E enjte, 25.04.2024, 09:00 PM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Pse po heshtin kuvendi dhe gjykata kushtetuese për fusnot-ën serbe?

E marte, 20.03.2012, 08:59 PM


PSE PO HESHTIN KUVENDI DHE GJYKATA KUSHTETUESE PËR FUSNOT-ën SERBE?

 

Nga Abdullah Prapashtica

 

Me cilëndo kushtetutë të cilitdo shtet në Botë nuk ka mundësi që qeveria, që del nga republika parlamentare, të miraton e zbaton marrëveshje me shtete armike, pa ratifikimin e atyre marrëveshjeve nga parlamenti dhe pa u verifikua nga Gjykata Kushtetuese. Kjo është e mundur vetëm në Republikës të Kosovës, për fatin e të cilës vendos sundimi diktatorial i Brukselit! Andaj, në vend se Kuvendi i Republikës të Kosovës të nxjerr Rezolutë kundër FUSNOT-ës SERBE, Kuvendi për të mashtruar opinionin, nxori një Rezolutë kundër zgjedhjeve të Serbisë në veri të Republikës të Kosovës, edhe pse me pranimin e FUSNOT-ës, juridikisht Serbisë ju dha e drejta të shtrinë sovranitetin mbi vendin ton. Pra edhe të mban zgjedhjet e veta në Kosovë (pa Republikë) duke konsiderua Kosovën krahinë të veten.

 

Një nga detyrat kryesore të parlamentit (në cilindo shtet) është edhe shqyrtimi, refuzimi apo miratimi (ratifikimi) i marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale që i realizon qeveria në marrëdhëniet ndërkombëtare.

 

Po shihet çart se me marrëveshjen e imponuar nga diktatura Brukselit mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, që solli FUSNOT-ën serbe, me Rezoluten 1244 brenda dhe me emrin e Republikës e Kosovës jashtë, ishte në kundërshtim edhe me ketë Kushtetutë çfarë është Kushtetua mjerë e Ahtisarit, e në të cilën bëjnë be e rrëfe qeveria dhe parlamenti i Republikës së Kosovës. Ky është çmimi i kolaboracionizmit që po quhet “partneritetit” me BE në sundimin kolonial e diktatorial të Brukselit mbi Republikën e Kosovës me te cilin janë pajtua të gjitha partitë parlamentare pa përjashtim.

 

Miratimi i FUSNOT-ës serbe me 1244 brenda e me emrin e Republikës jashtë, juridikisht e kthen sovranitetin e Serbisë mbi Republikën e Kosovës. Me këtë faktikisht dhe juridikisht ju dha leja Serbisë që të mban edhe zgjedhjet e veta brenda Republikës së Kosovës. Kështu si u nxor pastaj REZOLUTA KUNDËR ZGJEDHEJVE NË VERI, jo vetëm se kjo është një farsë e mashtrim për opinionin, por dëshmon dhe për mos njohje elementare të rendit juridik dhe për paaftësi elementare për të udhëheq me shtetin.

 

Prandaj nëse është dashur të pengohet mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë brenda Republikës së Kosovës, atëherë është dashur të nxjerrët rezoluta mbi anulimin e tera marrëveshjeve (duke e përfshirë edhe FUSNOT-en) mes Grupit për Negociata me Serbinë (GNS) dhe shtetit armik Serb nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës. Parlamenti i Republikës se Kosovës me aktin e shpalljes së pavarësisë me 17 shkurt 2008, do të duhej një herë e përgjithmonë t´a shfuqizonte vet Rezolutën 1244 në territorin e Republikës se Kosovës, sepse pavarësia e as një shteti nuk vjen nga OKB por vetëm nga vet popujt e atyre vendeve që krijojnë shtet e veta dhe qe janë të aftë që vet t´iu dalin Zot atyre.

 

Por, Qeveria e Republikës se Kosovës me diletantizmin e Edita Tahirit e riktheu vet Rezolutën 1244 e cila e njohu sovranitetin e Serbisë mbi Kosovë. Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese e Republikës se Kosovës në vend se te reagojnë energjikishtë dhe që të hedhin posh në mënyrë kategorike këtë marrëveshje, ata i futen veshtë në lesh dhe tani merren me rezoluta për ndalimin e atyre zgjedhjeve që i kanë lejuar vet me FUSNOT në Bruksel. Kjo nuk mund të arsyetohet me presion nga “miqtë ndërkombëtar”, sepse ata që juridikisht e kthejnë Republikën e Kosovës para 1999 nuk janë miq tan por janë miq të Serbisë. Po shihet çart se për Brukselin vendi i ynë është koloni e BE ku ata munden të vendosin diktaturën e vet ultra të djathtë dhe e cila nuk ka shumë dallim prej diktaturës ultra të majtë te ish Bashkimit Sovjetik.

 

SI FUNKSIONON SHTETI JURIDIK NË VENDET DEMOKRATIKE?

 

Kur Qeveria me mekanizmat e vet nuk parandalon apo nuk anulon arritjen e marrëveshjeve të dëmshme për vendin ton, nga ndonjë grupi qeveritare apo të ndonjë pjesëtari të qeverisë, atëherë reagon Parlamenti dhe anulon marrëveshjet e tilla te dëmshme. Nëse parlamenti nuk reagon, si ndodhi në këtë rast, menjëherë duhet të reagon Gjykata Kushtetuese, sepse këtu është fjala për shkelje fundamentale të sovranitetit të vendit. Kur të dështojnë tërë këta mekanizma shtetëror, atëherë reagon opinioni. Ne pame se si ndodhi me Marrëveshjen e Qeverisë të Salih Berishes me Greqinë në përcaktimin e kufijve detar mes të dy shteteve!

 

Opinioni reagon kështu si reagoi duke ju kundërvu në mënyre masive kësaj Marrëveshje antikombëtare dhe antishtetërore, edhe përmes të opinioneve publike edhe përmes të anketave të shumta, ku shihet se shumica absolute e popullatës është kundër kësaj marrëveshje me Serbinë. Në raste kur behet fjalë për interesa vitale të Vendit, pa tjetër duhet të organizohen Referendume. Kjo është rruga demokratike e vendosjes për fatin e vendit.

 

Nëse institucionet nuk i korrigjojnë qëndrimet e veta duke e respektua demokracinë, atëherë fillojnë demonstratat me kërkesa për shkarkimin e Vendimeve të tilla dhe të këtyre Institucioneve diletante në rruge demokratike, duke thirrur zgjedhje të reja, nga të cilat përjashtohet pjesëmarrja e atyre që kanë shkelur sovranitetin e vendit një herë dhe që kanë sjellë në zgjedhjen të parakohshme. Ato subjekte që një herë shkelin sovranitetin e Republikës së Kosovës atyre duhet ndaluar përgjithmonë pjesëmarrjen në zgjedhje, sepse ndryshe ndodh ajo që ata me vota te vjedhura sërish vazhdojnë të kthehen në pushtet dhe që serish të e rrezikojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës.

 

Nëse as pas demonstratave paqësore këto institucione nuk organizojnë zgjedhje të reja, atëherë populli me nuk del në demonstrata dhe ai me këtë tregon se me nuk beson më ne zgjedhje demokratike të çështjes. Atëherë populli behet gati për mal. Keni kujdes pra, e mos e nxjerrin popullin ne mal, se atëherë më nuk ka zgjedhje paqësore të as një gabimi tuaj.

 

Kam droje se këto Institucione aktuale (Parlamenti, Qeveria dhe Gjykata Kushtetuese) nuk do ta kuptojnë ketë apel. Ky dyshim i imi bazohet edhe në përvojën me të re me këto Institucione kur ato deklarojnë se nuk i lëshojnë pe Serbisë, dhe nuk kalon as java dhe ata i han fjalët e veta. Rasti konkret është embargoja e reciprocitetit me Serbinë, emri i Republikës e etj. Opinioni e din ketë ngjarje dhe nuk ka nevojë që t´a përshkruaj. Por, mund të konstatoj se ato u treguan se kanë qëndrime pro serbe, sepse vepruan sipas interesave të Serbisë dhe në dëme të Republikës së Kosovës edhe me anulimin e reciprociteti edhe me miratimin e FUSNOT-ës serbe.

 

HIPOKRIZIA E DIKTATURËS TË BASHKIMIT EVROPIAN NDAJ LIRISË TË LËVIZJES

 

Dihet se Qeveria as një herë nuk e përdori dhunën ndaj barrikadave çetnike serbe. Por kur populli me 14 janar 2012 e e mbylli kufirin me Serbinë me demonstrata, qeveria u përgjigj me mbylljen e kufirin me Shqipërinë dhe e hapen kufirin me Serbinë, duke përdor dhunë brutale kundër popullit të vet. Kjo dhunë u zbatua me urdhra nga Brukseli. Në vend se qeveria dhe policia të zbatojnë Reprocitetin, populli demonstruesit e zbatoi Rezolutën e Parlamentit të Republikës së Kosovës mbi reciprocitetin, duke im mbyll kufijtë me Serbinë për disa kohë. Por, Parlamenti në vend të shkarkon Qeverinë për grusht shtet, për shkelje të Kushtetutës dhe për shkeljen e Rezolutës mbi Reciprocitetin me Serbinë, ai shfuqizoi Rezolutën e vet dhe nxjerr një Rezolutë tjetër pro serbe të diktuar nga Brukseli.

 

Me ketë rast vet Brukseli në meny të orkestruar filloi të akuzon demonstruesit për “kufizimin e lirisë se lëvizjes” edhe pse Brukseli kufizimin e lirisë së lëvizjes për Republikën Kosovës e ka shndërrua ne Aushfic të vizave te tyre. Nuk ka vend në Botë të ketë liritë e lëvizjes me të kufizuara se sa Republika e Kosovës me anën e vizave të vendeve anëtare të BE. Andaj habit pafytyrësia e diplomatëve të BE në mbrojte të lëvizjes se lirë të njerëzve dhe të mallrave serbe në vendin ton, kur ata vet ia kanë kufiza qe 12 vite të drejtat në lëvizje të lire qytetarëve dhe mallrave nga Republika e Kosovës për ne vende e tyre. Ndërsa ata vine edhe me tanke në vendin tone pa i pyetur fare Institucionet e Republikës së Kosovës.

 

Këto Institucione vendore shpesh tregohen të pamëshirshme brenda llojit të vet (edhe mes partive të ndryshme edhe brenda vet partive të tyre) duke mos i lëshuar pe njeri tjetrit në as një drejtim, por para ndërkombëtarëve sillen me përulje më të turpshme. Nga ana tjetër ndaj opozitarëve brenda e jashtë partive thurin gjithfarë intrigash e thashë e të thanash të pa vërteta vetëm pse ata ua zbulojnë e publikojnë gabimet, me paramendime pozitive qe institucionet ato të i korrigjojnë.

 

Me që Partitë politike janë të pafta me e qeveris vendin në mënyrë sovrane e dinjitoze ato bëhen rob te mentaliteti autonomist dhe udhëhiqen me logjiken se duhet të veprojnë sipas diktatit të diktaturës së Brukselit. Paaftësinë e vet në drejtim të qeverisjes e kompensojnë me aftësinë e shkathtësinë e vet për komplote kundër personaliteteve opozitare dhe për krijimin e mjegullës politike me të cilën mbulohen dështimet e tyre. Këta burra i katandisen shqiptaret në ketë situatë pa rrugëdalje dhe ua dogjën idealin e rilindësve, gati në pa shpresë, për një shtet shqiptare demokratik të bashkuar dhe të barabartë me shtete tjera.

 

SAJIMI I MJGULLËS POLTIKE NGA SHËRBIMET INFORMATIVE PARTIAKE

 

Kohëve te fundit SHËRBIMET INFORMATIVE PARTIAKE (qe nuk kanë pushua se vepruari as një herë) i kanë vu në funksion edhe do traktor të vjetër që bëjnë shumë zhurmë dhe ndyjnë ambientin me gazrat e veta helmuese, për të tërhequr vërejtjen nga çështjet e hapura kryesore në gjera dytësore.

 

Shembulli konkret është zhurma e prodhuar përmes të dy-tre korbave të mërgatës së qyqeve të cilët duke e nëpërkëmbur emrin e Jusuf Gërvalles, mundohen të afirmohen vet personalisht, me qe nuk kanë rruge tjetër të afirmimit pos si keqbërës. Por, edhe me qëllime djallëzore që para opinionit të brendshme dhe të jashtëm të ulin vlerat reale të LPK dhe të UÇK, duke e prezantua veten rrejshëm si themelues të tyre. Mu për shkak të nivelit të ultë moral të tyre, prezantimi i tyre i rrejshme si themelues të LPK e të UÇK është ofendim për LPK-ën e UÇK- ën. Vet mbështetja e deklaratave të tyre të rrejshme nga Klan-Kosova dhe nga RTK dëshmon se ata po nxiten e po mbështeten nga shërbimet informative që i kanë në duart e veta këto televizione. Janë këto televizione ku janë dyert e mbyllura për të vërtetën dhe ku janë të hapura dyert për ata që janë ne shërbim të klaneve të caktuara politike që janë në shërbim të diktaturës së Brukselit.

 

Ata që e duan me të vërtet Jusuf Gërvallen dhe heronjtë e dëshmorët tjerë të kombit e vazhdojnë luftën kundër armiqve sllav për realizimin e amaneteve të tyre, e jo ata që nxisin vëllavrasje brenda shqiptarëve me akuza të rreme se gjoja Jusuf Gërvallen e “paska vra” filan shqiptari. Pafytyrësia e tyre idiotëve shkon deri aty sa për dezinformim e shpifje qe i bëjnë ata vet i akuzojnë të tjerët, sepse e vërteta për ata është si rrezja e diellit për vampirët. Keqpërdorimi i emrit të Jusuf Gërvalles, të rënë për liri, si maske për goditjen e pengimin e luftës kundër armikut të luftëtarëve të gjallë, është akti më ulet që mund të bën njeriu sot kur lëvizja ka nevojë për çdo njeri të vetin.

 

Për të arritur këtë ata sulmojnë autoritetet kryesore të LPK e të UÇK dhe sidomos Komandantin e SHP të UÇK. Është për keqardhje se si i qesh nuri nga gëzimi edhe kryetarit të parlamentit që ishte ish shok i Komandantin e SHP të UÇK, kur Zvicra nga ai kërkon që Komandanti të shkarkohet nga detyra e Deputetit e ai të thirret në përgjegjësi për diçka që Zvicra ka marr Vendime Ligjor me Komisione të veta Shëndetësore Shtetërore dhe ku Komandanti i SHP të UÇK-ës nuk kas të mundur të ketë as një ndikim. Komandanti, tani vihet para një terroi të organizuar propagandistike psikologjik për t´a thyer shpirtërisht dhe politikisht, që për mes të tij pastaj të goditet besimi i opinionit te UÇK-ja.

 

Pra, Komandanti nuk sulmohet vetëm për të degraduar atë personalisht, por për t´a degraduar LPK dhe UÇK si formacione çlirimtare. Nuk ka dyshim se në prapavijë të tera këtyre veprimeve qëndrojnë aleatet serbo-grek brenda BE, sepse qëllimi i tyre është zhveshja e kombit shqiptar nga tera vlerave të veta historike. Këtu atyre ju përputhen interesat me veglat vendore të të gjitha regjimeve të huaja prezent në vendin ton. Natyrisht se unë me ketë mbroj vlerta e UÇK dhe vlerat ushtarake të vet Komandantit të SHP të UÇK të kohës së gjate luftës, sepse pas lufte u detyrova të kthehem serish në mërgim.

 

Në përfundim të them edhe një here se janë këto 30 vite lufte të suksesshme politike e të armatosur të pa ndërprere të LPK dhe UÇK për arritjen e pavarësisë, për bashkimin e mëvetësinë sovrane kombëtare brenda një shteti. Ky proces që është në zhvillmë dhe kjo luftë nuk munden të ndalet as me FUSNOT-a serbe, as me REZOLUTA demagogjike dhe as me komplote të dështakëve që me zhurmën e FERGUSONAVE të Beogradit tymosin, mjegullojnë e ndyjnë ambienti ku ata aktualisht qarkullojnë, edhe një herë pas 30 viteve me po ato intrigat e kuzhinave serbe që i kanë bërë më par.

 

Megjithatë, për armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të Republikës të Kosovës e kam një lajm të keq: bashkimit kombëtar shqiptar në një shtet nuk ka fuqi që mundet ti del përpara.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora