E enjte, 25.04.2024, 04:51 PM (GMT+1)

Editorial

<STRONG><FONT color=#000066>Agim Gashi: </FONT>Gërdec – dje ishe e sot nuk je</STRONG>

E diele, 16.03.2008, 04:52 PM


Agim Gashi

Nuk është me rëndësi se çka flitet
Nuk është asgjë me rëndësi
Dhe kjo nuk është poezi
Dhe asgjë me rënedësi
Se gjërat e rëndësisë kombëtare klithën
Klithi edhe Pavarësia e Kosovës
Asgjë më spo dëgjohet nga eksplodimet
Gërdeci dridhet
Ama asgjë sdëgjohet
Nga bërtimat
Nga vaji
Nga loti
Gjërat e rëndësisë kombëtare sot janë në Gordec
Në spitale
Në dhënje gjaku
Në heroizëm humaniteti

Në Gërdec sdëgjohen fjalë
Në Gërdec këndohet këngë vajtimi
Ajo këngë që është e vetme për  këto raste
Ajo sot shkrep vetëvetiu
Ajo gufon nga zemra
Siq gufoi toka e Gërdecit
Që dashti qiellin ta kapte
Me tym e flakë
Asgjë nuk mbeti më aty
Pos ndonjë jetë e strukur në skuta
O edhe njëqind palë lajme në ditë
Pak po me duken
E kjo zemër shkreta qan
Kur shef njerzit
Që humbën familjen
Fëmijën
Miqtë
Njerz që sdi se çka u thua në këto raste
Se të gjithë mbetëm pa fjalë
Edhe pa frymarrje
Duke pritur lajme tjera
Edhe sa do të jenë të humbur
Edhe sa do të jenë të hirosur
Gërdec
Me rrokullise në fundin e trishtimit
Në fundin e klithmave
Shqipëria dhe Kosova
I tërë  një popull
Bile një ditë zi kombëtare
Borgj ta kem
Dje ishe e sot nuk je



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora