Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Promovohet monografia ''Teatri i Pejës' e shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi Berisha

| E diele, 25.03.2012, 04:42 PM |


Në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të 27 marsit, Ditës ndërkombëtare të Teatrit, Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport të komunës së Pejës organizon promovimin e Monografisë “TEATRI I PEJËS” të shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi BERISHA.

Andaj, ftohen të gjithë dashamirët e artit skenik dhe të kulturës, aktorët që kanë dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e teatrit, familjarët e të gjithë atyre aktorëve që tani nuk janë në mesin tonë dhe qytetarët, të marrin pjesë në promovimin e kësaj vepre me rëndësi të veçantë kulturore dhe historiografike.

Promovimi bëhet të martën, më 27 mars 2012 në Teatrin e Qytetit të Pejës “Istref Begolli” në orën 12:00 dhe mbahet nën patronazhin e Kryetarit të Komunës, z. Dr. Ali Berisha.