Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Puthja e gurëve

| E shtune, 24.03.2012, 04:24 PM |


Xhevahir Cirongu

 

Puthja e gurëve

 

U nisëm për rrugë të gjatë

Aty pranë bregut të detit,

Pas lamë një gjethe peme

të këputur dhe fshatin;

E makina u fsheh mbrapa bregut.

 

Ne ikëm atë ditë tetori

Nga fshati ynë i lindjes,

Nëpër faqe rrodhën pika loti

E gurët i puthën me radhë

Gjyshi e nipçja i vogël.

 

Na priste një strehëz e re

Me djem, nuse e mbesa,

Deti me valë na buzëqeshte

Ku aty na grumbulloi e vogla fole.

 

Durrës,17/03/2012