E premte, 26.04.2024, 12:12 AM (GMT+1)

Mendime

Nora Gashi: Pranvera 2012 mund të kishte qenë fundi i këtij pushteti

E hene, 19.03.2012, 07:57 PM


ME RASTIN E SHËNIMIT TË DEMONSTRATAVE TË VITTI 1981

 

PRANVERA 2012 MUNDET ME QENE FUNDI I KETIJ PUSHTETI, NËSE PUSHTETARËT NUK KORRIGJOHEN

 

Nga Nora Gashi

 

Në Akademinë përkujtimore me rastin e 31-vjetorit të demonstratave të vitit 1981, të organizuar nën patronatin e Kryeministrit Hashim Thaqi u injoruan organizatoret e vërtetë të demonstratave të vitit 1981 dhe aty u tha një e pa vërtet historike se kjo : ...ishte rezultat i punës së udhëhequr nga organizatat të drejtuara nga Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka...”! Kjo sjelle sektare nxite indinjate dhe ndasi te reja. Si historiane ju them ndërpreri përpjesëtimet dhe bashkohuni. Kjo është edhe porosi vëllazërore, sepse sot kemi nevoje për bashkim me shume se në 1981. Andaj mos u sjelluni si Salih Berisha e Bamir Topi me rastin e përvjetorit të Besëlidhjes në Lezhë, sepse ne si popull kemi nevojë urgjent për një Besëlidhjes të re mes veti.

 

Baca, Adem Demaçi tha shume çart se lufta për liri nuk fillon me 1981 as nuk mbaron me 1981.

 

Ali Ahmeti. Për periudhat e ngjarjet konkrete historike duhet folur konkretisht e çart, pa e tjetërsua e pa mjegullua as te vërtetën për zhvillimin e tyre dhe as për protagonistet konkret te tyre. Lavdi ju kjoft për jete e mote për veprat patriotike edhe Jusuf Gërvalles e Kadri Zekës dhe gjithë atyre që ishin pjesëtar te organizatave te tyre ilegale, qe veproni nga platforma për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sepse ata ishin me te vërtet patriot.

 

Por, atë qe tha Ali Ahmeti, se demonstratat e 1981 me kërkesën për REPUBLIKËN e KOSOVËS ...ishte rezultat i punës së udhëhequr nga organizatat të drejtuara nga Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka..., kjo nuk është e vërtet. Sa për ata, këto demonstrata, me kërkesën për REPUBLIKËN e KOSOVËS, nuk kishin me ndodh kurrë. Prandaj, për hir të së vërtetës historike duhet than hapur se demonstratat e 1981 me kërkesën për REPUBLIKËN e KOSOVËS nuk u organizuan nga organizatat të drejtuara nga Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka, si thot Ali Ahmeti.

 

Demonstratat, qe filluan nga studentet me kërkesa sociale me 11 mars 1981 dhe që me 26 mars 1981 nga një organizatë tjetër ilegale u shndërruan në demonstrata me kërkesa politike, të cilave i printe kërkesa për REPUBLIKËN e KOSOVËS, nuk kane fare të bëjnë me këto organizata që përmend Ali Ahmeti, në fazën përgatitore te organizimit të tyre. Ndërsa pjesëmarrja pjesëtarëve të e këtyre organizatave në demonstrata dhe në rrjedhjet e me vonshme është e pa mohueshme.

 

Është e vërtete se “...ngjarjet e pranverës së madhe, apo lëvizjes studentore e vitit 1981, nuk ishte ngjarje e rastësishme...”! Sikur që është e vërtetë ajo që tha Hashimm Thaqi (citat): “...Demonstratat e vitit 1981 artikuluan fuqishëm kërkesën qendrore për Republikën e Kosovës, këtë më së miri e shpjegon intelektuali dhe profesori, Ukshin Hoti, që mbronte publikisht kërkesën për Republikën e Kosovës me kategorinë filozofike të zhvillimit ...”(fundi i citatit).

 

Edhe Hashim Thaqi si Ali Ahmeti, harrojnë të tregon të vërtetën se organizatore e demonstratave e 1981 ishte organizata vetme ilegale që vepronte në platformën e kërkesës për REPUBLIKËN e KOSOVËS, ku bënte pjese edhe Grupi i Intelektualeve qe u dënua me 1982 ne krye me Mr. Halil ALIDEMAJ. Ne Grupin i Intelektualeve te dënuar me 1982 bënte pjese edhe Mr.Ukshin HOTI së bashku me intelektual tjerë të nderuar.

 

Andaj duhet të thuhet e vërteta, se demonstratat e 1981 me kërkesën për REPUBLIKËN e KOSOVËS ishte rezultat i punës së udhëhequr nga organizatat që i takonte edhe Dëshmori i Kombit Afrim Abazi, i cili vdiq në torturat e UDB-es dhe që të vdekur e hodhën nga ndërtesa e UDB-es në Ferizaj pak kohe pas atentatit të UDB-ës ne Stuttgart. Kësaj organizate i takonin edhe Mr. Ukshin Hoti, Ekrem Kryeziut dhe intelektual të tjerët nga Grupi i Intelektualeve qe u dënua me 1982, në krye te cilëve ishte Mr. Halil ALIDEMI. Kësaj organizate i takonin disa qindra aktivist, një pjese e te cilëve u zbulua dhe u dënuan me burg pas demonstratave te 1981.

 

Te them se atë mbrojtje shkencore qe i beri Mr. Ukshin HOTI kërkesës për REPUBLIKËN e KOSOVËS në librat dhe në të gjitha paraqitjet e veta publike, po atë mbrojtje e beri para gjyqit jugosllav edhe i akuzuari i par i kësaj organizate Juristi, Rexhep MAQEDONCI, i burgosur dhe i dënuar veti treti vëlla se bashku me dy kushërinj të tjerë në vitin 1983 si pjesëtar te kësaj organizate, e kështu me radhe.

 

Ju e harruat jo vetëm Mr. Halil Alidemin e Rexhep Maqedoncin por e harruat edhe Liderin e organizatës se vetme ilegale që vepronte në platformën e kërkesës për REPUBLIKËN e KOSOVËS, Abdullah Prapashticen. Kjo ndodhi ndoshta vetëm pse rastësisht ai është në mesin e të gjallëve dhe ndoshta edhe pse as pas 1999 nuk pranoi kur far kompromisesh me sundim e ri te huaj kolonial në demin e Republikës së Kosovës. Për arsye se ata nuk pranuan kompromiset që i pranuat ju, ata sot nuk kanë pushtet, nuk kanë mjete buxhetore që i keni ju, nuk kanë prona private të krijuara pas 1999 si ju, as nuk ka TV e mjete tjera të propagandës dhe nuk kane mbështetjen e të huajve, si e keni ju.

 

Por, ju duhet ta dini se ata e kane popullin pas vete, si ne 1981. Andaj mos i thyeni tera urat me ata e mos i injoroni kështu, sepse kjo nuk është në interesin e juaj. E përmenda interesin e juaja sepse tani vetëm te interesi i juaj e keni mendjen ju. Si historiane ju them dhe kjo është edhe porosi vëllazërore, sepse sot kemi nevoje për bashkim me shume se në 1981. Andaj mos u sjelluni si Salih Berisha e Bamir Topi me rastin e përvjetorit të Besëlidhjes në Lezhë, sepse ne si popull kemi nevojë urgjent për një Besëlidhjes të re mes veti.

 

Ndryshe ju morri lumi juve bashkë me terë popullin ton të shtypur, të vuajtur e të shfrytëzuar nga ju dhe nga Brukseli e Beogradi. Te cilëve ju po ju nënshtroheni e po ju shërbeni me zellin e titistëve shqiptar, që para 1999 i shërbenin Beogradit e Moskës . E di se këto janë fjale të renda, por e di se janë të vërteta.

 

Po ju rikujtoj se ky rast me kujtoi pyetjen e Shefit te propagandës naziste Gebeles i cili me një rast e pyeti Hiterin se: “... çka do te thotë nesër historia për tera këto masakra ndaj popujve te robëruar nga nazizmi, kur te mbaron lufta...? Hitleri ju përgjigj:... nëse e fitojmë luftën, historinë e shkruajmë vet...”! Ju nuk e keni fituar luftën akoma që t´a shkruani historinë vet si te doni. Bile nëse nuk i korrigjoni do hapa të juaj të ber gabimisht përpara, para kohe dhe nëse nuk gjeni force t´i ktheheni bashkimit në Lëvizje Kombëtare, nuk po ju shkruhet e mira! Kthejuni këshillave te Adem Demaçit dhe mos i injoroni luftëtaret e lirisë që i injoruat me ketë rast! Sepse ata që shkelin mbi vëllezërit e vet nuk bëhen me te mëdhenj, por humbin edhe ato vlera që i kanë pas dikur.

 

N. Gashi,

Historiane



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora