E premte, 29.03.2024, 08:52 AM (GMT)

Mendime

Agron Shabani: Njeriu dhe " Mbinjeriu" ...

E merkure, 21.03.2012, 07:59 PM


Meditime dhe reflektime të ndryshme nga mërgimi:

 

Njeriu dhe " Mbinjeriu" ...

 

Apo: Njeriu dhe e kundërta ( Antiegoja ose Antivetvetja ) e tij...?!...

 

Nga Agron Shabani

 

Jetojmë në botën moderne ose bashkohore të mikrosofëve, mikroçipëve , softverëve dhe lazerëve të ndryshëm digjital, solarë ose elektronik. Dhe..mbase në  "epokën e re" të "supermenëve" të ndryshëm industrial dhe teknologjik. Për të mos thënë këtu  në "epokën e sofistikuar" dhe "ultramoderne" të "njerëzve rrobot" ose "njerëzve makinë" ?! Ndaj,kush e di në kemi të bëjmë kësaj radhe me skenarë të ndryshëm orvelian?, me "ripushtim të sofistifikuar" ose "ultramodern" nga ana e "mbinjërezve" ose "supermenëve" të ndryshëm industrial, teknologjik dhe ekonomik të globit që në total nuk përbëjnë madje as 5 % të popullsisë së gjithembarshme të tokës ose planetës sonë?,  me "blasfemi të re" shkencore, industriale dhe teknologjike?  , me "intelegjencë të kristalizuar", "solare "ose "galaktike" ?, me ´dashuri ,bukuri, hyjni ose profeci ´ të njohura krijuese,zbuluese, shkencore industriale dhe teknologjike që e prekin dhe arrijnë vazhdimisht të lartën ?, apo me çfarë ose me çka ?!...Dhe, kjo aq me tepër duke menduar dhe reflektuar në këtë kohë dhe botë të sofistikuar dhe ultramoderne ku mendja, shpirti, besimi, reliktët, simbolët,kostumët, flitë, altarët ose sakramentët e ndryshme të besimit të dikurshëm njerëzorë ose qytetarë sikur janë bartur dhe transformuar ( "konertuar") në softverët,lazerët, mikrosofët ose mikroçipët e sipërpërmendur industrial ose teknologjik. Përkatësisht, në "njerëzit rrobot" ose "njerëzit makinë"?!  "Zoti për njeriun e ngritur , të ditur dhe ekselent në kuptimin e plotë të fjalës është vetëm ´Një Princip i Lartë" josubstancial". Do të thoshte dikur Baruch de Spinoza.Duhet besuar në mendjen (logjikën) dhe shpirtin e  njohur krijues dhe inovatorë. Në unin e pastërt, të shëndetshëm , të ndërgjegjshëm dhe praktikë. Duhet besuar dhe reflektuar madje edhe në arritjet dhe përparimet e vazhdueshme të arsimit, shkencës dhe teknikës. Duhet besuar dhe reflektuar një trohë me thellë në ´tregun global´të vlerave, kulturave,resursëve dhe kapitalit botërorë. Duhet besuar dhe shpresuar aq shumë në integrimet e njohura kontinentale dhe interkontinentale në kontekstin e njohur global ose unuiversal ku njerëzit, popujt dhe vendët e ndryshme gjithandej globit vazhdojnë të bëhen gjithnjë e me të afërta dhe sekulare me njëra tjetrën falë pikërisht arritjeve dhe përparimëve të lartëpërmendura shkencore, industriale dhe teknologjike në njerën anë, gjegjësisht, integrimëve të mesipërme kontinentale ose interkontinentale në anën tjetër. Kjo pavarësisht krimit të organizuar, korrupsionit, prostitucionit, homoseksualizmit, depresionit, priviimëve ose stratifikacionëve të fluidshme dhe tepër hektike të pronës së gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare nga ana e " eminecave gri" ose "par-exelencave" te ndryshme shteterore, politike, industriale, ekonomike etj. Madje, pavarësisht destruksionëve, dekonstruksionëve, paradoksëve, turbulencave, anomalive dhe patologjie të tjera individuale ose kolektive të mbiquajtura dhe paramenduara si një sëmundje e re e shekullit në kohërat e sotme postmoderne ose ultramoderne të robotizmit dhe kompjutorizmit të lartëpërmendur industrial dhe teknologjik.

 

" Deus Sive Maschinae" apo "Amor Dei Intelectuallis" ?

 

-Duke menduar dhe reflektuar një trohë në jetën, veprën dhe personalitetin e njohur kontraverz dhe tepër karizmatik të Fridrih Niçës:

 

Si tani e 178 vite me herët, përkatësisht në tetor të vitit të largët 1844: Në qytetin e vogël Rancken- afër Lajpcigut(Leipzig) në Gjermani :lindi njeri prej mendimtarëve dhe filozofëve mer të rëndësishem, me kontraverz dhe me karisnmatik në historinë e përgjithshme të mendimit dhe filozofisë botërore-Fridrih Niçëja. I njohur dhe mbiquajtur përndryshe asokohe si "arkitetkti" ose "instruktori i harlisur" dhe kryesor i "mbinjeriut" dhe "profeti i madh" i  "Anti-Krishtit" !(...).  Se këndejmi, edhe përkundër asaj se historisë së përgjithshme të filozofisë ose mendimit të gjithëmbarshëm shkencorë dhe filozofik  që nga atika e largët dhe gjer me sot nuk i munguan si të thuash kurrë emrat,veprat dhe personalitetët e njohura si ato të Sokratit, Platonit, Aristotelit, Senekës, Tacitit, Konfuqit, Hegelit, Kantit ,Dekartit, Spinozës,  Veberit, Lokut, Leibnicit, Sen Simonit etj. Megjithatë, në këtë sfond si duket  askush me shumë se  Niçëja nuk pati ndikime, influenca dhe reflektime të ndryshme (eksterne dhe eksplikative) në zhvillimin, evolucionin ,detërminizmin dhe definimin e përgjithshëm dhe substancial të mendimëve,konceptëve ,ideve, pikëpamjeve dhe ´formulimëve të reja´ diskursive dhe dialektike në kontekstin e njohur të filozofisë së përgjithshme-praktike dhe asaj analitike ose linguistike. Duke i shpërthyer dhe tejkaluar në këtë sfond madje, edhe ´limitët´ ose kornizat e njoura shkencore ose akademike të lëndës dhe materies së njohur të filozofisë. Si dhe duke i vërë ( vënë) në levizje dhe funksione të ndryshme impulsive ,funksionale, aksionale, dialektike, organike, empirike, paradigmatike dhe tepër dinamike  edhe shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe akademike si artin, kulturën,letërsinë, historinë, politikën, etikën, estetikën,antropologjinë e përgjithshme fetare dhe sociokulturore dhe kështu me radhë.Dhe, kjo sidomos  gjatë vitëve të njëzeta dhe të tridhjeta të shekullit të kaluar (XX) .Të njohura , mbiquajtura  dhe paramenduara asokohe si "vite të dritës"  dhe të "shpresës" e të ngjashme. Mbase, gjithnjë fjala mbi ´epokën e re´ të edukatës, kulturës, emancipimimit, etikës, estetikës dhe disiplinës së gjithëmbarshme shkencore dhe akademike . Gjegjësisht,mbi rolin,ndikimet,impulset dhe reflektimet e shumëta dhe të shumëfishta të veprës dhe personalitetit të njohur të Fridrih Niçës në strukturat,superstrukturat ose elitat e ndryshme intelektuale,kulturore dhe politike të kontinentit të vjetër europian dhe më gjërë. Në këtë frymë admirimin,fascinimim dhe mrekullinë e tyre të përgjithshme para veprës dhe personalitetit të jashtëzakonshem  të Fridrih Niçës atëbotë e shfaqen dhe pranuan figura dhe personalitete të njohura të artit,  kulturës, letërsisë, politikës dhe filozofisë së përgjithshme botërore ose ndërkombëtare si  Rime, Valeri, Prusti,  Hjustoni, Frommi, Adorno, Stjuartri, Horkhajmeri, Çembërleini, Shtrezemani, Klemanso,Orlando,Vilsoni, Stalin,Hitleri, Musolini dhe shumë e shumë  të tjerë. Ndonëse, sëcili prej tyre në forma, stile, paraftyrime dhe profile të ndryshme emocionale, impresive, spirtualiste, sociale, societale, filozofike, etike, politike, empirike, funksionale,aksionale etj. etj.  Dhe, kjo në radhë të parë për faktin se në jetën ,botën, veprën dhe personin (personalitetin) e jashtëzakonshëm dhe tepër kontroverz e karismatik të Fridrih Niçës  duket se atëbotë  shpalosej dhe shfletohej vazhdimisht një "kosmos" ose  ´univers i pafund ´ ideshë, pikëpamjesh, mendimësh,tundimësh,përsiatjesh, reflektimësh, konceptësh ,vizionësh dhe formulimësh të larmishme filozofike dhe sociopsikologjike ...Të cilat në instancë të fundit ishin "derivate" ose "artikuj të brëndshëm" shpirtëror , emocional , sociofizik  dhe sociopsikologjik që duhej t´i ushqenin dhe plotësonin paksa nevojat dhe kërkesat e njohura të qarqëve,strukturave ose ´elitave´të ndryshme kulturore, politike, intelektuale ose akademike në Europën e asokohshme dhe më largë.  Elitat ose "par-exelencave" të ndryshme pushtetmbajtëse ose politike sidomos. Ndaj, mu për këtë shkak: jeta, vepra dhe personaliteti i përgjithshëm i Fridrih Niçës nuk mund të kuptohen dhe akceptohetn në tërësinë ose plotninë e preferuar pa i njohur, studuar dhe analizuar shkaqet,faktorët dhe rrethanat e ndryshme objektive dhe subjektive (ose determinante, simbolike,impulsive, reflektive, paradigmatike dhe të tjera..) në të cilat lindi , jetoi dhe veproi Fridrih Niçëja. Gjegjësisht, kohën, jetën, botën, natyrën  dhe ambientin e tij jetësorë, shoqërorë, shkencor etj. Së bashku me stilin, mentalitetin dhe temperamentin e njohur krijues , metaestetik dhe metafilozofik të Fridrih Niçës që në disa raste i shpërthenë dhe tejkalonë kufijtë ose kornizat e lartëpërmendura intelektuale,shkencore se akademike. .Se këndejmi, i frymëzuar dhe ndikuar paksa nga letërsia klasike. Përkatësisht, nga mitët, eposët,legjendat,dramat, baladat dhe tragjeditë e ndryshme- antike në njerën anë.Si dhe nga qëndrimet dhe pikëpamjet e njohura filozofike dhe metaestetike të Shopenhauerit  dhe të tjerëve në anën tjetër.Fridrih Niçëja që në moshë të re, gjegjësisht, si student (dikur edhe si profesor universiteti) i lëndës së teologjisë, filozofisë , letërsisë dhe gjuhëve të lashta-klasike në Universitetin e Lajpcigut etj.: do t´i bashkohej Shopenhauerit  dhe  filozofëve tjerë  në "luftën" ose ´konfliktët ´e tyre konceptuale dhe ideologjike-kundër Hegelit dhe bashkëmendimtarëve të tij "transcendental" dhe idealist. Duke u përpjekur dhe angazhuar asokohe për një botë të shkëputur dhe të çliruar një trohë  nga "rrjeti i dendur" i "mërimëngës së madhe" të antagonizmave, mospajtimëve,divergjencave dhe diskrepancave të ndryshme fetre,kulturore, klasore, sociale, politike,konceptuale, ideologjike dhe të tjera  në mes "botës klasike" dhe asaj moderne ose bashkohore në kontekstin e përgjithshëm ose multidemenzional të filozofisë së përgjithshme dhe asaj praktike.Duke e vërë theksin  në Faljen ose Pajtimin e konceptëve,pikëpamjeve,ideve, modelëve dhe qëndrimëve  ose formulimëve të ndryshme fetare, kulturore, sociale, politike, historike, filozofike dhe të tjera që gjithnjë  spas Niçës janë  élemente´ ose  ínstrumente´ të fuqishme dhe imperative , gjegjësisht, historike dhe dialektike në ngritjen dhe sendërtimin e strukturave ose superstrukturave (elitave) të reja shoqërore ose qytetare në çdo kohë dhe hapësirë.

 

Një digresion: Siç dihet:në periudhën e njohur të Humanizmit dhe Renesansës , pos tjerash kishin filluar edhe arritjet dhe përparimet e njohura matematikore ose aritmetike me anë të të cilave Galileu i famshëm ose Koperniku me në fund do të mund të pohonin të shpënguar dhe pa frikë asokohe se:"Libri i Natyrës" megjithatë  është shkruar dhe formuluar me gjuhën dhe formulat e njohura matematikore ose aritmetike.Duke pleduar kësaj radhe në "Matematikën Universale" dhe "Gjeometrinë Analitike" të Rene Dekartit dhe bashkëmendimtarëve të Tij të shumtë në këtë kontekst. Respektivisht, në historinë, filozofinë dhe fenomenologjinë e njohur të shpirtit dhe natyrës sipas Hegelit, Kantit, Husserlit dhe të tjerëve.Si dhe në logjikën e njohur racionale,shkencore dhe metodologjike të zbulimëve të njohura shkencore, industriale ose teknologjike sipas Kuhnit, Popperit dhe filozofëve ose mendimtarëve tjerë në këtë sfond  që janë në funksion të studimëve, analizave, reflektimëve dhe përsiatjeve të mesipërme etike dhe metaestetike. Ndërkohë që arritjet dhe përparimet e njohura  industriale dhe tekonologjike(duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe  të të asthtuquajturit "njerëzit rrobot" ose "njerëzit makinë"!) në instancë të fundit  janë pikërisht  logjika,intuita,i magjinata, fantazia dhe ajo "profecia" e njohur filozofike dhe metaestetike e Fridrih Niçës e shrehur dhe formuluar asokohe në kader të "mbinjeriut" të tij?! Apo:mos ndofta bukuria, dashuria, profecia dhe hyjnia e mesipërme krijuese dhe metaestetike  që e prekin dhe arrijnë vazhdimisht  të lartën?!

 

Për fund:

 

Sidoqoftë, me fjalën ose nocionin e njohur filozofi në radhë të parë i nënkuptojmë respektin, mirëkuptimin, dashurinë, devocionin dhe përkushtimin tonë me të thellë (fundamental ose substancial) ndaj fillimit( jetës), ndaj dijes (diturisë), ndaj qenjes, krijesës, natyrës, materies dhe ekzistencës sonë në këtë botë të përhershme ose të përbotshme. Kur kemi lindur ose kur kemi ardhur dhe jemi krijuar në këtë botë ose mbi këtë tokë nuk ka ka pyetur askush. Apo ?!.. E njëjta do vlei edhe kur do ndahemi ose shkëputemi një ditë nga ky proces i pandryshuar dhe tepër harmonik i ligjëve të njohura hyjnore dhe natyrore. Ne jetojmë në diversitete të ndryshme dhe polaritet. Duke i nënkuptuar këtu polin dhe antipolin. Pa lindje nuk ka vdekje. Pa  vdekje nuk ka lindje. Pa ribërje nuk ka shpërbërje ose pa shpërbërje nuk ka ribërje. Pa fillim nuk ka fund, nuk ka mbarim. Ose, pa mbarim nuk ka fillim dhe kështu me radhë.Të vdesim duke jetuar apo të jetojmë duke vdekur ? Kjo është mbase  pyetja ose dilema kryesore në një botë të fluiidshme, furioze,hektike, eklektike dhe tepër turbulente çfarë e kemi sot. Të reflektojmë së bashku  për disa çaste në parashtesën e njohur filozofike "Filo-s" dhe ndajshtesën  e saj "s-ofia" që mbi të gjithat e nënkuptojnë fillimin, jetën,qënjen, , materien, krijesën, ekzistencën,përvojen e përgjithshme, aftësitë, mundësitë ose potencialet tona objektive dhe subjektive. Gjegjësisht,  afinitetët ose  shkathtësitë tona në kuptimin e plotë të fjalës dhe nocionit të përgjithshëm të Filozofisë si shkencë ordinare ose universale.  Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe nevojat dhe kërkesat tona objektive dhe subjektive së bashku me përvojen, praktikën e përgjithshme dhe teorinë. Në këtë frymë pra:Filozofia në radhë të parë është shkenca e njohur(universale) mbi rendin e natyrshëm dhe ordinarë ( "Filosofiae est sciencia universalis ordinis naturalis" ). Mbase, pa i harruar kurrë  në këtë suspekt edhe degët ose disiplinat tjera shkencore ose filozofike si ontologjia, epistemologjia, gneseologjia, metafizika,antropologjia, logjika, etika, estetika etj.etj. Akëcila ose secila prej tyre me tiparët, specifikat dhe karakteristikat e njohura shkencore dhe metodologjike.Shih për këtë :në varësi (varshmëri) , përputhshmëri ( pajtueshmeri) dhe rezonansë të plotë ekskursive dhe diskursive  me marëdhënjët ose raportët e lartëpërmendura në relacionin ose dimenzionin e njohur njeriu- jeta (fillimi)-mendja(logjika)-qenja-krijesa-materia-ekzistenca etj. I kemi edhe ato Dy Drejtimet ose Orjentimet e njohura politike dhe filozofike.Përkatëesisht, Dtrerjtimin Materialist dhe Drejtimin Idealist ( lëxo: Materializmin dhe Idealizmin) që janë në funksion të "luftërave" ose konfliktëve ( por edhe të faljeve ose pajtimëve ) të ndryshme klasore, sociale, politike, partiake, fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në të  gjitha shtetët ose shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare kundo në botë. Në këtë kuadër Filozofia (për dallim të "degëve" ose "disiplinave" të tjera si mitologjia, eshatologjia, animizmi, tothemizmi, shamanizmi, gnosticizmi, agnosticizmi, misticizmi, hedonizmi, alkimizmi, ezoterizmi etj.) dallon dhe është e veçantë për nga forma dhe menyra e njohur e qasjës konkrete ,praktike, teorike,skematike, pragmatike, paradigmatike etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe natyrën dhe karakterin e njohur të studimit, analizës dhe përkushtimit të njohur (esencial dhe substancial ) të lëndës ose materies së njohur të filozofisë ndaj zgjidhjës praktike dhe teorike të pyetjeve, nëvojave ,kërkesave, problemëve dhe parashtresave  të përgjithshme dhe fondamentale në kontekstin e njohur global ose universal.Në fund të fundit ligji themelor i jetës së njeriut është ligji i besimit, respektit, mirëkuptimit, paqës, dashurisë ,tolerancës dhe harmonisë dhe barazisë së njohur gjinore, racore,etnike, klasore,sociale,fetare,kulturore,shtetërore , nacionale dhe politike.Respektivisht, liritë dhe të drejtat e njohura globale ose niversale në kuptimin e njohur të vlerave të larta hyjnore dhe universale të jetës sonë mbi tokë. Çfarë duhet ditur ? , Çfarë duhet bërë? , Çfarë duhet besuar dhe shpresuar ?, Si duhet menduar ? , Si duhet jetuar ? dhe Si duhet vepruar ? ... Këtu qëndron esenca. E kunderta është makiavelizëm i mbyllur ose egocentrik. Relativizimë i gjithëmbarshëm i lirisë, moralit dhe vlerave të lartëpërmendura globale dhe universale të jetës sonë mbi tokë. Utopi e pafalshme ose demagogji.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora