E enjte, 28.03.2024, 12:22 PM (GMT)

Kulturë

Hasan Qyqalla: Testament varri

E marte, 20.03.2012, 07:51 PM


Hasan Qyqalla

 

TESTAMENT VARRI*

 

Mbrëmë flladi i lisave të Dokagjinit

Përkdhel liqejt e Lurës

Telin shkul Kitarës

 

O sa zëshëm thirra

Çohu Jusuf merrja këngës

Me vargun e dellit

 

Jo më tha

Djajt ke si hije pas

 

Ju luta

Çohu Jusuf veç për një varg

 

Jo më the

Djajt heu medet medet ...  ende kërkkojnë gjak

 

Të fola unë sufleri yt

Çohu Jusuf pash këtë Diell

 

Jo më the

Është mot i mugtë gjysmëhënë gjysmëterr

 

Kur të putha varrin

Kanjusha zhgreh në vaj

E djajtë edhe Dheun don të të hanë!

 

Koblenz – Shtutgart 17 mars 2012

 

* Me rastin e AKADEMISË SË 30 – VJETORIT TË VLLËZËRVE GËRVALLA E K. ZEKA 



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora