E enjte, 25.04.2024, 04:53 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Më 6-8 mars, u mblodh në Tiranë Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe

E diele, 18.03.2012, 04:09 PM


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AKADEMIA E SHKENCAVE

 

Adresa: Sheshi "Fan Noli”Tiranë;  tel & fax: ++355 4  222 74 76

 

Nr.Prot.extra.

NJOFTIM PER MEDIAN

 

Më 6-8 mars, u mblodh në Tiranë Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, i themeluar më 2004 nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, si organ me autoritet shkencor për shqyrtimin e të gjitha çështjeve që lidhen me përdorimin dhe zhvillimin e shqipes standarde. Me vendim të përbashkët të Kryesive të dy Akademive, Këshilli është zgjeruar me pesë anëtarë (gjuhëtarë nga Shqipëria e Kosova) dhe drejtohet nga një Kryesi prej pesë akademikësh (tre akademikë nga ASHSH dhe dy nga ASHAK). Këshilli përbëhet nga 22 profesorë, akademikë e studiues të njohur të gjuhës shqipe nga Shqipëria (ASHSH: akademik Shaban Demiraj, akademik Jani Thomai, akademik Ethem Lika; nga QSA: akademik Kolec Topalli, prof.Seit Mansaku, prof.dr. Enver Hysa, prof. dr. Emil Lafe; nga Universiteti i Tiranës prof.dr. Shezai Rrokaj, akad.asociuar Gjovalin Shkurtaj; nga Universiteti i Shkodrës prof.dr. Tomorr Osmani; nga Universiteti i Elbasanit prof.dr. Mehmet Çeliku), nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, akademik Rexhep Ismajli, akademik Besim Bokshi, akademik Idriz Ajeti, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, prof.Dr.Shefkije Islamaj, prof.dr. Bardh Rugova, prof. dr. Isa Bajçinca, prof.dr. Fadil Raka, prof. dr. Abdullah Zumberi, prof.dr. Imri Badallaj; nga Maqedonia prof. dr. Remzi Nesimi; nga arbereshet e Italise, prof. dr. Francesco Altimari.

Këshilli në vazhdim të punës së tij për çështje të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, në mbledhjen e tanishme u përqendrua në çështje të leksikut të gjuhës shqipe, për të cilat Grupi i punës për probleme të leksikut të gjuhës shqipe kishte përgatitur tri parashtresa: 1. Probleme të leksikut në shqipen standarde; 2. Probleme të terminologjisë shqipe; 3. Problemi i anglicizmave në gjuhën shqipe. Në këto parashtresa dhe në diskutimet e anëtarëve të Këshillit u paraqitën veçantitë e normës gjuhësore në këto fusha, gjendja e problemet e sotme dhe u propozuan disa masa e detyra për pasurimin e leksikut të shqipes standarde nga të gjitha burimet (ligjërimet e folura popullore, krijimet e reja me mjetet e sipas modeleve fjalëformuese të shqipes dhe nëpërmjet huazimeve të domosdoshme, kryesisht të ndërkombëtarizmave), ruajtja e pastrimi i mëtejshëm nga fjalët e huaja të panevojshme, njësimi e standardizimi i terminologjisë, veçanërisht në fusha më të përgjithshme, brenda sistemit terminologjik dhe në përdorim të përbashkët etj. Këshilli thekson se në fushën e leksikut e të terminologjisë shqipe ka shumë çështje që presin studime e zgjidhje nga organizmat shkencorë që merren me studime e botime gjuhësore, me forma të reja bashkëpunimi dhe me mënyra të reja organizimi. Disa propozime konkrete nga mbledhja e fundit e Këshillit në këto drejtime do t’u përcillen dy Akademive dhe më tej instituteve shkencore, fakulteteve e qendrave me të cilat bashkëpunohet e të tjera që merren me studimin e gjuhës shqipe

 

ZËDHËNËSI I AKADEMISË SË SHKENCAVE



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora