E marte, 23.04.2024, 05:14 PM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Tregimi për nënën dhe të birin

E hene, 19.03.2012, 08:59 PM


TREGIMI PËR NËNËN DHE TË BIRIN

 

„Një qeveri që imponohet nga politika gjithmonë do të jetë në shërbim të politikanëve“.

Firdusi

 

Nga Dibran Demaku

 

Në një tregim popullor thuhet: Nëna kishte një djalë.Dhe ajo e donte shumë të birin.Edhe i biri e donte shumë të ëmën.E donte aq shumë të ëmën saqë në një mbrëmje të vonë në bisedë e sipër i kishte thënë:“Nëna ime shumë të dua,sepse ti je aq e mirë, aq e mirë! Por… kur po i shof vëllezërit e tu dhe veprimet e tyre edhe ti po më del prej hujit!”

Këtu dhe kështu përfundon tregimi popullor.Për dikend që merr vesh nga tregimet popullore,tregimi në fjalë flet shumë, ndërkaq për ata që me vëshirësi i kuptojnë tregimet popullore,ai nuk thotë asgjë.Sido që të jetë le të mbetet në shijen e lexuesit që të japë opinionet e veta në lidhje me Nënën e tregimit dhe të birit të saj.

E tërë kjo që u tha më lartë mund të ngjajë me politikën e sotme shqiptare në Kosovë dhe më gjerë.Kushdo që merr sado pak vesh nga politika do të jetë i dëshpëruar me politikën dhe politikanët tanë ashtu si i biri i tregimit popullor me vëllezërit e së ëmës,apo thënë shkurt me dajëllarët e vet!

Në këtë rast e ëma mund të thuhet lirisht se mund të identifikohet me Kosovën, i biri mund të identifikohet me popullin e Kosovës,ndërkaq vëllezërit e së ëmës mund të jenë politikanët e sotëm.Dhe mund të thuhet me plot gojën se populli e do shumë të ëmën(Kosovën),por është i dëshpëruar me vëllezërit e saj e që në fakt janë politikanët.

Thënë shkurt e shqip,populli sot e do shumë Kosovën,ashtu siç e ka dashur dhe do ta dojë gjithmonë,por është i dëshpëruar me politikën dhe politikanët e saj.

Lind pyetja:Përse kasta udhëheqëse e një qeverie apo shteti( qoftë ajo edhe e zgjedhur në mënyrën sa më demokratike të mundshme)gjithmonë identifikohet si edhe më e keqe se ajo e mëparshmja?! Sot kudo nëpër Kosovë do të dëgjosh të flitet:”Këta që udhëheqin sot nuk janë aspak as më të mirë e as më të këqinj se ata të djeshmit!”

A mos vallë një konkludim i tillë të sjell tek përfundimi se kastat politike( cilatdo qofshin ato) pas ardhjes në pushtet më shumë kujdesën për të mirën dhe mirëqenien e vet sesa për popullin që i ka zgjedhë?!

Edhe sot si gjithmonë në vendet kyqe të sistemit politik zgjidhin militantë të partive në pushtet të cilët për nga ana arsimore dhe intelektuale lënë shumë për të dëshëruar.Dhe pastaj ata militantë si vegla qorre të sistemit punojnë me tërë qenien e tyre njerëzore në dobi të punëdhënësve të tyre.Dhe asnjëherë, ama asnjëherë të vetme nuk do të jenë në gjendje që ta kundërshtojnë politikën e punëdhënësve!Kështu një sistem i proklamuar si demokratik rrëshqet drejt autarkisë dhe përfundon në diktaturë.

E dihet botërisht se në diktaturë gjithmonë të drejtë ka i Pari, Udhëheqësi,ndërkaq të tjerët rreth tij janë në shërbim apo shërbëtorë të tij.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora