E merkure, 24.04.2024, 08:06 AM (GMT+1)

Mendime

Arben Llalla: Pirro Dhima në SHBA për financimin e shkollës greke të Himarës “OMIROS”

E shtune, 24.03.2012, 05:02 PM


Pirro Dhima në SHBA për financimin e shkollës greke të Himarës “OMIROS”

 

Nga Arben LLALLA

 

Ashtu siç kemi shkruar në muajin shkurt se Pirro Dhima në mars-prill do të qëndrojë në SHBA për të mbledhur fonde për financimin e shkollës greke “OMIROS”, të Himarës u vërtetua edhe zyrtarisht. Federata Mbarë Epiriotase e SHBA bashke me Shoqëritë Epirotike të Masacuzets "Enosis Pindos" dhe Shoqëria Vorio Epirit "Epiri Verior i Bostonit të Madh" prezantojne aktivitet me 4 here kanë shpërndarë pankarta ku lajmërojnë takime me kampionin Olimbik të peshëngritjes shqiptarin e greqizuar Pirro Dhima. Sipas lajmërimit, më 20 Prill, në Boston, me muzikë dhe këngë Epiriotase do të jetë Dhima ku do kërkojë të holla për financimin e mësimit të gjuhës greke në shkollën e Himarës dhe të Universitetit të Janinës. Hyrja fillestare në takimin me Pirro Dhimën nën shoqërimin e këngëve dhe valleve tradicionale është deri në 25 dollar.

Mbrëmje bamirësie gjithashtu janë paraparë të mbahen në Çikago, Njujork, Annapolis. Pirro Dhima do ketë takime me kryepeshkopin e Amerikës Dhimitris, me kryetarin këshillit Botëror të Epirit si dhe me kongresmenin greko-amerikan Gus Biliraqis, që do mund të mbahet në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pirro Dhima kohëve të fundit po përballet personalisht me probleme financiare, ai në fillim të vitit dorëzojë targat e makinës xhip si pasojë për mos pagimin e tatim-taksat vjetore duke lënë në përdorim të familjes gjashtë anëtarëse vetëm një makinë të thjeshtë.

Disa ditë më parë u përfol se Pirro Dhima mund të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Greqisë me partinë Demokracia e Re që e drejton Andoni Samaras, por vetë Dhima i ka mohuar këto zëra.

 

Problemet ekonomike të shkollës “OMIROS” në Himarë

 

Shkolla greke në Himarë “OMIROS”-s ka borxhe të vjetra rreth 55.000 mijë euro, nga mos pagimi i rrogave të mësuesve, ngrohjen qendrore, autobusin etj. Mësuesit të ardhur nga Greqia janë paguar gjithnjë, ndërsa mësuesit vendas prej një viti nuk marrin rrogat sipas informacioneve. Kjo ka bërë që shumë prindër të mendohen për tërheqjen e fëmijëve të tyre për të ndjekur këtë shkollë e cila ka rreth 110 nxënës. Nga problemet e shumta ekonomike dhe presionet e prindërve drejtuesit e kësaj shkolle menduar që personaliteti i Pirro Dhimës do të ndikojë në gjetjen e fondeve për vazhdimit e mëtutjeshëm të misionit për greqizmin e Himarës dhe të Jugut Shqiptare.

E vërteta është se krijimi i shumë shoqatave vllehe, të minoritetit grek me emrin vorio epirtiotas, dhe e disa klaneve pro greke duke depërtuar deri në sferat më të larta të shtetit shqiptar ka bërë që sot të kemi një gjendje të vështirë, një politik të brishtë të Shqipërisë në Ballkan dhe më gjerë.

Siç duket misionarët e testamentit të prifti Kozma Etoliani vazhdojnë punën e tyre për greqizmin e Shqipërisë dhe asimilin e shqiptarëve. Ëndrra e shovinistëve dhe nacionalistëve ekstremistë grek për shkëputjen e Jugut të Shqipërisë nuk është shuar, ata vazhdojnë të çirren për diçka që nuk është e tyre dhe nuk u ka takuar asnjëherë.

 

Programi i Pirro Dhimës në SHBA për të mbledhur të holla për shkollat greke

 

Pankarta e shpërndarë nga Federata greke në SHBA për takim me Pirro Dhimën



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora