E diele, 22.05.2022, 02:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Vladimir Muça, mes vargut poetik që mbjell mjaltin e dashurisë

E diele, 18.03.2012, 05:49 PM


Vladimir  Muça, mes vargut poetik që mbjell mjaltin e dashurisë

 

(Vështrim rreth vëllimit me titull"Akuarel", poezi.)

 

Kritikë nga Xhevahir Cirongu

 

Duke marrë në dorë këtë vëllim,që për autorin Vladimir Muçën është i dyti libër me poezi;se si ndjen diçka brenda shpirtit.Vargu,i cili ka një frymë të tabanit popullor,të jep ngrohëtsi diellore brenda shpirtit, dhe të çel lastarë me lule shumëngjyrshe gëzimi.

Autori,si një shtegtar,që ka shkelur në shumë krahina,ka ditur të na sjellë me vargun e tij në këtë libër disa "Gurë Xhevahiri" nga bukuritë e atdheut tonë.Këtu kanë fillesën e tyre këto poezi,ku autori shpreh emocionet e veta dhe lundrimin e mendimeve shprehsëse nëpërmjet vargëzimit.   Në të gjitha faqet e librit,përshkruhet fryma atdhetare.Në kujtimet e "liqenit" të kujtimeve,ai i shpreh me forcë gëzimet e jetës.Por,nuk lë pas edhe brengat e shpirtit të cilat e mundojn shumë këtë poet.E,megjithëatë,poetët janë të pathyeshëm!

Vladimiri e shpreh qartë këtë të vërtet tek poezia"Bisedë me gurin".Dhe ja si e vargëzon ai:

"Ti sa e shfaqe gjelbërimin e parë

e unë bëra të parën poezi;

Që atëhere u vumë në garë,

Kush do vilej,unë apo ti".

Ritmika e vargut,që rrënjët i gjen në tabanin popullor,troket fuqishëm edhe në poezitë e tjera si: "Fund vjeshte","Prag dimri", apo "Vargu im"etj.Në vargjet e poezisë"Prag dimri"pena e akuarelit të poetit zbret natyrshëm;duke përshkruar malet hijerënda,e derdhen nënhijen e degëve të dardhës vjeshtake,s'bashku me brengat e shpirtit.

"Malet u bënë hijerëndë

degët e pemëve u trazuan.

Tek dardhë e vjeshtës mbi tëndë

çinok i vogël rri menduar"

..............................................

Por,dhimbja shpirtërore e Vladimirit shkon deri aty,sa ngrin e bëhet akull, ndërsa   vështron shtëpitë e mermerta në kodrën e qytetit.Loti i dhimbjes për të vdekurit,rrëshqet e lag portretet e vendosura në pllakat e mermerta në varreza.Figurat e krahësimi,lëvizin brenda vargut, e të vdekurit duken s'risht të gjallë.Dhimbja ka me vete mjaltin e dashurisë për nënën që s'jeton më në këtë botë!

Edhe poeti Vladimir Muça,si gjithë poetët e tjerë,nuk mund të rrijë pa shkruarë vargje jetëdhënse për nënën.

..................................................

"Sa herë që shkoj atje,shoh një nënë

buzë një varri shtrin duart me përkëdheli;

mallin ja shaun të vdekurve

mëngjeseve që herët në agim"

 

Motive të tilla, që shprehin brengat e jetës së dhimbjes, i gjejmë edhe tek poezitë"Njoha një njeri",apo "Ndarje" etj.

................................................

"Kur të ndahesh

lëmë shikimin tënd të pikëlluar,

që sytë e mi

të të shohin që larg".

Vendlindja e Vladimirit,është qyteti i Shijakut;i rrethuar nga kodrat ku mbretërojnë ullinjtë,e fusha që zbret duke puthur detin Adriatik,janë bërë faktor frymëzimi për të sjellë para lexuesit vëllimin e dytë me poezi.Pena e këtij poeti,ndonëse pak i vonuar,me vete ka rrokur ngjyrat e penelit të piktorit Sali Shijaku,duke i dhënë poezive dritëhije dhe dashuri atdhetare.Mësëmiri,e ka përshkruar në poezinë"Penda dhe parmenda".

...............................................

"Mos u mburr moj e shkreta penë

se edhe unë jam një parmendë.

Nuk e din' ti se unë ngas arat

e më pas në to mbjell farat".

Një llojshmëri,por me dinamikë e stil të veçant,autori thur vargun edhe për pejsazhin e vendit tonë Shqipëri.Si:"Portokallet e Qiparoit","Mbrëmje në alpe",Rrëzë malit çikë","Tek shoh detin"etj.Kur lexon vargjet e poezisë"Portokallet e Qiparoit" se si ndjen aromën dhe avullin e plisave të tokës sonë.

 

 

................................................

"Në vesë larë,a me brymë

kokrra dielle,a lule-hënë,

afshi i detit ju jep frymë

dhe ju ushqen toka mëmë".

Edhe në poezinë"Tek shoh detin",autori ka ditur të na e jap me figura të qarta dashurinë e mallin për vendlindjen tonë.Sa do larg atdheut të jemi,malli tretet e ëndrrat fluturojnë aty.                   Më konkretisht Vladimir Muça e thotë  kështu:

...............................................

"Dhe do të merrja një grusht dheu;

e nën një copë të vogël guri

marrë kujtimin nga mëmëdheu,

ëmbël të më zërë gjumi".

Ky është mesazhi, që e përcjell në këtë vëllim para lexuesit ky autor.

Durrës, 13/03/2012.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora