E enjte, 25.04.2024, 09:55 AM (GMT+1)

Mendime

Te ndezim nje qiri…

E diele, 16.03.2008, 01:22 PM


Nga Suzana Kuqi - Zemra Shqiptare

Ndeza nje qiri mbreme ne dritare. Nje qiri per  viktimat e Gerdecit duke u lutur per shpirtrat e tyre. Dhe lot te hidhur, lot qe perveç mallit ishin te mbushur edhe me dhimbje per ate vend qe digjet, per ato dy kodra qe rrafshohen dhe shpirti te therr tek i sheh ne televizor. Eshte vendi im ai qe shkaterrohet , eshte nje copez e tij qe nuk do ta gjej me ashtu siç ishte. Jane njerez te gjakut tim ata qe mbeten atje, te gjakut tim ata te plagosur qe kane nevoje per ndihme e per gjak e qe fatkeqesisht nuk ua dhuroj dot se nuk ndodhem atje. Eshte gjaku im prej shqiptari qe revoltohet, qe ndizet , qe kelthet e qan e mallekon…. Fatin e atyre jeteve te keputura , te endrrave te lena pergjysem rruges , endrra qe nje demokraci qe nuk mund te rritet siç duhet nuk u behet dot strehe. Ishte helmi i diktatures , asaj qe  mllef , vrer e shkaterrim diti te mbledhe me shumice. Faren e vdekjes. Gjithe ato arme e barut . Kush tha se diktatura ka vdekur , kush tha se i perket se kaluares . Ajo qe mbolli  dha edhe nje here frutet e shkaterrimit , i nxorri kthetrat perseri , e eger dhe e pameshireshme si nje monster qe nuk pranon te vdese e te lihet ne harrim. E kush e pagoi si gjithnje ishin perseri njerez te pafajshem qe e paguan me gjak. Te tjere qe ishin me fatlume e paguan me djersen e tyre , frutin e punes  mbuluar me pluhurin e barutit te djegur ne rrenojat e shtepive te tyre. Te rinj qe humben jeten e endrren, femije te tmerruar e te sakatuar , qe nuk e kuptojne dot se nga u erdhi kjo e keqe edhe po te mundohesh t’ua spjegosh.
Nje qiri te bardhe per shpirtrat e viktimave. Nje lutje per prehjen e tyre. Nje ngushellim per familjet qe humben te afermit e tyre dhe lote te sinqerte e te hidhur  qe bashkohen me dhimbjen e tyre.Dhe nje lutje per ata qe kane ne dore fatet e vendit e popullit. Nuk ishte rastesi, nuk ishte fat, nuk ishte destin. Ishte fryti i nje rregjimi e nje politike te gabuar qe ka shenuar e plagosur fatin e ketij populli , qe nxjerr kthetrat e vazhdon te beje keq perseri. Nje lutje per ata njerez qe kane bere , bejne e do te vazhdojne te bejne politiken e ketij vendi. Ajo qe mbjellin sot , duhet ta mendojne mire, nuk eshte vetem per sot , eshte edhe per neser, e per brezat qe vijne. Te bejne kujdes kur te mbjellin se ajo qe do te korret ne te ardhmen te mos paguhet me gjak e me dhimbje nga brezat qe do vijne.
Ju lutem bashkeatdhetareve te mij emigrante si une . Dilni kete mbremje e ndizni nga nje qiri te bardhe e lutuni qe i paharruar qofte kujtimi i tyre…lutuni per vendin tone, per njerezit tone , per politikanet tone…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora