E premte, 19.04.2024, 02:51 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: O burrë kot i bie samarit, nuk i teket gomarit

E diele, 18.03.2012, 06:03 PM


O BURRË KOT I BIE SAMARIT

NUK I TEKET GOMARIT

 

NGA KALOSH ÇELIKU

 

Edhe në kohën e Turqisë, edhe në kohën e Serbisë, edhe në kohën e Gjermanisë (Shqipërisë Madhe), edhe në kohën e Jogosllavisë të shokut Tito, shqiptarët kanë bërë luftë për shtet etnik shqiptar. Tjetër punë është ajo se, ky popull liridashës gjatë gjithë sundimit të pushtuesve ka pasur dhe ka ende tradhtarë, që e kanë shitur veten një torbë taxhi: sejmenë, agallarë, bejlerë, pashallarë, xhandarë serbie, vojvodë katundi, shokë partizanë (drugari), rrufjanë, ministra qeverie…

Shqiptarëve shekuj me radhë nëpër këmbë u ngatrrohet vetvetja si problem historik. E kanë vështirë pa e pastruar oborrin e Shtëpisë së vet, ta pastrojnë lëmën e kojshisë. Tjetër punë është ajo, se ky popull më tepër merret me të tjerët se sa me vetëveten: i ka bërë shtete demokratike, u ka hapur universitete, u ka dhënë personalitete historike. Kohën e fundit edhe “vëllezërit” e Njerkës  do t’i bëj shtet. Nuk e ka lehtë ky popull, që ka jetuar me shekuj nën pushtuesin Osman e sllav, sot të ngritet më këmbë për liri kombëtare. Sytë t’i fshijë me të dyja duart nga sklepat, laj fytyrën. Kokës t’i bie me grushta. Shkaku se, me këta pushtuesë shekullor, përveç pazareve politike personale, ka përzi edhe gjak. Shembull, që nuk e luan nga vëndi as topi i qershisë, është mospajtimet e kokave shqiptare, përplasja e shqiptarëve në Qeveri. Lufta e tyre për pushtet e jo për shtet shqiptar. Pavetëdije çojnë ujë me gomarët e tyre në mulli të armikut shekullor.

Përçudi, në këtë Njëqindvjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, ky gjak i huaj tërbohet si qeni me zgjebe pas porte, në rrugë. Gjuhën jashtë dypëllëmbë  nga vapa leh dhe ndërsehet pas çdo kalimtari shqiptar liridashës me gunën krahëve. Fatkeqësi kombëtare, i ndërsehet edhe të Zotit dhe përpiqet ta shqyej me dhëmbë. Merreni me mend, Zotëriut që e mori nga rruga në Shtëpi, i dha bukë ujë dhe konak.

Tërbimi është sëmudje e rrezikshme për njerëzimin e këtij shekulli, që e pranon edhe shkenca botërore. E sidomos, kur tërbohet Gomari me samar dhe pëllet në rrugë. Bishtin mbi shpinë e hedhë si ferexhenë krahëve, që i duket rrugës si sexhade. Edhe pasqyrë i vënë në ballë gomarit. Rruza kuqezi për qafe. Megjithatë, gomari është gomar, nuk është kalë me shalë. Gjok të cilin e shalojnë vetëm kreshnikët e maleve për liri.

Edhe, tërbimi kuqezi sot në këtë Njëqindvjetor të Pavarsisë së Shqipërisë ka dalë në rrugë me nuska për qafe. Është njësoj si përmbytja e madhe. Ose, siç thotë Kur’ani, erdhi Kiameti. Lumi, pas shiut dhe breshërit turbullohet dhe delë i egërsuar nga shtrati. E kur delë ai nga shtrati arave dhe livadheve, përmbytet Natyra dhe merr me vete çdo gjë që i delë përpara në rrugë. Edhe bërllokun, edhe bajgat, edhe plehun, edhe koritat e fëmijëve, edhe lulet… Vetëm, lenat nuk mund t’i marrë me vete majë lisave. Fatmirësisht, që nuk na bie zjarri. Shkaku, se: zjarri nuk ka mëshirë. Flaka e tij përla çdo gjë që i delë përpara në rrugë. Ose, siç thotë populli: përkrah drurit thatë, digjet edhe i buti.

Realitetin, përsëri duhet kërkuar te gjaku. Niçja thotë për gjakun: Nga të gjitha ato që janë shkruar i dua vetëm ato që dikushi i ka shkruar me gjakun e vet. Shkruaj me gjak: edhe ti do të kuptosh se gjaku është shpirti. Nuk është lehtë ta kuptosh gjakun e huaj: unë i urrej të papunët që lexojnë…

Gomari e di, do samarin. Edhe Zotëriun me kamxhik mbi shpinë. Thasët me drith mbi samar për në mulli. Barrën e druve për Dimër. Shkopin e thanës bythëve. Përmëtepër, e ka dhunti dhe shpërblim nga i Zoti të ngulitet me të katra këmbët në baltak. Edhe kërkon me të gjitha metodat demokratike politike me lutje para këmbëve të hoxhës t’i zbresë Zotëriu nga shpina.

Zotëriu këtij gomari i jep bukë, ujë, shtëpi përmisimi në Idrizovë. Edhe shkop të mirë thane bythëve. Shkaku se: nga gomari nuk kërkon tru, po samar…

Dhe, në fund o burrë, kot i bie samarit, kur nuk i teket gomarit…



(Vota: 249 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora