E enjte, 25.04.2024, 01:45 PM (GMT+1)

Editorial

Suzana Kuqi: Indiferenca

E premte, 14.03.2008, 08:41 PM


Suzana Kuqi
Indiferenca

Nga Suzana Kuqi - Zemra Shqiptare

C’eshte indiferenca ?
Nuk eshte sigurisht mungesa e reagimit ndaj nje lajmi shqetesues e trondites, qe me nje femije eshte abuzuar e me pas e kane vrare, se nje person ka vdekur se eshte shtypur me makine pasi ne timon ishte nje i paafte apo i dehur, se djali i filanit drogohet e per te siguruar parate vjedh qytetaret e ndershem ose edhe mund te vrase, se vajzen e filanit e kane shitur trotuareve te botes, se nje nene shet femine e porsalindur e detyruar nga varferia, se dikush nuk i paguan taksat shtetit apo mban punetore ne te zeze duke u ngarkuar me shume barren e pleqerise ,e i leverdis t’u hedhe nga nje kocke inspektoreve te tatim taksave ose te sigurimeve shoqerore etj etj .Jane ta panumerta shembujt qe na ofron realiteti qe sa vjen e behet edhe me i dhimbshem.

 Jo! Indiferenca eshte gje tjeter.
 Eshte diçka me e mprehte dhe me e thelle.
Indiferenca vjen , ze fill, pas regimit qe bejme, pas indinjates qe kemi kur degjojme nje lajm shokues e trondites, pas turbullimit e shushatjes, pas atij gjykimi moral qe gjithkush nga ne eshte ne gjendje ta beje me siguri e vendosmeri ne çdo rast.
Indiferenca eshte paaftesia jone per te ndryshuar e transformuar boten tone te vogel, ate bote te krijuar nga ne , te familjes , te afermve e te miqve tane.
Indiferenca eshte paaftesia jone per t’i lene deren hapur pjeses tjeter te komunitetit dhe ambjentit qe na rrethon.
Indiferenca eshte te pretendosh se keto gjera Nuk na prekin Ne, Nuk kane te bejne me Ne.
Indiferenca eshte te pretendosh qe ato gjera te tmerrshme qe u ndodhin femijeve, te rinjve apo qytetareve te tjere Nuk Mund te na ndodhin Kurre Neve. Te mendojme se eshte e paimagjinueshme se mund ti ndodhin qofte edhe vajzes se fqinjit, asaj vogelusheje gazmore me prinder aq te mire etj.etj.
Indiferenca eshte Injoranca e thelle qe kemi ne rreth fenomeneve ne fjale. Ose me mire te themi te qenit te vetedijshem per kete injorance e per me teper te mos bejme asgje per te ditur me shume. Te mosberit asgje per te gjetur rruge e mjete qe mund te na lejojne te dime e te kuptojme e qe se fundi te marrim mbi vete pergjegjesine e rende e te veshtire per te mbrojtur femijet tane, te gjithe femijet, te rinjte tane, qytetaret e ndershem e te pafaj. Qe te mos i leme gjerat ne dore te fatit. Pa shpresuar e lutur  qe “Neve” e vetem “Neve” te mos na ndodhe ajo e keqe qe i ka ndodhur bashkeqytetarit tone ose,  ajo thenie e vjeter …larg shtepise e  menderes sime…

Imperia, me 11 Mars 2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora