E premte, 19.04.2024, 05:25 PM (GMT+1)

Mendime

Shahin Ibrahimi: Populli Çam mendon

E hene, 19.03.2012, 08:58 PM


Populli Çam mendon.

 

Nga Shahin Ibrahimi

 

Një krenari e rrethuar me tela me gjwmba e diskriminuar nga regjimi,e lënë në heshtje në dekadat që kaluan,filloi të lëviste të mirrte frymë,na dha shpresë dhe kurajo.Filluam të ndjeheshim krenar për origjinën,por shumë shpejt hiri e mbuloi atë pak flakë,që filloi të dilte në ato vite të para të demokracisë.

Koha e diktaturës i vuri perde të zezë hartës së Shqipërisë etnike dhe e pranoi në heshtje ndëshkimin mbar kombëtar që i u bë vendit,nga traktatet e kohës.Ndërsa për probleminÇam as u ngrit zëri,për atë spostim që iu bë popullsisë me

dhunë dhe as për atë genocid të pa parë.

Në vitin 1953 në dekumentat që morën Çamët në pashaportën e tyre iu vendos nënshtetasia Shqiptare,duke qënë se kishin lindur në tokën e tyre gjë,që ndihmon në politikën e mos egzistencës së tyre në tokat që kishin lindur.

Me fillimin e demokracisë tashmë kaluan dy dekada,ndëgjojmëpo ato fjalë që janë thënë vitet e para kur u krijua

Shoqata Atdhetare Çamëria,premtime për vënien në vënd tënderit të humbur e të mohuar dhe të një serë kërkesash që ishin në programet e tyre.

Në çdo katër vjet në prag të zgjedhjeve,fillon të lëvizë diçka më tepër si demagogji mashtrimi te fushatave,por dhekëto lëvizje të cunguara pa ndjenjë vyrtuoze dhe gjak.

Kjo gjëndje kaotike ska mos të prek zemrat tona,zemrat enjë komuniteti të tërë,që për nga numri përbën rreth një tëtetën e popullsisë së vëndit.

Si Shoqatës dhe Partis politike që na përfaqëson,se mendojmë se ështe e jona dhe mbron e flet në emër tonë i bëjmë pyetje?

A e dinë këta zotërinj se çfarë misioni kanë marrë përsipërtë kryejnë:--Kërkimi i të drejtave të një komuniteti si i joni,në Konventat Ndërkombëtare,do punë të pa lodhur,mirëkuptim,organizim,përkrahje politike,me një largpamësi të kthjellët,për të arritur atë që na është mohuar.

-Nuk është një kërkesë dekurative,por një kërkesë ku të ruhet dinjiteti juaj dhe i gjithë komunitetit çam.

Të kudo ndodhur ky komunitet hapin syte nga ju,për ndonjë lajm,jo që të sensibilizohen me fjalë boshe,por fjalë që të jetë produkt i punës së bijëve të tyre që mirren me politikë. Si fillim krijimi i dy Partive që përfaqësonin nje ide, shkuat aq larg sa dhe ditën e 27 qershorit të përkujtimores në Qafë Botë,e bëtë në dy data më 26 njëra dhe më 27 tjetra. Gazi i medjas i atyre ditëve,por kostua politike rëndon mbi ne si popull,vetëm se ju si kryesi nuk keni mirkuptim për zgjedhje të ndershme.

Bashkimi në një Parti na gëzoi pa masë,plagët që u krijuan me kalimin e kohës,menduam se do gjenin shërim,sidomos me dy debatet ne Parlament dhe një kërkesë në forumet e Europës. Siç duket u vet kënaqët se keni tre vjet që po bëheni memec, nuk po ndëgjoheni,sikur ju ka zënë ngërçi.Vetë organizmat që ju përfaqësoni,psh në Durrës nuk funksionojnë,nuk dimë a jan bërë zgjedhjet apo jo dhe kush është kryetari.Aktivistët dhe simpatizantët janë të përgjumur,forumi rinor i Durrsit është shpërbërë nga mos organizimi i tij.

Me keq ardhje lexojmë në medjan e shkruar kritika dhe nga ana juaj,asnjë përgjigje apo replikë të vëni në vënd nderin e asaj çka përfaqësoni.

Çamët mbas një kohe kaq të gjatë duke pritur,kan marrë nga ju vetëm zhgënjim,se jeni të përçarë dhe shikoni shtrembër njëri tjetrin,vëllanë tuaj,atë që kërkon për të pyetur të di më shumë,se çfarë bëni për çështjen Çame.

Kjo kërkesë është kërkes politike,prandaj kërkoni mbështetje Politike,por mos abuzoni në emër të mbështetjes,që prisni tju japin.Para pak kohësh ishin zgjedhjet vendore pse të pranoni lëmoshën e kualicionit,pse pranoni të luhet me votën e elektoratit tënd.Dilni të vetëm në zgjedhje se do mirrni më shumë vota,e do na përfaqësoni më denjësisht e kokë lart. Pse të rrini nën lëmoshën e të mëdhenjëve kur kini dinjitetin tuaj me votat tona dhe të dashamirësve që mund të afrohen,në rast se ju punoni me pastërti politike për dinjitet kombëtar. Me një mirëkuptim midis jush që mirreni me politikë,gjithmonë mbrënda pikpamjeve të statusit të Partisë,ZGJOHUNI se jeni duke dremitur,dilni me programe dhe afrohuni më afër këtij komuniteti që ju përfaqësoni,se dhe mbledhjet dhe mitingjet që zhvilloni mongon informacioni duke filluar nga posterat në lagjet që banojn ata,që duan tju ndëgjojn dhe t`ju mbështesin jo për politike por,për të fituar dinjitetin e humbur në dekata.

Plogështia juaj po ftoh zemrat tona,na duket se po na afroni vetëm për të na numuruar votat me fjalë boshe,për interesa vetjake në shërbim të bizneseve tuaja.

Është koha të filloni t`i bëni apel vetes tuaj,të punoni,të na afroheni më pranë,të ndjeni hallet dhe problemet tona në këtë kohë tranzicioni të vështirë që po përjeton populli shqiptar.

Krahas gjëndjes ekonomike që përjetojmë,stresohemi dhe nga zhgënjimi juaj aq,sa po humbni besimin tonë.Po i drejtohemi vetes ton të pa shpresë me thënien,që në Shqiperi vetë Politikanët po i prishin punë Shqipërisë se nuk kuptohen me njëritjetrin,se mendojnë për veten e jo për Kombin. Plagët tona që kishin zënë kore të trashë në dekatat që kaluan,ju i hapët,ne ndjejmë dhimbje,ju i shikoni si zbresin njerëzit nga autobusat dhe ngrini zërin aq pak,sa dhe ne Çamët që jemi të interesuar për këtë çështje,nuk dimë se sa e keni ngritur ju këtë problem akut dhe ç`përgjigje keni marrë.A e dini ju se të moshuarit po qajnë heshtjën tuaj. Plagët e popullit duhen mjekuar ashtu si janë,ne i pranojmë në heshtje kurimin nga ana e juaj.

Pse ju si Parti dhe Shoqatë po rrini indiferentë,dhe po na detyroni ne simpatizantët që ju mbështesim,të largohemi nga ju,me heshtjen e gjatë që keni përqafuar ndaj politikës së çështjes Çame.

Populli nga ana e tij ju mbështet me largpamësi,ai po i jep një formë ndërgjegjësimi vet vetes.Forklori me taban Çam po nxjerr në pah tamam kush kemi qënë,nga goja e këngëtarëve popullorë të trevës tonë,por duhet që dhe ju ti përkrahni më shumë.Ndjenja kombëtare për krahinën është rritur,nuk mohohet më origjina si më parë,por tashmë thuhet që jam Çam dhe me zë të forte e krenar për origjinën e ndrydhur. Prandaj mendoj të lini mëritë,apo pakënaqësitë që keni me njëri tjetrin në forumet e Partisë,apo në rrethe shoqërore, ti ipni fund kësaj gjëndje kaotike që zotëron midis jush, përmbahuni zotimeve që keni marrë në programet e Partisë,na u afroni,se po qëndroni të vetmuar larg simpatizantëve dhe si vllezër të një gjaku,të hyni në zemrat tona,që ne t`ju japim besimin që jeni duke e humbur çdo ditë. Juve duhet tju hajë meraku pse ësht bërë ky shkrim me ndjenjë patriotike,kaq i hapur dhe kritik?

Është shkruar me dëshirë që të ngelni përherë në zemrat e Çamëve,në rast se e quani veten Çamër.

 

Kështu ju duam dhe na doni

Se kështu na do Çamëria

Bashkë asnjëherë s`na tërpëroni

Që dhe asaj ti rritet krenaria.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora