Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Bislimi: Të qoftë i leht? dheu i Kosov?s more bir

| E enjte, 22.03.2012, 08:13 PM |


Tregim nga libri Flake ne zemer

 

Jusuf Bislimi

 

T? QOFT? I LEHT? DHEU I KOSOV?S MORE BIR

 

Pranëvera e vitit 1999, posa kishte filluar. Rigat e shiut nuk dinin të ndalur. Zogjtë shtegtarë aty-këtu filluan k?ngët. Meloditë  e tyre shpesh i ndërprenin krismat e armëve të ndryshme të  ushtrisë, policisë  dhe paramilitarëve serbë. Lufta zhvillohej me një intenzitet të shtuar. UÇK-ja mundohej që në çdo cep të Kosovës    ruaj popullatën civile, duke e goditur me të gjitha forcat armikun e përbetuar të shqiptarëve. NATO-ja nga ajri, bombardonte njësitet e armatosura deri në dhëmbë dhe teknikën ushtarake të avansuar serbe.

 

Për çdo ditë vrasje, plagosje, masakrime e malltretime të popullatës së pafajshme shqipëtare.

 

Malet filluan të mugullojnë. Gjelbrimi  shtohej për çdo ditë. Këtij gjelbrimi, pak njerëz kishin mbetur t’i  gëzoheshin. Forcat e pamëshirëshme serbe, shkatrronin e djegnin, çdo gjë shqiptare. Mundoheshin që çdo gjurmë  shqiptare ta dërgojnë në pakthim. Shumë veta ia kthenin shpindën shtëpisë, banesës dhe truallit stërgjyshor dardan. Të ftohtit dhe frika nga forcat kriminale serbe, depërtuar deri në palcën e shqiptarëve. Këtë e dinin edhe zogjtë e malit të cilët nuk gjenin qetësi askund.

 

Karvaneve të të ikurve nga lufta, nuk iu pat bashkangjitur familja e m?suesit Uranit nga fshati Dardhishtë të komunës se Prizrenit. Ky mësues i urt?, deri  kur filluan bombardimet e NATO-së, mbi pozitat ushtarake serbe, ishte së bashku me nxënsit e vet. Ishte i ri dhe nuk kishte ndonjë përvojë të gjatë. Ditarin dhe nxënësit i donte pa masë. Në shtëpi kishte bashkëshorten dhe një djalë, me të cilin kur kthehej nga puna, luante dhe argëtohej. Kur luante me djalin i thonte gruas:

 

-E qeshura e tij është muzika e shpirtit tim.

 

Kjo familje, çdo ditë mendonte se fitorja do të vijë shumë shpejt. Pritën 10 ditë, 15, një muaj dhe asgjë. Lufta s’kishte të ndalur. Gjërat ushqimore për çdo ditë pak?soheshin.

 

Jeta sa vinte e vështirësohej. Urani, një ditë vendosi që t’ia kthej shpindën shtëpisë, ngase gruaja e tij filloi t? frik?sohej s? tep?rmi. Në të vërtetë, ajo kishte frigë nga paramilitar?t se  po ia marrin djalin  dhjetë muajsh. Raste t? tilla lajmëroheshin në radio e televizion pothuaj çdo mbëramje. Lajmi tjetër që transmetohej ishte se paramilitarët  k?rkonin shuma të mëdha parash, se ia vranin e prenin dikujt fëmiun n? munges? t? shum?s s? k?rkuar. Këto lajme të tmerronin.

 

Nuk mungonte as lajmi se pasi militarët merrnin shuma parash ose ari dhe prap?  ia vrisnin fëmiun.

 

Këta shembuj, ishin arsye e fortë, që familja e Uranit të frik?sohej.

 

Krismat e armëve, dëgjoheshin gjithnjë e  më afër. Një ditë, në fillim të muajit maj, policë  e  paramilitarë të armatosur serbë, vizituan fshatin e Uranit me tanke e  autoblinda. Të uniformuarit, me mjekrra të gjata, disa të maskuar e të tjerët me shamija t? lidhura për  balli, provokonin kalimtarët e rrallë të rastit. Ata me zgërdhirjet dhe zërat që lëshonin, lenin përshtypjen se janë të dehur tapë apo të droguar me ndonjë substanc? narkotike.

 

E p?rshkuan  fshatin duke l?n? frik? dhe pasiguri p?r t? vazhduar jet?n aty ku kishin jetuar dem baba dem.  Natën vonë, gruaja i tha Uranit:

 

-Qëndrimi që nga pasditja ka pak temperaturë dhe nuk më ka mbetur kurfarë kapsulle. Tash kurfarë kontrolle mjekësore nuk mundemi t’i bëjmë. Propozoj që para mëngjesit të nisemi për Shqipëri. Si duket NATO-ja do të vazhdojë edhe një kohë të gjatë me bombardime”!

 

-Mirë nuse mirë, por nuk e di se a kemi naftë    mjaftueshme  në veturë”?!Sidoqoftë, vendosën për t’u nisur për Zhur, Dragash e Restelicë. Ky relacion ishte m? i shkurt?r p?r n? Shqip?ri. Kishin shpres?n se nëse s’do t? kenin naftë te mjaftueshme, diku do të bënin zgjidhje.

 

Ranë kinse për të fjetur por…gjumi kishte tretur diku larg. Qëndrimit i rritej temperatura. Urani kishte mbyllur sytë por nuk flente. Meditonte...

 

-Uran,  temperatura ende  po i rritet djalit.

 

-Nuse s’kemi çka  të bëjmë. Me ndihm?n e fatit kur të agoj? dita, do të nisemi për në Shqipëri. Të shikojmë se si e ka shkruar Zoti”…

 

-Duhet të ngutemi pak, sepse ti e di… gjashtë vjet kemi pritur  lindjen e k?tij  ylli . Mbyllën sytë që të tre dhe u kotën në gjumë. Pak para agut, disa qen endacak të fshatit filluan të ulurijnë. Uranit i  doli gjumi dhe e shikoi orën. Akrepat  tregonin se kishte pak minuta që kishte kaluar pesëshin. E zgjoi edhe nusen.

 

-Teuta, merr diçka pë të ngrënë  dhe mbushi disa shishe ujë, se ndoshta na nevoiten për t’i  lagur fashat dhe për t’ia zbritur temperaturën Qëndrimit.

 

Zbritën ngadalë    oborr me ato pak sende, pa ia prishur gjumin asnjë komshije.Vetura dhezi pak si me vështirësi, ngase, kishte një kohë bukur të gjatë që, çelësin se kishte parë. Sa vështirë iu erdhi, kur ia kthyen shpindën shtëpisë, e dinë vetëm ata dy.Tërë mundin e  pat?n shkrirë p?r ta ngritur atë shtëpi. Kur e hapi derën e oborrit për të dalë nga shtëpia  Uranit iu duk se një kodër gur i ranë mbi kurriz.Teuta që kishte kaluar një pjesë t? jetës në këtë shtëpi, nuk mundi të pëmbahej pa derdhur lot.

 

U nisën  në drejtim të Zhurit. Ende ishte terr. Kund dritë nuk dukej. Teuta në ulësen e mbërapme të veturës, ia ndërronte fashat e lagura me ujë Qëndrimit. Urani, voziste me shpejtësi veturën, ngase gjendja shëndetësore e djalit për çdo minut keqsohej. Dhjetëra kilometra pa mbërritur ne kufi, përkatësisht mbi Restelicë, veturës i pëlciti goma e djatht? e rrot?s s? mbrapme. Këto momente, Qëndrimi filloi të gjëmonte. Ujin që e pat?n marrë nga shtëpia, ishte gadi për t’u hargjuar. Fytyra e Uranit u zbeh si lule kungulli. Gomë rezerve nuk kishte, ndërsa gjëmët e Qëndrimit të vogël, ishin gjithnjë e më të dhembshme.

 

-Teut?, merre at? pak ujë që ka mbetur, ndësa unë po e marr Qëndrimin në  dor?, dhe po e vazhdojmë rrugën n? k?mb?.Veturën e skajuan pak nga rruga. Shpresonin të gjenin ndonjë shtëpi për t’u strehuar përkohësisht. Qëndrimit, që sapo i kishte  filluar belbëzimet e para ba-ba dhe ma-ma, temperatura nuk i  zbritëte assesi. Djali filloi edhe të vjellë, ndonëse s’kishte shti gjë në gojë në njëzet e katër orët e fundit.Pak më vonë, Qëndrimi filloi të vjellë vetëm një lëng të gjelbërt. Kjo vjellje, shtoi frigën e prindërve ngase shihej haptas se diçka serioze po ndodhë  në organizmin e njomë të Qëndrimit.

 

-Oh, shpirti i nënës, oh, shpirti i  babit, pëshpëritën   Teuta dhe Urani.  Këta dy u ndalën në një sukë për t’a freskuar pak yllin e njom?. Nuk vërehej askund shtëpi e për kalimtarë as të mos flasim. Qetësinë e prishnin vetëm ca këngë të zogjëve dhe ulurimat e shtazëve të egëra. Frymëmarrja e Qëndrimit gjithnjë e më tepër vështirësohej. Filloi të dëgjohej edhe njëfarë kërhamëze. Friga që të dyve u depërtoi  thellë në palcë.

 

Ujin që e pat?n marr nga shtëpia, tash  më ishte sosur për pikë.

 

-Teutë, ndërroje këtë fashë se është tharë në tërsi!

 

-Eh, more Uran, shpirti  im, uji është hargjuar për pik?. Duhet të ecim pak më shpejt dhe ndoshta hasim ndonjë pus. Gjat? rrug?timit, hasën  një guri të madh që kishte një gropëz të mbushur me ujë shiu. Aty lagën fashën dhe vazhduan rrugën me hapa të shpejtuar.

 

-Ah, Millosheviq, Millosheviq, more kasapi i njer?zimit, mos të t? lindtë as djalë as vajzë në sojin tënd. Familjarët e tu, mos pëkundëshin kurrën e kurrës fëmij? në djep!... -u doli kjo nam? si nj? psher?tim?.

 

Urani në maje të një kodre blerake, vërejti ca ushtarë të Shqipërisë.

 

-Shiko Teutë atje lartë ca ushtarë. Iu kemi ofruar kufirit.

 

Qëndrimit filloi t’i rrallohej frymëmarrja. Memzi mbushte ato mushkëri të vogla me oksigjen.

 

-Uran, po më duket se Qëndrimi rrallë po  merr frymë!

 

-Po, po, ashtu është, por s’kemi çka të bëjmë…Mund t? na ndodhë edhe ajo më e  keqja.

 

-Jo ishalla!... O zot!... largoja Qëndrimit këtë temperaturë të tepruar. Ktheja shëndetin  lules  time!...

 

Edhe Urani me të njejtat fjalë i lutej Zotit.

 

Por … të  gjitha lutjet shkuan huq. Qëndrimi mori frymë thellë në krahun e Teutës. Kjo,  kot priti  për të frymuar prap? Qëndrimi.

 

-O  Uran, Qëndrimi nuk po frymon më! Atë moment, Urani e pëqafoi  Qëndrimin dhe Teutën te cilës  edhe i shprehu ngushllime.

 

U skajuan nga rruga në një fushë të vogël e cila sapo ishte gjelbëruar. Voglushin e shtrinë mbi  sakon e Uranit. E puth?n edhe për së vdekuri! Puthjet ishin të pafundëshme sikurse edhe lotët. Për një moment zogjtë e ndalën këngën. Me siguri në shenjë pikllimi e nderimi  për voglushin  e njomë të vdekur!

 

-Oh, biri im, ia kthyem shpindën shtëpisë, me shpres? q? t? shp?tojm? o bir, o i vetmi yn?… - I dol?n n?n?s k?to fjal?  nga zemra e cop?tuar…-Nëna s’do ta harroj kurr hijen tëde. Sa të kam jetë, do të  përkujtoj. Më mirë që vdiqe në dorën time se në duart e atyre t? pashpir?ve…

 

Pas një kohe relativisht të gjatë, Urani e Teuta u ngopën me vaje.Lotët më nuk iu dilnin nga syt?. Vetëm dënesnin. Nga vaji i tepruar, iu patën skuqur syt? si gaca prushi. Fitohej përshtypja se nëse e vazhdojnë vajin, syt? do t’iu pikonin gjak, ngase lotët e këthjellët ishin shterruar.

 

Pasi pushuan pak, e ngush?lluan njeri - tjetrin se çdo lindje, përfundon  me vdekje. Pra,  këtu nuk ka kthim mbërapa.

 

-Uran më thuaj se çka mund të bëjmë…Të vazhdojmë rrugën  me Qëndrimin  në krah apo?!... - sikur i mbeti fjala n? gryk?.

 

-Pas një ngulqitjeje, Urani propozoi, që në at? sukë të bëhej vorrimi dhe të prehet i qetë trupi i njomë i Qëndrimit.

 

U pajtua edhe Teuta e cila tha:

 

-Kur të kthehemi, e që nuk do të jetë kohë e gjatë, këtu do të ngrisim një pllakë të lartë përkujtimore, me fotografin? e Qëndrimit tonë të vetëm.

 

Në epitaf do të shkruajmë:

 

”Këtu pushon trupi i Qëndrimit dhjetëmuajsh, i cili vdiq  në krahun e nënës, duke ikur nga forcat kriminale serbe.” Këtë mbishkrim, do ta shohin njerëzit, nga e mbarë bota. Ajo pllakë, do të mbetet  dokument i pashlyeshëm i historiesë së shqiptarëve të Kosovës. Ai epitaf  do të flet  më shumë se një liber historie.”

 

Me vete nuk kishin kurfarë mjeti për mihjen e tokës. Urani në  afërsi gjeti një copë druri si  të mpreht? dhe me t? filloi për  ta gërryer  sipërfaqen e tokës, me gjatësi sa  trupi i lules së tharë.

 

Teuta me thonjët e gishtave  të duarëve, nxirrëte dheun e gërryer.

 

Pasë një pune bukur të gjatë, e hap?n varrin, duke e larë me lot. Së bashku e lëshuan trupin  e  zbehur të Qëndrimit të njomë, në varrin e  lagur me lëngun e syve. E mbuluan, me duart e tyre, që u bënë më të forta se çeliku.

 

-Të qoft i leht? dheu i Kosov?s o bir!