E marte, 19.03.2024, 09:28 AM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Kolë Tahiri: Besa në Gjakovë, gjaku në Qafë-Morinë

E merkure, 21.03.2012, 08:00 PM


BESA NË GJAKOVË, GJAKU NË QAFË-MORINË

 

-Ose,burrëria e dy nikaj-mërturësve-

 

Nga Kolë Tahiri

 

(Besa dhe falja e gjakut, (gjak-falja). Besa në Gjakovë dhe falja e gjakut në Qafë-morinë.

Nderi i shqiptarit lidhet pazgjidhëshmërisht me besën shqiptare, fjalën e dhënë, fjalën e nderit.

 

Me duket me vend përmendja e rastit të ndodhur me

dy nikaj-merturas, (rrethi Tropojë), aty nga fillimet

e shekullit të kaluar, rast i treguar nga poeti dhe studjuesi

i nderuar Anton (Ndoc) Papleka.

 

Malesori i varfer, me shume fëmijë bie në Gjakovë dhe i drejtohet një tregtari të vogël:

- Me kan mbete femijet pa bukën e gojës. Me lypet një barrë drith.

- Kam sa të duash me marrë,- pergjigjet shitesi.

- Tjetri : E shoh qe dugajen e kie plot. Po, mue me ka zanë nji hall i madh.

- E çfare halli të paska zanë derën,- e shtyn biseden shitësi ?

- Nuk kam paret në dorë me ti dhanë, pra due një nder prej teje,- shpjegon malesori.

- Shitesi : Ba me dhane drithin pa pare, me ba nderë, si thue ti, a mendon se me del ai hesap?!

- Buka e femijeve nuk prêt,- i thote blerësi. Mbasi nuk i kam paret po të la peng besën e  shqiptarit.

- Pa hajde t’a kqyrim, si asht ajo besa që thue ti ?!

- Malesori : Po të la peng besën. E në koftë se deri sot 30 ditë, nuk t’i bije  paret do të sjell njanën prej  dhive që u mjel atyne fëmijeve.

Gjakovari, shqiptar 24- karatesh, mirekuptohet dhe pranon kushtin: -besën e dhënë.

 

Keshtu u tha dhe keshtu u bë. Malesori ngarkohet me drithin në shpindë, pushken siper ngarkese dhe niset për në Nikaj-Mërtur. Por ai kishte pase një gjak të pa lamë. Gjakësi i kishte zanë pritë në qafë- Morinë dhe po e priste.

Kur afrohet malesori i ngarkuar, dhe ne pamundesi të perdorimit të armes, gjakmarrësi me dy shokët e vet del nga prita dhe i drejtohet atij.

- Ooo , filani(emri) ? A po e sheh se të erdh dita me e la gjakun ?!

- Po! pergjigjet fajtori. Asht e drejta jote. Bane tanden ! Po kam një amanet me t’a lanë.

-  Fol ! Po të ndigjoj !

- Amanet ! Me mé lane t’ia heq krahet kesaj zhabe (barre), qi mos të bahet me gjak ! Ndoshta gjindet ndonji njeri i mirë e m’ ua çon femijeve te shpia, se i kam pa kashatë buke!

- Burri, i ngritur nga prita kishte qene, me të vertete me burrëri (urtesi) kanuni. I vjen keq per femijet dhe të jatin e tyre, i cili nuk kishte qenë direkt dorësi, por, sipas kanunit i takonte atij, te lante gjakun dhe i drejtohet :

- «Po me vjen keq per fëmijtë tu, e me zemer të thyeme po ta fali gjakun. Por, ma pare due nji kusht prej teje» !

- Fol ! Cfare kushti po me lype, or, burri i dheut !

- Kushti asht ky : Te ma japesh besen e burrit, se deri te shkosh te shpija jote, sa njeri qe te ndeshish kesaj rruge do t’i thuash : «Filani( permend emerine vet)… ma fali gjakun !» .

- Tjetri : - T’u rrite ndera, o trim ! Paç faqen e bardhe ! Po me ke nxanë «gjallë e ngusht!».

– Po pse, more burri i malësisë , a ka edhe ma ngusht, se kjo, perballe grykes se pushkes e ti  pa mbrojtje?! As kaq pune, nuk mund të kryejsh?

- (Po pse, bre burri i malesis ?! As kaq pune nuk mund te ma kryejsh ?!)

- Nuk muj t’a jap besën, jo, se nuk due, po nuk e kam. Besën teme e kam lanë nji muej peng në Gjakovë per këtë barrë drith !

- Po qysh e paska kanë ajo punë ?!

- I a kam lane besen dugajxhisë, me kusht që gjallë a dekë, kam me ia kthye paret mbrenda 30 ditesh. E, burri ka vetem nji besë, jo dy ! Paç faqen e bardhë !, daia i dheut, «bane tandën» e zbardhja faqen vedit, sipas zakonit tonë!

 

Gjakmarresi kqyri shoket e vet, u mendue dhe i tha :

- «Gjaku të koftë falë, sot e 100 vjet mbas sodit! Imendeiherë, kanke burrë e derë trimash ! Vazhdo rrugen per shpi e në daç kallxo, në daç mos i thuej kurrkuj! Je të jesë (mbese) kjo punë në burrninë tande ! Po, mos e harro besën e lanun në Gjakovë!

U ndanë burrat me nderë e faqe të bardhë. Gjakfalësi u ndie, mbase ma i lumtur se ai tjetri. Atij i doli, shumë herë ma tepër nderë e punë burrash, se sa t’a kishte vra ate ditë. Veprimi i tij burreror është përmendur për mirë edhe jashtë krahinës për disa brezni e nuk është harruar deri më sot.

Asht ma burrë ai që falë se ai që vret,- thotë fjala popullore. Burrërinë, ata e kane patur në ballë dhe në zemër.

Burra të besës kanë qenë të parët tanë!

Po ne… ?

./.

 

(Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj)



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora