E shtune, 20.04.2024, 09:05 AM (GMT+1)

Mendime

Shaban Cakolli: Bëjmë politikë apo kërkojmë lëmoshë?

E hene, 19.03.2012, 08:56 PM


BËJMË POLITIKË APO KËRKOJMË LËMOSHË?

 

Shkruan: Shaban Cakolli

 

Populli shqiptar i  Kosovës ka derdhur shumë gjak,ka humbur shumë teritore,për të jetuar në liri,pa sërbin në një shtëpi,me një fqinjësi të mirë me Sërbi,kuptohet nëse  Sërbia do fqinjësi.Të gjithë ata që duan të e dijnë duhet të kuptojnë ,se trevat shqiptare që nga mesjeta dhe deri më 1912 kishin një sipërfaqe prej 115.000 kilometra katror.Trojet tona me ndihmën e  Fuqive të Mëdha,erdhën duke u rrudhur,nga politika evropiane e cila e dënoi kombin shqiptar në Londër më 1913,duke ua grabitur shqiptarëve më tepër se gjysmën

e trojeve  dhe duke ua dhënë shteteve antare të ashtu quajtura aleanca Ballkanike të krijuara nga traktatet e miqësive Bullgaro,sërbo-greke.Këtë bllok agresiv e ka nxitur dhe udhëhequr politika imperialiste ruse.Kjo aleancë ballkanike kishte qëllimet e veta si:zgjërimin teritorial,sigurimin e daljes në detin Adriatik dhe shfarosjen e popullit shqiptar.Shqiptarët ishin populli më liridashës,kurrë nuk u pajtuan me këto qëllime dhe u desh plotë gjashtë shekuj të luftonin,duke ujitur me gjak çdo pëllëmbë të trollit të vet,vetëm për lirinë shqiptare.Kjo është merita më e lavdishme e popullit shqiptarë,qëndresa e tyre i bëri të mbijetojnë si popull,kur dihet se ka pasur shumë popuj që në rrethana si këto tonat  nuk kanë mundur të u bëjnë ballë dhe janë shuar.Pra është dashur të bëhet luftë gjashtë shekuj me lloj armiqësh të egër,deri në luftën e fundit të UÇK-së,ku fatbardhësisht për herë të parë në historinë shqiptare në radhët tona u rreshtuan  edhe ndërkombëtarët.Tani katrëmbëdhjetë vite pas  çlirimit të Kosovës,katër vite pas shpalljes së pavarësisë,Kosova po ballafaqohet me probleme të natyrave të ndryshme,sikur po rrugëton në vendnumërim(Status-quo):Përse?Sepse Kosova  nuk po mund,por as nuk po bënë përpjekëje të duhura për administrimin e kufijëve.Mitrovica u uzurpua nga një grusht sërbësh.Dihet ky problem është problem artificial i krijuar nga disa qarqe të huaja,por Qeveria jonë nuk bëri përpjekëje sa duhet,apo nuk bëri fare për të dalur nga ky rreth.Për të zgjedhur këtë problem duhet program nacional,koncept dhe veprime organizative.I ka këto që cekëm qeveria jonë,apo nuk i ka?Nga rezultati që shihet,duket se nuk i ka,por edhe nëse i ka,nuk u tregua e aftë të i fus në veprim.Të gjitha problemet që çfaqen,e tërë zhurma,bllokadat dhe pykat që godasin  Kosovën,emërtim dhe qëllim kanë ndarjen e  Mitrovicës,edhe pse adresohen ndryshe.Shqiptarët kurrë më nuk mund të pranojnë që nga trolli i tyre të shkëputet as edhe një milimetër,nga se të gjitha i kanë paguar me gjak.Kur them shqiptarët,fjalën e kam për popullin,nuk po ceku këtu titullar shteti dhe as firmosje,nga se firmosja e lirisë tonë u bë me gjak populli.Quditërisht në vend se të bënim përpjekëje maksimale të marrin kontrollin e kufijëve të shtetit,të cilen po kjo qeveri e shpalli shtet të pavarur,dikujt i ra ndërmend të nisë takimet sërbo-shqiptare,me ndërmjetësime të palës së tretë!Populli i tha jo këtyre bisedimeve,po ja titullarët nuk u binden në këtë "jo"të popullit.Përderisa bisedohet me Sërbinë,duhet që dialoguesit të dijnë se me Sërbinë nuk duhet të firmoset  ndonjë shkëputje e tokës sonë qoftë edhe centimetër,nga se shkelin vullnetin e popullit.Nuk ka njeri të krisur as nga shqiptarët dhe as nga ndërkombëtarët,të mos e ketë kuptuar se këtë problem në Mitrovicë nuk kishin fuqi të e shkaktojnë një grup sërbesh nga  Kosova,por që fund e krye e shkaktoj  Sërbia.Sërbia po i mbanë në grusht sërbet e  Kosovës,jo që i dhimbsen,por të realizoj qëllimet e veta,nëse mund të shkëpus diçka nga  Kosova.Nëse këtë nuk  mund të realizoj Sërbia,ajo do të i braktisë sërbet e  Kosovës,nuk do të i priste as në vizitë në Sërbi,do i braktisë dhe të i fyej me emërtime,kosovari,shiftari,ashtu si na kanë etiketuar ne gjithnjë.

Sidoqoftë ajo sot me lojën në të cilën i ka futur sërbet e Kosovës,po mbanë të ndezura konfliktet në trojet tona.“Ne nuk duam dhe në referendumin e 14 dhe 15 shkurtit, kemi thënë se nuk duam të kemi institucione shqiptare në veri, nuk duam të jemi kosovar, por serbë me shtetësi serbe dhe nuk duam që dikush me dhunë të na detyrojë të pranojmë një shtet që nuk e njohim”, tha Kërstimir Pantiç.Ne duhet të i themi Pantiçit dhe atyre që i udhëheq ai,se kështu nuk ka askund në botë,kështu nuk bënë,nuk  lejohet dhe kjo thënje e  Pantiçit i bije kështu:Ne duam bukën e Kosovës dhe shtetësinë sërbe,kjo i bie dy lugë pa asnjë sakrificë!Kjo i bie ne po ndajmë Mitrovicën,po ia bashkangjesim Sërbisë,që ajo të na pranojnë shtetësinë sërbe.Këtyre sërbëve me qëllime të kçija,shteti ynë duhet të ju qartësojnë:Ne jemi shteti i Kosovës,nuk mundemi askujt të i japim shtetësi sërbe nga se shtetësia jonë është kosovare,nuk e nxisim askend me dhunë të pranoj shtetësinë tonë,por kush nuk njeh shtetësinë tonë dhe kërkon shtetësi sërbe duhet të jetoi në Sërbi.Sërbet e kosovës janë pakicë e cila te ne gëzojnë privilegjet më të forta se çdo pakicë në botë,por që kanë mbetur peng në dorën e Sërbisë.Këta sërb që jetojnë në Kosovë është dashur të jenë krenarë për privilegjet që gëzojnë,por  Sërbia i rebeloj,dhe këto privilegje do të i humbasin.Duhet ata të e kuptojnë se  Sërbia në Kosovë një shekull solli tragjedi,mjerim,varfëri dhe përndjekje mbi shqiptarët,por si të e kuptojnë ata,pa ua bërë me dije ne?Përderisa forcat tona nuk bëjnë hapa për të administruar kufinjët e Mitrovicës,sërbët nuk e kuptojnë atë që thash!Gazetarët tanë në teren,kanë hetuar se asnjë prani shqiptare nuk ka në Mitrovicë javë me radhë.Ja si u përgjigjen  KFOR dhe Ulex,gazetarëve:Anëtarë të KFOR-it dhe EULEX-it në këtë pikëkalim kufitar kanë theksuar se ka javë që policët dhe doganierët shqiptarë të Kosovës nuk kanë ardhur.

 

“Nuk kanë si të vijnë dhe ne nuk mund t’i transportojmë ata gjithmonë me helikopter”, tha një ndërkombëtar në Jarinje. Veriu i Kosovës ka mbetur kështu në duart e grupeve kriminale serbe, të cilat në atë pjesë të Kosovës janë duke hedhur valle të patrazuar nga askush.

 

Që nga Lagjja e Boshnjakëve e deri në Jarinje nuk shihet asnjë shenjë e shtetësisë së Kosovës. Në dy anët e rrugës ka vetëm pankarta, njoftime e tabela të komunikacionit që njoftojnë vetëm në gjuhën serbe dhe, në shumicën e rasteve, në alfabetin cirilik.

Pala shqiptare ka hyrë në bisedë me sërbet e pabarabartë dhe pa doreza,si rezultat ka firmosur nje fusnotë që ka krijue huti në popull.Nga firmosja e kësaj marrëveshje edhe sërbët edhe shqiptaret dalin me lavderime:Serbet thonë fituam ne,shqiptarët fituam ne,kështu lavderohen politikanet,kurse populli eshte mbetur i hutuar!Kërkesa jonë që bisedimet me Sërbinë të kushtëzohet,sikur po përkrahet edhe nga ndërkombëtarët,të cilët dorën në zemër më shumë po përpiqen që çështja jonë të zgjidhet drejt,nga se po nuk u zgjidh drejt,konfliktet mbesin ndezur:Shefja e delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Doris Pak, ka thënë se për nisjen e negociatave me BE-së, Serbia duhet të ketë qeveri pro-evropiane.Se sa kemi fituar ne nga firmosja e marreveshjes  u dëgjua në Zërin e  Amerikës:Pikërisht kjo marrëveshje është strumbullari i problemeve, thotë për Zërin e Amerikës, Shirley Cloyes DioGuardi, këshilltare për Ballkanin pranë Lidhjes Civile Shqiptaro-Amerikane.

 

Sipas saj, marrëveshja ishte një kthim i madh prapa për Kosovën dhe krijon imazhin se Serbia ende ruan një shkallë sovraniteti mbi Kosovën.Se SHBA do të na shoqërojnë në çdo hap tonin kjo është vërtetuar,por kjo nuk do të thotë se SHBA-të do të na i zgjedhin problemet tona,problemet duhet të i zgjedhim ne,por do të kemi mbështetjen e tyre.Detyrë e shtetit tonë është të administroj  të gjithë kufijt e vet,kjo nuk bëhet pa forcat e sigurisë dhe organet e drejtësisë.

Mbrojtëja dhe administrimi i kufijëve nuk do të thotë se bëhet edhe pa sakrifica.Kosovës i duhen edhe mijëra polic,jo të tillë që sillen rrugëve dhe marrin paga,por që janë të përkushtuar  në administrimin e kufijëve me çdo çmim.Kur të jenë kufijët në duart tona,nese nuk doni të prishni dialogun,mund të vazhdoni një dialog teknik.Përderisa nuk i kemi kufijët nën administrimin tonë,çdo bisedë bëhet politike.Vetëm disa milimetra nëse i shkëputen Kosovës,populli nuk e sheh zgjidhëjen e problemit të Kosovës dhe mund të shkaktohet revolta popullore.Andaj nuk ka pse të i kërkohet lëmoshë në bisedime  palës sërbe.Firmosja e lirisë së Kosovës nuk është falur,por është bërë me gjak populli.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora