E enjte, 18.04.2024, 05:57 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Prefektura e kryeqytetit Mineir - Belo Horizonte shikon me interes të madh kah Kosova

E enjte, 13.03.2008, 09:18 PM


PREFEKTURA E KRYEQYTETIT MINEIR – BELO HORIZONTE SHIKON ME INTERES TË MADH KAH KOSOVA:

Sapo Brazili ta njohë Republikën e Kosovës – Prefekti Fernando Pimentel shkon atje për të filluar bashkëpunimin konkret

Caio WERNECK
Në një pritje kortezie e të përzemërt, sekretari i Prefekturës së Belo Horizonte-s – Rodrigo de Oliveira Perpétuo, e ka garantuar veprimtarin kosovar Engjëll Koliqin, se Prefekti Fernando Damato Pimentel është i angazhuar personalisht pranë Qeverisë Federale, për njohjen sa më parë të Republikës së Kosovës, ku ndërmarrjet dhe kompanitë e mëdha ekonomike e industriale të vendit tonë duan të bëjnë investimne domethënësve.

Nga Caio WERNECK

Belo Horizonte, 13  mars 2008. – Veprimtari i mirënjohur kosovar në vendin tonë – Engjëll Koliqi, i shoqëruar nga profesoresha e nderuar dhe e pasionuar për popullin e Kosovës – Dr Vera Lucia Alves Neves, dje ishin mysafirë në Prefekturën e kryeqytetit të shtetit Minas Gerais – Belo Horizonte. Meqë prefekti ishte n'udhëtim zyrtar, ata i priti sekretari i Prefekturës – Rodrigo de Oliveira Perpétuo, i cili që në fillim uroi mysafirin e këndshëm nga Kosova, për pavarësinë e vendit të tij, duke e lutur që urimin, edhe në emrin e Prefektit Fernando Damato Pimentel, t'ua përcjellë të gjithë qytetarëve të Kosovës, me dëshirat për një zhvillim të përshpejtuar ekonomik, në të cilin proces edhe dëshirojmë të marrim pjesë aktivisht. Ai ka thënë se është shumë i kënaqur që me Z. Koliqi po takohet për të tretën herë, brenda një viti, duke dëshiruar që të marr udhë bashkëpunimi konkret me Republikën e Kosovës, që të na mundësojë takime të shpeshta – të rregullta.

Rodrigo de Oliveira Perpétuo me Engjëll Koliqin
Engjëll Koliqi, mbasi falënderoi atë për pritjen e përzemërt dhe për bujarinë e mbarë popullatës së këtushme e solidaritetin shembullor ndaj Kosovës, e ka siguruar mikpritësin se në bashkëpunimin me vendin e tij nuk do të zhgënjehen, sepse – siç ka thënë ai – populli i Kosovës, edhepse i vogël numerikisht, ka një zemër të madhe dhe bujare. Ai gjithashtu ka thënë se ia vlen bashkëpunimi me Kosovën, sepse ajo është toka më e pasur e Europës, ku nëse punohet dhe interesa reciproke, ka për të gjithë.

Mikpritësi i ka thënë Z. Koliqit se Prefekti Pimentel, personalisht është angazhuar që Qeveria Federale e Brazilit ta njohë sa më parë Republikën e Kosovës, sepse – siç ka thënë – do t'i orientojmë andej për një bashkëpunim të ngushtë ekonomik, ndërmarrjet tona më të mëdha dhe me profesionalitet të dëshmuar ndërkombëtarisht. Sapo Brazili ta njoh Republikën e Kosovë, prefekti ynë do të shkoj në Kosovë, për të parë se ku duhet filluar me bashkëpunimin konkret – ka shtuar Z. Rodrigo. Ai gjithashtu ka thënë se do të përkrah personalisht dhe institucionalisht Institutin për Bashkëpunimin Brazil-Kosovë, në themelim – BRAKOS dhe do ta njohin subjektivitetin e tij si ndërmjetësues legal në bashkëpunimin e përgjithshëm midis dy vendeve.

Profesoresha Vera Lucia ka kërkuar nga mikptirësi ndihma konkrete nga Prefektura, për Institutin dhe për sanimin e gjendjes në shëndetësi, në Republikën e Kosovës, për çka mikpritësi e ka siguruar se do të angazhohet personalisht në këtë drejtim, duke gjetur kontakte të duhura.

 

Mikpritësi me Flamurin e Republikës së Kosovës

Vera Lucia, Rodrigo dhe Engjëlli



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora