Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Intervistë me mësuesin, aktorin, veprimtarin dhe intelektualin z. Sylejman Aliçkaj

| E premte, 23.03.2012, 08:46 PM |


Intervistë ekskluzive me mësuesin, aktorin, veprimtarinë dhe intelektualin z. Sylejman Aliçkaj

 

PËR EDUKIM KOMBËTAR NUK MUND TË KETË LODHJE

 

"Kuta kthyem Kosovë shpinën"

 

Intervistoi: Ramiz DËRMAKU

 

R.Dërmaku: Kush është Sylejman Aliçkaj ?

Sylejman Aliçkaj : Ka lindur me 12 08 1946 në fshatin Irzniq të Deçanit. Rrjedhë prej një familje të pasur fshatare por e përkushtuar ndaj zgjidhjes së drejtë të çështjes kombëtare. Kjo familje fshtare e edukuar ne frymë kombëtare kurrë nuk u përkul para armiqëve por qëndroi të gjitha sfidave. Në moshë të re mori Ditarin (1968-1969) dhe me mjaftë suksesë edukoi gjenerata te tëra pranë shkollës fillore "Avni Rrustemi". Në fshat të gjithë e quanin si njeri të artit dramatik, sportist ,udhëheqës i rinisë së fshatit. Puna me nxënës është delikate, duhet investuar edukatë, dije shoqërore, shkencore e kombëtare tek nxënësit: Në vitin 1968 kur u lejua të përdoret Flamuri kuq e zi, mësuesi Sylejman, me disa shokë, (të parët) shkuan në fshatin Strellc, e shtypëm Shqiponjën dy krenare, ne një shtof- bez të kuq ngjyrë gjaku.Të parët e vendosëm në fshat e shkollë. Ndersa kur ne e pyetëm për një momentë hidhërimi ai u përgjegjë …, raste hidhërimi, kur rezhimi serb na i helmonte nxënësit shqiptarë. Rasti i dytë është dëshprimi im kur u ndez Flamuri i Dardanisë ne Prishtinë kur të gjithë mendonim e punonim për Dardaninë,ne krye me strategun, demokratin, vizionarin, dhe Gjeniun e kombit shqipëtarë me Dr.Ibrahim Rugovën.

Kur i krahasoj planprogramet e shkollës plotësuese shqipe,me këto të sotmet, besoni se më vjen të qaj. Mirëpo, sado që ato programe kishin mangësi, ishin të censuruara, por për nxënësit në mërgim ishin pozitive sepse i mbronin nxënësit nga asimilim, ua mësonin shkrim - leximin, gjuhën e ëmbël shqipe, historinë, kulturën, traditat,besçn shqiptare, pasuritë natyrore, njëkohësisht ua shtonin nxënësve dashurinë ndaj atdheut. Pas deklaratës së 2- korrikut e 7 Shtatorit - Kushtetutës së Kaçanikut ne punonim pra ne bazë të planprogrameve të arsimit të Republikës së Kosovës. Dashuria e madhe që kam ndaj profesionit, çështjes kombëtare, dhe ajo që ti mbrojë fëmijët nga asimilimi më shtyen që unë të mbaj mësimin plotësues edhe në Gjermani, dhe asnjë moment nuk pendohem për punën që kamë bërë, sepse shumë të tjerë dhanë jetë për çlirimin e Kosovës.Si tek shumë itelektual edhe ndaj z. Sylejman Aliçkaj, filloi të ushtrohet dhunë. Nga kolektivi i shkollës ishte zgjedhur kryetar i parë i sindikatës së pavarur. Të gjithë i dorëzuam librezat komuniste dhe u deklaruam anëtarë të LDK -së. Gjatë një bisede me Zeq Hasajn e Rrustem Tetajn, oficer ushtarak profesional e Komandant i UÇK -së,( nxënës të mij) , formuan Partinë Republikane. Rexhimi serb duke e parë angazhim e z. Sylejman Aliçkaj, do të fillon ndjekjen, thirrjet e shpeshta në biseda informative, etj. Z.Aliçkaj ishte njëri ndër aktorët më të mirë të atyre viteve. Nën regjinë e Niman Muçajt u përgaditën vargjet e "Lahutës së Malcise" së At Gjergj Fishtes, ne lloj drame të cilën pas premieres në Gjakovë; na e ndaloi regjimi serb - Kështu u mbush kupa…, dhe policia serbe filloi gjahun ndaj meje. Derisa isha në orën e mësimit në klasën e 5-të në, dritare më trokiti arsimtari i edukatës fizike Avdulla Cekaj, dhe më tha.., Slloba po të kërkon ty. Mirë është ....Ku të shkoja.., ku ti lëja nxënësit..,?! Në diasporë për punën dhe kontributin që dha në funksionimin,dhe organizimin e mërgatës sonë, unitetin dhe internacionalizimin e çështjes sonë, ky u shpërblye me mirënjohje, kupa e diploma nga LASH-rë në Gjermani „Naim Frashëri“, nga shoqata e klube të ndryshme. Pasi u anëtarësua në klubin shqipëtarë "Bardhosh Gërvalla", kreu shumë detyra, por ajo më e rëndësishmja ishte ndihmimi i Atdheut, duke tubuar ndihma të mëdha materiale dhe të holla për shkollën shqipe në Kosovë, popullin dhe së fundi UÇK-ës. Kreu edhe detyra ushtarake për në luftë. Në klub grumbulloheshin vullnetarët dhe bënën betimin,nga klubi niseshin për të shkuar në luftë në mbrojtje të atdheut. Kam patur shumë vështërsi sidomos kur u bë ndarja e shkurjes së djemve për në luftë. Më duhet të komunikoja përmes dy telefonave. I pyesja se në cilin krah luftarakë doni të shkon?! Një armat.., me një emblemë lufte- UÇK-së por.., e ndarë ? ! Luftonte me një armatë të fortë dhe të armatosur deri në dhëmbë, siq ishte ish. Jugosllavia. Po ndodhi mrekullia e angazhimit të NATOS. Nga klubi "Bardhosh Gërvalla", kemi dërgue mallra dhe të holla ( vetë i kamë dërgue) në Dursë e Tiranë; tek Ilaz Ramajli - përfaqësues i Republikës së Kosovës. Ne këtë klub u njoha edhe me strategun e artit luftarakë Heroin Kolonel Tahir Zemaj.Këtu ai bëri edhe promovimin e librit të tij për ngjarje të lutës,( ku edhe ju ishit i ftuar si gazetarë) në kuadër të FARK-ut. Libri quhet "Kështu foli Tahir Zemaj".Ky angazhim i imi kishte të vetmin qëllim që sa më parë të çlirohet Kosova. Këtë klub e vizituan shumë personalitete kombëtare: Sali Çekaj, Presidenti , Alfred Mojsiu,Sali Çeku, Ramush Haradinaj etj. Po edhe nga jeta kulturore,këtu ishte Azem Shkreli, i cili bëri promovimin e romanit "Karavani Bardhë". Një kohë isha edhe vet kryetar i këtij klubi. Këtu u tubuan me mija e mijëra DM-ka nga fshataret e Irzniqit tim për armatim. Unë e kryesova këtë aksion në Gjermani e Qamil Cekaj në Zvicërr. Momentalisht punëtor i pavarur që jeton e punon në Ludwigsburg të Gjermanisë.

Ramiz Dërmaku: Ju lutemi z. Sylejman Aliçkaj, na përshkruani në pika të shkurtra gjendjen ne të cilën ndodhej Kosova,kur ju ishit student ?

Sylejman Aliçkaj: Koha kur studjonim ne ishte një kohë e pa kohë.., pra regjimi serbo sllavë e përkrahur edhe nga UDB-a serbo-çetnike, ushtronin dhunë, bënin presion, arrestonin, burgosnin e dënonin intelektualët e veprimtarët shqiptarë. Kjo dhunë e ky presion gjenezën e kishte diku nga vitet e katërdhjeta - pas Konferencës se Bujanit e këndej: vrasje të montuara - kinse ikje për në Shqipëri.., arrestime e keqtrajtime për armë mbajtje. Nga fshati ynë u pushkatue Cen Bajrami, i Dacajve për një pushkë që ja kishin vendosur ata vet.Të tilla raste ka patrur anë e kënd Kosovës. Iintelektualët, patriotët e devotshëm çdo herë ishin në shënjestër të UDB-es serbo-çetnike. Po ne të njejtën kohë edhe rapsodët që i këndonin këngët burimore patriotike për liri të trimave të këtij vendi. Disa atdhetarë e intelektualë të devotshëm të çështjes sonë kombëtare për ti shpëtuar dhunës, presionit, rrahjeve, burgosjeve, dënimeve drakonike dhe likuidimeve u detyruan të largohen nga vendlindja-atdheu të marrin rrugët e gyrbetit. E në mesin e tyre ishin: Shkrimtari Adem Istrefi nga Strellci, Dervish e Demush Neziri nga Lluka e epërme, etj. Pra këto ishin vlimet e shpirtrave të studentëve shqiptarë, të paknaqur ne kohën kur studjonim andaj.., plasën demostratat e studentve në vitin 1968. Unë isha normalist ne normalen e Gjakovës afer diplomomit.Në demostratën që u organizue ne këtë qytet u arrestuan shumë shokë .., njëri ndër ta ishte edhe Ibrahim Ukhaxhaj, luftëtar i UÇK -së - axhë i herojt Adem Ukhaxhaj... Në ato vite ishte kohë e vështirë por edhe krenare sepse filloi koha e lëvizjeve studentore. Ato vizione intelektuale me mjaft sakrifica te tyre na sollën deri këtu e duhet të vazhdojmë edhe më tutje deri tek Bashkimi Kombëtarë nëse e kërkon populli.

Ramiz Dërmaku: Ju rrjedhni prej një familje të madhe ( mbi 50 anëtarë) na tregoni diçka, lidhur me jetën në atë bashkësi?

Sylejman Aliçklaj: Po ishim familje e madhe,madje ne dy fshatra ne Carrabreg e ne Irzniq me dy kulla tre katshe, guri autoktonë të stilit të kullave të Dukagjinit që mjerisht nuk janë më! Jeta në bashkësi të madhe familjare ka rregulla që për shumë arsyena duhet lakmuar ato edhe sot. Nga puna sigurohej buka, e nga toka jonë siguronim ushqimi (grurin, misrin etj) për 2 apo 3 vite tjera. Mbanim bagëti shumë. Gjatë verës një apo dy bari delnin në stane dhe aty siguronim bylmetin për gjithë familjen ( mazë, tlynë, djath ,etj. Posa mbylleshin shkollat,në qershor ne fëmijët shkonim në bjeshkë. Kemi patur bashqe të madhe nga e cila merrnim pemët për gjitë vitin, duke filluar nga pema e parë që piqej bojlia, mollat vizajke, lelqe e deri te dardhat hasi e kollone që dugeshin e qëndronin deri në pranverë. Për dimër siguroheshin drutë, veheshin 10 -15 mullare sonë për ti ushqye bagëtine dimrit - po edhe posterma. Ne të dalë të pranverës mbushej posllomi me kingja(Qengja) që ta kënaqeshin shpirtin e zemrën kur i shihje duke blegëruar e kërcyer. Të gjitha këto të mira kalonin përmes të Zotit të shtëpisë i cili për çdo gjë pyetej dhe i cili e dinte se ku pikë edhe çatia. Familja ime ka qenë përparimtare, nga njëzet mashkuj u linden vetëm dy vajza. Nga këta mashkuj, tetë u shkolluan dhe ishin ndër intelektualët e parë në Deçan . Axha im, Arif Aliçkaj i shkolluar në gjuhën serbe më rrëfente, se si e merrnin nepër familje shquiptare për t’ua lexuar letëtrat e ushtarve. Axha im , është i shënuar në analet e dokumentacionit të mbrojtjes së hebrejve nga nacistët gjatë luftës së Dytë botrore.

Ramiz Dërmaku: Ju vini prej një familje të madhe fshatare por e djegur për Lirinë dhe çështjen kombtare?

Sylejman Aliçkaj: Siç e ceka edhe më lart nga familja ime janë shkolluar 8 - intelektual dhe janë ndër mësuesit e parë në Deçan, Adem e Haxhi Aliçkaj. Një numër kan shërbye edhe ne shumë qytete e fshatëra të Kosovës, si mësues apo punëtor administrate në Gjakovë, Prizren, Dardanë (Kamenicë),Prishtinë. Në fshatin Hogosht ishte poashtu mësuesi i parë, për atë anë - Tahir Aliçkaj. Origjina politike e familjes sime ishte balliste e frymzuar dhe e kalitur nga dajt e babës tim, Alijajt e Hereqit. Musa Imeri Aliaj, ishte sekretar i Ballit Kombëtar në Deçan. Kjo familje patriotike, e djegur dhe e pjekur edhe nga turku së cilës nga topat e vendosur ne Sukë të Hereqit ja dogjën kullën - po edhe çejzin (pajën) gjyshes sime. Është një fat se tek familjet e mëdha.., pushtusi nuk mundi me i ngulë dhëmbët.., mbi burrnim - vetëm nëse fillon luftën me ta. Egziston një thënje për unitet, nëse dy vëllazër shkojnë mirë, në mes vedi s‘ ka çka u bënë asë mahalla, e nëse mahalla shk,on mirë, s‘ka çka u bën katundi. Po katundi nëse është unikë, s‘ka çka u bën as pushteti. Kështu ne kohën e ashtuquajtur Koha e agrarit, pushteti serb na mori gjysmën e tokës në Irzniq - po edhe koshat e drithit (misrit) i zbrazën duke na sjellur ne familje varfëri. Po ne si familje nuk u përkulem,as atëherë kur ai bëri orvatje të na bëjnë ortodoks, në Patriarkanën e Pejës. Asë tokën e bukës nuk e morëm por qëndruam dhe i bëmë rrezistence pa u përkulur deri ne formimin e LDK -së e UÇK –së, ku u bëm pjesë e saj, duke dhënë jetra të nipave e mbesave për të arritur deri këtu. Deçani mburret me kryetarin e parë të LDK-së Binak Aliçkaj që ishte i familjes sonë.

Ramiz Dërmaku: Ju mbaruat SHLP-ke - Gjuhë Letërsi Shqipe në Gjakovë, me korespodencë u regjistruat në Univerzitetin e Prishtinës; dega Gjuhë e Letërsi, pastaj u regjistruat në Prizren SHLP-ke, dega e anglishtes, pse?

Sylejman Aliçkaj: Sepse në shkollat e Kosovës, filloi mësimi i Gjuhës angleze si gjuhe e huaj,dhe për këtë lëndë ndihej nevojë, mungonte kuadri i kualifikuar. Gjuhët e huaja i mësoja shpejt, i njoh disa gjuhë të huaja.

Ramiz Dërmaku: Kur për herë të parë moret ditarin në cilin vit, ku, dhe si ju pritën fshatarët e kolegët ?

Sylejman Aliçkaj: Ditarin për herë të parë e mora ne vitin shkollor 1968/69 ne shkollen fillore "Avni Rrustemi", që dikur thirrej:"Petar Prla". Ne këtë shkollë mësimi zhvillohej në dy gjuhë:serbo - krotisht e shqip.Ka patur 10 - 15 nxënës të komunitetit malazez të shpërndarë në 8- klasë edhe me nga dy nxënës. Në gjuhën shqipe mbi 1000 mij nxënës me kuadër arsimor prej 80 - mësimdhënsish. Në fshat isha i njohur si njeri i artit dramatik, sportist (futboll e hendboll) ,udhëheqës i rinisë së fshatit. Më njihnin edhe arsimtarët e mij si nxënës i tyre që isha.Akoma pa u stabilizuar mirë në shkollë fillova të merrem me aktivitete kulturore e artistike.

Ramiz Dërmaku: Si i keni përjetuar momentet e para të ushtrimit të detyrës së arsimtarit në Irzniq ?

Sylejman Aliçkaj: Ne ishim kuadër i ri i përgaditur enkas në shkollat me mjaft traditë për mësuesë, siq ishte; Normalja e Gjakovës , Prishtinës. Po sa i përket frikës, ta themë të vërtetën kisha emocione,më dridhej trupi, isha djersitur .., të dridhurat e para nuk harrohen .., nga friga të mos gaboj. Mua më përkrahën e më ndihmuan, këshilluan shumë edhe mësuesit e mi që i gjeta aty.Puna me nxënës është delikate, duhet investuar dije shoqrore, shkencore e kombëtare tek nxënësit.:

Ramiz Dërmaku: Mbi 27- vite pune në arsim, si mësues , edukues dhe si arsimtar në Irzniq, na tregoni një moment gëzimi dhe dëshprimi ?

Sylejman Aliçkaj : Momente gëzimi kam patur mjaft. Në vitin 1968 kur u lirue të përdoret Flamuri kuq e zi. Ne për të qenë të parët; shkuam në fshatin Strellc, e shtypëm Shqiponjën dy krenare, ne një shtof-bez të kuq ngjyrë gjaku.Të parët e vendosem në fshat e shkollë. Gëzimi tjetër, i kujtuar, kur ua mësova Hymnin kombëtarë nxënësve të shkollës, plotësuese shqipe në Gjermani.Është koha mbas 2-Korrikut. Momente hidhërimi poashtu kam patur mjaft. Po unë po veçoj një prej tyre: njerin kur rezhimi serb na i helmonte nxënësit gjatë kohës së mësimit të rregullt. Rasti i dytë është dëshprimi im kur u ndez Flamuri i Dardanisë ne Prishtinë kur të gjithë mendonim e punonim për Dardaninë me Dr.Ibrahim Rugovën Rilindasit e fundit e udhë rrëfyesin e Bashkimit Kombëtarë ne bazë të Lidhjes se Prizrenit. Gjatë asaj kohe unë shkruaja romanin:"Kur ta kthyem Kosovë shpinën" i frymzuar nga kënga e rapsodit kombtare Dervish Shaqa. Derisa unë shkruaja se shthurja kombtare është tradhti ndaj atdheut, ndodhi kjo gjë e zezë brenda kombit u dogj Flamuri, nga kush ?...Fëmijë të tillë mos lindët nëna shqiptare!

Ramiz Dërmaku: Ju vite të tëra në Kosovë jeni marrë me aktrim, ne teatrin amator ne teatrin amator ne kuadër të SHKA:"Shpresa",si dhe ne ate të "Dukagjinit" në Deçan, ku e gjenit atë forcë atë energji dhe atë vullnet ?

Sylejman Aliçkaj: Jetën duhet jetue – asaj duhet përballue me c‘fardo situate. Unë personalisht kamë bërë përpjekje që të gjitha forcat e mia intelektuale e materiale ti ndohmoj atdhjeut, e se sa ia kamë arrit le të dësshmojë koha.

Ramiz Dërmaku:Ju në vitin 1975 në Festivalin e Teatrove Amatore të Kosovës në Ferizaj, në rolin e Pleuratit,(Genci) në dramën e“ Ymer Shkrelit“, u shpallet ndër aktorët më të mirë të festivalit ?

Sylejman Aliçkaj : Edhe në shkollën fillore, dhe ate të mesme por edhe gjatë studimeve - po ashtu edhe ne SH K A "Shpresa" të Deçanit kam luajtur role personazhes me mjaft serozitet. Kjo gjë u kurorizua me shpërblim të rëndësishëm në qytetin e Ferizajt, për rolin e Pleuratit -10 ditë më shkuar në deti në afërsi të Dubrovnikut. Është mirë kur puna shpërblehet.Isha e jam ende talent i artit dramatik. Kjo punë është si puna e këngëtarit - gjithkush nuk mundet me u bë kangëtarë!

Ramiz Dërmaku: Z .Aliçkaj, ti kthehemi punës suaj në shkollën me mësim plotësues ne gjuhën shqipe ne Gjermani, sa vite keni punuar dhe cilat kane qenë sfidat, sukseset,mirënjohjet dhe shpërblimet tuaja?

Ramiz Dërmaku: Kur për herë të parë erdhët në Gjermani dhe ku filluat të punoni ?

Sylejman Aliçkaj; Për herë të parë në Gjermani erdha në tetorin e vitit 1977-78, me banim në Ebingen, ku gjatë atyre viteve funksiononte shkolla plotësuese shqipe. Mësimin e fillova në shtator në shkollat; Ebingen , Teilfingen, Winterlingen, Burladingen dhe Messteten.

Ramiz Dërmaku: Cilat ishin vështirësit që e kanë përcjellë punën e shkollës plotësuese shqipe në Diasporë ?

Sylejman Aliçkaj: Duke ju falënderuar ndihmës që na ofroi pala gjermane,ne punuam në kushte jashtëzakonishtë të mira. Si vështirësi gjatë atyre viteve na paraqitej mungesa e teksteve mësimore, muskuptimi i rëndësisë së shkollës plotësuese shqipe nga disa prindër,pëshpëritjet e disa“patriotëve“,se shkolla shqipe në diasporë punon me planprograme jokombëtare(!) etj. Gjatë viteve 1978-79, u ndesha me sfida të mëdha. Mirëpo, duke ju falënderuar punës e ndihmës që më dhanë këshilli i prindërve në përbërje prej: Osman Deskut, Bajram Kikaj, Behxhet Shijaku, Adem Shabanaj, Zenel Osmani, etj, si dhe kolegët e mi,Qerkin Bytyçi, Lekë Preqi etj, arritëm t’i tejkalojmë të gjitha dhe të shtohet numri i nxënësve. Në disa shkolla më është dashur ta bëjë edhe bartjen e nxënësve, me makinën time.

Ramiz Dërmaku: Që nga 14 shtatori i vitit 1990, shkolla shqipe në Gjermani, u pavarësua, pra që nga ajo kohë ju punuat me planprograme të Ministrisë së Arësimit të Republikës së Kosovës, e tani MASHT-it, ç’farë rezultate solli kjo ?

Sylejman Aliçkaj: Kur i krahasoj planprogramet e shkollës plotësuese shqipe,me këto të sotmet, besoni se më vie të qaj. Mendoj,se sado që ato programe kishin mangësi, ishin të censuruara, por për nxënësit ishte pozitive ishte se i mbronin nga asimilimi; ua mësonin shkrim- leximin, gjuhën e ëmbël shqipe, historinë, kulturën, traditat, pasuritë natyrore, njëkohësisht ua shtonin nxënësve dashurinë ndaj atdheut, që shumë rrallë kishin mundësi ta vizitonin. Ndërsa, që nga pavarësimi i shkollës plotësuese shqipe në Gjermani, KASH, në diasporë ka hartuar( e tani pasëlufte MASHT-së, planprograme të reja kombëtare duke i përfshirë të gjitha tekstet ekzistuese nga trojet shqiptare.

Ramiz Dërmaku: Ju disa vite ushtruat detyrën e mësuesit falasë, çka ju shtyri ?

Sylejman Aliçkaj: Dashuria e madhe që kam ndaj profesionit dhe ajo për t’i ndihmuar çështjes sonë kombëtare, dhe ajo ti mbroj fëmijët nga asimilimi më shtyen që unë të mbaj mësimin plotësues, dhe asnjë moment nuk pendohem për punën që bëj,sepse shumë të tjerë kanë dhënë më shumë se unë.

Ramiz Dërmaku: Z.Sylejman Aliçkaj,na tregoni, sa është interesimi i mërgimtarëve, prindërve,subjekteve shqiptare dhe tani MASHT-së e posaqërishtë e Ministritt ë Diasporës z. Ibrahim Makolli, për zyrtarizimin dhe përfshirjen e fëmijëve të mërgimtarëve tanë në shkollën plotësuese shqipe ?

Slejman Aliçkaj: Duke ju falenderur KASH,në Gjermani,“ Naim Frashëri“ dhe bashkëpunimit intenziv që kemi me të gjitha subjektet shqiptare, këshillin e prindërve në rrethin tonë, kemi bërë shumë për hapjen,funksionimin dhe përfshirjen e fëmijëve në shkollën shqipe. Fatkeqësisht tek ca prindër akoma edhe sot vetëdija kombëtare është e ultë, ata jo që nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, por i pengojnë edhe të tjerët.

Ramiz Dërmaku: z. Aliçkaj, numëroni disa suksese të shkollës plotësuese Shqipe“ Naim Frashëri“, në Ludwigsburg ?

Sylejman Aliçkaj: Posë sukseseve në mësim, shkolla shqipe në Ludwiksburg , ka arritur rezultate inkurajuese në përfshierjen e nxënësve në shkollën shqipe, dhe aktivitete të lira. Pos pjesëmarrjes në takime me bashkëatdhetarët tanë; Ditën e Flamurit, 2-Korrikun, 7 shtatorin , kremtimin e fytyrave më eminente të kombit, ne kemi marrë pjesë edhe në festat me gjermanët, etj. Ndër sukseset e kësaj shkolle do të veçoja , grupin e recitatorëve të rinj: Ardian e Valmira Makica, Liridona Sylejmani, Blerta Xhaferaj, Arta Dakaj, Lirieta Aliçkaj, dhe grupin e futbollit të vogël, i cili në turnirin e mbajtur në Möglingen , zuri vendin e parë, ndërsa Klubi Futbollitik “DRITA“,në shenjë mirënjohje lojtarëve u shpërndau dhurata modeste.

Ramiz Dërmaku: Si zhvillohej mësimi ne shkollën shqipe,a ushtronte dhune dhe a bënte presion regjimi ne fjalë,si ishin plan programet e shkollore ?

Pas deklaratës së 2- korrikut e 7 Shtatorit - Kushtetutës së Kaçanikut plan programi arsimor u zbërthye e u zhvillue nepër shkolla ne baze të saj.Punonim pra ne bazë të planprogrameve të arsimit të Kosovës.Madje ne Deçan, ato vite u zu dhe u dënua grupi që zbërthej statusin e komunës ne bazë të kësaj Kushtetute në krye me heroin kombëtarë Sali Çekaj.Si tek shumë itelektual edhe ndaj meje filloi të ushtrohet dhuna.Kolektivi i shkollës më.., zgjodhi kryetarin e parë të sindikatës së pavarur. Kolektivisht i dorëzuam librezat komuniste dhe u deklaruam anëtare të LDK -se. Unë nga një këshillim që pata me Zeq Hasajn e Rrustem Tetajn oficer ushtarak profesional e Komandant i UÇK -së,dikur nxënës i imi e formum Partinë Republikane,si me radikale. Duke i ditur këtë angazhim timin politik e më vonë edhe kulturor, nën regjinë e Niman Muçajt u përgaditen vargjet e "Lahutes së Malcise" së At Gjergj Fishtes ne lloj drame të cilën pas premieres në Gjakovë; na e ndaloi regjimi serb - po ne nuk u ndaluam, e shfaqëm në Tiranë në Teatrin Kombëtarë dy herë po edhe ne qytete tjera , madje edhe në Gjermani në 9 qytete.Këtë dramë e filmoi, si dramë televizive Osman Mula, rexhisor i TVSH-së, ku u emitua disa herë në TVSH. Unë luajta rolin- Patriotin e Malësisë së Mbishkodres Ali Pash Gusinë...Kështu u mbush kupa…, dhe policia serbe filloi gjahun ndaj meje. Derisa isha në orën e mësimit në klasën e 5-të në, dritare më trokiti arsimtari i edukatës fizike Avdulla Cekaj, dhe më tha.., Slloba po të kërkon ty. Mirë është ....Ku të shkoja.., ku ti lëja fëmijet..,?! Me shoqen Xhevahire Alimusaj-Aliçkaj punoja ne të njejtën shkollë-ajo artin unë Gjuhën e Letërsinë shqipe.Slloba Prashqeviq (i vrarë nga UÇK-ja) më parë paska shkue në shtëpi, e demoluar çdo gjë, duke kërkuar armë e dokumentacionin e Partisë Republikane duke i t‘meruar edhe fëmijët-sidomos Diellrimit,djalit ja kishte vënë automatikun në fyt. U hap dera e klasës:"Baco po të kerkojnë në Deçan"...më bartën me xhip policie jo përmes fshatit tim po në një drejtim tjetër nga rruga e Ratishit sepse fshataret kane qenë të organizuar dhe nuk lejonin që të arrestohen intelektualet dhe aktivistët e çështjes kombëtare...Në policinë e Deçanit filloi lufta e pabarabart. Kështu pat thënë në Sarajevë për veti artisti i madh Bekim Fehmiu - aktorë filmi me renome Botrore.

Ramiz Dërmaku: Pas një pune 27- vjeçare si mësues në Kosovë(Irzniq) ju vendoset të largoheni nga vendlindja për Gjermani, ku do të ushtronit detyrën e mësuesit, cka ju shtyri ?

Sylejman Aliçkaj :Kusheriri im sekratar shkolle Haxhi Ahmeti Aliçkaj, më ftoi në zyre e më tha:"... Po me vjen shum keq me ta thanë.., po, ju jeni në shënjestër të policise serbe. Friksohem se do ta kesh fatin e Haki Povataj, patriot e drejtor shkolle në shkollën e Strellcit,të cilin e mbyten nga maltretimet e rrahjet që ju bënë në polici. Është mirë të largohesh njëherë edhe ti. E kam patur si prind! E dëgjova. Erdha në Gjermani, i vetmuar e më vonë do të vie edhe bashkëshortja ime. Bëra kërkesë për strehim politik. Dhe s’bashku me prindërit e fëmive hapëm shkollën shqipe. Pra fillova shkollen shqipe, si dikur - me të vetmin ndryshim mjaft të dhimshëm mësim plotësues për fëmijet e azilantve - familjeve shqiptare të ikur nga Kosova,nga dhuna serbe e rezhimit të Millosheviqit.Me te lene shtepine e azilit u vendosa ne Ludwigsburg.ketu e gjeta te formuar klubin shqiptarë "Bardhosh Gërvalla".U bëra pjesë e pa ndarë e tij .Ne kuadër të tij e me ndihmen e Këshillit të prindërve e hapëm paralelen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.Në fillim punoj shoqja ime, e më vonë e mora unë.Paralelja kishte mbi 35 nxënës. Për dhjetë vite e kreva këtë detyrë së bashku me shoqen time nëbaza vullnetare duke i zbatuar Plan programin e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës ne qytetin e Ludwigsburgut, deri ne ditën e çlirimit të Kosavës.

Ramiz Dërmaku: Si ju pritën bashkëatdhetarët tanë, në ato vite, dhe si ju priti pala gjermane?

Sylejman Aliçkaj: Mendoni për kohen, pas largimit nga Kosova?!.Bënim jetë të shthurur,të shpërndarë ane e kënd truallit gjerman. Pala gjermane na ofroi atë që mundi. Ishim mase e madhe e larguar nga Kosova. Mësimin e gjuhës amtare e përkrahnin dhe arritëm të kemi shumë paralele të mësimit platësues.Megjithat kanë mbetur edhe shumë nxënës të papërfshirë - madje edhe sot kur jemi shtet.

Ramiz Dërmaku: Jeni ndër arsimtarët e parë që gjatë viteve 1977 deri ne 1982, ushtruat detyrën e mësuesit , si ishte organizimi i bashkëatdhetarëve tanë në ato vite ?

Sylejman Aliçkaj: Në vitin 1977 u emrova mësimdhënës i mësimit plotësues në gjuhën shqipe nga Krahina, në kuadër të Ministrisë së arsimit në bazë të konkursit të botuar ne të përditshmen "Rilindja". Atë kohe pata kater grupe, për mësim plotësues në gjuhën shqipe e nje ne gjuhen kroate. Qytetet ku mbaja unë mësim ishin larg njëra tjetrës me nga 150 kilometra.Udhëtoja me nxënës. I merja me veturën time.Konzullata jugosllave ne Stuttgart paguante bileten e trenit. Pas nje viti e hoqa mësimin në gjuhën kroate sepse sigurova 85 nxënës për mësim plotësues në gjuhën shqipe. Kështu katër vite mësim e jete kulturore kalova me përkrahjen shembullore të prindërve.U themeluan dy klube shqiptare."Hasn Prishtina" në Shtutgart e "Zenel Hajdini" në Albstad, afër qytetit të Balingenit.

Ramiz Dërmaku: Kur u larguat nga procesi edukativo arsimor i cili ishte nën tutelen e regjimit barbarë dhe përse ?

Sylejman Aliçkaj: Unë u përgjigja më lartë me mjaft detale - ngase "të zezat" i grumbuloi policia, për mua nga dora e zgjatur, si për shumë aktivist të viteve 1989/99. Isha njeri i rrezikshëm.., për ta.., në kuader të aktivitetit politik e kulturor kombëtarë që bëja.:

Ramiz Dërmaku: Ju pas largimit nga procesi edukativo arsimor,filluat aktivitetin kombëtarë s` bashku me mërgimtarët tanë, keni qenë shumë aktiv.., përse ndodhi kjo ? Një kohë ishit edhe kryetar i klubit: " Bardhosh Gërvalla", në Ludwigsburg.Ju lutëm diçka për aktivitet tuaja dhe të klubit ?

Sylejman Aliçkaj: Me antarësimin timë në klubin shqipëtarë "Bardhosh Gërvalla" – kreva shumë detyra por ajo më e rëndësishmja ishte ndihmimi i Atdheut, duke tubuar ndihma materiale për popullin e Kosovës. Por kreva edhe detyra(ndihmuar) ushtarake për në luftë. Në klub grumbulloheshin vullnetarët dhe bënën betimin, dhe niseshin për të shkuar në luftë në mbrojtje të atdheut. Kam patur shumë vështërsi sidomos kur u bë ndarja e shkurjes së djemve për në luftë. Më duhet të komunikoja përmes dy telefonave. I pyesja se në cilin krah luftarakë doni të shkon?! Një armat.., me një emblemë lufte- UÇK-së por.., e ndarë?! Luftonte ë me një armatë të fortë dhe të armatosur deri në dhëmbë, siq ishte ish. Jugosllavia. Po ndodhi mrekullia e angazhimit të NATOS. Nga klubi "Bardhosh Gërvalla", kemi dërgue mallra dhe të holla dhe vetë i kamë dërgue në Dursë e Tiranë; tek Ilaz Ramajli - përfaqësues i Republikës së Kosovës. Ne këtë klub u njoha edhe me strategun e artit luftarakë Heroin Kolonel Tahir Zemaj.Këtu ai bëri edhe promovimin e librit të tij për ngjarje të lutës,( ku edhe ju i ftuar si gazetarë) në kuadër të FARK-ut. Libri quhet "Kështu foli Tahir Zemaj".Ky angazhim i imi kishte të vetmin qëllim që sa më parë të çlirohet Kosova. Ne këtë klub e vizituan shumë personalitete kombëtare: Sali Çekaj, Presidenti , Alfred Mojsiu, Ramush Haradinaj etj. Po edhe nga jeta kulturore,këtu ishte Azem Shkreli, i cili bëri promovimin e romanit "Karavani Bardhë". Një kohë isha edhe vet kryetar i këtij klubi. Këtu u tubuan me mija e mijëra DM-ka nga fshataret e Irzniqit tim për armatim. Unë e kryesova këtë aksion në Gjermani e Qamil Cekaj në Zvicërr.

Ramiz Dërmaku:Z .Aliçkaj, ti kthehemi punës suaj në shkollën me mësim plotësues ne gjuhën shqipe ne Gjermani, sa vite keni punuar dhe cilat kane qenë sfidat, sukseset,mirënjohjet dhe shpërblimet tuaja?

Sylejman Aliçkaj : Shpërblim im më i mirë i atyre viteve është kur tani nxënësit e mij flasin mirë për mua. Unë kur takoj nxënës të shkollës plotësuese shqipe,që punojne si intelektual në administratën komunale, këtu në Gjermani, apo edhe si përkthyes e ndjej lart pikën e moralit tim të shpërblyer. Kështu edhe në Kosovë – kur i takoj nxënësit që ua kam mësuar shkrim leximin, dhe i kamë aftësuar për suksese në jetë. Ata sot janë: mjek, magjistra të shkencave të ndryshme shoqërore, oficer armate, atj. Nxënësi është nota më e mirë për vlerësimin e një mësuesi. .Këtu në Gjermani ka veprue e vepron akoma Këshilli i Arsimtarëve Shqipëtarë "Naim Frashëri". Në kuadër të 10 vjetorit të shkolles shqipe për kontributin e dhnë në organizimin e shkolles shqipe në Gjermani dhe arsimimin e fëmijëve të mërgimtarëve tanë mora shpërbim plaketën e art dheshumë mirënjohje tjera. .Një gjë të tillë e bëri edhe Shoqata e Tuttlingenit. Mirënjohje kam marrë nga çdo klub që vepron ne këtë Republikë të Badenwyrtembergut.

Ramiz Dërmaku: Ne kemi informata se ju merreni edhe me shkrime ?

Sylejman Aliçkaj : Me shkrime jam marre që nga bankat e shkollës fillore, kryesisht kam shkruer vjersha që u botuan në revisten për fëmij "Pionieri", në "Zërin e rinisë",në "Flaken e vllaznimit" qe botohej ne Shkup. Më vonë si normalist e student botova ne "Jeten e re" ,të cilen e drejtonte shkrimtari Esad Mekuli. Ne një numër, kryesova këtë revistë letrare me poezinë "Dielli i zberthyer".

 

Ramiz Dërmaku: Ju keni botue poezi dhe keni përgaditur përmbledhjen me titull: Perkushtime ?

Sylejman Aliçkaj: Po duhet shfletue e gjetur poezitë e mija në revistat që ceka më lartë, sepse me djegëjen e shtëpisë u dogjë çdo gjë.Me shtëpinë e djegur gjatë luftës iku edhe gjith thesari i shkrimeve të mija të përgaditura njezet vite.Për ti gjetur ato duhet hulumtua arhiven e redaksive të revistave në fjalë në Prishtinë e Shkup.Vargjet e mija poetike ju kushtohen njerëzve të devotshëm që dhane gjënë më të çmuar të kësaj bote jetën për Lirinë e Kosovës. Prandaj edhe poezia kushtuar Vëllazërve Gërvalla e Kadri Zeka, Shaban Polluzhës, e Komandantit e kolonelit, strategut të luftës, z. Tahir Zemaj e Sali Çekaj.Poezitë e botuara kanë pothuaj të gjitha syzheun me doiminim e përbërje patriotike.

Ramiz Dërmaku: Ju një vjershë të mirë ia keni kushtuar rënjes heroike në Koshare, të atdhetarit, intelektualit,ncionalistit e komandantit të Brigadës 134, SALI ÇEKU.

Flladi i lehtë e merr bjeshkën

UÇK-ja e hoq mexhën

Njëqind vjetë atë guri t’randë

Njëqind vjet që i ndau në sofër

Bobë e nënë, vëlla e motër.    … Po të ishte e fortë një Shqipni,

Fëmijë e nëna nuk na ishin ngri

Flladi lehtë po e merr bjeshkën

UÇK-ja e hoq mexhën

Nga ato bjeshkë me maje t’larta

Salih Çeku na bënë t’fala

Ju o vëllëzër në Diasporë

Nga një pushkë o për Kosovë,

Nga një pushkë o për Liri

Fëijë e nëna o mos me u gri !

Flladi i lehtë e merr bjeshkën

UÇK-ja e hoq mexhën

Njëqind vjetë atë guri t’randë,

Njëqind vjet shqiptarët që i ndanë,

Njëqind vjet që i ndau në sofër,

Babë e nënë, vëlla e motër,

Mbi Kosovë o në Koshare

Ranë do rreze në dritare.

Ranë do rreze që i lëshoi shkrepi

N’grykë i mori o Sali Çeku.

Vëlla Agimi komandanti.

Mësues Aliu nga Cërmnjani-

Na bëjnë roje n’shtizë të F’lamurit

Te rrasa e Zogut e në palcë të gurit.

K ënga është komponuar nga mësuesi Sylejman Aliçkaj, këndohet në dy variante. Në ate popullore, të kënduar nga motërat Dakaj, dhe nga kompozitori gjakovar Nagip Tekiqi, i cili bëri një komponim artistik. Besojmë se kjo këngë shumë shpejt do ta shohë dritën.

Ramiz Dërmakut: Ju deri më tani keni botue poezi dhe keni përgaditur përmbledhjen me titull: Përkushtime. Çka ju shtyri ?

Sylejman Aliçkaj : Po duke i shfletue poezitë e mija në revistat që ceka më lartë,më vie të çajë. Sepse me djegëjen e shtëpisë u dogjën të gjitha shkrimet e përgaditura njëzet vite. Për ti gjetur duhet hulumtuar shumë kohë në arhiven e redaksive të revistave në fjalë; në Prishtinë e Shkup.Vargjet e mija poetike ju kushtohen njerëzve të devotshëm që dhanë gjënë më të shtrenjët për Lirinë e Atdheut - pra JETËN. Siq janë; Vëllëzërit Gërvalla, Kadri Zekës, Shaban Polluzhes,Komandantit e herojt Tahir Zemaj e Sali Çekaj.Poezitë e botuara kanë pothuaj të gjitha syzheun me doiminim e përbrje patriotike.:Ju jeni autor i romanit:"Kur ta kthyem Kosovë shpinen“ç‘farë shkruhet aty ?

Sylejman Aliçkaj:I frymzuar nga kënga:" Kur ta kthyem Kosovë shpinën" të kënduar nga rapsodi ynë kombëtarë, Dervish Shaqa, të cilin e njoha ne vitin 1972 në Durrës, shkrova këtë roman me përmbajtje gyrbeti me personazhet kryesore, Vesen e Lendim Ashtin. Lendim Ashti është personifikim i zbrazjeve të njerëzve nga tokat shqiptare prej dhunës se pushtuesve.Në luftën e fundit dominoi më së shumti me një gjenocidë të papare.Së shpejti do të botohet edhe pjesa e dytë e këtij romani.

Ramiz Dërmakut: Ju falemnderit për kohën dhe intervistën

Sylejman Aliçkaj: Gjithashtu edhe ju, ju falenderohem dhe ju dëshiroj shëndet të mirë,jetë të gjatë dhe të lumturë.

Punuar me 11.03.2012

Weingarten -Gjermani