Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Filizi i poezisë

| E marte, 20.03.2012, 06:33 PM |


Xhevahir Cirongu

 

Filizi i poezisë

 

  vargun tim të poezisë

Do të derdh ëndrrat e mija

Të fëmijërisë,

Të rinisë….

Të shkruaj që ajo të mbetet

në letër e përjetshme.

……………………………….

Në kurdhën e fjalës të shkrihen

Natyra,njerëzit,bukuritë…..

Poeti s’do rrinte pa shkruar

për gjoksin e nënës,

ku piu sisë,

Atu ku mori udhën

Filizi i poezisë.

 

Durrës 10/03/2012