E marte, 23.04.2024, 05:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: “Dosja H” me ndryshime...

E diele, 18.03.2012, 05:59 PM


“Dosja H” me ndryshime....

 

Nga Dr. Ilir Muharremi

 

Dy mysafirë vijnë nga Irlanda për në Shqipëri për t’i regjistruar këngët e kreshnikëve dhe për të rënë në gjurmë të Homerit. Priten mirë nga vendasit mu ashtu sikurse ja do kanuni: “Shtëpia është e mikut dhe e zotit” janë fjalët bindëse të aktorit Çun Lajci i cili ishte ndeshur dhe përshtatur mirë me personazhin e një malësori fanatik. Shfaqja “Dosja H” e dramatizuar nga Ag Apolloni, e shkruar nga Ismail Kadare, dhe që ju kishte besuar regjisorit Agim Sopi, shpalosi një pjesë interesante, historike, dashurie, shkencore, artistike. Një kërkim për një thesar të vjetër, e që në fund shkatërrohet, dhe zhgënjimi pleks botën kërkimore të tyre.  Në historinë e letërsisë shqipe flitet shumë për “Eposin e kreshnikëve”, e që ishte problem kryesor i shfaqjes. Shkrimtari Kadare në vitet e ’80 ka shkruar romanin “Dosja H”. Romani tregon për dy studiues perëndimor, të cilët si kuriozitet, goditen nga ideja të provojnë mundësinë e një transmetimi gojor, përmes poemës homerike nga shekulli në shekull, për tu sfiduar me poezinë gojore që ende mbijeton në botë. Kërkimi i tyre është i kujdesshëm, i saktë, preciz saqë i dërgon tek eposi homerik që ndodhet në malet e Shqipërisë së veriut. Të vendosur në një bujtinë të vjetër, ku vazhdimisht takojnë rapsodë shqiptarë të kësaj zone, këngët i regjistrojnë me manjetofon, i cili demaskon mos njohurinë teknologjike të kohës së modernizuar me atë primitive. Hap pas hapi, ata bindën se ky epos është vazhdim i eposit homerik në trevat shqiptare ose paraardhës i ilirëve që ishin fqinjë me grekët e lashtë. Aktorja Lumnie Sopi, gruaja e regjisorit, e cila luante një personazh femër, e që në origjinalin e veprës është mashkull, dhe rivali i saj Arben Kastrati (Will Northoni), ishin përpjekur dhe munduar, të vishen sa më bindshëm me personazhet e udhëzuara. Batuta, ose dialogët e spërkatura me emocione të ndryshme, saktësia e logjikës së fjalive dhe ndarja e momente në momente të caktuara, tregon një punë të madhe, por shpërfaqja e nuancave të bisedave në anën e tretë të publikut, vinte disi si në përpjekje për futje në detin e dialogut. Kontrollimi i brendshëm dhe ai i jashtëm nuk mungonte, dirigjimi i vetës, ishte në një masë bindës, krijimi i raporteve në mes bashkëpunëtores dhe të huajve, nuk kishte ndonjë ngjashmëri. Ata gjatë gjithë shfaqjes ishin të përgjuar nga një armik, e ai është murgu serb i interpretuar nga Ismet Azemi. Një kohë të gjatë ai sillet vërdallë i shqetësuar për zbulimin e tyre, që do t’u hiqte serbëve të drejtat për pretendim të pronësisë së këtij eposi. Qëllimi i tij është t’i nxisë njerëzit për rreth ta sulmojnë bujtinën dhe shkatërrojnë manjetofonin. Qëllimi arrihet, dhe loja e Azemit si murg ishte e mirë, ngase ky aktor ballafaqohet edhe me një problem më këndim, të cilin e zgjon bindshëm nga vetja. Aktori Hazir Miftari nënprefekt, i rrethuar me dy spiunë të tij Ard Islamin dhe Ylber Bardhin, sillnin në skenë të qeshura të vazhdueshme. Ekzagjerimi i përsëritur i ndeshjes së tyre, krijonte ecuri mbi ujërat e thatë ose trupat pa gjak. Ballafaqimi i vetës së parë me vetën e dytë (personazhin), kërkonte më shumë punë, por jo ekzagjerim, me qëllim të arrihet e qeshura. Ajo depërton nga sinqeriteti dhe besueshmëria. Myftari, mbetet peng i rolit dhe besnik i udhëzimeve të regjisorit, në asnjë moment nuk tejkalon kufijtë e përshtatjes, por vetëm të dëgjimit. Anisa  Ismjali gruaja e nënprefektit, me korrektësinë e saj, depërtoj vetëm në murin e parë të publikut, sepse kërkohet më shumë shpalosje të thesarit të brendshëm, për të arritur në piedestal. Trupa e baletit, përforrmuan nën kufijtë e shfaqjes, duke gërshetuar estetikën e lëvizjes profesionale, me vijën dramaturgjike tekstuale. Gërshetimi dhe lidhja në mes balerinëve dhe aktorëve, ishte një pretendim ose sulm ndjenjash, që më shumë tregonte gjetjen se sa zhytjen thelbësore në ngjarjen e vazhdueshme. Të studiohet më thellësisht romani i Kadaresë , nuk është vetëm produkt i fantazisë së shkrimtarit, por ka të bëjë me një histori të vërtet. Kadareja ngacmohet nga dy dijetar Milman Parry dhe Albert Lord. I pari nga këta ka diplomuar në Harward dhe i vuri vetës detyrë të provojë karakterin oral të poemave të Homerit. Në vitin 1932 ndërmori një punë, apo një hulumtim në terrenin e Jugosllavisë, ku gjeti rapsodë të këngëve epike analfabete të poezisë. I bindur se edhe poema e Homerit ka qenë e transmetuar gojarisht. Krahasimi në mes historisë së vërtet dhe fiksionit të Kadaresë qëndron në atë se historia e dy dijetarëve has në disa ndryshime thelbësore ku përplaset historia me “kokëboshësinë”. Kadare ka zhvendosur vendin e ngjarjes, dhe ka mënjanuar kontekstin osman dhe sipas Parry dhe Lord, kanë qenë rrethana kryesore, thelbësore për zbulimin e artit gojor. Vërehet qartë se Ballkani është një shpërdorim historik që është i zhytur në petkun e nacionalizmit, duke rrënuar të vërtetën. Vetë Albert Lord në fund të viteve ’50 ka komentuar: “Ethja e nacionalizmit në shekullin e nëntëmbëdhjetë çoi në përdorimin e epikës gojore për propagandë nacionaliste. Kështu heroi lindte si një hero “kombëtar”, dhe vetë poemat etiketoheshin si epika “kombëtare”. Të përcaktosh epikën gojore si “kombëtare” është mjerisht sa e pavërtetë, aq edhe një mashtrim djallëzor”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora