E enjte, 25.04.2024, 01:57 PM (GMT+1)

Mendime

Shahin Ibrahimi: Më shumë humanizëm

E merkure, 14.03.2012, 08:59 PM


Më shumë humanizëm.

 

Nga Shahin Ibrahimi

 

Për të ikur në Tiranë me një mikun tim për një punë,u takuam në Plepa dhe mbasi pimë kafe,hypëm në një aut- obuz të rastit,bizedën po e vazhdonim mbasi autobuzi ishte i qetë.Nuk kishte shume njerëz dhe mbas disa minutash qëndrimi u nis për në Tiranë.Na u duk shofer i pjekur mbasi dhe në moshë duhej ti kish kaluar nga të dyzetat,por për çudinë tonë ndaloi shpejt,shfaqi shënja nervozizmi.Qëndroi rreth pesë minutash dhe u nis ngadal,por pa ecur as njëqid metra ndaloi përsëri, hapi derën dhe mori një pasagjer.Autobuzi po vinte nga Fieri dhe nuk kish shumë njerëz,se zbritën disa në Plepa për Durrës. Ne e pamë vargun e makinave por menduam ndonjë difekt i mundshëm,në krye të kolonës dukej një autobus që pengonte lëvizjen.Një burrë rreth të gjashtdhjetave hypi ngadalë duke rënkuar nga lodhja apo nga sikleti që kish.Në kohën që shoferi mbylli derën dhe priste të ulej se mos rrëzohej pasagjeri kur të lëvizte auto- buzi,por në vënd që të ulej ndaloi pranë shoferit dhe i tha: -Në Tiranë dua të shkoj,do më marrësh po deshe,se jam i sëmurë.Shoferi iu përgjigj,prandaj ndalova të të marr mbasi më ngrite dorën.Ishte skuqur në fytyrë dhe me zor rrinte në këmbë.Plaku u ul jo shumë larg nesh dhe mori frymë më zor dhe se ç`fliste me veten e tij.Faturina që ishte nga fundi iu afrua dhe i kërkoi lekët për biletën. Ai nxorri pesdhjetë lekë dhe librezën e ivalitetit si invalid pune me gjithë vërtetimin përkatës që paisen invalidët dhe i tha faturinës,që ishte invalid pune dhe s`kish lekë të tjerë.E di që bileta bën njëmijë lek por ma bëni hallall.Faturina e pyeti se ç`i duheshin këto letra atij por për invalid të kuptova. Po ja iu përgjigj ai si i zënë në faj,të më besojsh ti dhe të tjerët që jam i sëmurë.Nuk ka gjë i tha faturina të besoj që je invalid dhe je dhe i sëmurë.Faleminderit i tha faturinës dhe shoferit dhe bëfshi hajër. Po mor djalë por autobuzi para teje më zbriti se i dhashë pesqind lek,e ja qava hallin.Jam nga Gorrisht i Vlorës,kam punuar në naftë dhe atje jam aksidentuar në një avari që u bë në një nga puset ku isha montator. Duan ata të Kempit të qytetit një Grafi a skaner që bëhet vetëm në Tiranë,mbrëmë fjeta në Durrës dhe tani jam nisur për atje,po dolën keq do më operojnë dhe ja bëri me vete,oh hallet e mia. Me këto letrat e kempit kush i ka lëviz pa lekë me auto- buzat urbanë dhe me gjysëm bileta në rrugët e gjata, por dhe në urbane na bëjnë fjalë,se duan lekë faturinat. Po mirë i tha faturina ai kolegu im çtë tha. -Lekët xhaxho po ske lekë zbrit se është privat ky e din ti apo jo,tamam si mistrec Berati se targa e Beratit ishte.Ndërhyrën pasagjerët e tjerë të më paguanin bil- etën por më erdhi rëndë mua dhe mu neverit si njeri,nuk doja më ta shikoja me sy përderisa ndaloi autobuzin të më zbriste.Dhe kur zbrita më shtyu sikur të isha i pa vlerë prandaj më vjen inat,targën ja mora por sherri do nge dhe davaja do para,por shyqyr që nuk isha i shoqëruar, e shoqëroi me një oh dhe i ranë disa pika loti në faqet e vrara nga jeta. Më erdhi aq rëndë sa se mendoni por ç`të bëjsh,s`mu duk vetja burrë por kalama që të merr tjtri me këmbë,s`ja kam ngenë as takatin për ofendimet që më bëri,se dhe policia rrugore nuk merret me ata rrugeçër,por dhe fiksi nuk ka ku ta gjejë si rasti im.Ai fliste dhe çfrynte dufin,nuk nxori një fjalë fyese apo të ofedonte ndonjë,qoftë dhe faturinën për padrejtësin që ju bë,vetëm mallëkonte veten për fatin e keq të tij.Një heshtje e shkurtër pasoi,të gjithë mendonim për të,por çtë bëjsh kështu jemi gatuar ne,ca mbarë e ca mbrapshë,ca të uruar dhe human dhe të tjerë çapraz dhe brutal. -Shoferi tha çdo gjë është shtrenjtuar dhe niveli i jetesës është ulur,nuk është zgjidhje,të zbresësh tjetrin nga autobuzi kush do qoftë sidomos,kur të qanë hallin. Po iu përgjigj një burrë gjysëm i moshuar dhe i veshur mirë,por ne kështu jemi gatuar,fjalën e fundit e thomi në fillim,përsa i përket halleve të popullit sidomos anët burokratike duhet të zgjidhen brënda rrethit,që po- pulli mos të sorrollatet për letra.Debati dhe mendimet vazhduan për ti ardhur në ndihmë popullit,por fjalët i mori era,psh- mjeku që e vizitoi duhej ti ipte zgjidhje të tillë,që të shkonte me ambulancën e qytetit në Tiran, kur të shkonte ajo ta mirrte dhe krahas punëve të tyre të kryente dhe këtij pacientit vizitën tek specialisti, dhe ti vinte ne ndihmë si i sëmurë dhe invalid që është. Gjithë rruga për Tiranë kaloi pa u vënë re,rreth disku- timit të tij.Të gjithë e dimë mirë si funksionojnë këto probleme në Shqipëri,që të lënë pa mjekuar po s`pate…… përkrahje dhe jo të interesohen,që të të lehtësojnë për të bërë analizat e sëmundjes në Tiranë apo jasht shtetit. Dhe vetë ndërmarja ku punon të flak në rrugë,në rast se aksidentohesh,dhe jo të të shërojë. Kjo është një nga ato hallkat ku shteti duhet të vërë dorë për ti ardhur në ndihmë popullit në kushtet aktuale që përjeton ky popull.Papunësia dhe varfëria e bëjnë më të vështirë jetën,fjalët rridhnin si lumë,për t`ja larg- uar sado pak brengën atij njeriu,që vuante nga dhimbjet e sëmundjes që kishte dhe rëndesën që i bënin të tjerët.

 

Durres 10-2-2012



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora