E shtune, 20.04.2024, 01:13 PM (GMT+1)

Mendime

Leon Duhanaj: Kosovës i duhet uniteti kombëtar

E diele, 18.03.2012, 06:00 PM


KOSOVËS I DUHET UNITET KOMBËTAR

 

Nga Leon Duhanaj

 

Politika thonë është arti i të mundshmes, dhe nëse dikush këtë ende se ka kuptuar, atëherë vërtet ka mundësi këtë ta kuptoj në ngjarjet të cilat po i ndodhin Kosovës që nga mbarimi i luftës e këndej.

Kosova po tregon çartë se si një fitore  e fituar me gjake mund të humbet në tavolinën e paqes si rezultat i papërgjegjshmërisë politike. Ndërsa Serbia po e tregon të kundërtën , se si një humbje në luftë mund të shndërrohet në fitore si rezultat i një platforme të çartë politike e cila realizohet me konsekuencë.

Shpallja e zgjedhjeve serbe edhe në territorin e Republikës se Kosovës, ashtu si edhe të gjitha vendimet dhe aksionet e mëparshme të Serbisë , me gjasë po priten si befasi nga institucionet dhe politika Kosovare në përgjithësi.

Vërtet  është për tu habitur me mënyrën e paraqitjes publike të krerëve institucional , se si ata rrezatojnë papjekuri politike dhe në disa raste paraqiten në forma mjerane duke e vendosur terë fatin e shtetësisë së Kosovës në deklarata dhe retorika shumë here edhe boshe të politikanëve të ndryshëm ndërkombëtar. Vërtet është për të ardhur keq se në çfarë gjendje kemi ra si shtet. Me keqardhje me duhet të konstatoj se zhvillime të këtilla , dhe qëllime perfide serbe, shumë here janë përsëritur rreziqet e mundshme për synimet e ndonjë Ahtisari plus, e që do të ndikonte edhe me tej, që Kosova të paralizohet dhe kështu të shpallet shtet jofunksional.

Serbia në vazhdimësi ka arritur  që palën kosovare ta vendos para aktit të kryer duke nxjerr gjithmonë plane dhe alternativa të ndryshme dhe paralelisht, gjithmonë njërën me të çmendur se tjetrën por e vetëdijshme se nga këto alternativa të nxjerr të paktën minimumin e që për të janë të arritura të mëdha duke pasur parasysh kontekstin në të cilën gjendej në vitin 1999. Pra nga një agresor i urryer nga shumica e botes arritën ta rregullojnë imazhin e shtetit të tyre në nivelin me të lartë.

Në anën tjetër Kosova beri pikërisht të kundërtën, me politika të papërgjegjshme , korruptive , krim të organizuar shumë here të udhëhequr nga nivelet me të larta shtetërore, përfaqësues institucional dhe administratë të paaftë, që vije si rezultat i nepotizmit dhe militantizmit partiak.

Ku qëndron dallimi në mes Kosovës dhe Serbisë?

Serbia edhe pse u trajtua dhe ishte agresore në të gjitha luftërat te cilat dolën si derivat i shkatërrimit te Jugosllavisë , ajo arriti shumë çartë të ndaj kohen e luftës nga ajo e paqes, se pari duke treguar pjekuri dhe tradite politike, treguan se tek ata funksionon një akademi e shkencave e cila projekton projekte të llojllojshme për qëllime politike të cilat në raste të caktuar vetëm prezantohen nga krerët politik shtetëror. Ata arritën shumë çartë të bëjnë dallimin në mes një luftëtari dhe një politikani, në mes të një simpatizanti dhe një intelektuali , në mes të militantit dhe profesionisti duke i dhëne secilit meritat dhe vendet e merituara .

Kosova në asnjë moment nuk arriti asnjëherë të ketë një akademi shkencash e cila është në krye të detyrës për të cilën thirret dhe paguhet. Kosova është bere arene e akuzave të ndërsjella ne mes akademisë dhe  Institutit Albanologjik të cilët  nuk bëjnë gjë tjetër funksion përveç ati të linçimeve në shërbim të ideologjive përçarëse të cilat tashme i takojnë se kaluarës por që ende iu shërbejnë armiqve të kombit shqiptar.

Çdo respekt për të gjithë ata që në mënyra të ndryshme i kontribuon çlirimit të vendit, por për të udhëhequr me shtetin duhet profesionalizëm në fushat përkatëse .

Do të ishte naive në qoftë se do të mendonim se Tadiq ose Jeremiq është  me nacionalist  apo kombëtar se ndonjë komandant i luftës apo anasjelltas, por se ata ditën të ndajnë dhe të shkëpusin luftën nga paqja , dhe për dallim nga politika e serbe e cila mund të cilësohet si nacionaliste dhe e papërgjegjshme në raport me ndërkombëtaret. Në anën tjetër politika kosovare  është përplot me hipoteka e me akuza të llojllojshme dhe në çdo mënyrë lehtë për tu shantazhuar. Ndaj politikanëve  tanë vardisen akuzat të niveleve me të ultë si rezultat i të bëmave të pahijshme për të cilat edhe një kriminel ordiner do duhej turpëruar e le ma figura kyçe politike. Kjo vije si rezultat i asaj se në Kosovë secili e ndijën  veten kompetent për të gjitha fushat, qoftë ai edhe punëtor krahu është kandidat potencial për poste të larta publike, varësisht nga meritat e tij ne shërbim te politikave ditore, qofshin ato edhe përmes veprave kriminale.

Kosova urgjentisht duhet të formoj një këshill nacional mbipartiak, i cili do të kishte në kuadrin e tij se pari njerëz kredibil e profesionist, të pa identifikuar në ndonjë alleshveresh  korruptiv apo kriminal dhe për të cilët qellim primar do jetë perspektiva e vendit. Ky grup do duhej të kishte një platforme të çarte dhe me pretendime maksimale të jetë agil dhe aktiv me propozime konkrete, e mos të pres që planet t’i sjell pala serbe e ndërsa të reagojnë siç ishte praktik e gjertanishme, si dhe të mësoj që në momente kyçe t’i thotë jo të çartë edhe faktorit ndërkombëtar kur janë në pyetje interesat e vendit. Për ndryshe nëse vazhdohet në këtë mënyrë si gjerë  me tani atëherë shtetit të Kosovës do i vije fundi si rezultat i mosfunksionimit të tij dhe ne do duhej shikuar për alternativa të tjera të cilat në atë rast prapë do ishin të vonuara.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora