Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hazir Mehmeti: Nga konsulta me mësuesit e diasporës në Shtutgard

| E shtune, 17.03.2012, 07:02 PM |


Nga konsulta me mësuesit e diasporës në Shtutgard

 

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

 

Dy ditë në fshatin e vogël Engstingen të rrethinës së Stutgardit në Gjermani u mbajt konsulta e titulluar “Gjendja aktuale e arsimit në diasporë dhe hapat konkret për institucionalizimin e tij”.   Kjo ishte e organizuar nga Ministria e Diasporës në bashkëpunim  me konsullatën e RKS në Shtutgard. Marren pjesë Ministri për Diasporë z. Ibrahim Makolli dhe stafi i tij, z. Ymer Avdiu, Udhëheqës i Divizionit të Arsimit, z.Mustafë Xhemajli, Drejtor për Politika të Diasporës;  Besa Abazi, procesmbajtëse dhe protokoll; Nga MASHT ishte Z. Ramë Buja, ministër dhe stafi i tij përcjellës.Dr.Mujë Rugova,rektor i UN-Prishtinan Nga Gjermania ishte Ambasadori i Kosovës në Gjermani Vilson Mirdita; Faket Kajtazi, konsull dhe Ymer Lladrovci ,zëvendës konsull në konsullatën e  Shtutgardit. Nga Zvicra ishin z.Naim Malaj, Ambasador i Kosovës dhe  z.Ramadan Nazifi nga Ambasada e Maqedonisë. Qe në start vonesat paralajmëruan një jo-seriozitet në organizim, derisa  mësuesit kishin udhëtuar me qindra kilometra  me shpenzimet e vet nga vende tjera i pritnin vendoret e vonuar.  Seanca e parë plenare filloi me fjalimin e organizatorit, Ministrit Ibrahim Makolli. Ai pas përshëndetjes dha tezat  programatike lidhur me Mësimin Plotësues në diasporë si përparësi e parë e dikasterit të ministrisë që ai drejton. ,,Është një takim i rëndësishëm për të cilin jemi mbledhur në nivele të larta shtetërore dhe institucionale për një çështje jetike siç është mësimi i gjuhës amtare në diasporë. Siç dihet historia e mësimit plotësues në diasporë është e re ashtu siç është edhe mërgata e jonë. Në radhë të parë detyrën e kanë institucionet e shtetit në realizimin e mësimit plotësues. Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon me këmbëngulje zhvillim në kuadër të së cilës është edhe organizimi i mësimit të gjuhës amtare. Për ne, diaspora është një dhe në kuadër të saj edhe organizimi i mësimit plotësues.” Pastaj z. Makolli foli mbi rolin e mërgatës në të kaluarën dhe tani në zhvillimin e vendit duke e vlerësuar atë si ndihmë jetike për vendin. Po ashtu ai bëri një prezantim të prioriteteve të dikasterit të tij duke filluar nga arsyeja  e themelimit të ministrisë për diasporën që ai drejton.,,Në mënyrë të veçantë Ministria për Diasporën ka filluar të krijoj baza institucionale për diasporën, siç do jetë institucionalizimi i mësimit plotësues. Duke u nisur nga kjo konsultë së bashku me MAShT do të krijohen mundësit e institucionalizimit. Për këtë do organizohet konferenca kombëtare dhe implementimin e planeve mësimore. Kam bindjen se kjo konsultë do jetë një hap para sepse këtu e kemi përfaqësimin e duhur nga gjithë Europa, bartësit kryesor të mësimit plotësues në diasporë.

Z. Ramë Buja, Ministër i MASHT së Kosovës, përshëndeti  pjesëmarrësit dhe veçan kolegun e tij ministrin Makolli, përsëriti fjalë miradije për punën e mësuesve në mbajtjen gjallë të  folurit e shkruarit shqip. Ai i njohu të pranishmit mbi vendimin për themelimin e shpërblimit për mësuesit më të mirë me emrin ,,Shaban Jashari”, ku do të përfshihen edhe mësuesit nga diaspora. ,,Tash duhet ta mendojmë seriozisht institucionalizimin e mësimit plotësues dhe të mos e lemë ma në kuadër të atij vullneti të madhe e shumë e të konsoliduar të njerëzve tanë dhe në Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptar”. Ai dha disa statistika tani veç të njohura mbi vijueshmërinë e nxënësve shqiptar në diasporë, ku nuk arrihet numri tetë përlind i tyre nga dyqind mijë nxënës. Po ashtu përshëndetën me radhë ambasadoret e Kosovës nga Zvicra dhe Gjermania. Në fjalën e tij z. Mujë Rugova ishte konkret në fjalët e tij rreth mundësive më të mira për regjistrim për studime në UN- e prishtinës. Ai përgëzoi mësuesit e diasporës për punën me rëndësi kombëtare në ruajtjen e gjuhës amtare. Edhe vet kishte qenë në kohërat e vështira pjesë e stafit të veprimtarëve që përpiqeshin për ruajtjen e kultivimin e gjuhës amtare në Gjermani për disa vite. Mësuesit nga tetë vende, Austrisë, Belgjikës, Gjermanisë Italisë, Gjermanisë, Norvegjisë dhe Suedisë u evidentuan, gjë qe doli se ishin rreth gjysma, nga 25 të ftuar, ishin: Arlind Dobërdolani(I),Agim Syla(B), Hamëz Morina,Vaxhid Sejdiu e Saime Isufi(CH), Xhemshir Haziri, Isuf Bytyçi, Gjyle Fetaj, Mazllum Hasimja e Muhmet Idrizi (D), Fikrije Bylykbashi(N), Xhevat Isufi e Qerim Kryeziu (S), Daut Gërxhaliu(F),Hazir Mehmeti(A)

Të gjithë mësuesit e vendeve përkatëse paraqiten shkurtimisht shënimet mbi numrin e nxënësve, vështirësive që e përcjellin mësimin plotësues në diasporë, i cili u mbajt e po mbahet kryesisht falë aktivitetit të mësuesve veprimtar, shoqatave, prindërve dhe veprimtarëve. Andaj shtruarja e institucionalizimit është çështje parësore dhe urgjente.  Iniciativa ishte shprehje e entuziazmit të shumë mësuesve veprimtar që deri më tani kanë hequr të zitë e ullirit në punën e tyre. Vetëm në Austri,Finlandë dhe Suedi, mësimi plotësues është në kuadrin e sistemit publik të arsimit. Në këtë fakt duhet mbështetur edhe kërkesa nga ministritë tona në ofrimin e modeleve të mundshme në kontaktet me vendet tjera. Ministritë tona kanë nisur një punë madhore kombëtare, andaj u duhet një staf i përgatitur mirë profesionalisht.

 

Ministrat e diplomatet, injoruan mësuesit e ftuar

 

Thelbi dhe arsyeja e gjithë kësaj ndërmarrje jo me pak shpenzime, dëgjimi i mendimit të mësuesve nga diaspora rreth institucionalizimit të mësimit plotësues, për çka  ishin ftuar, u injorua plotësisht nga të dy ministrat, ambasadorët dhe stafet e tyre. Ata edhe pse në programin e tyre nuk kishin ofruar agjentë tjetër u larguan pa gjurmë, kështu që  dhjetë mësuesit nga shtatë vendet mbetën në sallën e madhe   ku do shpalosnin ide e propozime rreth temës së shtruar.  Nga gjithë ai staf ministror e diplomatik, dikur rreth  20 vetë, ngeli ta udhëheqë seancën z.Mustaf Xhemajli, drejtor për politikë të ministrisë së diasporës. Ai e propozoi dhe emëroi grupin e punës. Mungonte edhe procesmbajtësja e evidentuar në informatë. Agjendën tjetër të tyre nuk e arsyetoj askush. Drejtori temperament dhe me një barrë më të rëndë të venë nga i zoti, u rekomandoi mjeteve të informimit RTK-së, se nuk ia vlen të incizonin apo shënonin diç nga kjo seancë e radhës. Kjo vlen edhe për fotografin profesionist z.Sali Veselaj.  Salla e bukur u shndërrua në një ambient hapësire e zbrazët dhe pa shije ku dëgjohej pak bisedë e shumë ndërhyrje pa respekt ndaj folësve. Nuk mbahej kurrfarë shënimi rreth atyre çka diskutohej, materialet e ofruar nga mësuesit nuk u pranuan të shkruara por u rekomandua të dërgohen përmes E-mailit pasi të hapet ai në portalin e ministrisë përkatëse.  Pikat e leximit nga kryesuesi nuk kishin diç të re nga ato që u dëgjuan nga shefi i tij, ndërhyrjet gjatë dhe pas diskutimeve të stilit të shuarjes së ideve, sugjerimeve e propozimeve ashtu sikurse dikur në mentalitetin e kohës së zezonës. Pas seancës mësuesit u ngushëlluan me një foto së bashku duke u larguan nga hoteli. Dita e dytë përfundoj shpejtë. Drejtori për Politikë të Ministrisë së Diasporës, z. Mustafë Xhemajli i përsëriti pikat e djeshme. Ministrat u gjenden lokalit dhe nuk e panë të arsyeshme të dëgjonin mësuesit. Ata u gjenden aty shkurt  kur duhej të përfundohej konsultimi.  I vetmi me të cilin ndamë përfundimin e zhgënjimit dhe që ishte një befasi e këndshme,ishte rektori i UN-Prishtinës, z. Mujë Rugova të cilin e kishin harruar të venë në listën e pjesëmarrësve. Zjarri në oxhakun  e restorantit, pronë e  bashkatdhetarit tonë  bujar, Ali Xhemajli mbeti relikt në ngrohjen e shpresës për nesër.

 

Nga sesnca e parë( foto-S.Veselaj)

 

Ministra e diplomat, seanca e parë (foto-S.Veselaj)

 

Mesues/e pjesëmarrës, seanca e parë (foto-Sali Veselaj)

 

Mësueset aktive Fikrije Bylykbashi/ F/,Gjyle Fetaj /D/