Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Miradije Gashi: Valëvitje Fjalësh

| E hene, 19.03.2012, 08:55 PM |


Valëvitje Fjalësh

 

Nga Miradije Gashi, Stuttgart

 

Ditë më parë doli nga shtypi përmbledhja e poezive të autorit, gazetarit, intelektualit, veprimtarit, analistit Ramiz Dërmaku,"Valvitjet e Fjalës". Fjala valvitje, është veprim sipas kuptimeve të foljeve; valvis valëvit, valvitet; Shembull: Valëvitja e Flamurit, valëvitjet e luleve ,valëvitja e grurit etj. Motivet që e nxisin autorin ti shkrauj këto poezi janë të natyrave të ndryshme. Ideja apo preokupimi i poetit, shprehet përmes vargjeve me metafora të zgjedhura dhe të qëlluara ku shpalosë botën e vetë shpirtërore, dhe për këtë dallojnë nga fjalimet politike,sepse nuk rrinë të qeta asnjëherë patriotet por shpërthejnë si vullkan kundër padrejtësive shekullore. Duke i lexuar me vëmendje poezitë e poetit të ri Ramiz Dërmaku, lexuesi mëson për jetën, dashurinë ndaj atëdheut, ndaj nënës, ndaj martirëve të kombit, ndaj flamurit, penave të gazetarisë- siq ishin Xhemajl Mustafa, Bardhyl Ajeti, ndaj ushtarëve e gjeneralëve të UÇK-së, ndaj figurave të afta të kombit siq ishte gjeniu Dr. Ibrahim Rugova, pra siq shihet autori në qendër të vëmendjes ka zgjedhjen e çështjes sonë kombëtare. I pari njeri që pati fatin ta ketë librin në dorë, ishte intelektuali, gazetari, analistii, i kulturës shqiptare,"Bubullima e Bukureshtit". Ky libër i autorit, poetit, gazetarit, analistit, dhe veprimtarit z. Ramiz Dërmaku, u botua nga Biblioteka – Letërsi Shqiptare. Këshilltar editorial, Prof. kritiku letrar, poeti, profesori , z. Nexhat Rexha. Redaktor:Skënder Zogaj, Recenzent: Pal Sokoli, Korekturë; Adriana Tabaku, Lektor, Linon Zogaj dhe ballina ; Laura Rushani . Botoi: Bashkësia Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë - Bukuresht ).

Gjatë leximit të poezive të z. Dërmaku, lexuesi nuk mund të rrij i qetë, sepse janë të shkruara thjeshtë, por që kanë një përmbajtje e domethënje shumë të madhe kombëtare për gjeneratat e reja.

Kosovë moj Kosovë,

pse po rënkon moj mëmë

kilomometra të tëra

t’u dëgjuan këto gjëmë.

 

Deri vonë do të jemi

Pa shpi e pa zot,

të vuajtur e të robëruar

akoma edhe sot.

 

Pra autori sa më tepër që rritej, i shtohej urrejtja ndaj armikut.

Vargjet e poetit tregojnë se puna e autorit ka forcë dhe vrull të madh, fjalët e tij të shkruara ndezin zemrat e lexuesit, janë zëri i Lirisë që e përshkonte dhe e bënte të hynte thellë në ndërgjegjën e kombit. Pra siq shihet dëshira për Lirinë është ndjenja më e fuqishme , që buron tek Ramizi që nga fëmijëria –mosha 15-16 vjeqare, kur babai i tij Hesati, i spjegonte për historinë e lavdishme të popullit shqiptarë, në anën tjetër edhe për padrejtësit që ju kishin bërë popullit, e po i bëhen edhe sot. Kjo dëshirë tek autori hyri në kokën dhe mendjen e tij siq ka hyrë edhe vet jeta e tij. Gjatë leximit të poezive të Ramiz Dërmakut, Motivi kryesor që e preokupon autorin, është; " Ja të vdesim ja të rrojmë për liri". Ky motiv i revoltës shpirtërore për çlirim nga pushtuesi. Autori duke i parë me sy dhe përjetuar edhe vetë (torturat, rrahjet, burgosjet, dënimet drakonike që u shqiptoheshin shqiptarëve nga regjimi barbarë serbë, largimet nga puna, helmimet e nxënësve por edhe likuidimet e ushtarëve shqiptarë në armatën serbe në mendjen dhe shpirtin e autorit mbretronte vetëm një fjali e cila do ta ndjek deri tani, ajo është fjala LIRI. Gjatë jetës dhe punës së Ramizit ndjenja e lirisë, ç‘faqet e gjithëpushtueshme e thellë e butë dhe në disa raste, e sertë dhe drithruese dhe përherë e pa shterrshme. Autori siq e cekë edhe vetë, gjatë punës shumë shpeshë më kujtoheshin vargjet e poetit e shkrimtarit të madh , Anton Zako- Çajupit, dhe në ato momente citoja me theks:

 

I dashuri mëmëdhe

të dua edhe kështu si je,

por kur të të shoh të lirë

do të dua më mirë.

 

Autori na shkruan por edhe na jep mesazhe të qarta për jetën dhe qëndrimin e njeriut ndaj të gjitha dukurive negative kudo që paraqiten ato. Autori shkruan edhe për trimit legjendar të kombit shqiptarë Gjergj Kastriotit SKËNDERBEU, për trimërinë, guximin, sukseset dhe fitoret e tij, për strategjinë luftarake të tij;

 

Në malet e Kosovës

borë bie pa u ndalë,

askush nuk mendon,

se aty ka njerëz të gjallë.

Një armatë e tërë luftoi,

kurr s’dijti me u ndalë,

prej askujt s‘u frikësua,

barabarisë ia ndali hovin

dhe armikut gjakatar.

Luftuan trimat si sokolat

e Gjergj Kastriotit

me gjallërinë e mbarë ,

dhe vrullin e bekuar

të burrave shqiptarë.

 

Autori e kuptoi heret se gjendja në Kosovë, vinte gjithënjë duke u keqësuar ai vendosi të reagojë, themi shkurt nuk e njohu regjimin në fjalë. Ky motiv tek autori tingëllon fuqishëm edhe ne momentet, kur autori krijon tabllon e zymtë dhe të trishtuar , kur ne mënyrë realiste dhe tronditëse e përjeton shpirtërisht robërinë, dhe kjo na jep të kuptojmë se autori thotë ; " pa lirinë, njeriu s’rronë". Si ilustrim citojë një strof kushtuar komandantit legjendar z. Adem Jashari:

 

E larguan nga shkolla

E nga disa detyra

Por kurrë s’u friksua

Ng ato egërsira.

Në rininë e herëshme

Dukej si një fanar

Me guxim e krenari

U rezistoi ligjeve të liga

Të një shteti barbar.

 

Pastaj autori shkruan për ngjarjet e vitit 1981 në Kosovë ku edhe vetë ishte pjesëmarrës në to, me 11 marsi mirret si data kur filluan demostratat e vitit 1981 ne Kosovë, filluan nga studentet e univerzitetit të Prishtinës e të përkrahura nga nje shtresë e punëtoreve dhe nga qytetaret. Këto demostrata filluan apo u nxiten nga reagimi i ashpër i autoriteteve për shkak të pakënaqësisë që shprehen studentet lidhur me ushqimin ne mensen e studenteve. Reagimi i ashpër i autoriteteve pati për pasojë kundër reagimit te ashpër e të vrullshem të studentve e të qytetareve shqiptarë. Në Kosovë ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Çdo poet që tenton të mbetet i pavdekshëm ka nevojë për njohjen e stilistikës letrare, për kultivimin e figurave të stilit dhe të një imagjinate të bujshme që të hedh nga toka në qiell dhe anasjelltas. Me këtë rast kemi të bëjmë me inspirime të rëndomta lirike ku zotërojnë dashuria ndaj atdheut dhe vargut klasik. Frymëzimet e tij më të freskëta vijnë nga Weingarteni dhe disa lokalitete tjera të Gjermanisë. Ramiz Dërmaku vjen për herë të parë para opinionit shqiptar me një vëllim modest vargjesh, duke dëshmuar se nuk i mungojnë as talenti dhe as ndjeshmëria. Disa vargje të tij u kushtohen fëmijëve, ndërsa disa poezi tjera shëmbëllejnë me një prozë të bukur poetike, siç është ajo kushtuar Bardhyl Ajetit (Shqiponja e Pashtrikut- Avdi Xhaqkut), një tjetër kushtuar Xhemal Mustafës, apo poezia "Për atdhe s’më dhimbset jeta", kushtuar Agim Çelës.

Vëllimi respektiv përmban një numër simbolik poezishë (1981-2012), disa të rradhitura kronologjikisht, disa tjera sipas motiveve Motivi i mallit për atdhe zë fill që në këto vargje dhe e përshkron gjithë poemën. Larg vendlindjes, larg maleve dhe fushave, larg netëve të magjishme dhe mëngjeseve plot zhurma jetësore, poeti ndien një mall zhuritës për çdo gjë shqiptare. Në atëdhe gjithçka është e bukur, ndaj dhe dëshira për t'u kthyer është e papërmbajtur.

Kjo dëshirë për të fluturuar drejt Kosovës, është shprehur me mjete poetike nga më të ndjerat. Poeti dëshiron të ketë " krahë pëllumbi…, nxitimin e lumit me valë". Me apostrofa plot drithërim ai i drejtohet " pllumbit" ose "dallëndyshes bukuroshe" që t'ia marrin zemrën e përmalluar e t'ia shpien në Kosovë.

Lirisht mund të thuhet se në shpirtin e çdo njeriu qëndron talenti i poetit dhe se në rrethanat e caktuara objektive apo edhe subjektive, domethënë gjendjes së subjektit, mund të veprojë një stimuls i jashtëm për ta zgjuar atë latenten kreative të artit, që pas kësaj të shpërthejnë impulset e brendshme, të aktivizohet imagjinata dhe aq më parë kërshëria për ta zotëruar një botë matanë përvojës senzorale. Ajo shqisa e fshehur e krijuesit e nxitë subjektin nga idealiteti, nga përsosmëria, nga prirja për zotërimin e mjeteve shprehëse, nga perfeksionimi i teknikave. Ka shumë poetë me talent që nuk e kanë "dhuntinë e kërkimit" për të hulumtuar teknika, për ta përsosur metedologjinë e shfaqjes poetike aq sa krijimi i tyre mbetet në nivelin e një poezie që ka emocion, që ka ide, që është aktive imagjinativisht dhe emocionalisht, e që operon me mjete klasike. Këta poetë nuk i kushtojnë ndonjë rëndësi të veçantë asaj se si do t’i pranojë mjedisi letrar, por më shumë brengosen për nivelin e sinqeritetit, për nivelin e vizionit personal të shprehur përmes vargjeve.

Pikërisht të gjitha këto tipare i ndeshim tek përmbledhja poetike " Valvitjet e Fjalës " Krenaria dhe pikëllimi" të Ramiz Dërmakut, krijimet poetike te të cilit përmbajnë edhe agjensin që e ka nxitur krijuesin potencial të jetë aktiv, kurse imagjinatën e tij qe të merret me përpunimin artistik të motiveve nga trivialiteti i përditshmërisë. Agjensi që e ka nxitur të derdhë vrushkujt poetik në vargje është momenti historik, çasti fatlum i historisë që po e sendërton ëndrrën e tij personale dhe ëndrrën e shqiptarëve si kolektivitet, ardhjen e lirisë dhe arritjen e pavarësisë, si një ideal jo vetëm politik dhe etik i poetit por edhe si vështrimi kritik i disa vetive njerëzore dhe fenomeneve e dukurive të papëlqyeshme shoqërore duke mos lënë anash edhe krenarinë që ndien me të mirat e atdheut të tij dhe vlerat tjera pozitive nder të cilat radhitë edhe fëmijët si engjëj.