E premte, 19.04.2024, 06:22 PM (GMT+1)

Mendime

Agim Gashi: Kthehu Rini

E hene, 17.03.2008, 07:50 PM


ALBUMI I TRETE I AGIM GASHIT

KTHEHU RINI
 
Nga Gëzim Marku - Zemra Shqiptare
 
Miq të nderuar!
Pas një pauze të shkurtër; po vazhdojmë me veprimtarinë muzikore të këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit z. Agim Gashi.
 
Albumi i tretë i rapsodit të popullit Agim Gashi karakterizohet nga këngë kurbeti dhe këngë malli. Ishin vitet e nëntëdhjeta, fundi i shek. XX, kur Kosova jo vetëm që lëngonte nga zgjedha barbare serbe, por i rëndonte dhe plaga e rëndë e ikjes nga atdheu të energjisë dhe gjakut rinor, duke lënë nënat si “qyqet e rremit”, ndërsa atdheun në rrezik. Kjo dhembje e pushton këngëtarin tone, i cili duke u nisur nga amaneti i Jusuf Gërvallës në vitin 1981, pak para se të vritej në klubin “Ikballe Prishtina” të Gjenevës tha: ”Mos të lejojmë që perëndimi të na mbushet me azilantë, sepse kjo do të jetë tragjedi mbarëkombëtare”!
 
Agim Gashi gjithmonë brengat, problemin e shqiptarëve, mallin për atdheun, dhimbjen shpirtërore të mërgimtarit e derdhi ne letër dhe me telat e sharkisë së tij, vazhdoi të këndojë pareshtur, me qëllim që ato të arrijnë të dëgjohen nga veshët dhe zemra e çdo shqiptari anembanë botës. Ecjet e këtij këngëtari nëpër qytetet dhe fshatrat e Evropës për të arrirë deri tek çdo vend ku kishte shqiptarë, atë e lanë pa pasuri materiale, por ndërkohë në anën tjetër dicka e tille ndikoi, qe ai të pasurohej me ideal njerezor, me qëllim që çdo hall e brengë e të rinjëve shqiptarë, nxënës, studente e punëtorë, të lehtësohej sadopak.
Agim Gashi ishte si qiriri i Naimit, që digjej për t´ua ndrirë rrugën të tjerëve. Ai gjithmonë i kendon së kaluarës, së tashmes dhe të ardhmes, duke leshuar mesazhe shprese për ardhmërinë dhe duke bërë të pavdekshëm figurat madhore shqiptare.
 

Faqja e brendëshme e albumit
Ky album që u realizua në vitin 1996, ka dhjetë këngë të kompozuara nga vetë këngëtari, me tekste të poetit Ali Podrimja, Faruk Tashollit dhe të vetë Agimit.

Këngët e Albumit:

1.- Këngë për Ibrahim Rugovën,
2.-Kam do vorre rreth Toplicës,
3.-Qyqja e rremit,
4.-Kthehu moj rini
5.- Për flamur e për Shqipni
6.- Ku m´ka mbetë Qamili i Vogël
7.- Këngë për Feim Jupën
8.- O moj Nanë e Dubovikut
9.- Kur unë shkova në kurbet
10.- Himni i gazit

 

 

 

 

Dr. Ibrahim Rugova

 

PRESIDENT RUGOVA

Lum Kosova që ka nji djalë
N´kohë të randa që i du’l n`ballë,
Lum e lum po ban Kosova
Qofsh me jetë Ibrahim Rugova!

 Lumja nana n’dritë që t’qiti
 I lum pragu që të rriti,
 Lum e lum populli që t’dha
 Lum e lum Vatani që t`ka.

Kah u nise me nji grusht dhe
Për liri e për atdhe,
Sy me sy me burra t`botës
Me ja  pru dritën Kosovës.

         Lumja nana n´dritë që t´qiti
         I lum pragu që të rriti,
         Lum e lum populli që t´dha
         Lum e lum Vatani që t´ka.

Ku ma k`i oxhakun, gurin
Gjithmonë nalt e mban flamurin,
Pri e pri po t’ thotë Kosova
N’ballë të kam President Rugova.

         Lumja nana n´dritë që t´qiti
         I lum pragu që të rriti,
         Lum e lum populli që t´dha
         Lum e lum Vatani që t´ka.

Vienë, 1992.

Eh! Vorret e të parëve na mbetën në Serbi
Kam do vorre rreth Toplicës

Ish nji dimen ka shumë vjet
Ish nji dimen me stuhi
N´kam nau qu krajli i Serbisë
Ma naj mbushë trojet me t´zi.
     Kur regtinte krah i shqipes
     Nëpër Nish e Kurshumli,
     Kam do vorre rreth Toplicës
     Mi kan shkelë do shapkali.

Qanin fmija e dridhej mali
Nëpër rrugët zanë prej borës,
Ku i kam trojet e mia
Ku i kam gishtat e dorës.
    Kur regtinte krah i shqipes
    Nëpër Nish e Kurshumli,
    Kam do vorre rreth Toplicës
    Mi kan shkelë do shapkali.

Ish ni dimen ka shumë vjet
Erdhen thikat prej Serbisë
Gjak shqiptari pinte rrfija,
Me ja thy nji krah Shqipnisë.
    Kur regtinte krah i shqipe
    Nëpër Nish e Kurshumli,
    Kam do vorre rreth Toplicës
    Mi kan shkelë do shapkali.

Nëna në pritje
Qyqja e rremit

Qyqja e rremit flakë po qet
Ku i ka nana djemt e vet,
Ku i ka nana djemt e ri
Nu kurbet o tuj u shkri.

Kur n´pranverë qel lule bora
Po nisë nanës ti thahet dora,
Me merzi tuj e plak motin
Spo mun vera me ja pi lotin.

N´guri t´votres nana flet
Me prush n´shpirt len amanet
N´kry të djemve po ban be
Përskaj udhës me m´shti n´dhe.

Përskaj udhës rrajë nji arre
Lemna vorrin me dritare,
Kur t´vin djemt me qilen sytë
Qohet nana e i merr n grykë.

Metropolet e Evropës bucisnin nga protestat shqiptare
KTHEHU  MOJ RINI

Kah po shkojnë k´ta trena t´zi
Ku po e qojnë gjith këtë rini?
Kah flutrojnë k´ta  aeroplan´ ,
Këtë Kosovë po kujt ja lanë?
Kujt ja lanë nanë e babë,
Qe n´pleqni n´shpi i kan´ lanë?
        Kthehuni Ju moj rini
        Se Kosova nuk asht Serbi.
        Kthehuni Ju në vendin tuj,
        Se Kosova nuk asht e huej,
        Jo kurr´ mor JO!

Nuse t´reja në shtatzani
Në kurbet po lindin fëmijë
Po lindin n´Evropën plakë,
Fëmijë për t´huej e t´pa nafakë,
Mblidhni mendjen motrat tona
Se s´harrohet dot Kosova!
       Kthehuni pra gra, pleq, e të ri
       Mos ta lamë Kosovën  n´Serbi
       Kthehuni ju në vendin tuj
       Se Kosova s´bahet e huej,
       Jo kurr´  mor JO!

Ju kolona me djem te ri
Pse po i bani Kosovës tradhëti
Ju kolona, n´kurbet qe shkoni,
Pse Kosvën po e tradhëtoni.
       Kthehuni ju djel të ri
       Ta bajmë luften me Serbi,
       Kthehuni Ju n´vendin tuej
       Se Kosova s´bahet e huej,
       Jo kurr´  mor JO!

Vien, 1992

PER FLAMUR E PER SHQIPNI

Në shtatë kodra e në shtatë male
Ndihet vaji i nji zemre nane,
Ndihet vaji e ndihet gjama
Për djal´  t´vetin po vajton nana.

Vajton nana  për t´vetmin djal
Që ja prunë n´shpi me plimb në ball,
Ja prunë n´shpi me plumb në zemër
Për nji nder e për nji emen.

Sa përmallshëm nana vajton
Për hajr plumbat djalit ja ban,
Për hajr plumbat në ball e n´gji
Nja për flamur, nja për Shqipni.

Nji për falamur të Skënderbeut
Edhe nja për nder t´atdheut,
Nuk të qan ma nana ty
Se t´kam lindë t´bish për Arbni.

Të kam rritë e t´kam ba burrë
Që ta mbrojsh tonin flamur,
Të martova me plumba n´ball
N´vend të nusës lapidar.

Se kjo tokë e ka traditë
Me gjak trimash me u ujit,
Edhe lulet ma t´bukra qelin
Kur rinia far gjaku mbjellin.

Për liri ashtë deka e burrit
Për hajr t´qoftë Dita e Flamurit,
Për hajr t´qoftë nanë deka e djalit
Për flaur të Ismail Qemalit.

Këngëtari i paharruar Qamili i Vogël
Ku m´ka mbetë Qamili i Vogël

Kanga shqipe kjau mbi kodër
Ku m´ka mbetë Qamili i Vogël,
Ku m´ka mbetë e ku m´ka shkue
Fort po droj mos m´ka harrue?
    Mos ka ra në valë të Drinit
    Mos ashtë fsheh n´fushë të Dukagjinit
    Mos shkoi malit majë Pashtriku
    Mbas ndoj Zane a mos iku.

Kanga shqipe po nxjerr lot
Ku e kam Qamilin sot?
Çka i kam ba mos ashtë isdhnue
Ka kohë n´gojë nuk më merr mue?!
    N´Lybeten ku bora zen borën
    Mos ja shkriu diçka dorën,
    Ndoj ortek keq mos i ra
    Apo zani keq ju tha!?

Mos pyt kangë ma për Qamilin
Ish merzit pa Jusuf Myzyrin,
Tha po shkoj te Ai të rri
Përmbi dhe prap të la Ty.
    Të mos bahesh kurrë e vjetër
    Të merr n´goj tash dikush tjetër,
    N´fushat tona n´malet krenare
    Jeho bukur oj kangë shqiptare.

KANGE PER FEIM JUPEN

E kujtoj sot Feim Jupen, atë kangëtar të rrall,
Pa atë za si gurgullima kanga ka shumë mall,
Ka mall kanga ka mall dasma, ka mall çdo gazmend,
Sepse vdekja e rrëmbeu, shumë të ri pa rend.
     Le e rritë n´Gadime në rranzë të Murturit
     I jepte gjak jetës, ujë i nxirrte gurit
     Me atë kangë të dashtun kangën popullore,
     Në gazmende zemrat flakë naj digjte prore.

Kur këndonte kangë trimnije, bahej si kreshnik
Do të tjera arshikishte, arshik mbi arshik
N´Karadak e n´Kaçanik, dej ku buron Drini,
Si bie shiu n´pikë të verës, Za nxirrte Feimi.
     Ia merrte kangës sikur vërshon lumi
     Borën sipër malit e zgjonte nga gjumi,
     Borën sipër malit, shelqet plot pikllim
     Se këndonte bukur kangë të vendit tim.

E kujtoj sot Feim Jupen, atë kangëtar plot jetë
Midis nesh kur zen vend kanga diçka shprazt ka mbetë,
Se nder vorre te do lisa gjumin e ka nisë
N´gryk të zemrës ja preu vdekja kangën e lirisë.
      Ai ja merrte kangës sikur vërshon lumi
      Borën sipër malit e zgjonte nga gjumi,
      Borën sipër malit, shelqet plot pikllim
      Se këndonte bukur kangë të vendit tim.

Zemra e Nënë Ajshes flladitej nga kënga e Jusufit
O MOJ NANE E DUBOVIKUT

O moj nanë e Dubovikut
O moj loke mal me borë,
Rite djalin rrite trimin
Për atëdhe lule kunorë.
      Kur kujtimi ta vran ballin
      Kur merzia ti djeg syt,
      Prajshëm vjen Jusuf Gërvalla
      Me zjarr kange ti flladitë.
O moj nanë e Dubovikut
Dil e shtrydhe atë shami
Gjaku yt në gjak të djalit
Karanfil për bukuri...
     Kur kujtimi ta vran ballin
     Kur merzia ti djeg syt,
     Prajshëm vjen Jusuf Gërvalla
     Me zjarr kange ti flladitë.

O moj nanë e Dubovikut
O moj nanë me erë Kosove
Me dy djem si krah shqiponje
Çdo gjak trimi ti nderove.
     Kur kujtimi ta vran ballin
     Kur merzia ti djeg syt,
     Prajshëm vjen Jusuf Gërvalla
     Me zjarr kange ti flladitë.

Poeti Ali Podrimja me këngëtarin tonë në një mbrëmje letraro-muzikore në Siegen të Gjermanisë
KUR UNË SHKOVA NE KURBET

N´prehen t´grues e lashë qikën
Kur unë shkova në kurbet,
Tash asht rritë e asht ba nuse
Nuk e njeh babën e vet.
       
        Zemra e shpirti mu kanë tha
        Syt´ as flokun pa ja pa.

Lidh per djepi e lashë djalin
Kur unë shkova në kurbet,
Ka ba dasmë e ka marrë nuse
Pa nji pushkë të babës t´vet.
        Hej ç´mu tha zemra prej mallit
        Pa e g´zu dasmën e djalit.

N´kry duvakun ja lashë motrës
Tuj ja prit krushqit në derë,
Pa ja pa unë fëmijt rreth votrës
Mu mbush zemra helm e vner´.
       Ç´më dhemb zemra, ma ngrit gjakun
       Pa ja puth motrës duvakun.

Në sy nanës ju ngri loti
Në kurbet kur shkova s´pari,
Vdiq e shkreta tuj kqyr udhët
Vorrin tash ja ka mblu bari.
        Hej ç´mu tha zemra mu ngri
        Pa ja mbjell mbi vorr nji bli.

Unë n´kurbet baba në pritje
Ju ba mjekrra bardh si borë,
Asht qorrun po shkon me krroqe
Pa më prek ma e tija dorë.
        Zemra e shpirti mu kanë tha
        Edhe nji herë o babë me t´pa.

Vien,1992.

HIMNI I GAZIT

Edhe kur nuk ke bukë
Edhe kur ia vejnë dryrin shkollës sate
Edhe kur djegin librin tandë të shenjët
Qeshu vlla

Edhe kur të shajnë
Edhe kur të ndjekin
Edhe kur të rrahin publikisht
Qeshu vlla

Edhe kur ske nga tia mbash
Edhe kur të vrasin
Edhe kur del te varret
Qeshu vlla

Dhe bindu niherë o i miri im
Me vdektarë ke punë
Dhe arma më e fortë është gazi
Ha,ha,ha,ha,ha,
lavdi marrzisë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora