E enjte, 12.12.2019, 05:48 AM (GMT)

Kulturë » Kinema

Eni Jani

E enjte, 23.02.2006, 05:59 PM


A thua mjafton vetëm talenti?

Eni Jani..një nga talentet e reja që ka patur fatin të shfaqë vlerat e saj…. Dy role të arrirë dhe perspektiva e zymtë e artit… Shqipëria e ka të ngadalësuar industrinë e filmit….kohëzgjatja në xhirime dhe realizimi ndoshta..pas dy vitesh..gjithsesi më mirë kështu sesa të mbetesh me ‘gisht në gojë’..si disa të talentuar, artistë fatkeqë, që janë harruar , ende pa filluar rrugën e artit….


Në një afat kohor prej dy vitesh ka treguar se është një aktore që nuk mund të anashkalohet nga regjisorët. Por sa e vështirë është shfaqja e talenteve të reja në Shqipëri. Ata duhet të mbarojnë studimet e larta dhe pastaj të presin të ‘duken’ të ‘shikohen’ nga të mëdhenjtë e skenës dhe ekranit. Nga ana tjetër të duhet gjithmonë një punë për të mbijetuar. Ajo, Eni Jani, le të themi se ka patur fat. Ka punuar me regjisorët e njohur si Artan Minaolli dhe Ylli Pepo..dhe së fundi me Hervin Çulin në teatër. Ndërsa xhironte për dy rolet e para në kinematografi, njëherësh filloi të punojë si regjisore në televizionin Alsat. Jo një punë kushedi çfarë, por të paktën ndodhej në degën e saj. Roli shumë i arrirë tek “Nata me hënë”..ndoshta ishte vetëm fillimi i suksesit. Rudina, personazhi kryesor i filmit “Nata pa hënë”, pak a shumë i ngjashëm me fatin e aktores që e përcolli me mjeshtëri dhe ndjeshmëri në premierën e filmit më 13 shkurt 2004. Të dyja kishin një fat të përbashkët, “ekzistencën”, me ndryshimin e madh se ‘njëra’ jetonte si në film, ndërsa ajo tjetra ‘e vërteta’ po fillonte të shkruante emrin në ekranin e madh të kinemasë. Kur mbaroi premiera, pas urimeve të rastit, një regjisor e pyeti: “Vazhdon të jesh në të njëjtën formë fizike? Kam një rol për ty..”. Kishte fituar që në provën e parë në kinematografi duke i sjellë vetes një prezantim në festivalet botërore të filmit si Roterdam, Buenos Aires, Los Angeles, Paris dhe Lokarno. Dhe të mendosh se ishte vetëm fillimi… Kinoprovën për filmin e fitoi duke ‘provuar’ njëherësh edhe për telenovelën “Njerëz dhe Fate”, me regjisor Ylli Pepon në TVSH, në rolin e Erës. Fitoi të dyja konoprovat. Xhironte njëherësh edhe për Rudinën edhe për Erën. Qesh dhe rrëfehet: “Nuk i ndaja dot. Në darkë shumë vonë, me veten, i largoja personazhet që të mbetesha pak minuta me Enin. Është fat për mua hyrja në kinematografi kaq shpejt dhe të punoj me regjisorin Minarolli, si edhe me një staf të kualifikuar francez, që ishte një shkollë e vërtetë”. Eni ishte vërtet ajo që kërkonte regjisori i filmit në atë parapërgatitje për fillimet e xhirimeve. Portreti i saj goditës dhe sytë, ishin dy nga pikat e forta që i sollën rolin e shumëkërkuar. Por ka mbetur këtu. Nuk ka asnjë ofertë të re në horizont përsa i përket filmit. Një dokumentar i shkurtër, prej 15 minutash nuk mund të përmbushë ambicien e saj për të treguar sa vlen dhe çfarë mund të bëjë realisht. Teatri i solli rolin e bukur, Sonjën, nga drama “Xhaxha Vanja”. Një fat për aktoren e re, kur mendon se ka punuar me stafin e aktorëve si Drita Pelinku, Fatos Sela, Robert Ndrenika e Yllka Mujo. Nëse do të ktheheheshim pas në kohë, do të kujtonim padyshim se kur perdja mbyllet të mbetet në mendje kënga ruse, tingujt e kitarës, lotët e vërtetë të Sonjës, (një interpretim i ngrohtë i aktores) dhe fjalët “S’kemi ç’bëjmë, duhet të rrojmë”. Pauzë dhe pastaj duartrokitje të gjata që tregojnë se shfaqja është pranuar nga spektatori. Ishte e vërtetë, me të njëjtin përkuhstim si në film, ashtue dh enë teatër, I njëti emocion edhe e njëjta disiplinë pune. Çastet e passkenës janë nga momentet më të mrekullueshme që ruhen thellë në kujtesën e aktorëve. Aty fillojnë lëvdatat, lulet, komplimentat dhe ndonjëherë edhe qejfmbetjet e para. Larg syrit të fotografëve dhe kameramanëve, në një cep të skenës, pas shfaqjes, dy aktore po takoheshin për herë të parë në jetën e tyre: Ferial Alibali dhe Eni Jani. “Jam Sonja e Parë e “Xhaxha Vanja-s, ishe e mrekullueshme, të uroj për rolin!”. Plane&dëshira Kur kthehet pas në kohë mendon se gjatë xhirimeve të filmit “Nata pa hënë” në fshatin Lin të Pogradecin ka dhënë në një ditë rreth 60 autografe, vetëm fëmijëve që e ndiqnin nga pas dhe thërrisnin me emrin e personazhit të ekranit, Erës, nga telenovela që atë vit ndiqej dhe ishte tepër popullore. Enerieta Jani ka mbaruar shkollën e lartë për regji skenike në AAB në Tiranë. Ka një histori të “çuditshme”, pasi ka hyrë në këtë degë “me shtesat” bashkë me Lulzim Zeqen, i cili më pas u bë edhe partneri i saj në film. Fati e ngriti shumë shpejt lart. Do të dëshirontë një fat të tillë edhe në teatër. Mund të luajë një Zhuljetë, por edhe një karakter si Ledi Makbeth. Mendon se i ka të dhënat për të qenë edhe djall, edhe ëngjëll. “jetojmë ditë kur i ndeshim njerëzit-diaj. Kam parë shumë prej tyre dhe nuk e kam të vështirë ti identifikoj edhe tu ‘vjedh’karakterin për ndonjë rol”. Punon si regjisore tek Digitalb, por duket se nuk është tepër e kënaqur me atë çfarë është duke bërë, për momentin. Këmbëngulëse, ambicioze, e talentuar..ndonjëherë nuk mjaftojnë të gjitha këto për tu shfaqur edhe për të fituar..të duhet edhe pak..fat..dhe ajo ende mendon se është me fat në kinema dhe teatër. Të paktën ka mundur të tregojë vlerat e vetes. Shumë shpejt do të jetë në një film të ri, apo në ndonjë rol të ri…është e bindur për këtë. Vetëm se Shqipëria e ka tw ngadalwsuar industrinë e filmit dhe çdo film kur nis xhirimet..mund të të takojë ta shohësh pas dy vitesh..gjithsesi më mirë kështu sesa të mbetesh me ‘gisht në gojë’..si disa të talentuar të tjerë artistë fatkeqë, që janë harruar , ende pa filluar rrugën e artit.

ABC nr.25-Milena Selimi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT