E marte, 16.04.2024, 10:59 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Revista "Shqipëria Etnike" Nr. 1/2012 (II)

E diele, 25.03.2012, 05:57 PM


Panairi për të drejta të fëmijës

-Parandalimi i dhunës në shkolla-

 

Nga Milazim Maraj

m_maraj@hotmail.com

 

Zonja dhe zotëri! Kam nderin dhe kënaqësinë që sot të jem në mesin tuaj.

Më bën të lumtur kjo përbërje dhe qëllimi për të cilin jemi tubuar.

Në vazhdim do të përpiqem që sa më shkurt të u njoftojë më disa nga aktivitetet tona në Rajonin e Pejës të realizuara për mes projektit për të Drejtat e Fëmijës dhe për parandalimin e dhunës në shkolla. Nuk ka shkollë ku nuk ka dhunë. Dallon vetëm lloji i dhunës dhe niveli i sajë. Andaj hartimi i një projekti si ky për parandalimin e dhunës ka qen i domosdoshëm. Ideja e menaxhimit të pasojave dhe krizave nuk ka dhënë rezultate pozitive. Parandalimi është veprim aktiv dhe adekuat.

Ky projekt është i hartuar dhe koordinohet nga prof. Halim Hyseni, njëri nga ekspertët më të mirë të arsimit në Kosovë. Projekti është përkrahur nga KEC, UNICEF, MASHT dhe DKA.   Këtë nismë, e kanë mirëpritur edhe institucionet tjera të cilat tashmë janë realizues aktiv të këtij projekti. Për të realizuar këtë projekt të rëndësishëm, institucionet e shënuara më lartë kanë formuar komitetet rajonale dhe komunale.

Më datën 20.10.2011, është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit Rajonal të Pejës për të drejtat e fëmijës. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë profesori i nderuar Z. Halim Hyseni, i cili jo vetëm që përomtoi, projektin dhe qëllimin e këtij, por dha shumë sqarime si për rëndësinë e këtij projekti ashtu edhe për mundësitë e realizimit të tij. Në këtë mbledhje kanë qenë të ftuar: drejtorët e DKA-ve të rajonit të Pejës, Përfaqësues të KVOR-it, FSK. Policia, EVSB, Përfaqësues të këshillit të prindërve, Media, QPS, Gjykatës, Pedagogë, psikologë, psikiatër, nxënës, drejtorë shkollash dhe  veteranë të arsimit.

Secili prej tyre ka marrë pjesë në debat dhe kanë dhënë kontributin e tyre të çmueshëm për hartimin e një strategjie të integruar dhe të qëndrueshme për parandalimin e dhunës në shkolla dhe sigurinë e fëmijëve tanë. Në këtë plan dhe shndërrimin e shkollave tona në qendra të fuqishme të dijës. Ky projekt do të ndikojë në ngritjen e cilësisë se mësimit. Përmes të këtij projekti do të rritët transparenca për gjendjen në arsim dhe do të studiohen më mirë masat që duhet të merren për evitimin e dukurive negative që pengojnë, ngritjen dhe edukimin normal të fëmijëve. Vlerësojmë së përbërja e këtij komiteti premton realizimin e aspiratave të projektit, ndërsa arsyeja, nevoja dhe angazhimi i përkushtuar e garantojnë suksesin e plotë të projektit. Fillimisht profesor Hyseni më ekipin e vet ka realizuar një inspektim inicial në 15, SHFMU të Komunës së Pejës,11 SHFMU të komunës së Istogut, në 17, SHFMU të komunës së Deçanit dhe në 2 SHFMU të komunës së Junikut. Në Shkollat tjera të komunës së Pejës dhe në Komunën e Klinës, do të vazhdohet në fazën e dytë të projektit.

Pas këtij inspektimi është hartuar raporti i parë për gjendjen në shkollat tona. Raporti është shumë i detalizuar dhe sugjerues. Për çdo shkollë është përshkruar gjendja, është fotografuar dhe janë caktuar sak pikat ku duhet të ndryshohet. Janë dhënë edhe afatet. Komiteti rajonal i Pejës për mes të DKA-ve, dhe drejtpërdrejt në shkolla ka dërguar raportin nga inspektimi inicues. Drejtorët e shkollave e kanë studiuar mirë raportin dhe pas ndryshimeve të bëra, kanë raportuar në Komitetin Rajonal. Nga raportet e shkollave shihet së inspektimi inicues dhe raportet e KEC, kanë dhënë rezultatet e para. Këto rezultate nuk janë ato që na presim, por janë tregues të mirë,  që gjendja në shkolla ka filluar të ndryshojë drejt progresit. Projekti  është pritur mirë nga shkollat, të gjitha struktura shtetërore dhe shoqëria civile në rajonin e Pejës. Andaj ky është një sinjal i mirë dhe inkurajon për të vazhduar pa e vu në dilemë suksesin e projektit.

Në rajonin e Pejës kemi mbajtur kontakt të vazhdueshëm më shkollat. Kemi inspektuar dhe inspektimet tona i kemi parë në thjerrëzën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Vlerësimet e shpejta që i kemi marrë nga shkollat përmes pyetësorit për drejtor të shkollave, tregojnë së në shkolla ka ndryshime dhe këto ndryshime vazhdojnë. Unë po përmend disa prej tyre. Në SHFMU ”Rexhep Kadria” në Komunën e Junikut ka qenë në gjendje të mjerueshme. Inspeksioni i arsimit ka rekomanduar dhe afatizuar ndryshimet. Për këtë shkollë ka qenë njoftuar MASHT dhe KEC. Për një afat dy javor shkolla është aftësuar për mësim normal dhe tani situata në këtë shkollë po vije duke ndryshuar. Është  siguruar uji i për pije, është ngritur niveli i pastërtisë në shkollë dhe përgjegjësia në punë. Rekomandimet tona urgjente DKA në Junik i ka realizuar pak pas afatit.  Në rrugë afër shkollave janë vendosur shenja komunikacioni dhe pengesa që detyrojnë uljen e shpejtësisë së qarkullimit të automjeteve, janë marrë edhe masa tjera që e ngritin nivelin e sigurisë në shkollë dhe jashtë saj.

Rregullimi, zbukurimi dhe ndryshimet sipas sugjerimit të raportit të parë inicues, janë kryer në disa shkolla dhe vazhdojnë të kryhen në të gjitha shkollat, por më intensitet të ndryshëm. Modeli për planin zhvillimor të shkollës është parë më shumë interes dhe ka ndikuar në ndryshimin në planeve zhvillimore, që kanë qenë të vjetra, të skaduara dhe pa efekte për ndryshim të vazhdueshëm. Disa shkolla pas ndryshimeve të bëra kanë arritur që të nxjerrin hapësira të lira në shkollë dhe nga puna më dy ndërrime të kalojnë në punë më një ndërrim, si ajo “Ndre Mjeda” Komuna e Istogut.   Gjendje e hapësirës në shkolla dukët kështu: në komunën e Pejës,  (1) Shkollë, komuna Istogut 3.

 

ka ( 4 )shkolla që punojnë më një ndërrim, Deçani (2). Në këto shkolla qysh tani mund të fillojë përgatitja për punë më sistem e mësimit terë ditor. Vlen të përmendim së nga raportet që i kemi marrë  nga terreni, shihet së drejtorët e shkollave po tregojnë përkushtim dhe besojnë në realizimin dhe suksesin e projektit. Janë formuar komitetet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, janë vendosur në korridore të shkollave pjesë nga konventa ndërkombëtare për të drejtat dhe obligimet e fëmijës, postera për parandalimin e dhunës në shkollë. Janë vendosur kutizat për ankesa, është aprovuar rregullorja nga KEC për përdorimin e kutisë. Organet qeverisëse të shkollës janë shumë më aktive, mbahen më rregull procesverbalet këtyre aktiviteteve, ka filluar kujdestaria më nxënës etj.

Por ka edhe shumë për t’u bërë. Vetëm një shkollë ka raportuar për mbajtjen e një ligjërate për ruajtjen e pronës publike “H. Zajmi ”KK Istog. Parandalimi i dhunës nuk mund të mendohet pa procesin e restitucionit; nga raportet që i kemi, ky proces, nuk ka filluar ende të zbatohet. Ne duhet të këmbëngulim, që zbatimi i këtij proces të fillojë sa më parë.  Një pistë tjetër e veprimit tonë duhet të jetë përkrahja profesionale e prindërve për të punuar më fëmijë. Kjo do të ndikojë në uljen e dhunës në familje. Për këtë qellim komitetet rajonale duhet të formojë grupet konsulentë për trajnimin e prindërve të nxënësve asocialë dhe hiperaktivë. Për formimin e këtyre grupeve në kërkojmë përkrahjen tuaj. Ngasë jemi të bindur që vetëm  më shkolla të padhunshme mund të presim shoqëri civile të qetë, progresive dhe demokratike.

 

Më 19.11.2011 Prishtinë

Kryetari i Komitetit Rajonal për të drejtat e fëmijës –Pejë,

Milazim Maraj

 

KUVENDI I ZHITISË DHE LUFTA E MUSINCËS

 

Nga Ajet Bejta

 

Gjatë verës së vitit 1944 te popullta shqiptare e trevëss së Llapit po qarkullonin lajme, të dëgjuara nga serbët e brezit kufitar, se Serbia dhe Bullgaria, nën udhëheqjen e gjeneralëve rusë, po bënin përgatitje për luftë kundër rajonit të Llapit dhe të Shalës së Bajgorës. Qëllimi i tyre i parë ishte që popullatën e këtyre trevave ta masakronin dhe ta zhduknin tërsiht dhe këtë pjesë të Kosovës ta popullonin me serbë e malazezë sipas programit të Vasa Çubrilloviqiqt. I lakmonte Serbia gryeks së Llapit për shkak të tokës së plleshme dhe bukurive të rralla natyrore që ia shtonte lumi Llap. Ndërsa trevës piktoreske të Shalës së Bajgores i lakmonte për shkak të Trepçës me pasuritë nëntokësore dhe të qytetit të Mitrovicës. Me të dëgjuar këto lajme udhëheqësit e Mbrojtjes Kombëtare të Llapit dhe të Shalës së Bajgores, të Ukë Mavriqit  dhe Aheemt Selacit, pas një takimi që patën në kullën e Bjtë Zhitisë, vendosën me ngutë që të thirret Kuvendi i opërgjithshëm i përfaqësuesve të dy trevave. Kuvendi i u mbajt më 11. 8. 1944 në bjeshkët e Zhitisë, në vendin e quajtur Konaku i Keq, nën hijen e Lisave Bineq. Konaku i Keq gjendet në mes të fshtrave Zhiti, Murgullë dhe Rrëzhanë. Ky vendtakim është pikë strategjike, sepse nga aty shihej dhe mund të kontrollohej vija kufitare me Serbinë. Në kuvend morën pjesë udhëheqës, komadantë  dhe burrat më të njohur të këtyre rajoneve dhe më gjerë, si Ahmet Selaci, Ukë Mavriqi, Jahja Fusha, Mmehmet Gradica, Ukshin Kovaçica, Bislim Bajgora, Aziz Zhilivoda, Lan Bajçinovci, Avdi e Sejdi Tashevci e shumë të tjerë. Sipas dëshmive të kohës i pari në këtë kuvend mori fjalën Ahmet Selaci, me diskutimin e tij të zjarrtë e ngriti moralin luftarak të pjesëmarrësve, duke u shërbyer me shembullin e Isa Boletinit. Pjesëmarrësit gjatë fjalës së tij brohoritnin vazhdimisht “Jemi gati për luftë”, duke u zbrazur breshëri armësh në shenjë miratimi dhe respekti për Ahmetin. Pas tij fjalën e merr Ukë Mavriqi, i cili me diskutimin e tij, po ashtu, zgjoi emocione të forta luftarake, duke marrë për shembull qëndresën heroike të Demë Ahmetit. Në këtë tubim të rëndësishëm folën edhe disa nga burrat më të shquar. Në përfundim Ahmet Selaci propozoi dhe Kuvendi miratoi këto vendime:

1.Popullata shqiptare e brezit kufitar me Serbinë t’i vendosin rojet dhe të jenë vigjilentë;

2.Të përgatitet popullata për luftë eventuale, nëse Serbia i sulmon shqiptarët;

3.Të zhdukën sa më parë kriminelët serbë, që gjenden brenda territorit të këtyre rajoneve të Kosovës;

4.Të mbrohet popullata nga bandat kriminale serbe;

5.Të denohen ata që tradhtojnë lëvizjen dhe bashkëpunojnë me armikun.

Detyrë parësore e drejtuesve të Mbrojtjes Kombëtare shtrohet bashkëpunimi me popullatën e brezin kufitar. Të gjithë të pranishmit u pajtuan dhe u zotuan se do t’i repektojnë dhe do t’i zbatojnë me përpikëri këto vendime. Kuvendi përfundoi me ritualin e besa-besës, si në kohën e Isa Boletinit. Ahmet Serlaci dhe Ukë Mavriqi, qëndronin me armë në dorë para pjesëmarrësve të tubimit, ndërsa trimat të gjithë me radhë takonin tytat e pushkëve me ato të tyre.

 

LUFTA E MUSINCËS

 

Pas përfundimit të Kuvendit të Zhitisë, pikërisht më 13.9.1944, në orët e hershme të mëngjesit mbi fshatin Murgillë, në vendin e quajtur Musinca, po vinin forca të shumta ushtarake të Serbisë, të ndihmuara nga ushtria bullgare, nën kommandën e opërbashkët, që dirigjohej nga komandantë të Armatës së Kuqe ruse me seli në qytetin e Kurshumlisë.

Bjeshka e Musincës është e brezit kufitar Kosovë-Serbi, rreth dy kilometra afër kufirit serb. Afërr rrëzës së Musincës në vendin e quajtur Guri i Hutit, në një pyell shumë të dendur qëndronin në roje tre vetë nga fshati Zhiti. Ademi 47 vjeçar, Ferizi 34 vjerçar dhe Hamiti 15 vjeçar, ky i fundit i Bejtë Zhitisë. Në atë moment Ademi me shpejtësi shkon në vendin Përroi i Qershisë, ku e kishte bunkerin Bejtë Zhitia dhe e informon se Musincës po i afrohen forca të shumta të ushtrisë së Serbisë dhe Bullgarisë, të cilat po komandohen në dy gjuhë. Pas kësaj Bejta e informon Ukën dhe ky e porosit Ademin që sa më parë të ngjitej në Shalë të Bajgorës te Ahmet Selaci e ta informojë për ardhjen e forcave serbo-bullgare. Një tjetër lajmëtar dërgohet në Mavriq te Demë Ahmeti dhe në fshatrta përreth, për të lëshuar kushtrimin për luftë.

Kushtrimit iu përgjigjen burrat e fshtrave: Mavriq, Dvorishtë, Tashec, Bolloshicë, Reçicë, Uglar, Tërrnavisë, Kokorovicë, si dhe të disa fshatrave të tjetë të Llapit dhe të Shalës së Bajgorës. Ata i rrokën armët dhe u bashkuan, duke ftuar njëri tjetrin prej fshati në fshat dhe Prej shpati në shpat. U organizuan në grupe luftarke dhe vrapuan që sa më shpejt të arrinin te komandanti i tyre Ukë Mavriqi, i cili me bashkëluftëtarët e tij kishte zënë pozitat në pyll në pjesën jugore të Musincës. Edhe Ahmet Selaci me të marrë lajmin lëshon kushtrimin në Shalë të Bajgorës, ashtu siç e kishte lëshuar më parë Isa Boletini.

Thirrjes së tij iu përgjigjen trimat e fshatrave: Selac, Bajgorë, Kovaçicë, Boletin, Bare, Kaçanullë dhe Rrzhanë, të cilët i zunë pozitat në pyll, në pjesën veriore të Musincës. Bejtë Zhtia me trimat e fshtrave Zhiti perëndimore e Musincës. Kjo pjesë e Musincës ishte e zhveshur nga drunjtë, por ishte e mbuluar me fieri të gjatë dhe të dendur, andaj Bejta me trimat e tij zhgas arrinin t’i zënë pozitat në mes shkrepave dhe shkëmbinjve të thepisur të Musincës.

Forcat serbe e bullgare vinin nga pjesa lindore e Musincës, që ishte, gjithashtu, e zhhveshur nga pylli dhe shiheshin fare mirë, duke ardhur zhagas, ndërsa Bejta me trimat e tij ishte vendosur përballë tyre. Organizimi për luftë ishte i shkëlqyer, ndërsaa pozitat për sulme  kundër armikut ishte në formën e pykës për të shqye e për të shkapërderdhur armikun sa më lehtë. Ishte taktikë tradicionale shqiptare e aplikuar nga koha e luftrave të Skënderbeut. I pari do të zbrazte pushkën Bejtë Zhitia me trimat e tij, pastaj do t’i bashkangjiteshin ata të Ahmet Selacit dhe Ukë Mavriqit. Sulmi i kordinuar i forcave të Ahmet Selacit, Ukë Mavriqit dhe Bejtë Zhitisë mmbi ushtrinë serbe dhe bullgare ishte i befasishëm dhe shumë i fuqishëm, prandaj në momentin e parë të luftës forcat shqiptare fituan epërsi duke i shkaktuar armikut humbje të mëdha. Armikun kishte pllakosur paniku, prandaj forcat e tij fillojnë të tërhiqen në të gjithë sektorët dhe gjëmat e të plagosurve dhe britmat e ushtarëve të shastisur nga pushka e shqiptarit.

Pas luftimeve që zgjatën tërë ditën mbrojtësit sypatrebur i dëbuan forcat armike nga toka shqiptare dhe vazhduan t’i ndjekin edhe brenda kufirit të Serbisë, nëpër fshtrat serbe Berqan, Berzeqë, Polanë, Dugapolanë dhe Shtavë deri në afërsi të Kurshumlisë.

Lufta e Musincës ishte dhe mbeti njëra ndër luftrat më të famshme dhe më e shkëlqyera për shqiptarët, ngase në këtë luftë forcat sebo-bullgare patën shumë të vrarë e të plagosur. Dy ditë e dy net armiku mezi arriti t’i gjejë e t’i tubojë të vrarët bjeshkëve e lugjeve të fushëbetejës. Në luftën e Musincës forcat pushtuese të Serbisë e të Bullagarisë morën një leksion të mirë se nuk është aq lehtë të shkelen trojet shqiptare. Humbjet e mëdha në njerëz e në teknikë luftarake më vonë e kanë dëshmuar edhe vetë banorët serbë të brezit kufitar. Kjo disfatë serbo-bullgare në betejën e Musincës i pezmatoi shumë gjeneralët rusë, prandaj ata urdhëruan që në pikët të ditës të pushkatohen 13 komandantë serbë dhe bullgarë, si fajtorë për disfatën në luftën me shqiptarët.

Do theksuar se lufta e Musincës dhe ajo udhëhequr nga Ukshin Kovaçica ishin ndër epopetë më të lavdishme të qëndresës shqiptare. Rrëfimtarë të kësaj ngjarje historike janë pleqtë-pjesëmarrës të cilët tanimë nuk janë në jetë: Bejtë Zhitia, Shaban Zeneli, Bislim Hasani, Imer Istrefi, Feriz dhe Idriz Uglari, Shaban Breca e shumë të tjerë.

Këta guximtarë të paepur evokonin me besnikëri në ndeja nëpër oda, në tubime burrash për këtë ngjrje të lavdishme. Këto rrëfime edhe unë perssonalisht i ka dëgjuar në moshën time rinore. Prandaj desha t’ua përcjell edhe juve këtu dhe gjeneratave që vijnë pas nesh. Për fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve tanë. Vendosa të shkruaj për këtë ngjarje për të mos humbur në mjegullinat e kohëve kjo dëshmi e krenarisë kombëtare shqiptare, por që të mbeten shembull frymëzimi për brezat që do të vijnë më pas për t’i dalë zot kombit dhe atdheut kurdoherë që e do dhe e kërkon nevoja.

 

(Marrë nga: E DJATHTA SHQIPTARE NË MBROJTJEN E SHQIPËRISË ETNIKE – (8), Prizren, 2010, f. 320-323)

Për ribotim- Kadri Mani

(etnike@gmail.com)

 

 

STUDIUESIT E HUAJ TË SHQIPES DHE MENDIMI KRITIK I AKADEMIK IDRIZ AJETIT

 

Prof. dr. Bahtijar Kryeziu

bahtiarkryeziu@hotmail.com

 

Në vitet kur klasiku ynë, akademiku Idriz Ajeti, po i afrohet një shekulli jete dhe afro 7 dekada pune, e ndjejmë për obligim dhe detyrë nxënësi të themi edhe dy-tri fjalë për punën e tij prej dijetari e shkencëtari të paepur. Me këtë nuk pandehim se i lajmë borxhin këtij njeriu të dijshëm e të urtë – fjalëpak e punëshumë, për gjithë atë që ka bërë e po bën në fushën e arsimit, të shkencës e të kulturës shqiptare; ngase edhe çdo fjalë e mirë e thënë për punën e tij, madje edhe kur ai portretizohet si mësues i mësuesve, dijetar, shkencëtar, doajen e klasiku i fundit i albanistikës, arushan, babaxhanë, kurrizdrejt, patriarku i albanistikës, Nestor e të tjera epitete që mund t’i shkojnë vetëm një personaliteti si ky, sikur nuk e kanë fuqinë e duhur për të shprehur gjithë respektin e madh që kemi ndaj tij.

Veprimtaria shkencore e akademik Idriz Ajetit është e begatë dhe e nduardushme. Ajo ngërthen me vete një korpus të gjerë studimesh: sa nga dialektologjia aktuale e historike, po aq edhe nga historia e gjuhës së shkruar, sa nga morfologjia historike e shqipes dhe problemet e diskutueshme të saj, po aq edhe nga historia e leksikut, sa nga interferencat e dyanshme gjuhësore shqiptaro-sllavojugore, po aq edhe nga onomastika mesjetare, sa nga normimi i shqipes, po aq edhe nga çështjet e kulturës së gjuhës etj., preokupime këto që kaherë ishin ngulitur në zemrën dhe në mendjen e akademikut Idriz Ajeti. Po nga i tërë ky opus, ajo që vlen të theksohet këtë radhë, e që i kemi vënë vetes si detyrë të veçojmë, është padyshim dhe mendimi kritik i profesor Ajetit në studimin, vlerësimin e pse jo edhe në kundërshtimin e tezave dhe pohimeve të papranueshme të disa dijetarëve të huaj që i bënë shqipes e popullit shqiptar.

Që në fillim të këtij shkrimi duhet konstatuar se në tavolinën e tij të punës thuaja gjithmonë gjendeshin e gjenden, pos shkrimtarëve tanë të vjetër, edhe figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare të këtyre dy e sa shekujve të fundit, si: Dhimitër Kamarda, Konstandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Eqerem Çabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Rexhep Qosja, Rexhep Ismajli e sa e sa të tjerë, por edhe studiues të huaj, të cilët jo rrallë kishin treguar interesimin, nga ato njohuri që kishin në kohën kur edhe jetuan e vepruan, sa për të ndriçuar probleme të shqipes, të historisë e të kulturës së popullit shqiptar, po aq edhe për interesa të tyre studimore: studimet krahasimtare të gjuhëve indoevropiane, ku bën pjesë edhe gjuha shqipe. Ndër ta duhen përmendur, sigurisht: Holger Pederseni, Gustav Majeri, Karlo Tagliavini, Vaclav Cimohovski, Henrik Bariqi etj., por edhe të tillë (veçanërisht ata sllavë, si: Selishqev, Vajgand, Skok, Jovan Cvijiqi, Atanasie Urosheviqi, Milica Gërkoviqi, Jovan Ristiqi, Ivan Popoviqi,... etj.), disa nga të cilët (këta të fundit), me paragjykimet dhe detyrat që kishin marrë nga urdhërdhënësit e tyre, përpiqeshin e nxënësit e tyre përpiqen edhe sot, që përmes një “objektiviteti shkencor” të caktojnë, jo vetëm fatin e shqipes, si një dialekt ilir, pellazg, trakas apo edhe tjetër, por edhe për të treguar “shtëpinë tjetër” të shqiptarëve. Të tillëve, sa herë që e kërkoi puna, me objektivitetin më të madh shkencor, rreptësinë e guximin e duhur, përgjigjen ua dha, më mirë se rrallëkush tjetër, akademik Ajeti, mendimet e të cilit edhe i kemi bërë objekt trajtimi në këtë shkrim.

Gjuha, historia dhe kultura e shqiptarëve, që nga fundshekulli XVII dhe fillimi i shekullit XVIII, tërhoqi vëmendjen e studiuesve të huaj, në radhë të parë të atyre të botës gjermane, por edhe të dijetarëve të tjerë, siç përmendëm pak më sipër. Këto studime nisin me opinionet e filozofit të madh gjerman, Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, që punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare, e i cili, pos rëndësisë që i jepte studimeve krahasuese të gjuhëve, për të ndërtuar një histori universale të botës, shprehet edhe për natyrën dhe prejardhjen e gjuhës shqipe, duke pohuar më në fund, se shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë. Megjithatë, studime më të thelluara për gjuhën shqipe, si dhe për shumë gjuhë të tjera, nisën pas lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese, nga mesi i shekullit XIX, me përfaqësuesin e parë të kësaj gjuhësie, dijetarin gjerman, Franz Bopp, i cili që në vitin 1854 arriti të provonte, se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Edhe studiues të tjerë, si G. Meyer, H. Pedersen, N. Jokli etj., kapën aspekte të ndryshme të leksikut dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe. G. Meyer harton Fjalorin e parë etimologjik të gjuhës shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891),  ndërkaq gjuhëtarët: F. Miclosich, G. Weigand, C. Tagliavini, St. Man, E. Hamp, A. Desnickaja, H. Ölberg, H. Mihaescu, W. Fredler, O. Bucholtz, M. Huld, G. B. Pellegrini, etj., i rreken studimit të historisë së gjuhës shqipe, të problemeve që lidhen me prejardhjen, fonetikën dhe gramatikën historike të saj, si edhe me studimin e gjendjes së sotme të shqipes, kur me gjuhën e tyre filluan të merren edhe studiues shqiptarë (shek. XVII), si Frang Bardhi, me të parin fjalor të gjuhës shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635), Dhimitër Kamarda, me veprën “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno, 1864,  vëll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato, 1866, pastaj Konstandin Kristoforidhi me botimin e “Gramatikës së gjuhës shqipe” (1882) dhe me një “Fjalor të gjuhës shqipe”, botuar më 1904, Sami Frashëri me “Shkronjëtoren e gjuhësë shqipe” (1886), Shoqëria “Bashkimi” me një Fjalor të saj (1909) etj., punë kjo e cila vazhdoi edhe më me ngulm pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me themelimin e Fakultetit Histori-filologji, të Institutit të Gjuhës dhe të Letërsisë në Tiranë, si dhe me fillimin e punës të Fakultetit Filozofik e të Institutit Albanologjik të Prishtinës në Kosovë, kur u botuan një varg gramatikash dhe fjalorë të ndryshëm (dygjuhësh), për të plotësuar nevojat e shkollës dhe të kulturës kombëtare.

Studimet dhe prurjet e këtyre dijetarëve për shqipen, e kemi fjalën këtu për ata të huaj, nga cilado fushë qofshin, nuk shpëtuan pa u vërejtur nga syri i mprehtë dhe mendja e hollë e akademik Ajetit. Ishte dhe mbetet bindja e thellë e shkencëtarit tonë se ndihmesa e studiuesve të huaj për shqipen ishte e padiskutueshme, porse jo edhe pa të meta të caktuara*. Akademik Ajeti është i vetëdijshëm se në mungesë të studimeve të mirëfillta, më shteruese për shqipen dhe kulturën tonë, në mungesë të monografive nga fusha të ndryshme të albanologjisë për kohën, albanologët e huaj ju rreken kalimthi problemeve e studimeve filologjike shqiptare. Duke ndjekur parimet dhe metodat e gramatikanëve të rinj, ata rroknin kryesisht historinë e jashtme të shqipes, ndërsa studimit shkencor, historisë së brendshme të saj i lihej një vend i vogël.

Një fushë ku më tepër bie në sy interesimi i tyre, është padyshim ajo e dialektologjisë, me të cilën u morën në udhëtim e sipër, me vështrime të shkurtra për tiparet e të folmeve të caktuara, duke shprehur mendimet e tyre herë-herë jo dhe aq të qëndrueshme.

Kështu, bie fjala, Ajeti sado që ka pasur parasysh metodologjinë e punës së Hahnit, respektin ndaj tij për kontributin e dhënë, nuk pajtohet me te se zanorja e rrokjes së theksuar në përgjithësi del e gjatë; se okluzivet palatale q, gj në mbarë të folmet e Kosovës (shih vepërzën Vehbije të Boshnjakut) janë rrafshuar në afrikatet paragjuhore ç, xh, siç kanë menduar edhe: Lamberci, Albanische Märchen, 103; Mladenov, Balkan-Archiv, I, 5; Jokli, Vuks albanesische Liedersammlung te Zbornik A. Beliq, faqe 40, 41; 103, 105; Taljavini, Le pallate albanesi di tipo zhego orientale, f. 50-52 etj., të cilin mendim, në gjysmën e parë të shekullit XIX, duke u mbështetur në këngët popullore nga rrethi i Pejës, të mbledhura nga Vuk Karaxhiqi, e dëshmon edhe vetë Jokli, e të cilin problem Ajeti e vërteton edhe një herë te studimi i tij mbi gjuhën e Divanit të Sheh Maliqit, rahovecas[1].

Edhe në njërin nga studimet shteruese të profesor Ajetit, Istorijski razvitak gegijskog govora arbanasa kod Zadra[2], ai pohon me të drejtë, se si në këtë të folme, ashtu si edhe në mbarë shqipen, ekzistojnë dy tipa të l-së, e jo tre tipa të këtij tingulli, pra edhe të një l-je evropiane a të ndërmjetme, siç pohonin disa nga studiuesit e mëparshëm të këtij areali*. I bindur thellë në mendimin e shprehur për këtë problem, Ajeti është i një mendimi me Vajgandin (Gustaw Weigand), por jo edhe me Majerin, Rejnholdin dhe gjuhëtarin tonë të zellshëm, Pekmezin. Megjithëkëtë, akademik Ajeti, si njohës i mirë i të folmeve shqipe të të gjitha trojeve shqiptare,  dallon nga një mendim i Vajgandit, i cili, duke folur për vokalizmin e të folmes së Elbasanit, pohon se në këtë dialekt të gjitha vokalet, pavarësisht pozicionit të tyre në fjalë, janë nazale. Ka edhe vokale, si bie fjala, vokali palatal e, i cili te shumë shembuj paraqitet i denazalizuar, thotë Ajeti, duke sjellë edhe shembujt, si: g?rš?n, t?rš?n; shkod. g?rš?n, t?rš?n; tosk. t??r? etj.[3]

Duke shqyrtuar problemin e nazaleve në disa tregime popullore, që i kishte mbledhur M. Lambertzi nga e folmja e Zadrimës, profesor Ajeti “edhe këtu shpreh dyshimin e tij në besnikërinë e koleksionit të tregimeve të përmendura”[4] dhe se tendenca e alternimit të a > o, nuk ka të bëjë me nazalitetin, por kemi tendencën e labializimit të a-së, d.m.th. të ndërrimit të vokalit ao, si te shembujt: e di nãta, vlã, e kishte pã, ngase nazaliteti i vokaleve është diçka tjetër, kurse labializimi i vokalit a një gjë tjetër – shprehet Ajeti.

Një mospajtim plotësisht të arsyeshëm profesor Ajeti shpreh edhe ndaj Jan Urban Jarnikut, i cili, në një përmbledhje mjaft të thukët të tregimeve popullore nga e folmja e Shkodrës, pa të drejtë

bën rrafshimin e një e-je të mbyllur, të cilën e paraqet ose të zhdukur fare ose si një e të pastër, si te shembujt: baben, v?nen, doren, flanzen, mjal’ten; doren s ams[5] etj., mendim të cilin e kanë ndjekur edhe studiues të tjerë, si Jungu (me fjalët: štuls ose stüles), Julius Pisko (me shembujt: nãnen, nãna e ?ikes... moter, koder, lunder...), e dihet se fjala është për një vokal të shkurtër të zhdukur, ose edhe si një gjysmëvokal mjaft i reduktuar (si te fjalët: vjeh?r, motr?on dit?n...)[6].

Në mungesë të studiuesve tanë më herët, me të folmet shqipe të Kosovës po edhe të Maqedonisë Perëndimore ishte marrë shkencëtari bullgar S. Mladenov, i cili opinionet e tij për këto të folme i publikoi në Balkan-Archiv, I (1925). Ai, me rastin e okupimit të këtyre trojeve nga ushtria bullgare (gjatë Luftës I Botërore), kishte vizituar këto pjesë dhe kishte shënuar disa tipare dialektologjike, me ç’rast në të folmen e Maqedonisë Perëndimore kishte hetuar diftongimin e vokaleve të gjata ?, ? >a?, e?, etj., inovacion ky i cili ndeshet edhe në të folmet e Kumanovës, Shkupit, Tetovës, Dibrës, por jo edhe në të folmet e Kosovës e të Luginës së Preshevës. Studimi i Mladenovit, me gjithë disa të dhëna, nuk shpëtoi pa u kritikuar nga akademik Ajeti, si “një vështrim i shkruar shkel e shko”, i përgjithshëm, ku nuk thuhet gjë për kuantitetin, kualitetin dhe hundorësinë e vokaleve, për dallim nga një punim më i mirë i Petar Skokut i botuar në Godišnjak Muzeja Južne Srbije (1941)*, përkitazi me të folmen e shqiptarëve të Shkupit, me ç’rast kishte hetuar diftongizimin si veçori e vonshme në këtë të folme dhe shtrirjen gjeografike të kësaj dukurie, por edhe ky, si S. Mladenovi, kishte lënë pa përmendur, si kuantitetin dhe kualitetin e vokaleve, ashtu edhe hundorësinë e tyre, konstaton Ajeti.

Parimin shkencor të tij, akademik Ajeti e shpreh edhe ndaj mendimit të dijetarit të njohur Taljavini, i cili, duke marrë disa shembuj nga Fjalori i Kujinxhiçit, si p.sh. fjalët: ?üš, ndrüšk etj., kishte pohuar kalimin e ü > u në të folmen shqipe të Kosovës, e që profesor Ajeti nuk e pranon një konstatim të tillë. Nuk ia pranon Taljavinit e as Joklit, të cilët, të bazuar në shembuj të pasigurt të Fjalorit të Kujinxhiçit, mendojnë se e folmja e Gjakovës nuk njeh bashkëtingëlloren h. Për t’i arsyetuar pohimet e veta, Taljavini përmend shembujt: ?ngar (honger - hangër), ekar (hekër), ?n  (han), gua (guha - gjuha), vjera (vjehra), kra (krah); Jokli shembujt: i?u (hiqu), ndërkaq Elezoviqi sjell shembujt: šoin (šohin), ong?r (honger) etj.

Me Taljavinin Ajeti nuk pajtohet edhe te gjëja alternimi i spirantit të zëshëm ndërdhëmbor l > ? (= ll), kur Taljavini bazohet te një studiues (jo gjuhëtar) serb, Atanasije Urosheviqi, i cili kishte shënuar shembujt në Vushtrri: “... me dasht zoti me i ?on (ll = ?) beriqet; kur don zoti me i ?on beriqet...” etj., raste të cilat nuk ndeshen as dje e as sot në të folmet e shqiptarëve të Kosovës, porse po te banorët turq të Vushtrrisë, të cilët pasi nuk e kanë këtë tingull në gjuhën e tyre, e shqiptojnë si ? të trashë (= ll)[7].

Akademik Ajeti, mbetet njohësi dhe studiuesi më i thellë i të folmes së arbëneshëve të Zarës, si në aspektin sinkronik, ashtu edhe në atë diakronik, në të cilën të folme edhe fitoi titullin “doktor i shkencave të filologjisë”*, pasi që  këtë tezë aspiranture e kishte mbrojtur para një komisioni studiuesish eminentë, të cilin e përbënin: prof. dr. Karel Oshtir, profesor i Universitetit të Lubjanës, prof.dr.Milan Budimir, profesor i Univeristetit të Beogradit, prof. dr. Milivoj Pavloviç, profesor i Universitetit të Novi Sadit dhe Glisha Elezoviç, anëtar korrespondent i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve të Beogradit, duke pasur për udhëheqës albanologun e njohur të asaj kohe, profesor Hanrik Bariçin. Me të folmen e këtij areal që më parë ishin marrë edhe dijetarë të tjerë, si: Franjo Mikloshiqi, kroati Ivo Berçiq, studiuesi Tullio Erberi[8], Stjepan Buzoliq, Vajgandi[9], Taljavini, famullitari Çurkoviq[10] etj., por që Ajeti tek studimet e tyre heton disa konstatime të paqëndrueshme. Kështu, bie fjala, derisa Mikloshiqi mendon se në të folmen e arbëneshëve të Zarës kishte dy tipa të tingullit ? (q) e ? (ç), si te shembujt: fa?e por edhe fl?inet, musta? etj., po dhe (? = gj dhe ? = xh), prof. Ajeti, ashtu si dhe Berçiqi, Erberi, Vajgandi e Taljavini, nuk shohin kurrfarë dallimesh ndërmjet konsonanteve “të buta” dhe “të forta” në të folmen e këtij krahu. Ndërkaq pohimin e Taljavinit se në të folmen e arbëneshëve tingulli s kishte kaluar në š, të cilin problem nuk e kishte vërejtur as Vajgandi, profesor Ajeti e sheh të paqëndrueshëm.

Edhe diftongun uo, derisa disa studiues e shohin si përdorim të vetëm në të folmen e arbëneshëve të Zarës (Mikloshiç, Erber e ndonjë tjetër), profesor Ajeti, duke i shkuar problemit deri në fillin e tij, konstaton me të drejtë se disa familje - individë arbëneshë “e shqiptojnë me trajtën e tij arkaike uo, ndërkaq disa të tjerë, shumica e tyre, e shqiptojnë  ua: me škuo, me punuo, gruo, por dhe: me škua, me punua, grua”, duke arsyetuar këtë me të dhënën shumë të vlefshme se diftongu uo u soll bashkë me kolonistët nga Shestani, Pinçiqi, Muriqi, ndërsa diftongu ua sillet nga Brisku, Larja, Dobreci[11].

fort sesa me disa çështje të tjera, akademik Ajeti merret edhe me një problem, sa të rëndësishëm, po aq edhe kompleks, me atë të djepit të formimit të shqipes e të shqiptarëve antikë. Ai mban parasysh mendimet e shkencëtarëve të njohur (Thunman, G. Han, G. Vajgand, N. Jokël, A. Selishçev, K. Jireçek, G. Shtatmyler, P. Skok, H. Bariç, I. Popoviç, E. Çabej etj.), por me arsye të plotë anon nga ata që mendonin se “toponimet antike brenda territoreve ku jetonin ilirët e lashtë, përkatësisht forma e tyre që nga antikiteti e deri sot, është e shpjegueshme vetem përmes ligjeve fonetike të historisë së gjuhës shqipe”[12], si te Scupi – Shkupi; Naissus – Nish; Scardus – Sharr; Astibos – Shtip; Drinus – Dri-Drin; Mathis – Mat etj. Nuk pajtohet me 12 pikat e Veigandit, sidomos me atë pikë ku ai prek autoktoninë e popullit shqiptar, duke mohuar atë në truallin ku ai sot gjëllin, të cilën rrugë e ndjekin edhe linguistët P. Skok, I. Popoviç, Seishçev etj., të cilët “shprehin mendimin se ata emra të vendeve janë zhvilluar jo pas ligjesh fonetike të shqipes, por përherë nëpërmjet të sllavishtes”[13]. Akadeimik Ajeti qëndrim të njëjtë mban edhe përkitazi me etimogjinë e qytetit bregdetar Vlonë – Vlorë, që sipas tij, është një formë toponimike që ka rrjedhur pas ligjeve fonetike të shqipes e jo sipas një trajte sllave (Aulon), siç e mendojnë Veigandi, I. Popoviqi a ndonjë studiues tjetër. Praninë e shqiptarëve në viset e tyre të banimit, gjithnjë sipas profesor Idrizit, e dëshmojnë edhe emërtimet: Shkumbin, Qafa e Prushit (nga Pirustae, Peru­stae); emri i qytetit të Ulqinit (nga një emër i lashtë Oulkinion)[14] etj. Dijetari ynë nuk mbështet as tezën tjetër të G. Vajgandit dhe të bashkë­mendimtarëve të tij, sipas të cilës shqipja është formuar diku në brendi të Ballkanit, me pretekstin e mungesës (dikur) të terminologjisë detare a të ndonjë “argumenti” tjetër të sjellë atëherë.

Akademik Ajeti në fjalën e tij “Për frymën shkencore objektive”, të mbajtur në Konferencën e vitit 1997, organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij dhe të dekorimit me Urdhrin e Artë “Naim Frashëri”, ndër të tjera ka thënë se studiuesi i ri shqiptar “duhet të ecë në mënyrë të paanshme, duke u shquar për frymën shkencore objektive”, edhe pse ndryshe kishte vepruar e vepronte atëbotë Akademia Serbe e Shkencave, që kishte ngritur një Këshill ndërakademik të përhershëm për studime të Kosovës, i cili Këshill i kishte vënë vetes për detyrë të hidhte poshtë me çdo kusht etnogjenezën ilire të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Autorëve të librit “Iliri i Albanci” (“Ilirët dhe Shqiptarët”), të botuar nga ajo Akademi më 1988, I. Ajeti u thoshte hapur se “u ka munguar fryma objektive shkencore” saqë një autor serb i pranishëm në atë botim arrinte të pohonte madje se shqiptarët dhe gjuha e tyre dalkan si “pjellë kompromisesh të filologëve shqiptarë që kishin marrë dorë të mirë ndër shkolla gjermane”(!), për të cillin qëndrim I. Ajeti do të shprehej: “Njeriu mbetet pa mend para urrejtjes që ndryn në vetvete një shkencëtar ndaj trashëgimisë së kulturës dhe gjuhës, do të thoshim edhe ndaj qenies së popullit tjetër, popullit shqiptar.”[15]

S’mund të shpjegohen ndryshe as edhe qën­drimet e A. M. Selishçevit në veprën  Slovenskoe naseljenie v Albanii”, që, ndonëse pa shkelur Shqipërinë, duke gjykuar vetëm nga të dhënat e disa hartave, thotë që shumica e emrave në Shqipëri janë me etimologji sllave, edhe pse të tilla dalin nja 1000, e dihet se vetëm fshatra në këtë vend ka rreth 3000[16]. Ose, ç’vërtetësi kanë pohimet e Urosheviqit në veprat: “Novobrdska Kriva Reka 32 dhe “Toponimi Kosova”, ku gati të gjitha vendbanimet e Rrafshit të Ko­sovës, Llapit, Gallapit, Siriniqit dhe të Moravës së Posht­me i paraqet të gurrës sllave e shqiptarët ardhës në këto troje. A nuk nënkupton kjo qëllimin e realizimit të dety­rave që kanë pasur shkencëtarët propagandistë serbë: të urdhëruar nga institucionet shtetërore, të organizuar nga ato shkencore e të këshilluar nga institucionet religji­oze, për të paraqitur një gjeografi emërvendesh krejt tjetër e me këtë edhe mohimin e prejardhjes së gjuhës shqipe e të autoktonisë së shqiptarëve në këto tërthore, të cilat qën­drime, më se një herë i paraqitën, përveçse në veprat dhe në tubimet e tyre shkencore, edhe në organet më të larta partiake e shtetërore, siç ishte edhe rasti në Kongresin IX të LK-së të Serbisë, të mbajtur më 1982, në të cilin ko­ngres, po në mes të Beogradit, profesor Idrizi me reagi­min e tij idinjitoz, të guximshëm dhe të ve­ndosur – siç thotë akademik Rexhep Ismajli, u dha përgji­gjen që edhe e kërkonin të gjithë atyre të cilët çështjen shqiptare më me qejf e shtrembërojnë sesa ta paraqesin çfarë ka qenë ose çfarë është në të vërtetë.

Të vërtetës shqiptare, edhe si çdo herë tjetër kur e kërkonte nevoja, profesor Ajeti i doli zot edhe në polemikat e zhvilluara me Petar Zhivadinoviqin, dr. Jovan Deretiqin, akademik Sima Qir­koviqin (me të cilët nuk ishin pajtuar edhe as prof. dr. Radoslav Katiçiqi e ilirologu i njohur dr. Aleksandër Stipçeviqi) në mbledhjen e 46 të Redaksisë Qendrore të Enciklopedisë së Jugosllavisë (1982).

I prirë kurdoherë nga e vërteta shkencore, profesor Idriz Ajeti nuk bën përpjekje që çdo emërtim me çdo kusht ta paraqesë me etimologji të shqipes. Le të përmendim sa për ilustrim vetëm disa emra “relativisht të rinj – nga periudha e mesjetës të cilët profesori i sheh të etimonit kryesisht sllav, si: Prizreni, Prishtina, Pe? – Pejë”; sish me prejardhje latine: Zhur – Zhuroviq (1367) në Mal të Zi ose katundi Shur, Zhur, një fshat te Prizreni, i cili duhet të lidhet me këtë të parin; Bjeshkët e Nemuna (oronim me dy emra: një shqip, tjetrin serbisht – Pro­kletije); pastaj toponimi Bajgorë – i formuar  nga dy emra gjuhësh të ndryshme me të njëjtin kuptim: turq. bair dhe serb gora”[17] etj., të cilat toponime besojmë se janë si rezultat i një jete në kontakte shekullore me popujt e ndryshëm të Gadishullit Ballkanik e që kjo fqinjësi ka krijuar bashkëpërkime, përngjasime, barazime dhe zhvi­llime paralele edhe në onomastikë.

Nuk janë të rralla rastet kur akademik I. Ajeti, në traj­timin e çështjeve nga fusha e onomastikës, del edhe jashtë orbitës mbarëshqiptare, duke shprehur kozmopoli­tizmin e tij në hetimin, shpjegimin ose edhe në mbështe­tjen e disa mendimeve të drejta, pavarësisht përkatësinë e studiuesit, siç është rasti kur përkrah mendimin e Pavle Iviqit për shtrirjen e elementit etnik sllav edhe jashtë Ballkanit: të një Bistrice, të një Rudniku; të një Lipovice edhe në Gjermani; duke e lidhur emrin e qytetit Graz të Austrisë me një Gradac (sllav); ashtu si i ka parë Iviqi edhe disa toponime të Rumanisë me etimologji sllave, si: Bistrica, Crasna, Lipova; toponimet sllave në Hungari: Budin e Peshta, Peçuj, Velika Kanizha, Estergon, Dom­bovar, Solnik, Vesprem, Çongrad etj.[18] etj. Këtu dhe del sheshit madhështia e dijetarit dhe e shkencëtarit të vërtetë.

Po e përmbyllim këtë vështrim më bindjen se dijetari ynë i nderuar, akademik Idriz Ajeti, si Nestor i gjuhësisë shqiptare në Kosovë dhe më gjerë, siç shprehet profesori Emil Lafe, me gjithë peshën e vjetëve të jetës që ka mbi shpinë, do të jetë ende në krye të disa punëve ku përvoja dhe pesha e fjalës së tij janë të pazëvendësueshme.

 



* Duhet përmendur në fillim studimet dialektologjike të Norbert Joklit, Stduime mbi të folmen e Rapçishtit të  Pollogut,  botuar te Anzeiger i Akademisë së Vjenës, 1915; Vuks albanesische Liedersammlung, kushtuar veprimtarisë shkencore të linguistit Aleksandar  Beliç më 1921; S. Mladenovi, Bemerkungen über die Albaner und das albanesische in Nordmakedonien und Altserbien, Balkan-Archiv, Leipzig, 1925; P. Skok, Lingvisti?ka prou?avanja neslovenskog stanovništva Skopske kotline, Godišnjak Muzeja Južne Srbije, 1941; Tljavini, La parlate albanese di tipo ghego orientale – Dardanie e Makedonia Nordoccidentale, Roma, 1942; Lamberci, Bericht über meine linguistischen Studien in Albanien an Mitte Mai bis Ende August 1916, te Anzeiger, Vienna, 1916 etj.  

[1] Shih: Mr. Murat Blaku,Veprimtaria shkencore e akademik Idriz Ajetit, botur te  Studime gjuhësore në fushë të shqipes të Dr. Idriz Ajetit, Prishtinë, 1982, faqe 11. 

[2] Dr. Idriz Ajeti, Zhvillimi historik i së folmes gege të arbëreshëve të Zarës, Instituti Ballkanologjik i Shkencave të Bosnje-Hercegovinës, Sarajevë, 1961.       

* Stjepan Buzoliq, Zadarski Arbanasi i Prabiskup Zmajevi?, Narodni koledar, 1868; Franc Mikloshiç, Albanische Forschungen, 1870-1871; Tulio Erber, La colonia abanese di Borgo Erizzo presso Zara, Dubrovnik, 1881, Gustav Vajgand, Der gegische Dialekt von Borgo Erizzo bei Zara in Dalmatien, Lajpcig, 1911; ?urkovi?, Povjest Arbanasa kod Zadra, Šibenik, 1922; Karlo Taljavini, L’Albanese di Dalmazia, irenca, 1937; Kruno Krsti?, Zadarski Arbanasi, Glas Zadra, 1951.    

[3] Idriz Ajeti, Vepra 1, AShAK, Prishtinë, faqe 21.

[4] I. Ajeti, Vepra e cituar, faqe 25.

[5] J. U. Jarnik, Prispevky ku Poznani Nare?i Albanskych, Prag, 1896.

[6]  I. Ajeti, Vepra e cituar, faqe 27.

* Studimi mban titullin: Lingvisti?ka prou?ovanjaneslovenskog stanovništva Skopse kotline.

[7] I. Ajeti, Vepra e cituar, faqe 46. 

*Istorijski razvitak gegijskog govora arbanasa kod Zadra ((Zhvillimi historik i së folmes gege të 

  arbëresheve të Zarës).

[8] Tulio Erber, La Colonia allbanese di Borgo Erizzo presso Zara, Dubrovnik, 1883, faqe 72-73.

[9] Weigand, Der gegische Dialekt von Borgo Erizzo bei Zara in Dalmatien, Jahresber icht des Instituts für,   

   Leipzig, 1911.

[10] ?urkovi?, Povijest Arbanasa kod Zadra, Šibenik, 1922.

[11]  I. Ajeti, Vepra e cituar, faqe 55.

[12] I. Ajeti, Vepra e cituar, faqe 24-25.

[13] Idriz Ajeti, Vepra 5, AShAK, Prishtinë, 2002, faqe 41.

            [14] Idriz Ajeti, Vepra 5, AShAK, Prishtinë, 2002, faqe 42-43.

[15] Emil Lafe, Vepra madhështore e Idriz Ajetit (me rastin e 90-vjetorit të lindjes se I. Ajetit), Gjuha shqipe,

     nr. 2, IAP, Prishtinë, 2007, faqe 11.

[16] Çlirim Bidollari, Trajtimi i derisotëm i lëndës toponimike dhe këndvështrime të tjera, “Studime

    folologjike”, nr. 1-4, Tiranë, 1995, faqe 12.

            [17] Akademik Idriz Ajeti, Njësia brenda ndryshimeve ka vlerë abso­lute, “Gjuha shqipe”, nr.1, Prishtinë,

                   1987, faqe 5-6.

            [18] Akademik Idriz Ajeti, Po aty, faqe  7-8.

 

 

Atdhetarizmi në praktikë

 

Letër e hapur avokatit Sokol Dobruna nga Gjakova

 

 

Nga Ismail Btyçi, pensionist 90-vjeçar nga Prizreni

 

 

PSE BRE SOKOL U PRISHE ME MUA!?

 

Për familjen tonë pati shkruar miku ynë, Kadri Mani, me titull: “Mehmet Bytyçi, luftëtar trim e pleqnar”- Intervistë Ekskluzive me veteranin Ismail Bytyçi
(E Diel, 28-03-2010, 08:59pm (GMT), te zemrashqiptare.

 

Besoj se e ke lexuar edhe ti?- po ti nuk u bëre i gjallë, skur t’ishe në tjetër kontinent!?- e ne (Prizreni-Gjakova) kemi vetëm 37 km!

Mikut tim gazetar i kam thënë që të shkruaj vetëm për babain tim të ndjerë, se kush jam unë një ish-nëpunës financier, të dal nëpër gazeta... po gazetari si gazetari bre vëlla t’i nxjerr fjaklët si me grep dhe deshe s’deshe të nxitë të flasësh... Ia kam qëllua apojo, disa komentatorë po më mburrin...

Jetoj në Prizren; lagjja Arbana, rr. “Jeta e re” 65; (15.01.1925), Vendlindja: Semetisht- Therandë.

 

Me bijtë e me rejat kemi qenë të përfshirë në ilegalitet, e në UÇK: Muhameti e Mihriaja, Nuhiu e Jeta, Gazmendi e Sabrija nga Zvicra na e kanë dërguar një qerre me para... për luftë e për familje. Paraprakisht ishte Fronti Nacional Shqiptar (Organizatë Ushtarake Ilegale), ku po vepronte edhe biri im Nuhiu, dhe do ta mbanin një Tubim në shtëpinë tonë, 19 anëtarë të Organizatës, më 28 nëntor 1989, dhe më pyet Nuhiu se a do të pajtohesha?- i kërkova afat 24 orë, dhe atë natë hiç nuk fjeta, or tungjatjeta! Më e sigurt për familjen ishte një JO! Por babai im i ndjerë po më thoshte-PO: më i mirë rreziku sesa dyshimi, lëre që nuk je trim atdhetar, por edhe mund të më quaj dikush- tradhtar!

Dhe ju thashë- PO. Me kusht që edhe të na pushkatojnë dhe edhe të na e djegin shtëpinë. Dhe erdhën 17 veta: Sokol Dobruna, sekretar; Menor Kaçi, kryetar... nuk di pse nuk erdhën Adem Jashari e Abdyl Krasniqi...

Mentor Kaçi e ka kapërcyer kufirin disa herë: shkonte në konsultime te Ramiz Alija...

Tash bre mik, sikur po më shef: vetëm jam... me dhomë të nxehtë e shtrojë e mblojë e ushqime të mjaftueshme, po shyqyr, por nuk më vie kurrkush, mohim total shoqëror! E kam thirrë në telefon Sokol Dobrunën dhe ia kam zënë për të madhe:

-Qysh bre Sokol nuk u kujtuat ta vendosni një pllakë përkujtimore në shtëpinë tonë!?! A nuk është kjo mosmirënjohje për mua si zot shtëpie?- por edhe e dëmshme për historinë!?

–„Nuk po pajtohet shoqëria!“- më tha:

-Cila shoqëri!?- pikërisht ajo që po të mos i përgjigjesha kërkesës, do të më shpallnin tradhtar!?- kjo shoqëri është e sëmurë...

T'i ruajmë traditat tona të mira që i kemi pas e që sot nuk i kemi!

A është e mundr të mos kishe ardhur kurrë në Prizren!?- e pra s’ke mund të futesh në qytet pa i ra përpara shtpisë tonë ku e keni mbajtur Mbledhjen “historike” që tash po e moni!?

Është hidhërua EDHE MIKU YNË, Kadri Mani, se edhe ai ka marrë pjesë në disa mbëdhje, dhe sivjet kur paska qenë në Gjakovë për Festln e Flamurit, përpara zyrës tuaj paska kaluar e nuk ta ka kapërcyer pragun! Por as ti nuk e ke takuar kurrë më as paske marrë pesë në Festën e Flamurit!?

Po i shikoj lajmet: ju paskeni qenë edhe gjykatës i UÇK-së dhe paskeni dënuar njerëz me vdekje dhe as i paskeni ra pishman!?- po nuk e mora vesh a ke mbajtur procesverbal për të ekzekutuarit?- a janë vërtetuar ato vresje se vërtet keni pas të bënit me armiq të popullit, apo vetëm se kanë qenë në ndonjë tjetër parti!?

Tek unë nuk po vjenas Hyda Dobruna? Ju ka pas dalë emri i madh për atë farë dasmën hitorike a histerike!?

Poër besë po brengosem se pse ne shqiptarët nuk po dimë të bëjmë histori: po tutna mos unë e ti po i ngelim borxh Adem Jasharit?- apo mos ju keni qenë në ndonjë tjetër UÇK, se miku im po më thotë paskanë qenë 3 UÇK: ajo e Ademit, Udba në mes, via Zhuganov!?!

Ishalla s’keni pas punë edhe me Rusinë...

Unë ato nuk i di, por unë i di do tjera: disa u bërën milionera e disa mbetën nëpër shpella!?

Ju me cilët jani, po më intereson ta di?- e ka vënë mjaft pasuni?

Unë, babë e babagjysh në arë kemi shkue me shat e me pushkë:

-Po vijnë komitat!

E ekmi lënë shatin e kemi kap psihën dhe kemi dalë në mal...

Pse bre Sokol, sot m’u armiqësue në mesvete? A jemi bre Sokol  ne burra, a po kalamj!?

Le të na gjykojnë brenitë dhevetë Zoti!!

Një gjë po e di fare mirë: Amerika e Gjermania po duna të na bëjnë shtet me zor, atyre lavdi u qoftë, por pa e merituar ne vetë!

Se nuk të pyeta si po shkon puna me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ekonomik e politik?

Mjaft bre më me atë fjalën monotone: zero tolarancë!!

 

 

Komente:

 

pershendetje...

naimi

 

Është turp shumë i madh që deri më tash askush nuk ka folur për Frontin e Rezistencës, për veprën e këtyre burrave, një pjesë e të cilëve sot jeton në varfëri, asnjëherë deri më tani nuk ka dalë në sheh vepra e MENTOR KAÇIT, NAIM KRASNIQIT, ZENEL SADIKUT, shtëpia e ZENEL SADIKUT në Babaj të Bokës ka qenë çerdhe që nga viti 1981 e të gjithë veprimtarëve që punuan për lirinë e Kosovës, në këtë shtëpi shumë veprimtarë jan strehue, janë ushqye dhe nga aty kanë kalue kufirin, duke mos ra asnjëherë në pritë të armikut.

 

RESPEKT RESPEKT RESPEKT JU LUTEM...19 UCKse...?!

 

FADIL (xhuxha) TANUSHI-GJAKOVE

 

-                      KAM PASE FATIN QE KAM PUNUARE ME TE MADHIN SKENDER DOBRUNEN....NE SHITOREN...TEHNOMETALIT...GJAKOVE...1980...10 janare 1995...?!
- JU LUTEM SHUUUM RRESPEKT PER FAMILJEN DOBRUNA TE GJAKOVES (edhe per familjet Kaqi,Lila ,19..e te tjera...,?!
- FAMILJA E DOBRUNES SE GJAKOVES , GJATE GJITHE SISTEMIT KOMUNISTE (ka qen e diskriminume )...?!
- KA PASE 1 DERI NE 4 ANETARE TE FAMILJES DUKE VUAJTURE NEPER BURGJET-KAZAMATET E MBETURINAVE QETNIKE POLICORE SLAAVE SERBE ... MIQEVE TE TYRE EDHE BASHKEPUNETOREVE TE TYRE...?!
- FAMILJA E DOBRUNES SE GJAKOVES ( me familje tjera ) ASHTE SIMBOL I PAVARESISES SE KOSOVES...?!
- ASHTE SHUUUUM E VERTET QE MENTOR KAQI EDHE SOKOL DOBRUNA(esht avokati im momentalisht) JAN TAKUARE EDHE KAN BISEDUARE ME RAMIZ ALIN... ?!
- EDHE PSE ME SHENDET NUK ISHTE MIRE (edhe sot nuk asht ) SOKOL DOBRUNA (me vellezerit Hydan,Skenderin,Beslimin...) ASHTE DEMOKRAT I VERTET...?!
- JU KA BA REZISTENCE MBETURINAVE QETNIKE KRIMINALE SLLAVE... POLICORE SERBE...MIQEVE TE TYRE EDHE BASHKEPUNETOREVE TE TYRE...?!
- EN SHTEPIN E ZENEL SADIKUT ...BABAJ BOKES...POLICIJA SERBE...?!
- TE MADHIN HOMEZ JASHARIN E KAM NJOFTE KAH ANA E TE MADHIT Prof/Mag.KADRUSH RADOGOSHI...BSKse...?!
- TE MADHIN ADEM JASHARIN E KAM NJOFTE KAH ANA E GAZETARIT ZERIT HAQIF MULLIQIT (miku im,guximtare )...kafe Bagrem..Prishtine...1993...Brekoc...?! 
-BABA IM ALI (xhuxha, tregetare,Gjakove...) ZENEL TANUSHI MA KA LAN

-                      AMANET....RRESPEKT...1878...?!
- KAQ SA PER SOT...?!
- I MADHI ZOT JU BEKOFTE ...?!
- PËR KONTRIBUTIN E DHEN JU (per neve) ...PER KOMBIN SHQIPETARE...?! 
- VELLEZER E MOTRA TE IDEALIT TONE KOMBETARE SHQIPETARE...?!
- LUFTA NUK KA MBARUARE (me mbeturinat,kriminale,qetnike,sllave serbe,makedone,greke...)...?!
- ME MIQT E TYRE EDHE ME BASHKEPUNTORET E TYRE...?!
- AJO PERFUNDON KUR TA BAJME SHQIPERIN ETNIKE...VJEN LIRIA...?!
- RROFTE SHQIPERIA ETNIKE - NATYRALE DEMOKRATIKE ...?!
- JU PERSHENDES ME SHUUUM RRESPEKT QE KAM PER JUVE.
- FADIL(xhuxha)TANUSHI-GJAKOVE-BELGJIK.
- EDHE JU DESHIROJ SUKESES.

JU PERSHENDES PERZEMERESISHTE....?!

FADIL (xhuxha)TANUSHI-GJAKOVE.

-                      JU JAM SHUUUM  MIRENJOHES PER KET SHKRIM...OBJEKETIVE....?!
- E FALENDEROJ SHUUUUUM ... - NGA THELLESIJA E SHPIRTIT TIM TE MADHIN ISMAIL BYTYQIN ME FAMILJE...EDHE ME SHOK...?!
- PER KONTRIBUTIN E DHAN PER KOMBIN SHQIPETARE...?!
- MENTOR KAQIN, SOKOL DOBRUNA,FATLIK LILA..( ZENEL SADIKU )...ME SHOK...19...?!
- KETA ISHIN BERTHAMA E USHTRIS QLIRIMTARE KOSOVES...?!
- PO UNE VET (ju kam propozue shokeve te mi ) E KAM ZGJEDHE MENTOR KAQIN KETU EN BRUKESEL ...PROTESTA PARA NATOS...NDIHMA HUMANITARE... ?! 
- NJEREZIT E PARE QE JAN KTHYE ATYRE DITEVE VITEVE TE VESHTIRA... KOH LUFTE...JAN PREJ ZYRES TONE...?!
- I MADHI ZOT JU BEKOFTE...?!
-PËR KONTRIBUTIN E DHEN JU (per neve) ...PER KOMBIN SHQIPETARE...?!
- RROFTE SHQIPERIA ETNIKE - NATYRALE DEMOKRATIKE ...?!
- JU PERSHENDES ME SHUUUM RRESPEKT QE KAM PER JUVE.
- FADIL (xhuxha) TANUSHI-GJAKOVE-BELGJIK.
- EDHE JU DESHIROJ SUKESES.

 

Përkujtim

 

Për njeriun e përmasave të burrave të mëdhenj të Gallapit

 

Nga Xhelil Rama

 

 Më11.5.2011, pas një sëmundje të rëndë, vdiq në Kastriotburri i madh i Gallapit Sheqir Fazliu (Shaqë Koliqi). Varrimi i tij u përcoll me një ceremoni madhështore e masive, sa moti nuk mbahet mend.

Shaqa u lind më 1928 në fshatin Koliq, Komuna e Prishtinës, në një familje të njohur atdhetare. Shkollën fillore katërvjeçare e kreu  në vendlindje, në vitet  1936-40, në gjuhën serbokroate. Pastaj baca Shaqë kreu edhe katër klasë të larta  të Shkollës Fillore “Meto Bajraktari”, si dhe Gjimnazin e rregullt në Prishtinë.

Fillimisht ka punuar në xheheroren “Trepça” (1956-60). Prej vitit 1961-1991 ka punuar në Elektranat e Kosovës si udhëheqës kadrovik dhe udhëheqës i sigurimit, ndërsa më 22 maj 1992 kishte dalë në pension. Nga kolektivi ku ka punuar asokohe është shpallur punëtor i dalluar, por edhe shumë i respektuar. Ndonëse nuk kishte kryer shkololim superior, nga natyra ishte i mençur dhe posedonte vlera të larta humanitare e kombëtare.

Në vendlindje këtë burrë e kujtojnë si njeri të fjalës dhe të besës, i urtë dhe i dashur për të gjithë. Njeri energjik, ambicioz dhe me vullnet të çeliktë për t’i ndihmuar njerëzit me hallet e jetës. Ka marrë pjesë në shumë kuvende burrash për të zgjithur kontestet e ndryshme ndërfamiljare e ndërvëllazërore. Ka jetuar dhe kaluar nëpër kohë të vështira, por asnjëherë nuk ishte përkulur. Në ballë të shumë katrahurave ishte e tërë familja e tij. I ati Ilaz Fazliu qysh në Luftën e Dytë Botërore, si njeri me përvojë dhe vizionar, kishte hetuar planet ogurzeza serbo-komuniste për okupimin e Kosovës. Andaj, me përkushtim, pa ngurruar ishte kyçur në Lëvizjen Kombëtare NDSH në rajonin e Gallapit.

Qëllimi i këtij organizimi ishte që të gjitha territoret të bashkoheshin në një shtet- Shqipërinë.

Në vitin 1945  ishte formuar Komiteti i NDSH-së në rajonin e Gallapit, pikërisht në Komunën e Koliqit me kryetar Ilaz Fazliun.

Por, pas disa aktiviteteve  dhe aksioneve për organizimin e luftës kundër ushtrisë serbo-jugosllave, puna e kësaj organizate ishte zbuluar nga organet gjegjëse jugosllave.

Anëtarët e kësaj organizate ishin kapur e torturuar mizorisht e shumë prej tyre ishin dënuar me burgim. Ilazi, babi i bacës Shaqë, ishte dënuar me katër vjet burgim të rëndë, të cilat i kishte vuajtur në burgjet e Serbisë. Pas lirimit, nga pasojat e burgut, ai kishte vdekur.

Në aktivitetet për çlirimin e atdheut, në atë kohë ishte kyçur edhe  djali i madh i Ilazit, Sabiti, i cili si nxënës i Gjimnazit në Prishtinë, i frymëzuar me ide atdhetare, kishte kaluar në aksionet ushtarake të NDSH-së. Ai kishte luftuar në pejsë të ndryshme të territorit të Kosovës nën udhëheqjen e Luan Gashit dhe Gjon Serreçit.

Në një luftë të ashpër e të pabarabartë me armikun, Sabiti ishte vrarë afër Ferizajt më 2.12.1944, duke rënë dëshmor i kombit shqiptar.

Edhe vëllai i tij, Selatini, anëtar i NDSH-së, përherë ishte përballur me regjimin serbo-jugosllav, duke i kundërshtuar shtypjet ndaj popullit shqiptar, duke sakrifikuar edhe jetën për të drejtat e tij.

Në vorbullën e të gjitha këtyre katrahurave, baca Shaqë kishte qëndruar i fortë si graniti deri në mbarim të luftës. Për të gjitha e falenderojmë me krenari. Për neve ka mbetur një tempull në amshim.

Ndjesë pastë dhe lavdi i qoftë!

 

(Marrë nga gazeta “EPOKA E RE”, 28 MAJ 2011, f. 11)

 

Përkujtim

 

Meqë publicistika e anshkaloi, u detyrova të shkruaj vetë për babain tim luftëtar

 

Nga Idriz Ibrahim Shabani

 

Iu pata drejtuar redaktorit Kadri Mani për këtë rast dhe anashkalim, dhe ai më tha:

-Koleg, përse nuk po shkruan vetë?

-Unë të shkruaj vetë për babain tim!?- mos ka mundësi të merret kjo si subjektive?

-Në njëfarë mënyre ke të drejtë, por kur e ka anashkaluar publicistika dhe instirucionet, ti si mësues veteran, merre rolin e gazetarit e të Institucionit familjar... Edhe Afërdita Halimi ka shkruar Monografi për babain e vet, të madhin dhe të paharueshmin Raif Halimi-Cërnica, bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës.

Për luftëtarin trim të harruar, të rezisencës për mbrojtjen e Kufirit Verlindor të Kosovës, në vendin e quajtur Kodra e Vasilevcit, ende nuk është shkruar!

Ibrahim Vesel Shabani, nga fshati Gërdoc, komuna e Podujevës, u lind më 14.10.1914. Trimat si Ibrahim Shabani lindin rrallë. Por ata dalin në sipërfaqe në kohë dhe rrethana të caktuara, kur rrezkohet populli dhe atdheu.

Ibrahim Shabani, shkollën teologjike (turko-arabe) e kreu në Prishtinë. Gjatë asaj kohe sëbashku me disa shokë të vet në mënyrë ilegale mësuan shkollimin edhe në gjuhën shqipe, që nga Abetarja jonë e shenjtë, e të madhit rilindas Naum Veqilhaxhit, e që në atë kohë ishte rreptësisht e ndaluar.

Ibrahim Shabani me disa atdhetarë shqiptarë, si: Hashim Kuleta nga Tërnava, Mustafë Qukolli nga Dumnica e Vushtrrisë, Ejup Sahiti nga Keqekolla, Xhemajl Jashari nga Gërdoci, Qazim Lani nga Lluzhani etj. Aata po biedonin e po përgatiteshin që një ditë t’i hapnin shkollat në gjuhën shqipe në Kosovë.

Pra, Ibrahim Shabani është trim kombëtar, meqë veprimtaria e tij e gjerë kombëtare dhe akti vetëflijues, janë ngjarje unikate e të veçanta në tërë historinë e qytetërimit njerëzor.

I ndikuar në ngjarje të kohës, në moshën fare të re, brumoset me ide të shëndosha kombëtare, duke filluar revoltën e tij kundër regjimit pushtues në mbrojtjen e trojeve tona shqiptare.

Edhe fillimi i Luftës së Dytë Botërore, e nxiti Ibrahimin bashkë me shumë shokë të mbronin kufirin e Kosovës, gjat; vitit 1944.

Pas një lufte jo të barabartë, në Merdare për disa muaj me radhë, duke luftuar ballëpërballë me armikun serb, ra heroikisht Ibrahim Shabani.

Pra, lufta titanike e Ibrahimit dhe shokëve të tij, do të mbesin në histori, duke na bërë të ndihemi krenarë me ta, dhe ta kultivojmë në vazhdimësi veprën e tyre gjatë tërë jetës.

Dhe në fund, me keqardhje kostatojmë se nga pakujdesia, neglizhenca e mosangazhimit publicistik dhe institucional, deri më sot, për këtë trim nuk është bërë asgjë! Sëpaku një shënim përkujtimor, apo një pllakë a një mirënjohje kombëtare!

I ndjeri Ibrahim Shabani pas vetes la bashkëshorten e devotshme, zonjën Hamide Sololi-Shabani. Ata patën tre fëmijë, dy çuna e një gocë: Idrizi, Eminja e Beqiri. Beqiri vdiq në moshën 6-vjeçare nga ndezja e mushërive. Kurse Idrizi Shkollën fillore e kreu në Halabak, Gjimnazin e ultë në Podjevë, kurse Normalen nëe Prishtinë dhe ka punuar mësues deri në pension.

 

Prishtinë, më 15.12.2011

 

AKUZAT E ENVERISTËVE-STALINISTË, TASHMË DOLËN NË SHESH!

Mr. Jakup Krasniqi: “Kosova në kontekst historik”, Prishtinë, 2005, f. 125, 5 €!

 

Përgatiti për shtyp: Mr. Rexhep Hoti

Redaktor përgjegjës: Mr. Bardhyl Mahmuti

Recenzent: Blerim Latifi

Lektor: Mr. Sala Ahmeti

 

16.Po të jenë nëpunësit në dorë të personave të pazotë, po t’u mungojnë armët e ushtarëve, po të mbetet pas bujqësia, mjeshtëria dhe tregtia, prapëseprapë shteti qëndron; por kur sundimtarët nuk respektojnë ligjin dhe të drejtën, nëpunësit e vegjël bëhen të pabindur dhe nuk zbatojnë urdhërin e dhënë, kështu që populli bjerr vetitë e mira dhe jepet pas veseve të këqia, atëherë nuk ka më shpresë shpëtimi.

(Sami Frashëri: VEPRA-3, FJAË TË URTA, f. 16)

 

Nga Kadri Mani

 

Lexuesit tanë tanimë e dinë se rryma kombëtare është vija politike Dr. Rugova-Dr. Berisha, kurse rryma tadhtare është vija politike Dr. Rexhep Qosja-Dr. Rexhep Meidani dhe i ligu e dindushmani; e tha me gojë të vet dhe e nënshkroi- Kadri Mani.

Libri propagandistik (aspak  shkencor) nga Mr. Jakup Krasniqi (tash Dr. i historisë!), i përgatitur nga argatët e tij shkatarraqë e devalvues të çdo vlere njerëzore në Kosovë, në Maqedoni dhe në Shqipëri me sivëllazërit e tyre sociafashistë, ngërthen në vete proçkat e ligësitë më të ulta prej grave të liga xhagajdure që hedhin romuze prej prtej gardhit: mbajma kopilin t’i them kurvë, sa s’më ka thënë! Banalizim faktesh që i dinë tanimë edhe kalamjt! Kontradikta që mund t’i bëjnë vetëm pijanecët ose drogirantët!

 

Kryeministri Rexhepi shkarkon kordinatorin e qeverisë për standartet Rexhep Hoti 

PRISHTINE (19 Janar) -Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, të hënën, ka bërë publike shkarkimin e Rexhep Hotit nga detyra e koordinatorit të Qeverisë për standardet, dhe ka njoftuar se në vend të tij do ta emërojë këshilltarin Ilir Deda. "Rexhep Hoti do të punojë në një nga zyrat tjera, të cilat së shpejti do të formohen", tha kryeministri Rexhepi. Para disa ditësh, zëvendësadministratori i Kosovës, Çarls Brajshou, në një letër dërguar kryeministrit Bajram Rexhepi, ka kërkuar nga ai që të shkarkojë nga detyra koordinatorin e Qeverisë për standardet, Rexhep Hoti. Arsyeja e kësaj kërkese kishte të bënte me prononcimet e fundit të bëra nga Rexehp Hoti, të cilat, kanë rrezikuar procesin e implementimit të standardeve. "Me prononcimet e tij të fundit publike, Hoti ka rrezikuar procesin e implementimit të standardeve të caktuara për Kosovën," thuhej në letrën e zëvendësadministratorit Brajshou.bm/bm(QIK/Balkanweb)

 

Rexhep Hoti, zyrtar i naltë i PDK, në emisionin e Televizionit Rrokum, "Politico", tha se EULEX ka agjendë politike, se Hashim Thaçi ka ardhë në pushtet dhe ne krye të partisë - me vota të kontrabandueme...

 

Tutje po në emisione televizive Rexhep Hoti përpiqet ta mbrojë Fatmir Limajn nga “akuzat e pabaza”... Ne këtë person më tutje nuk e njohim, por me fqinjin tonë në Zvicër, me Feriz Hotin, jemi prishur për shkak se në celular e kishte vënë portretin e Hashim Thaçit, të cilin ne e urrenim për dallaveret e tij me sivëllezërit e vet tiranas-tiranikë, edi ramët me haramët.

“Thelb i problemit serb e shqiptar është problem që lidhet me hapësirën gjeografike në të cilën duhej të shtrihej shteti i njërës apo i pales tjetër.”-  kjo është motoja enigmë e Jakup Krasniqit dhe e argatëve të tij, edhepse gjimnazistët e dinë Shtetin 1500-vjeçar Iliro-Dardan!! Kjo proçkë është thënë në f. 17 dhe është ritheksuar në faqen e pasme të kopërtinës!!

Në f. 13-14: “Zotërinj, ne jemi të vetëdijshëm se tokat e hunbura vazhdojnë të jenë të dhimbshme për ne, por ne jemi të detyruar ta pranojmë faktin e kryer, për dy e më shumë Kosva të humbura.”- për të njëjtën çështje në f. 105 ata (Jakupi me argatët e vet) shkruajnë:” Si nuk na frikëson ndryshimi i kufijëve etnik(ë), nuk i frikësohemi as hulumtimeve për tapi të vjetra, se pronat e shqiptarëve do të shtriheshin në gjithë Toplicën deri në Nish.”- pra, si na qenkan të humbura tokat me tapi, e që njëkohësisht këta dainj i konsiderokan “fakt të kryer”!?- apo nuk e kanë thënë atë që atyre ju mjafton: vetëm Kosova, sa për të zhvatur ca më zi se vetë pushtuesit!! Sa shtëpi i ka Jakup Krasniqi dhe me çfarë dimensione!?- çka u bë me privatizimet dhe ku janë paratë e privatizimeve!?- ose do t’i pillni ose do t’i villni!!

Në f. 43: “Alternativa demokratike përveç që ishte e pa busullë, ajo nuk ishte e gatshme të ndërmerrte asnjë veprim të guzimshëm e serioz në të mirë të vendit. Ajo gandizmin apo pacifizmin nuk e kishte zgjedhur si vlerë a bindje,  por nga mosbesimi në kryengritjen e armatosur.”- kishte kaluar koha e kryengritjeve të armatosura, kishte ardhur koha e dioplomacisë vizionare, or dritëshkurtër!

Në f. 44: “Krerët e rezistencës pasive u tregan të pavendosur për krijimin e forcimin e jetës institucionale.”

Në f. 46: “Nga ky organizim legal në vendet e demokracisë perëndimore e i fshehtë i Kosovës, do të krijohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila del nga gjiri i Lëvizjes Popullore të Kosovës.”- (kurrë s’kam qenë lëpëkëist!- K.M)

Në f. 47: Nuk thuhet kot: “Liria i ka rrënjët në gjak!”- e po jo ore gjakatarë, ishte diplomacia e Dr. Rugovës. Përse pra nuk po çlirohen çeçenët, palestinezët, kurdët...

Në f. 64: Për kundër kësaj, ministra të Qeverisë Kosumi, sidomos ata të LDK-së janë duke bërë gara se kush i pari po shkon në Beograd. Kur dihet shkalla e inkriminimit të tyre në krim e korrupsion, të jepë për të kuptuar se cili do të jetë edhe fati e këtyre bisedimeve?!”.

“Në f. 70-71 kemi këtë romuz: ”Me gjendjen shëndetësore që ka kryetari i Kosovës, a ka energji të përballojë negociatat më palen serbe dhe t’i drejtorjë ato? Duhet të jesh më shumë se miop për të dhënë përgjigje pozitive në këtë pyetje.”- stërvinarët socialfashitë po e theksonin e po galdonin sëmurjen e Kryetarit tonë legjendar; paçka se janë të nokautuar nga librat: “Dr Ibrahim Rugova Triumfoi në Kosovë dhe në Hagë!!”, Prizren- 2002, f. 147, tirazhi 5000 kopje, radaktor dhe botues- Kadri Mani; “Simfonia e Dardanisë” (Poezi kushtuar Presidentit Dr. Ibrahim RUGOVA), më se 60 poetë. Pastaj Enver bytyçi: IBRAHIM RUGOVA FILOZOFIA POLITIKE DHE NAVIONALE; Engjëll Koliqi: Dr. Ibrahim Rugova Arkitekt i Dardanisë së rë Republika e Kosovës...

E kur “dihej” shkalla e inkriminimit “të tyre në krim e korrupsion”- çfarë shkalle të krimit keni arritur ju sot!?!

Me Jakup Krasniqin kemi polemizuar edhe te revista “Shqipëria etnike” nr. 11-12/2001, f. 13-15:

 

ZËRI I ATDHEUT-NUK ËSHTË ZËRI KERRMËZ I JAKUP KRASNIQIT!

 

Ish të burgosurit politikë kanë qenë në ballë të furtunës, ishin njerëz të rezistencës e të sakrificës, ata duhet të zënë vendin e vet që iu takon në gjirin e organizmit më të ri në LDK. (Dr. Ibrahim Rugova)

 

Shkruan: Kadri OSMANI

 

(...)

“Po afrohet koha kur do të formohen organet e drejtësisë për denigruesit dhe vrasësit mizorë.”- është citimi im i fundit në f. 13; datë terse kjo për plaçkitësit e vrasësit mizorë të Kupolës së sotme të 40-milonerëve-thithëlopa që po i përkrahë Evropa!

Dr. Rugova ju besoi dhe e shtini gjarpërin në gji!-diversantët që kishin hyrë me qëllimet më barbare që ta marrin kalanë nga brenda!! Dhe e morën: me krime ekonomie-politike, me vota të kontrabandueme e me haraç... kishit qenë e etur për para; edhe librit tën me 125 faqe ia ke vënë çmimin 5 euro; kurse libri im; NUSET TONA (Roman dhe Dramë) e formatit më të madh se yti dhe me 266 f. Ka qenë në rrjetin e shtijes për 3 euro.

Ju, lagjja e juaj e instaluar nga Tirana tiranike), më keni nënçmuar, por elemnti aktiv nuk mund të anashkalohet:

 

Postskrimtum Intervistave nga Dr. Salih Berisha-Hashim Thaçi me gazetarët Belendi Fevziu-Sylejman Shaqiri dhe të tjerët... në mbrëmjen e 10.12.2007, përmes TVSH-RTK-KLAN-ALSAT...

Zotni Hashim Thaçi, nuk jeni (vetëm) ju themelues i UÇK-së!!


Nga Kadri Osmani-Mani, major i luftës

Deklarata tejet e fryrë dhe e hardallosur e zotit Hashim Thaçi, mandator për kryeministër të Kosovës, se ai na qenkësh themelues i UÇK-së, ishte tejet tendencioze dhe fyese për luftëtarët e lirisë përgjithësisht, dhe në veçanti për dëshmorët e kombit!!
As gjykata nuk e merr për vepër penale vetëm një ose vetëm dy persona: vepër penale politike mund të bëjnë vetëm grupi prej 3 (tre) personash, sepse në vota vetëm treshi formon shumicë-pakicë, apojo!?!
Dhe le të ishte Hashim Thaçi numër-1, (gjë që nuk ishte!), ama si nuk denjoi t’i gjente me thjerrëz (vogëlakët!) dhe t’i theksonte edhe dy shokë nga dëshmorët tanë të rënë në fushën e nderit: Adem Jashari, Agim Ramadani, Ahmet Krasniqi, Enver Topalli, Afrim Zhitia, Fehmi Lladrovci, Fahri Fazliu, Hamzë Jashari, Rexhep Mala, Mehë Uka, Nuhi Berisha, Sejdi Sejdiu, Tahir Zema... dhe të dilte me një procesverbal për dokumentim të besueshëm!?!
Zotni Hashim Hhaçi ende nuk është deklaruar se në cilën Betejë ka marrë pjesë ai vetë!?! Apo vetëm e ka themeluar UÇK-në dhe i ka dërguar rekrutët në luftë, në mënyrë joprofesionale, gjë që do të ishte vepër e rëndë penale!?!
Partia e Luftës e Kosovës (PLK) ka filluar me gradat ushtarake nga më të lartat-major, ngase s’ka gradë më të lartë pa qenë doktor shkencash, apojo? Si ju ndodhi juve që të arrinit deri te një numër bukur i madh “gjeneralësh”, duke qenë mësues katundesh ose edhe ndërtimtarë!?! Dhe ju personalisht çfarë grade keni?- se nuk e keni thënë deri tash?
Duke jua uruar zgjedhjet e fituara, po ju shtroj disa pyetje dhe prognoza: 
Ekzekutivi juaj a do t’i thërrasë njata 60 oficerë madhorë që edhe sot e kësaj dite po bredhëritën nëpër mërgatë dhe në punë të rënda e të vrazhda për duart e tyre të arta prej oficerësh me vlera të larta kombëtare, për çka edhe janë shkolluar, apo mos i keni shpallur tanimë persona nongrata si “dezertorë”?- ngase është zhvilluar luftë ideologjike, dhe ata kanë qenë të papërshtatshëm ngase ishin partizanë të Dr. Ibrahim Rugovës, të cilin poashtu nuk e përmendet fare në Intervistë, dhe as përmendet flamurin e ti të Dardanisë, të cilin strukturat tuaja e kanë djegur publikisht!?!
E pra jemi gëzuar që keni fituar për dy arsye:
1.Gjumashët e LDK-së e kanë meruar disfatën dhe 2.Ju (dhe Qeveria e zezelinave) e të krimeve ekonomike... për pak muaj do të komprometoheni krejtësisht, ndërsa votuesit do të këndellen përfundimisht! 
Edhe zotni Blendi Fevziu shkalloi keq kur nxori nga goja “Shqipërinë e madhe”!! Dhe as deshi ta përmirësonte atypëraty, kur ia tërhoqi vërejtjen zotni Gani Mehmeti nga Besiana se duhet thënë “Shqipëri Etnike”!?!
Shëndet.

Gabimet në librin e Dr. Jakup Krasniqit: mentaliteti (mendësia), kur që lind (që kur lind), Qubrilloviqi (Çubrilloviqi), hezitoni (ngurroni), civilizimit (qytetërimit), dominim (mbizotërim), fenomen (dukuri), ketë (këtë), dehumanizuar (shhumanizuar), divergjencat (ndëranësimet), maltretimeve (tprturimeve), klandestine! (ilegale), gafi (gafa), qojnë (çojnë), arrin (arrinë), Vushtrsë (f. 54) (Vushtrrisë), të (të mos), konfuz (kaos), menaxhuese (qeverisëse), të humburit (humbëesit), u deshtë (u nevojit),

 

10-programet serbe për shfarosjen e kosovarëve

dhe  heshtja mortore e   tonë të keqe!!

 

1844- Ilia Garashanini përpilon Naçertanian-(Projektin e Madh) për shfarosjen e shqiptarëve;

1881-Programi i depërtimit në det;

1920-Programi i likuidimit të shqiptarëve;

1937-Elaborati i Çubrilloviçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë dhe me terror;

1939-Programi i Ivo Andriçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1941-Programi i Moleviçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1942-Programi i Drazha Mihajloviçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1944-Elaborati i II-të i Çubrilloviçit për shpërnguljen e shqiptarëve eme dhunë dhe me terror;

1950-Programi për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1986-Memorandumi i Akademisë Serbe për Kosovën serbe!

 

(Rushit Ramabaja:”Mareci i shpresës së mirë- dhe rrëfime të trishta

për golgotën e kolonave të Gallapit në Grashticë, Makoc e Llukar”)

 

 

P.S.: Ju erdhi fundi! Kësaj pranvere (2012) do të shpërthejnë grevat e përgjithshme të: pensionistëve, të invalidëve, të asimtarëve, të punëtorëve të shëndetësisë, të punëtorëve të pa punë dhe pa kurrfarë mjete për jetesë...

 

 

Kadri Mani

 

KUR RROKE ARMËN...

 

kur rroke armën e shkove në stërvitje

e në ballë të puthi ty nëna jote loke

a të porositi gabimet t’mos i përsëritje

apo vëllain tënd ta shtrije për toke?

 

kur u nise në luftë n’ballë të puthi motra

a shkoje t’i vrasësh shkelësit e atdheut

e kokën e ktheje përmallshëm nga votra

apo që t’i vrasësh krerët e mëmëdheut?

 

HETUESI NDJEK DËSHMITARIN!

(Xhosh MekDauëll: “DËSHMITARI”, roman, 224 faqe, botuar në Tiranë, më 2008. Tirazhi 25000 kopje)

 

Përkthyer nga: Leonard Doka.

 

Titulli i origjinalit: The Witness by Josh NcDowell.

 

Nga Gani Mehmeti

gani_mehmeti2@hotmail.com

 

Personazhet e romanit:

Rafik Ramsi 79 vjeçar njëri prej njerëzve më të pasur të Egjiptit dhe legjendë e gjallë midis elitës së biznesit në gjithë Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme. Vajza i vdes, gruaja i humb.

Klodeta Ramsi, shoqja e Rafik Ramsit, e humbura!

1. Marvan Akadi, Dëshmitari, i cili merr edhe emra të tjerë në vazhdim. Edhe ky po ndiqej për vrasje nga njerëzit e Klodeta Ramsit

2. Xhek Kardell, është emir i dytë i Akadit, me të cilin emër udhëton nga Marseji në marok (Kaz!)

3. Tarik Xhamilim pseudonimi i dytë i Mavranit, pas psewudonimit Xhe Kardell-it.

Rania, vajza me të cilën edhe është rritur Marvan Akadi, në të cilin ishte i dashuruar, e cila, bashkë me Lejlan, ia pastroi plagën në shpatull, i cili kishte qenë plagodur në rastin e vrasjejs së Ramsit.

Lejla, shoqe e punës me Ranian, të cilat ia shpëtojnë jetën Mavranit, por që e pësojnë vetë këto nga Punëtori i hetimeve të vrasjes së refik ramsit, brixhitë ramsit dhe shdukjes së Klodetë Ramsit.

Zhan Klod Godar, inspector i sigurimit shtetëror

Marsel Moris Lemjë, hetuesi kryesor i vrasjes të Refik Ramsit, vrasjes së vajzës së tij Brixhitës së re dhe zhdukjes së Klodetë Ramsit. F. 30, 41, 58

Koletë Dy Val, asistente e Zhan Klod Godar

RAMI, vëllai i MARVAN AKADIT

Lejla, infermiere në spitalin … Ajo e kishte ndihmuar Ranian të shërohet Marvani.

Disa të tjerë, të cilët vriten e plagosen dhe fanilja e Dalias.

Ngjarja fillimisht zhvillohet në Monte Karlo, Afrikë Veriore, egjipt, Sao Paolo në Brazil, Monako, Paris, Marseji, Kazablanka, Marok, Egjipt, dhe në fund Patrias, ku jeton familja e dalias, bijë e së cilës është edhe ajo.

“Dëshmitari”, do të thosha se, është një roman i shkëlqyer. Ai do të lexohet me një të ëndje pa e ndërprerë që të kuptohet sa më shpejt fundi i ngjarjes që është aq tërheqës. Vazhdimisht autori e mban lifhur me ngjrjen lexuesin. Po të ishte e mundur, ai lexim do të bëhej për një sekond, për një minut, apo, jo më shumë se për një orë. Lexuesi, më me dëshirë do ta lexonte këtë roman sesa të hante bukë. Zhvillimi i ngjarjeve bëhet i shpejtë dhe ka zikzaket e veta. Ka kthesa të shumëta, duke të mbajtur lidhur për vete deri në fund.

Natyrisht, romani ka këshillën e vet, e cila del dhe kuptohet vetëm nga fundi i romanit, atëherë kur kuptohet ajo. Këshilla është: Nuk duhet besuar as njerëzve të ngarkuar për hetime të veprave të ndryshme, sepse ata vetë mund të jenë lidhur me këto. Prandaj, secili njeri, në çfarë detyre që të jetë i ngarkuar, duhet të përc illet, jo

t’i besohet se ai punon si duhet. Kjo nuk vlen për të gjithë. Kjo vlen për hetuesin kryesor të rastit, z. Marsel Moris Lemjë. Ky, përkundër një “angazhimi” në zbardhjen e kriminelëve të vrasjeve, përpiqej të pengonte këto hetime, apo, më mire këto i kishte drejtuar në personin që ishte dëshmitar i këtyre vrasjeve, i cili do të mund të dëshmonte për të gjitha. Mirëpo, Dëshmitari vëren qëllimin e Lëmjesë dhe i ik deri në fund. Vetë Lëmje zhvillon hetimet e zbulimit të vendndhojes të Marvan Akadit dhe vlëllait të tij. Vetë Lëmje del në shesh se është i lidhur drejtpërdrejt me ngjarjet në familjen e pasur Ramsi.

Rafik Ramsi 79 vjeçar njëri prej njerëzve më të pasur të Egjiptit dhe legjendë e gjallë midis elitës së biznesit në gjithë Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme. Vajza i vdes, gruaja i humb!

Klodetë Ramsi, bashkëshortja e Refik Ramsit ishte e lidhur me hetuesin Lemjë. Ajo merr paratë e Refik Ramsit, në Brazil, tani të vrarë, mbasi ishte shpallur e humbur. Këtë dinte Dëshmitari, e dinte edhe Lemjë se e dinte Dëshmitari, prandaj, ai duhet ndjekur nga “hetuesi” Lemjë!

“Por Lemjë ndërhyri dhe ia mori çështjen nga dora. Jo për ta zgjidhur më shpejt, siç do t’u tregonte më vonë Godari kolegëve të vetë. Në të vërtetë, çështja s’u zgjidh kurrë.Në të kundërt, pistat u mbyllën. Të dyshuarit u lane të lire. Faktet kyçe u treguan pa kujdes ose u zhdukën. Dhe Lemjë u tregua arrogant dhe pompoz gjatë “hetimit”, nëse mund të quhej kështu. Me kohë, Lemjë e quajti “praktikisht të pazgjidhshme” dhe u kthye në Paris, duke lënë prapa zemërim dhe inat”.1 Dhe vazhdon më tutje: “ Ditën tjetër, ishte Lemjl; në vend të Godarit që udhëtoi për në Moskë dhe, edhe njëhere tjetër çështja ngeci.Kolegët e “bankierit” në mënyrë misterioze u shdukën. “Bankieri” vetë ofroi alibinë më të mjerë, por Lemjë as që e shtyu më tutje. Përkundrazi, Lemjë shpejt I shfajësoi rusët dhe u kthye në Paris, duke premtuar ta mbante çështjen hapur, por duke dhënë pak shpresa për zgjidhjen e saj. Më keq ae kaq, “bakieri” rus mori ndjesa zyrtare nga disa qeveri duke përfshirë këtu edhe atë të Godarit, dhe Godari u pezullua për një javë pa pagesë me motivacionin e “njollosjes pa të drejtë të reputacionit të një miku të çmuar të Monakos”. She ja ku pio përballej përsëri me Marsel Moris Lemjë, detektivin më arrogant në Evropë.”2

Lemjë kishte penguar zhvillimin e disa ngjarjeve kriminale edhe më përpara, pra në rusi, tani në Brazil, e kështu me radhë.

Lemjë është ai që e ndjek për vrasje Dëshmitarin e krimeve, por jo kriminelët. Ai vashdimisht e ndjek atë, sepse ai, dhe vetëm ai, pra Dëshmitari, që këtu është Marvan Akadi do të zbardh gjithë këtë krim, duke zbuluar se në këtë është i lidhur vetë “hetuesi” kryesor i çështjes, Lemjë. Ai nuk e ndjek Klodetë Ramsin, vetëveten Lemjën e njerëz të tjerë të përfshirë në krime. Ai ndjek njerëz të pafajshëm, njerëz që janë dëshmitarë, por jo edhe të përfshirë në krime. Vetë Lemjë vret Ranian, ish e dashura e Marvan Akadit, ne të cilën ishin rritur bashkë, vret edhe Lejlan, shoqen e Ranias në hotel, pse ato ia kishin pastruar plagën Marvanit, sepse në banesën e tyre ai ishte trajtuar në pikëpamje shëndetësore, ku si “hetues”, Lemjë, kishte gjetur gishtat e tij, Marvanit. Lemjë është i shkathtë në lëmin e tij, sepse ai arrin të zbulojë edhe pseudonuimet e Marvanit, deri sa përballen njëri me

1 Vepra “Dëshmitari”, faqe 36.

2 Po atym faqe 37.

tjetrin për jetë a vdekje. Ai e çon rastin deri në fund kundër Dëshmitarit, por jo kundër kriminelëve, sepse vetë tani i përkiste kriminelit.

“Ai iahte dëshmitar i krimeve të vrasjeve, rrëmbimeve dhe shantazhit të kryer nga profesionistë që jetonin në botën kriminale. Ata u përpoqën ta hiqnin qafe. E akuzuan si shkaktar të gjithçkaje që kishte ndodhur, e fajësuan duke e bërë të dyshuarin kryesor, jo thjesht një dëshmitar që kërkohej dhe ndiqej. Ai s’kishte zgjidhje tjetër veçse t’ia mbathte. U arratis në gjashtë vende të ndryshme në Evropë, Afrikën e Jugut dhe në Lindjen e Mesme, por ata e ndoqën pas.

U përpoq të fshihej në errësirë, por errësira shndriti rreth tij, duke i treguar sekrete që s’kishte njohur kurrë më parë dhe të vërteta që nuk i kishte kuptuar ndonjëherë”. – shkruan në kopertinën e pasme të romanit.

Këtu do të tërhiqja një paralele (krahasim) mes gjyqësorëve të UNMIK-ut dikur e të EULAEX-it sot me gjyqësorin e vendit - të KOSOVËS, ku shumë prej rasteve gjyqësore janë trajtuar gabimisht, me anime dhe me anë të korrupsionit. Dhe se, janë dënuar rëndë (me shumë vite) të vegjlit, edhe kur nuk kanë pasur fakte, ndërsa janë liruar ata, për të cilët kanë pasur fakte të mjaftueshme, pork anë qenë në kuadrin e shërbimee informative të ndonjë shteti, që tani janë të pranishëm në Kosovë me shërbimet e tyre, qoftë në gjyqësor, si hetuesi etj.

Natyrisht, gabimet bëhen nganjëherë, por ndryshe është kur ato janë të qëllimshme e ndryshe kur nuk janë të qëllimshme. Tek ne ka edhe “gabime” të qëllimshme.

Para pak kohësh lexuam në gazeta se diku në Kontinentin e Amerikës, mbasi ishte liruar nga vuajtja e dënimit prej tridhjetë vitesh, ishte shpallur i pafajshëm!

Dënimet për dikend në bazë të bindjweve e pa prova, pa fakte, dhe lirimi i të tjerëve, pikërisht duke i zhdukur dëshmitë, është plotësisht i padrejtë. Në këso rastesh “dëshmitarë” kanë qenë “hetuesit” si hetuesi Lemjë i këtij romani, madje edhe më keq, sepse ata ishin bashkëpunëtorë të Millosheviqit gjatë gjithlë kohës së paraluftës, gjatë luftës, e janë edhe sot të perkëdhelurit e EULEX-it, ashtu siç ishin të perkëdhelurit e UNMIK-ut.

Prandaj. krejt shkrimi i kushtohet kësaj, për të paraqitur “meritat” e tyre. Pra të “drejtësisë” së padrejtë.

Unë nuk jam lëshuar qëllimisht në shumë detaje as tek romani e as tek dënimet në Kosovë, për qëllime të ndryshme.

Nëse dikujt i interosn për prova, jam i gatshëm t’ia paraqes me emra.

Natyrisht, një meritë e vaçantë i përket edhe përkthyesirt, i cili ka bër që ky libër, duke u përkthyer shkelqyeshëm, tingëllon bukur dhe flet shumë mire shqip.

 

“ ALIDA! NA SILL SA MË SHUMË CICËRIMA PËR KOPËSHTIN TONË”

Ky shkrim është botuar me shumë dashuri nga gazeta "Tirana Observer" e dt 28.12.2011?

 

Nga Riza LAHI

rizalahi@yahoo.com

 

Kjo është SMS që e ka zgjuar nga gjumi në agimin e natës së dytë të Festivalit Kombëtar në Radio Televizion, këngëtaren tonë të njohur Alida Hisku.

SMS e dërgonte numuri i saj më i dashur i celularit – ai i bashkëshortit të saj gjerman, mjek I njohur okulist, Thomas Keune.

Alida Hisku , si ka marrë ftesën zyrtare nga organizatorët e festivalit tonë të pesëdhjetë; si e ka marrë atë përmes telefonit nga muzikanti I shquar Shpëtim Saraçi që ia kishte dhënë miku i të dyve, I njohuri dhe që bëri skup të veçantë në performancën e  tij të natës së parë, Bashkim Alibali, është sulur të siguronte biletën e linjës Frankfurt – Rinas.

Në skenarin e festivalit, shkrojtur nga Pandi Laço, është parashikuar që të këndohen që të gjitha këngët fituese të çmimeve të para gjatë të të pesëdhjetë festivaleve të organizuar deri tani në vëndin tonë. Dhe, njëra nga këngëtaret fitueset dhe e vetmja që ka udhëtuar qënga larg atdheut, është pikërisht Alida. Ajo në festivalin e 13 ka fituar vëndin e  parë me këngën e Enver Shëngjergjit dhe lirikën e Xhuliana Jorganxhiut “ Vajzat e fshatit tim”. Besoj që u kujtohet në masë që të gjithë ndjekësve të panumurt të festivaleve tona dhe të muzikës sonë të lehtë në përgjithësi, zëri “pushkë”, I pastërt si ujët e një katarakti, gjith freski dhe dashuri për vrullet e jetës i Alidës Kushedi se sa djem e bënë atë këngë sinjal takimesh me të dashurat e veta; ishte shumë e asimilueshme dhe, sidomos, e freskët, pafundësisht e freskët dhe zbukuruar nga zëri pranveror I vajzës së re.

Alida Hisku ka provuar, si askush, të këndojë në një festival kombëtar në moshën 13 vjeçe, në klasën e shtatë dhe pat fituar çmimin e dytë me këngën “Portret heroine” dhe, që atë kohë e deri sa rrodhi drama e saj e njohur, ajo ka të regjstruara në Radio Tirana një numur prej 74 këngësh.

Edhe në Gjermani, ku ka ngritur folenë e saj, ajo ka vazhduar t’I mbajë të shënjta lidhjet me atdheun e saj. Para disa kohësh, ajo ka përuruar një CD me këngë të saja të titulluar “Kthimi”, ka shkruar një roman biografik që është përkthyer me shumë sukses edhe në gjuhën gjermane, por, edhe ka ngritur një grup të vogël që këndon dhe jep koncerte të suksesëshme nëpër Gjermani. Kompleksi muzikor i ideuar nga Alida jonë quhet “Melodi Rain” ( Melodia e ylberit) dhe ka 5 femra që këndojnë dhe u bien vetë instrumentave. Secila nga artistet, përfaqëson një continent – ka , pra, nga Kina, Brazili, Afrika, Portugalia dhe Albania. Alida në të gjitha rastet kur japin koncerte,dhe koncertet zakonisht I japin në prezencën e 400 – 500 spektatorëve gjermanë, këndon vetëm këngë shqip; këngë të repertorit të saj, por edhe ata të reportorit të idhullit të saj, Vaçe Zelës si, “Lemza”, “Moj e bukura More”, “Këngët e vëndit tim”.

Pyetjes sonë, se si e kanë pritur lajmin e gëzuar se ajo ishte e ftuar të këndonte në të njëjtën skenë ku ka kënduar në moshën 13 vjeçare; si e kanë pritur  njerëzit e saj më të afërt, ajo iu përgjigj kështu:

“ Antaret e ansamblit u gëzuan shumë se dikush nga grupi I tyre do të këndojë në një jubile kombëtare. Vajza, Alina, 16 vjeçare më tha “Maaa, na ndero si 30 vjet më parë”. Djali, këngëtar shumë I mirë, hahahah, si unë, Albani 27 vjeçar m’u angazhua se do t’i bënte ai që të gjitha punët e shtëpisë derisa të kthehem unë. Kurse Thomi? Hahahahah….Me puthje të çmëndura…Dhe me këtë SMS…ja ku e kam!”

     Alidën e takuam në kafenenë e Radio Tiranës. Ajo fluturonte , qeshte me të gjithë, I puthte ngado që vinin ta takonin, betohej për “shpirtin e ” se do të paguante të gjitha kafetë vetëm ajo dhe, në tërësinë e saj, I ngjante një trofte që e kanë lëshuar në ujrat e saja ku është rritur

 

 



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora