Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Hijet e Hagës

| E shtune, 24.03.2012, 03:43 PM |


Rrustem G e c i, poezi nga libri „ Arbërimi „

 

HIJET E HAGËS

 

I kushtohet luftëtarit, Fatmir Limajt

 

 

Një jetë    tërë  kam  punuar

 

për  ma të shenjtën  e  j e t ë s

 

  jem i  lirë  dhe  pa  pranga

 

a k u z a t, “ti”, ”pse”, ”përse”

 

janë   akuza    njëjta  me 

 

armikut, akuza që fyjnë rëndë

 

luftën e UÇK-ës, betejat e saj

 

Një jetë    tërë  kam punuar

 

    mos   jem  i   pastajmë

 

po zot i tokës  dhe i fatit  tim

 

pjesë  e  gjakut    bën dritë

 

vullneti i popullit tim për liri

 

 

 

2 )

 

----------------------------------

 

Hirësi, mbrojeni  drejtësinë

 

mos    bie  poshtë  arsyes

 

se gurët që  po i rrokullisni

 

mbi  luftën  e  popullit  tim

 

duke   goditur   çlirimtaren

 

dhe gjaken  time, UÇK- në

 

po  i  vrisni  edhe    rënët

 

të masakruarit  e panumërt

 

Hirësi ,  pyeteni  a r s y e n

 

se  ju   po  akuzoni   pa  

 

drejtë ,  luftën  tonë për liri

 

dorën e bukur    Kosovës

  

 

3 )

 

--------------------------------

 

Hirësi, jam  Fatmir Limaj

 

ose  komandant  “Çeliku”

 

jam luftëtar i popullit tim

 

  i  dashuruari   i  lirisë

 

ai që s´di di të jepet kurrë

 

edhe   sikur  njëqind  jetë

 

ti kisha, unë do të isha ky

 

  jam,  Fatmiri, Fatmiri

 

Hirësi, ule  një  çik  zërin

 

dhe  zbrit tek  arsyeja, se

 

alfabeti lirisë s´ndryshon

 

për  teke     asnjë  gjyqi

 

 

4 )

 

----------------------------------

 

Drejtësi  e  Hagës , drejtohu

 

Kosova  tani  është  s h t e t

 

Lironi shokët e mi të  luftës

 

Ramushin,   Idrizin ,   Lahin

 

dhe  ndaloni   hetimet  tuaja

 

lirinë e Kosovës  ta   merrni

 

  pyetje  s´ i    pandehur

 

Hirësi e Hagës, mbaje veten

 

tërë jetën e  kam me vuajtje

 

me  burgje  dhe  ndëshkime

 

gjaku i lirisë s´anulohet, për

 

asnjë  çmim     kujdoqoftë

 

Hirësi, unë banoj në Kosovë

 

Jam popull  shumë  i  lashtë

 

Jam arbërimi  i  vendit  tim!..

 

 

 

H a g ë, 2003-2004