E shtune, 20.04.2024, 07:45 AM (GMT+1)

Mendime

Shaban Cakolli: Katilët sllavë donin të ua ndalonin shqiptarëve pranverën

E premte, 16.03.2012, 08:56 PM


KATILËT SLLAV DONIN TË UA NDALONIN  SHQIPTARËVE PRANVERËN; ISHTE RINIA JONË AJO QË IA HAPI PORTAT KËSAJ STINE

 

(Me rastin e 31 vjetorit të demonstratave të studentëve në Kosovë)

 

Shkruan: Shaban Cakolli

 

Ishin vitet e tetëdhjeta,kur  Kosova po i ngjante një gremine në të cilën populli ynë ishte mjegulluar,ku me habi shiqohej  nga rinia jonë pozita në të cilën kishte rënë populli ynë.Populli ynë kishte rënë në një robëri të thelluar,i vrarë e i thyar,i shfrytëzuar deri në palcë,pasuria jonë shfrytëzohej pangopshëm nga pushtuesi,kurse ekzistenca shpirtërore dhe fizike e shqiptarëve për ditë e më shumë rrezikohej.Në atë pak autonomi që kishte  gëzuar  Kosova  atë botë në kohën e sundimit të Titos,rinia shqiptare kishte hapëruar dukshëm,kishin kaluar nëpër dyert e univerziteteve,kishin arrituj tituj shkencorë deri në akademik dhe gjërat po i shihnin kthjellët si kristali.Tani çmenduria sërbe po synonte me çdo kusht të rrënoj edhe atë pak autonomi që kishte Kosova,projektet veç i kishin bërë.Rinia jonë as nuk po mundeshin të pajtoheshin me jetën që bënin,por aq më tepër po hetonin se si hordhitë sërbe ishin vërsulur të shkelnin nderin dhe dinjitetin tonë kombëtarë,të shkelin vatrat tona dhe të na i çnjerëzojnë pragjet.

Në pranverën e vitit 1981,rinia jonë studentore ngriti zërin e vet kundër padrejtësive që po i bëheshin duke kërkuar kushte më të mira për jetën studentore.Kjo kërkesë ishte ndër kërkesat më normale që mund të  ngritej nga çdo rini kudo në botë.Kërkesa e tillë mbeti në vesh të shurdhër fillimisht nga titullarët e krahinës sonë,e mos të flasim nga titullarët e Beogradit.Disa përfaqësues tonë që na përfaqësonin në Beograd nuk vonuan që kërkesën e rinisë studentore të e quanin armiqësore,duke u treguar rinisë tonë se për kërkesa të tilla  vrima e miut do të u bëhej 300 grosh!Beogradi mori edhe një hov nga përfaqësuesit tonë që na përfaqësonin atje e të cilët kërkesat tona i quajtën armiqësore,dhe nisi hovin e etiketimit ndaj nesh,duke na emërtuar me termet më poshtruese si:nacionalist,iridentist,terorist e deri në emërtimin më çnjerëzor  kanibalist!Studentët e  pezmatuar nga iritimi i kërkesës së tyre në këtë mars edhe njëherë biseduan me organet tona krahinore,ku nuk gjetën asnjë mbështetje,por përbuzëje dhe ofendime.Protesta vazhdoj edhe në fundmarsin,por dukej se injorimi ndaj saj nuk kishte ndryshuar,kështu që muaji prill i vitit 81,pikërisht më 1 dhe 2 prill,i mbushi rrugët e  Kosovës me përkrahës të rinisë studentore,protesta ishte gjithëpopullore dhe me revoltë të madhe.Organizatorët tani kishin ndryshuar edhe kërkesat,nuk flitej më për kushte të studentëve,por për të drejtat shqiptare në Jugosllavi dhe veqmas në Kosovë.Aty shpërtheu kërkesa "Kosova  Republikë",Lirojeni Adem Demaqin,Kosova punon Beogradi rindërton,e shumë kërkesa tjera.Protesta mori mbështetje nga masa e gjërë popullore dhe rrugët e  Prishtinës nuk kishin vend për solidarizuesit e saj.Nga masa brohoritej Sikur sot edhe nesër.Çmenduria sërbe tani donte të shfrynte mllefin ndaj shqiptarëve:Ajo ia kishte dalur të tuboj polic nga  Beogradi,Shkupi,Kraleva e  Nishi.Keq kishte menduar  Beogradi,ata mendonin se me armatimin e tyre me mobilizimin e dhjetëramijëra ushtarësh e policësh të armatosur deri në dhëmbë,do të shtypin rininë shqiptare,shpirtin e tyre patriotik,por nuk i doli ashtu.Katilët sllav bënë kordonet e tyre me veshje antiplumb,me bajoneta të drejtuara nga rinia jonë,me shkopinjë gome e gasra helmuese,por rinia jonë ua hapi gjokset fortunës shoviniste,u hodh në zjarrin e luftës të katilëve dhe shpërtheu kordonet sërbo-sllave.Çka është e vërteta,rinia jonë pati guximin të përleshej fyt për fyt me pushtuesin ,madje edhe të u sjell dëme pushtuesëve.Po shovinistët çetnik të pashiqëve e mihajloviqëve me armatim të hekurt ia dolën të vrasin e plagosin dhjetëra të rinjë dhe të burgosin mijëra kosovarë mu në lulen e tyre të rinisë heroike,por nuk mundën të mposhtin rininë shqiptare.Ata ishin lulet e atdheut të frymëzuar nga  Skënderbeu,Mic Sokoli,Ismail Qemajli,Avni Rrustemi e shumë martir të tjerë.Ata na mësuan si mbrohet atdheu,nderi dhe dinjiteti kombëtarë.Ata i treguan katilëve sllav,se para fuqisë të popullit liridashës shqiptarë nuk janë gjë tjetër pos armiq të dështuar dhe të turpshëm.Kriminelët e  Beogradit dhe tërë regjioneve sllave,me tërë ato tanke,helikopter e veshje antiplumb,përpos disa viktimave që na i shkaktuan në përleshje fyt për fyt,si dhe disave që na i vranë tinëzisht prapa shpine,nuk bënë gjë tjetër veq u kthyan me turp nga ofenziva e tyre.Ata kuptuan mirë se  rinia shqiptare ishte kafshatë që nuk kapërdihej.Rinia shqiptare e vitit 1981,ishin shqiponjat e lirisë,ishin guximtarët të cilët nisën themelet e lirisë të Kosovës,pa nismën e të cilëve liria jonë do të vonohej edhe më.Ata ranë  në rangun e gjatë të dëshmorëve të kombit,dhe mbetën të pavdekshëm duke gëzuar rrespektin e thellë të këtij populli që i lindi dhe i rriti.Pas këtyre demostratave heroike,pushteti me disa qelbanik u solli dëme të mëdha rinisë sonë,i diferencuan ideopolitikisht,i torturuan,i burgosën,i përndoqën,por kurrë nuk i gjunjëzuan.Nuk i gjunjëzuan,nga se martirët e lirisë i mësuan si jetohet dhe si vdiset për atdhe.Lavdi atyre dhe gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë shqiptare.



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora