ia përgatitë taven kosovare “vëllezërve të gjakut turk”... se,
në rrezik me i luejtë mendja e kokës...
Aty nga
viti 1950, kur radio “Shkodra” vente muzikë të kerkueme, një qytetarë në