E merkure, 24.04.2024, 12:47 PM (GMT+1)

Mendime » Dardani

Ilir Dardani: Faqja e zeze e Shqiperise (IV)

E hene, 17.03.2008, 07:44 PM


Faqja e zeze e Shqiperise (IV)

Nga Ilir Dardani

Shqiptaret pa flamur shqiptar!

Me nje pavaresi te kushtezuar ne duar, endemi por nuk shkojme larg sepse te qeshuren e zemres e kemi harruar. Me kujtohet kur qenjet e liga pergojonin, tallnin presidentin me te madh qe kane pase shqiptaret ndonjehere, madheshtorin Ibrahim Rugova. Sot keta mjerane s’di nese flasin me, kur Kosova nuk ka flamur shqiptar, pervec nje cope ''zhgarravine'' qe tregon se copetimi i shqiptareve eshte akoma i gjalle! Mbeturinat e asaj zhgarravine, qe nuk jane as 10%, kane 5 yje, ndersa 1 yll fallso simbolizon shqiptaret, te cilet jane mbi 90% dhe aty kane jetuar qe kur ka lindur njeriu. Ndryshe nga plehrat serbe e turke qe jane aty si pushtues!
Politikanet pa baba te Kosoves kane gabuar. Sado te mundohet i biri, kurre sdo te jete ne nivelin e babait. Kosova eshte jetime sepse sic ju desh Adem Jashari ne kohen e luftes, sot i duhej Rugova. Ata te medhenjte iken njeri pas tjetrit duke na lene disa mikroskopike te na udheheqin me flamur te huaj ne dore.
Kur e pashe ate flamur per here te pare, pervec zhgenjimit, u lendova. Mu duk se Kosova ja ktheu shpinen Shqiperise. Kosova s’mu duk Shqiperi, kurse shqiptaret e Kosoves, sic jane mu duken, Shqiptare me flamur shqiptar neper rruget e Prishtines, por ata ishin vetem populli, jo politikanet!
Ceshtja e flamurit jo-shqiptar dhe e Kushtetutes se pakicave, si alkoli, sa vjen dhe me ze!
A kendohet me per flamurin e Thacit qe ja dhane me force ta mbante ne duar, te huajt? Rapsodet tane a mund te nxjerrin kenge te reja te tipit:  ‘’Per flamurin bardh-blu-verdh’’ ne vend te ‘’Kuq e Zi’’!?!

Kryekeput(ur) ne Islamabad!

Menjehere pas pavaresise (me plot kushte) se Kosoves, vellezerit islamike te botes se trishtuar, na derguan letra, ku na ftonin te marrim pjese ne konferencen e tyre famekeqe. Shqiptaret asnjehere nuk kane bere dicka te madhe. Shume kombe (duke perfshire edhe ato islamike) kane bere dicka te madhe pergjate historise mijera vjecare, por ne shqiptaret nuk kemi bere asgje, nuk pretendojme sepse nuk kemi as deshiren me te vogel! Nje nder gjerat me me vlere qe mund te bejne shqiptaret ne pergjithesi eshte rikthimi ne identitet (Jemi apo nuk jemi shqiptare?!). Sot mjerisht Shqiperia dhe Kosova jane shnderruar ne nje grup te kombeve te cmendura te bashkuara. Pjesa e madhe e cmendurise jane ata qe flasin shqip dhe vishen si arabe, femra e meshkuj, pershendesin ne arabisht, plazhohen e urinohen ne arabisht! Vendet islamike ne pergjithesi jetojne epoken e gurit, tek e cila po japim maksimumin te kthehemi edhe ne, edhe pse vetem disa hapa jemi para kesaj epoke parazite, ne kohen kur njerzit dalin per pushime ne Hene.
Kombin mund ta duan te gjithe, por krenare mund te jene vetem idjotet me nacionalizem te semure poshte shpines! Nuk eshte aspak e nevojshme pjesemarrja e Kosoves qe, pervec te tjerash, te behen dy shtete shqiptare aty, thua se ne e shpikem islamin dhe se islami nuk ishte pushtuesi yne ne emer te djallit! Nuk duhet harruar as faktin se shtetet arabe kane qene dhe jane aleate te sllavizmit. Ishin edhe kundra sulmit te NATO-s, i ofruan ndihme Milloshevicit per te zhdukur shqiptaret.
Te gjithe krenarine na e mori Turqia. Kjo qe ndodhi dhe po ndodh me ne eshte e papare ne historine Evropiane dhe Boterore. Kurre s’do pajtohem me arabet shqipfoles dhe as me fatin e vendit tim. Ju qe keni ne dore fatin e kombit shqiptare mendohuni mire para se te veproni!
Ne mjaft jemi copetuar, por sic duket do te copetohemi perseri sepse ne shqiptaro-evropianet nuk do te shkojme ne Arabi, por do qendrojne ne vendin tone, ne Shqiperine Evropiane.
Mallkuar qofsha une nese ja dua te keqen shqiptarit. Ne djall vafshin te gjithe ata qe popullit tone po i vrasin te ardhmen, gjithashtu edhe ata qe na turperuan dhe po na turperojne!

Romet pa atdhe, pa fletore e pa kepuce!

Me sa kam pare, askush nuk kujdeset per ta. Shumica e tyre nuk kane mundesi te shkollohen, por oret e shkurtra te mesimit i kane kthyer ne ore te gjata lypjeje! Jetese ne cadra neper periferite e qyteteve shqiptare. Edhe ne vendet perendimore ekzistojne njerzit e rrugeve, por eshte zgjedhja e tyre, te pushtuar nga droga dhe alkoli. Romet jane shqiptare qe duan te jetojne si te gjithe te tjeret. Romet kane dhene kontributin e tyre ne gjithcka pozitive qe ndesh ne Shqiperi, duke filluar tek arti-kultura. Qeveria shqiptare, vetem nese nje rom humb jeten, thote dy genjeshtra se gjoja do bejme kete e ate per komunitetin, por realisht genjeshtra nuk mbahet mend dhe s’kane faj qe harrojne pas pak minutash dhe kujtohen vetem ne tragjedine e radhes per te thene genjeshtren e radhes!
Nese nje rom ben nje krim, kjo sdo te thote qe eshte 100% faji i tij. Nese njeriu rritet rrugeve kembezbathur dhe lakuriqesine mbuluar me lecka, s’ka dyshim qe do mesoje shume ane negative per te jetuar, sic eshte hajduteria dhe krimet e tjera.
Dhe dicka shtese: Eshte shume i theksuar racizmi, sidomos te shqiptaret e Kosoves. Kur jane kunder dickaje, perdorim nje ‘’Maxhup’’ per tu lehtesuar, por harrojne se para se te vine ne jete nuk e kane zgjedhur ngjyren as kombin, por thjesht kane lindur si te gjithe te tjeret. Ka me poshtersi se te urresh te pafajshmen, ngjyren e tjetrit qe flet si ti, mundohet te jetoje si ti, e do dheun e tij si ti?!!!

Shtypi i paftyre shqiptar!

Ne vend te nje reportazhi ne zonat ku mjerimi eshte gati me i eger dhe me c’kulturues se sundimi osman, gazetat publikojme si kryeartikuj materiale te VIP-ave tane. Zbulohen lidhje te fshehta, tradheti, preferenca seksuale, sa harxhojne per breket, ku e pine kafen etj.
Injorohet vraferia qe ka mberthyer shqiptaret, nga Jugu ne Veri, nga Maqedonia ne Kosove, nga zoti deri tek djalli!
Gazetaret (dhe politika e gazetave) jetojne ne enderra amerikane. Atje, ne Amerike nuk ka probleme ekonomike, prandaj media perqendrohet shume tek ata te medhenjte e ekraneve.
Ne Shqiperi, Kosove dhe ne mbare Ballkanin shqiptar, shqiptaret jetojne ne kushte ekstreme. Mjafton te humbesh nje dite neper fshatrat e Shqiperise dhe do e ringjallesh Migjenin dhe do ja perplasesh ne fytyre qeverise shqiptare.
Kjo s’do te thote qe qeveria nuk eshte ne brendesi te mjerimit, por media eshte opozite dhe nga reagimi serioz i saj, sado monstra te jene politikanet tane, do e hedhin nje gur ne ndonje themel, per fillimin e ndertimit te shtepise se jetes normale.

Arif Vladi, kukuvajka e Enverit!

Arif Vladi, plot emocione, me nje pamje te cilter te veshur me buzeqeshje shpirti, i kendon atij qe ja zhdukte pa gjurme vellain, kur thoshte se buka eshte me krimba, apo teper e zeze, ose duam buke gruri se misrin edhe gomari gjen veshtiresi ta haje! Arifi e fillon kengen ‘’Enver Hoxha e prehi shpaten’’ me nje seriozitet te theksuar, por buzeqeshja qumeshtore lind sapo fillon te permend armiqte qe ka bota. Vladi, mesa di une, eshte nga Dibra, ku skllaverimi kooperativist ishte masiv! Ku verioret shtypeshin si morrat e fukarenjve, me keq se ata jugoret. Arif, te detyruan t’i kendosh diktatorit?! Sidoqofte thuaj ‘’me falni’’, qofte dhe me kenge se na e shpife edhe kengen per heronjte e UCK-se!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora