Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: A do të hyjë veriu i Kosovës në dialogun me Serbinë (?)

| E premte, 16.03.2012, 09:04 PM |


A do të hyjë veriu i Kosovës në dialogun me Serbinë (?)

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Siq po shihet dialogu me Serbinë i ashtuquajtur teknik, tani ka filluar të zgjerohet dhe të merrë kahe politike. Kjo qysh në fillim të dialogut ka pasur qëndrime dhe reagime të papranueshme për dialog me Serbinë , sidomos nga partitë opozitare se ky dialog është edhe politik., prandaj edhe nuk është dashur të mbahet. Më në fund edhe  kryendërmjetësuesi Kuper  ka deklaruar se do të ishte qesharake të mendohet se dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit është vetëm dialog teknik. Pranda nuk janë të papritura deklaratat e fundit të zyrëtarëve evropian, meqë sipas saj, ky mund të jetë epilogu  i  procesit të dialogut, që aktualisht po zhvillohet. Ky është një paralajmërim për të cilin është bërë fjalë në fillim të procesit të këtij dialogu, dhe pikërisht ky do të jetë  epilogu i këtij procesi në të cilin Qeveria ka hyrë  e papërgatitur dhe pa koncept ,pa e ditur se çfarë efektesh do  të arrijë, prandaj nuk përjashtohet që Qeveria do të bëjë koncesione edhe  në të ardhshmen, megjithse Hashim Thaçi e ka kuptuar dhe është i vendosur dhe kategorik që këto bisedime për veriun e Kosovës mos të mbahen por të pengohen dhe të kundërshtohen.Mirëpo duke u nisur nga dialogu që është zhvilluar dhe që do të zhvillohet Qeveria shumë lehtë mund të bjerë  pre e presioneve ndërkombëtare, të cilët po bëjnë trusni ndaj Qeverisë së Kosovës duke toleruar Serbinë .Mirëpo  duhet të mendojmë se çdo  pranim i Qeverisë për të hyrë në një process të tillë  për të diskutuar për veriun, apsulitikisht është shkelje e qartë  e Rezolutës së Kuvendit e cila i ndalon ata që flasin për këtë çështje , por edhe Kushtetutës që përcakton shumë qartë  integritetin territorial të Kosovës, sepse në momentin kur të pranohet të hyhet në dialog dihet se  nga Kosova  do të kërkohet të bëjë ndonjë koncesion që është i dëmshëm për Kosovën. Ndersa  çdo koncesion i tillë  do të ishte  edhe në kundërshtim me pakon e Ahtisarit, “në bazë të se cilës është shpallur pavarësia e Kosovës, por edhe me deklaratën e pavarësisë edhe me Kushtetutën”..

 

Dialogu për veriun prek direkt rregullimin e brendshëm juridik dhe politik të Kosovës

 

Kjo do të thotë se zgjidhja e veriut do të jetë ndryshe dhe mjaft ë vështirë , sepse do të prekë direkt rregullimin e brendshëm juridik dhe politik të Kosovës, që do të vështirësojë fillimisht funksionalizmin e terësisë së shtetit, ndersa në fazën tjetër zgjidhja në nivelet më të larta  të veriut  në fakt do të jetë shëmbull për serbët në jug të Ibrit që pas një periudhe  të fillojnë  edhe ata  të kërkojnë  zgjidhjen e statusit sipas modelit të veriut, ngase ata aspak nuk ndryshojnë  ngs serbët e veriut, pavarësisht se aktualisht janë të integruar në instucionet e sistemit të Kosovës”,,,

Në lidhje  me mundësinë  e hapjes së çështjes së veriut në bisedime me Serbinë,raportuesi i Parlamentit Evropian për Ballkanin Jellko Kacin, ka alarmuar se Serbia duhet t’i heqë strukturat paralele ilegale nga veriu i Kosovës, në mënyrë  që t’u mundësohet EULEX-it dhe KFOR-it ta zbatojnë plotësisht mandatin. Serbët në veri si gjithnjë janë duke penguar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë, kur t’u teket dhe kur të shohin të nevojshëm ndalin edhe lëvizjen e EULEX-sit në misionin e tyre ndërkombëtar.Në këtë mënyrë serbët po realizojnë qellimet e tyre kriminale dhe antiligjore “pa ua prishur tymin e duhanit”. Prandaj mbajtja e zgjedhjeve të organizuara nga Beogradi  do të ishte  në kundërshtim me vendimet relevante  për dialog dhe se përgjegjësia  do t’u bjerë atyre  që janë futur në bisedime”,( Qeverisë në krye me Hashim Thaçin)…Kuvendi i Kosovës më në fund ka miratuar një Rezolutë  me të cilën kundërshtohet çfarëdo dialogu me Serbinë për veriun. Në këtë fushë fatbardhësisht të gjithë deputetët ishin të njëzëshëm.

Thirrjet kundër organizimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë po përseriten çdo ditë .

 

Serbia mendon për veriun një autonomi substanciale

 

Serbia megjithatë këto thirrje dhe kundërshtime për organizimin e zgjedhjeve sikur nuk po i dëgjon dhe nuk e ka mendjen të ndryshojë qëllimet, pa një presion të organëve shtetërore të Kosovës, por edhe  nga bashkësia Ndërkombëtare, e cila si duket nuk është e vendosur të bashkëpunojë me Qeverinë e Kosovës dhe të ndërmarrë hapa konkret në këtë drejtim dhe të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve në një shtet të huaj siq është Kosova për Serbinë .

Mbajtja  e zgjedhjeve  të Serbisë, pra të një shteti të huaj në një pjesë te territot tonë (në veri të Kosovës),  domosdoshmërisht strukturat ilegale  të cilat në veri veprojnë  do të fuqizohen dhe do të marrin një legjitimitet  më të madh para BE-së dhe në një moment të duhur ato do të jenë  njëfarë pale biseduese, ashtu siq po mendojnë  ata vetëm e vetëm që ai territor të mos jetë në përbërje  të Kosovës, apo në të paktën ai territor të jetë  një autonomi substancionale që nuk guxon të ndodhë”.  Qytetarët kanë vlerësuar se çështja e zgjedhjes së problemit të veriut po rrezikohet të futet në  agjendën e kompromiseve  politike . Ata thonë se kjo punë është kryer me pakon e Ahtisarit, prandaj për këtë as që duhet të mendohet…

 

Qeveria e Kosovës duhet të veprojë komfor ligjeve dhe kushtetutës

 

Qeveria  dhe instuticionet e Kosovës nuk duhet të jenë të paafta  për ta penguar mbajtjen e zgjedhjeve  të paralajmëruara nga Serbia në Kosovë  ,por duhet të veprojnë komfor ligjit dhe kushtetutës, me qëndrime dhe miratime më të gjitha partitë opozitare ,duke ndërtuar një strategji për të ndërhyrë pa ndonjë luhatje në kohen kur këto zgjedhje ilegale do të mbahen të cilat cenojnë sovranitetin e vendit, të pengohen dhe ndaj organizatorëve të merren masa komfor ligjit dhe kushtetutës së Kosovës.Në këtë aksion është e nevojshëm bashkëpunimi me Bashkësinë ndërkombëtare (EULX-in, KFOR-in), të cilët në këto raste nuk duhet të jenë vetëm vrojtues, prandaj.”ata që mendojnë se me bisedime  politike mund ta zgjidhin çështjen e veriut gabojnë  dhe ndezin edhe një luftë  në Kosovë”…Kjo luftë nese ndizet do të ketë pasoja të pakrahasueshme jo vetëm në rajonin e Ballkanit por edhe më gjerë.

 

Serbia përkundër marrëveshjes  po pengon Kosovën në (këto) nismat rajonale

 

Zyrëtarë të BE-së pohojnë jozyrtarisht se nuk kanë pritur që Serbia të shpallë  zgjedhjet edhe  për territorin e Kosovës dhe se “ndjehen të befasuar me një vendim të tillë “. Ata  pohojnë  se kanë menduar se” pasi që Serbia ka instaluar aq shumë  që në dialogun me Prishtinën, kjo e fundit të bindet për përmendjen e   Rezolutës 1244  në fusnotë,rreth pjesëmarrjes së Kosovës në nismat rajonale. Serbia do të respektojë edhe vetë atë Rezolutë dhe të mos zhvillojë zgjedhje  në Kosovë”. Po në BE nuk kanë dashur të përgjigjen se a do të ketë Serbia  ndonjë pasojë nëse zhvillon zgjedhje  edhe në territorin e Kosovës. Këto ditë  në nismat rajonale në Beograd që u organizuar nga Serbia, Kosova nuk u pranuar që të marrë pjesë në këtë conference (Beograd). Serbia përkundër marrëveshjes rajonale nuk pranojë që Kosova të ishte e pranishme- pra nuk zbaton marrëveshjet e arritura për integrime rajonale.

Oliver Ivanoviqi për këto zgjedhje ka deklaruar se pa përkrahjen e  ndërkombëtare vështirë se do të mbahen me sukses, por ai ka vlerësuar se “zgjedhjen për këto duhet kërkuar në Kushtetutën e Serbisë dhe në Rezolutën 1244.Mirëpo edhe me Rezolutën 1244 nuk lejohen mbajtja e zgjedhjeve, prandaj bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë edhe sipas kësaj resolute…

Republika e Kosovës ka mbetur e fundit në rajon në procesin e integrimeve  me BE-në. Pengesë e madhe  janë bërë  pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, por edhe probleme të brendshme  që kanë të bëjnë  me sundimine ligjit, krimit të organizuar dhe një varg problemesh tjera, për të cilat Qeveria dhe instuticionet tjera duhet të punojnë dhe të luftojnë për përmirësimin dhe menjanimin e tyre.