Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Arabi, mbyllen dyqanet e intimeve

| E enjte, 22.03.2012, 07:18 PM |


Mbi 600 dyqane të tregtimit të veshjeve intime, u mbyllën në Arabinë Saudite pasi kishin shkelur ligjin duke punësuar personel mashkullor.

 

Dyqanet u mbyllën pas një aksioni të gjërë të forcave vendase në të gjithë territorin e Mbretërisë Saudite. Nga kontrolli disa dyqaneve iu caktua një afat kohor prej 2 javësh për të punësuar vetëm personel të seksit femër.

 

Ligji i fundit që rregullon shit-blerjen e produkteve intime, si për meshkuj ashtu edhe për femra u miratua në muajin gusht të vitit të kaluar.

 

Ndonëse cilësohet si një ligj me liberal nga paraardhësi i tij, ky ligj ndalon të gjithë personat e seksit mashkull, jo vetëm të punojnë si shitës nëpër dyqane intimesh, por edhe të futen në to.

 

Arabia Saudite njihet për ligje të ashpra, sidomos në bizneset dhe aktivitetet “e ndjeshme” që kanë të bëjnë direkt me zbatimin e “normave të moralit” sipas sharias.

 

Top Channel