E enjte, 25.04.2024, 09:23 PM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Sa kushtoni?

E enjte, 15.03.2012, 08:59 PM


Sa kushtoni* ?

 

Nëse e thua të vërtetën, s’ke nevojë të mbash mend se c’ke thënë.     (proverb anglez)

 

Nga Zejdush Kastrati

 

Gati të gjithë pushtetarët,pa  dallime të madha,prej vitit 1999,me përjashtime shumë të rralla të ndonjë ministri “aksidental”, apo ndonjë zyrtari tjetër të lartë,(me moral të fortë), në kontinuitet, në cdo kabinet qeveritarë,por edhe në intitucionet tjera  të pas luftes e  deri më tash, keqëpërdorimet ,abuzimet dhe keqëmenagjimi i parasë publike, ka qenë dhe është identifikuar si   “specialiteti” në “meny”,i shumë preferuar  i këtyre zyrtarëve.

Opinioni i gjërë kosovarë,por nganjëherë, edhe ai botëror,  gjatë gjithë kësaj periudhe kohore,është njoftuar me informata  jo të rralla,dhe jo të paargumentuara,  për keto fenomene,  te cilat, herë herë janë përmendur dhe prezentuar nëpër disa nga mediat që nuk kanë qenë nën kontrollë, të këtyre qeverive,por  edhe institucioneve tjera, edhe ate,  me emra përsonash e individësh , që jane konkretizuar e zbërthyer, edhe  me raste shumë specifike të këtyre abuzimeve, por fatkeqësisht, pas një apo disa ditësh, këto informata   shumë shpejtë,janë harruar e shpërfillur, në radhë të parë nga ata që është dashur të hulumtojnë dhe ti zbardhin në detaje, por , jemi dëshmitar, kur  njëri skandal ka mbuluar tjetrin,dhe kështu,  është  vazhduar deri më tani, në pafundësi.

Kështu, në të gjitha Qeveritë e deritashme,dikush më shumë e dikush më pakë, dhe pothuaj, nga  gjithë Kreyministrat, pastaj,zëvëndëskryeministrat, shumë ministra  e  disa presidentë, shumë prokurorë e kryeprokuroret, fatkeqësisht, edhe ata ndërkombëtarë,një kohe disa  të Unmikut,pastaj Guarda de Financa, e tani edhe të Eulexit,pos premtimeve, dhe  herë herë, ndonjë aksioni spektakular, sa për shou mediatik, rezultatet  dhe pengimi i ketyre fenomeneve , kurrsesi dhe asesesi nuk ka rezultuar me ndonjë  sukses, apo nuk ka  shënura ramje, e të mos flasim  për minimizim(për cdo vit në rangë listë më të fuqishëm ).

Keqëbërës,falsifikatorë,njerëz të pangopur të pushtetit e të klaneve të nëntokës,ata që  gjithnjë janë thirrur në emër te shtetit e Kosovës, disa prej të cilëve  kur dalin  para mediave, e  kanë gojën plot demokraci e shtet ligjor e funksional,shumë herë identifikohen  në emër të luftës e UCK-së, familjeve të dëshmorëve e sakrificës,janë pikërishtë, ata që me paranë publike të grumbulluar  nga tatimpaguesit e mjerë kosovarë, (shumica prej të cilëve , jetojnë dhe mbijetojnë, në pikën më kritike të ekzistencës),veprojnë dhe sillen, sikur ato para , të ishin  të ndonjë shteti armik ,apo të fituara në ndonjë  llotari ndërkombëtare!

Vlen të ceket, se pos këtyre  vendorëve, që Kosovën po shihet se e kanë ba “rryp daulli”, edhe  një pjesë e ndërkombëtarëve,janë ata, që falë terenit në të cilin kanë ardhur dhe  kanë vepruar e po veprojnë, qoftë në emër  të krijimit të rendit e ligjit,por edhe disa  tjerë,kinse, në  rolin e ndihmës dhe konsulencës në aspektin e zhvillimit ekonomik të Kosovës, që përkon dhe ka lidhje , me donacione dhe kredi e ndihma tjera  në emër të Kosovës, të shumtën e rasteve me shifra milionshe, sa i përket, asaj që kanë përzgjedhur nga  “menya”   e kosovarëve, përcaktimi ,është i njejtë, edhe për disa, nga këta  ndërkombëtarë,të cilët, nuk janë  treguar“imun”, sepse si duket  kjo “gjellë” është  shumë e “shijshme” edhe për ta ,  e që më së miri,dëshmohet  me faktin,që sipas disa shënimeve jozyrtare, flitet se në Kosovë, brenda  kësaj periudhe kohore  të pasluftës, në forma të ndryshme , janë orientuar dhe destinuar mjete,  në vlerë prej mbi 3o miliardë dollarësh,(një zyrtar i  Odës ekonomike përmend shifrën prej 34 miliardë) e që sikur të ishin menagjuar e orientuar me korrektësi, Kosova  nuk do të krahasohej me Slloveninë apo shtetet nordike, por me shtete tjera të rajonit po se po, sa i përket zhvillimit të gjithëmbarshëm.

Lufta kundër këtyre fenomeneve, që janë e keqja më e madhe e këtij vendi, është banalizuar skajshmërisht me deklarata nga gjithë ata që ishin dhe janë për momentin në pushtet e institucione tjera , dhe ate duke formuar e  inaguruar në mënyro pompoze, Task Forca e ekipe ministrore e ndërministrore në emër të luftimit të këtyre dukurive,  disa të përziera edhe me “ekspertë”  ndërkombëtarë,herë herë me iniciativë të Kryministrave,së fundmi edhe nga Presidentja, e që sipas tyre ,me të vetmin qëllim dhe destinim, të luftohen dhe pengohen këto dukuri,por e keqja më e madhe  ështe, se shumica prej tyre në këto ekipe, janë  pikërishtë njerëzit më të përfolur për këto afera!

Në një të pame,në Gjilan,apo kryeshënoshë si quhet në disa lokalitete të Kosovës,para disa ditësh, një pensionist( ish mësues), ku si në gjithë Kosovën politika,fatkeqësisht,është temë e padiskutueshme

edhe në këso ceremoni, dha një propozim sa sfidues ,por  ndoshta  për dikend paksa edhe komik,e që për Kosovën e”eksperimenteve”  dhe të vakive,nuk është edhe për tu habitur e quditur, kur kemi provu gjithcka , dhe po pranojme gjithëcka,pse  të mos  aplikohet dhe të provohet, dhe(ndoshta)  ky propozim,me shprese se  do të ipte rezultate(shpresa vdes e fundit).

Ky pensionist,propozoi,që në radhë të parë ,njerëz nga kabineti qeveritar,por edhe të institucioneve tjera, urgjentisht, të prezentonin para opinionit,  cmimin apo ofertën e tyre, se sa ata  kushtojnë,me qëllim që ato oferta të negocohen dhe aprovohen, por me të vetmin kusht dhe garancë-pos këtij cmimi  dhe kësaj shume ,të mos vjedhin  dhe keqëpërdorin shuma tjara.

“ Na ropën e na tranuen.Nuk ka kush i ndal këta hajna.Të gjithë ishin të njejtë.Nuk po dijnë me u ngie.Nuk po dijnë kur është boll.Janë të pa shpirtë e katila.S;ka asgje prej  antikorrupcionit .Nuk kanë me ia pa hajrin…”tha pensionisti i nervozuar,por shumë i bindun dhe i vendosur, që do të paguaj një shumë bukur të madhe,që do ta kërkonte nga dy djemët që i ka në Angli, po qese, ata që janë  dhe vijnë në pushtet,definitivisht, caktojnë cmimin, sado i lartë coftë ai,por me të vetmin kusht dhe garancë, që të mos vjedhin  më popullin dhe këtë  Kosovë të mjerë, që po vuan nga këta njerëz, për të cilët, paraja është mbi të gjitha,tha pos tjerash pensionisti,për të cilin,një shokë,kur dolëm nga kjo shtëpi, më tha se ai ,  gjatë pushtetit apsolut sërbe, kishte lëshuar shtëpinë e tij shkollë ,por edhe shquhej për korrektësi.

Propozim i qëlluar dhe intersant,por sa për satisfakcion, është mirë t;i qitet edhe fusnota,me shprsë ,se  ndërkohë ndoshta  gjërat do të ndryshojnë.

Pra, tregoni cmimin- Sa kushtoni o njerëz*

 

zkastrati@hotmail.com



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora