E enjte, 18.04.2024, 07:23 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Zemëratë ndaj një shteti “kurvë”

E enjte, 13.03.2008, 05:13 PM


Kadri Mani
Kadri Mani
Zemëratë ndaj një shteti “kurvë”

/Zotit Sokol Balla, nderim për frymëzimin/

UDB-eja vrau mësuesin Mustafë Hetë Koka
Pse e  mbrojti nderin e bashkëshortes
Përndryshe do ta lëshonte toka
S’do të kish fytyrë të dilte përpara portës

trishtohem për një arsye tjetër: që pas një udhëtimi
të mrekullueshëm në një atmosferë perëndimore
përmes Lezhës, Shkodrës dhe Murriqanit, më duhet
të ruaj makinën pikërisht nga rrugët e ngushta, të vrara

dhe të trishtuara nga Murriqani deri në Tivar, Volorekës
deri në Ohër.
duhet të ruhem nga milicët e policët e këtyre dy gjasme-republikave
që edhe të kompleksuara nga zhvillimi, pasurimi dhe kryeneçësia jonë
tentohen shumë të na gjobisin, kërcënojnë, apo sekuestrojnë makinat tona
kueku më të shtrenjta sesa Jugo-t apo Reno-të e tyre të mbaruara.
Rumania e kurvave,
Maqedonia, më vë literalisht kufirin te thana, megjithëse edhe unë
edhe ajo – Maqedonia – e dimë se ai është një shtet “kurvë”. “Kurvë”
sepse në fakt fle në tre krevate dhe asnjëri nuk është i tiji.
Ka emrin që nuk është i tiji – por i një krahine greke
-flet gjuhën zyrtare që nuk është e tija – por është e bullgarëve
-dhe mban me zor një të tretën e shtetasve – që nuk duan të jenë maqedonë,
-sepse janë shqiptarë.
i ka shpëtuar dy luftërave, pa i hyrë thuajse gjemb në këmbë. Nuk thonë kot
“paç fatin e… Maqedonisë”
Por kjo puna e rikthimit të vizave nuk është se më shqetëson shumë,
pasi ekonomikisht të humburit janë përtej kufirit të thanave maqedone.
Më shqetëson fakti se nuk ka asnjë reagim nga Shqipëria lidhur me këtë.
Dhe prapë nuk e shoh të reduktuar problemin tek lëvizja e njerëzve, por tek
miratimi në heshtje i këtij jastëku vakuumi, përreth kufijve të Kosovës.
A mos vallë kemi filluar që tani të paguajmë një kosto të panjohur të
pavarësisë së saj?
Nëse është kështu, kjo do të thotë se ka një lajm të mirë që fshihet prapa
një lajmi të keq. Dhe që përtej gjithçkaje rrit rëndësinë e një segmenti
shumë të përfolur siç është ai Durrës Kukës.
Si një provë se jo gjithmonë rrugët e shpëtimit, kalojnë përmes “kurvave”… 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora