E enjte, 25.04.2024, 03:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Legjenda e vorrit të Ashikut

E enjte, 07.06.2007, 10:49 PM


Dashuria legjendare që ka arritur deri në ditët tona jo si baladë por si tregim mban titullin “Vorri i Ashikut”. Fabula është e thjeshtë, ajo e dy të rinjve të dashuruar që preferojnë më mirë të vdesin se të braktisin njëri-tjetrin. Ngjarja sipas historianit lokalizohet në një fshat të komunës së Pezës. Me pak fjalë historia është kjo:

“Një djalë i ri punonte si hyzmeqar tek një bojar, i cili kur dikton se ky i dashuronte vajzën e tij e fejon të bijën me një djalë tjetër. Kur hyzmeqari merr vesh se e dashura e tij po martohej i shfaq bojarit dashurinë për të bijën dhe i kërkon dorën e saj. Bojari refuzoi dhe e dëboi hyzmeqarin megjithëse ky e paralajmëroi se ata nuk ndaheshin nga njëri-tjetri edhe sikur të vdisnin. Kur erdhi dita e dasmës dhe krushqit morën nusen, gjatë rrugës u shfaq djali i dashuruar i cili u thotë krushqve: “O krushq të mirë. Nusja që keni në kalë është e dashura ime. Ne i kemi dhënë besën njëri-tjetrit të mos ndahemi kurrë”. Nusja ngre duvakun dhe thotë “O burra trima. Unë nuk jam nusja juaj por e këtij çunit trim. Krushqit mbetën të habitur por nuk u tërhoqën, mbasi zakoni e donte që ta shpinin nusen me doemos në shtëpinë e dhëndrit ku kishte filluar dasma. Por kur krushqit u nisën, djaloshi qëlloi mbi nusen e cila ra e vdekur në tokë. Pastaj djaloshi tha: “Tani na martoni të dyve bashkë këtu dhe i qëlloi vetes”. Krushqiti varrosën të dy bashkë në të njëjtin varr. Dhe në të vërtetë historiani thotë se në një pikë anës rrugës së Kavajës, në afërsi të Ndroqit, ndodhet edhe sot një varr i njohur me emrin Varri i Ashikut (Varri i dashnorit) dhe pranë tij gjendet një rrap shumëshekullor. Por ka edhe variante të tjera të legjendës që ngjan si histori e vërtetë, që lidhen me një gjakmarrje mes dy familjeve që i ndan ato.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora