E shtune, 20.04.2024, 03:06 PM (GMT+1)

Mendime

Arben Llalla: A do provokojnë grekët luftë në Ballkan për të justifikuar falimentimin e shtetit të tyre?

E merkure, 21.03.2012, 08:59 PM


A do provokojnë grekët luftë në Ballkan për të justifikuar falimentimin e shtetit të tyre?

 

Nga Arben LLALLA

 

Gjuha e urrejtjes e Sonia Mavridhit për ballkanasit

Gazeta greke Eleftheri Ora, më 12 mars ka botuar një shkrim provokativë kundër Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Bosnjës, Malit të Zi dhe Turqisë, duke hedhur idenë për krijimin e Perandorisë Serbo-Greke. Autorja e këtij shkrimi është Sonia Mavridhu e cila shkruan se Kosova është tokë serbe dhe Maqedonia tokë greke, prandaj këto dy shtete artificiale duhen të shkatërrohen. Ndër të tjera Mavridhu ofendon popujt e Kosovës dhe Maqedonisë duke i quajtur shqiptarët turqmongol ndërsa maqedonasit evgjitërskopianos, dhe këto dy shtete i ka themeluar Soros dhe sionistët amerikan. Shkruesja e gjuhës së urrejtjes vazhdon: Çdo grek duhet të themi një JO oshëtimë për të gjithë përpjekje për të "Aleanca" apo "miqësi" me ta armiqtë tanë të përjetshëm të kombit tonë, të tilla si Tourkomongoloi apo shqiptarët: dy popuj gjarpërinjtë, të cilat në ditët tona jo vetëm që vazhdojnë në mënyrë të paligjshme zënë (për "të paligjshme" do të shkruajë një tjetër kohë!) Territoret greke, por ata kanë guximin të kërkojnë dhe pjesë të tjera të Tokës së Lirë greke TONA! ... Pra jo "miqësi" dhe jo "bashkepunim" me persekutuesit Tourkalvani e grekëve, të cilët janë armiqtë tanë kryesore në botë dhe rajon gjeopolitik tonë!”

Gjuha raciste që ka përdorur në shkrimin e saj Sonia Mavridhi nuk i shërben paqes dhe integrimeve të vendeve Ballkanike, por është nxitje me ofendime për luftë të hapur. Ajo mbështet mendimin e lidhjes ortodokse Rusi-Greqi-Serbi, një projekt i vjetër i sëmundjes primitive të ortodoksizmit ballkanas. Sonia Mavridhi ka nevoje të lexoj pak më shume për shqiptarët të cilët janë themeluesit e Greqisë Moderne dhe presidenti e kryeministri i sotëm grek janë me gjak shqiptari. Por Sonia nuk është greke, këtë e di saktë, ajo është ortodokse nga Azia e Vogël, nga fiset sllave të Rusisë, prandaj unë e kuptoj urrejtjen e saj ndaj shqiptarëve dhe turqve.

Harta që shoqërohet shkrimi për Perandorinë Serbo-Greke e autores Sonia Mavridhu

Shkrimi i Sonia Mavridhit botuar në gazetën Eleftheri Ora më 12.3.1012.

 

Kryetari i Rusisë për Pashkë në Greqi dhe propaganda e skenarit për atentat për Karamalisin më 2008

 

Kryetari i sapo zgjedhur i Rusisë Vladimir Puti ka paralajmëruar se për festën e pashkëve do jetë për vizitë në malin e Shenjtë Oros(Agjios Oros) ku ndodhen disa manastire të vendeve ortodokse si serbe, armene, gjeorgjiane, ruse, greke etj.  Vizita  e Putinit po i prin një propagandë në mediat greke pro ruse duke i prirë lajmi se disa agjendë perëndimorë donin të vrisnin ish-kryeministrinë e Greqisë Kosta Karamalisë në vitin 2008, por atentati u paralizua pasi ndërhyri agjentura ruse. Deri më sot asnjë institucion shtetëror në Greqi nuk ka ofruar fakte për atentat ndaj Karamalisit, prandaj Prokuroria e Athinës ka autorizuar prokurorin Nikos Orneraqis për të ngritur procedurë penale rreth akuzave.

Zbulimin e rastit për atentat ndaj Kosta Karamalis për herë të parë e botoj revista greke EPIKAIRA e datës 16.6.2011. Sot disa media elektronike shkruajnë se rusët kanë dhënë informata se greko-amerikani Aleks Rondos i cili është njeri i besueshëm i Jorgo Papandreut ka patur në dorë planin për atentatin në drejtim të kryeministrit Karamalis. Mediat shkruajnë me titull: Aleksi Rondos "Njeriu që e dinte shkakun e konspiracion për vrasje, Kostas Karamanlis”! (Kur Jorgo Papandreu ka qenë ministër i jashtëm i Greqisë Aleksi Rondos ishte këshilltar në këtë ministri).

Vetëm pak kohë se Vladimir Puti të vizitojë Greqinë mediat kanë riaktivizuar çështjen e atentatit kundër Kostandin Karamalisit, kjo ndoshta bëhet për të treguar se vendet perëndimore janë antigreke, ndërsa Rusia kujdestare e sinqertë e saj. Sot shumica e gazetave kryesore kanë në ballinë titullin: “Ju dha Prokurorisë plani i atentatit kundër Karamalisit më 2008”.

Para zgjedhje për Kryetar në Rusi, Putini deklarojë se Rusia do të marri në kujdestari të gjitha vendet ortodokse. Kjo deklaratë e tij është e njëjta me perandoreshën Katerina të Rusisë e cila bëri marrëveshje me Perandorinë Osmane që Rusia do kujdeset për të gjithë ortodoksit nga toka e Shenjtë e Jeruzalemit e deri në Romë. Nga kjo marrëveshje u përjashtuan vetëm ortodoksit shqiptar të cilët duheshin të asimiloheshin ose të zhdukeshin.

 

Kërcënohet të huajnë në Greqi

Kryetari i Milicisë Patriotike Greke Jorgos Anestolopulos ka deklaruar se njerëzit e tij në grupe po stërviten në male, pasi pritet një luftë e mundshme nga kriza e thellë ekonomike. Kjo gardë përbëhet nga ushtarakë dhe oficerë të dalë në pension dhe do të mbrojë popullsinë në qoftë se ata sulmohen. Kjo ishte pak a shumë deklarata e kryetarit të Milicisë Patriotike Greke Jorgos Anestolopulos. Sipas informacioneve deklarata u drejtohet rreth 800 mijë emigrantëve të huaj që jetojnë dhe punojnë në Greqi prej shumë vitesh.

 

Revista greke EPIKAIRA e 16.6.2011, e cila botoj shkrimin e para për atentatin kundër kryeministrit Kosta Karamalis më 2008.



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora