E enjte, 25.04.2024, 12:20 PM (GMT+1)

Mendime

Ymer Halimi: Pavarësia ka kuptim kur ka përmbajtje e jo vetëm formë

E merkure, 14.03.2012, 08:11 PM


PAVARËSIA KA KUPTIM KUR KA PËRMBAJTJE E JO VETËM FORMË

 

/ Koha kur është hapur dera e fusnotave/

 

Nga Dr.sci. Ymer Halimi

 

Deputet te nderuar,

 

Edhe në dy seanca  të tjera  kemi debatuar për çështje të ngjashme dhe  ka pasur shumë gjëra qe janë thënë mjaft mirë dhe do t’i shërbejnë edhe sot Ekipit të Unitetit; por unë fjalën do ta mbështes në mendimin e Shopenhauerit, se: “syri e sheh botën, por vetën e sheh vetëm kur është para pasqyrës”. Ne po e shohim Uashingtonin, New York-un, Londrën, Parisin, Berlinin, Moskën, Brukselin, por duhet t’a shohim edhe Prishtinën.

 

E përfunduam luftën për çlirim së bashku me miqtë tanë të cilët na  thanë: “Tash Ju bëni paqen”, e pas një kohe shtuan: “popull i mrekullueshëm, me politikanë të këqinj”. Semantikën e këtyre porosive, miqësore, sa duket nuk i kuptuam.

 

Ju lutem, Seancë e këtillë duhej të mbahej në kohën kur UNMIK-ut, i skadonte afati trevjeçar, e të sqaronim: pse UNMIK-u nuk shkon (para katër vite)?

 

Ku ishim ne atëherë?!

 

Fatkeqësisht, blihej kohë për të n’a  pajtuar mes veti, se kompasi i navigacionit politik, politikanëve tanë u kishte rënë nga dora, e skena vendore politike ishte iracionale. Atëherë duhej të veprohej, por politikanët ishin shkëputur nga trungu i vet e ishin vendosur në hapësira virtuale politike. Të gjithë jetonin në formalizëm për formalizëm.

 

Të ishte çështja e Kosovës, vetëm thjesht formale, siç thoshin (e thonë) këta politikanët, nuk do të ishin në qiell aeroplanët e NATO-s për bombardime, as vrapi Rus për të arritur të parët në Aeroport.

 

Politikanët nuk e kishin të qartë se një presje ne tekst (as nuk e kanë), e veprimet e vonuara për sekonda, si edhe deklarimet e pamatura e lëkundin procesin. Thjesht, nuk e njihnin dhe thellësinë e problemit.Politikisht nga brenda u dekompozuam dhe tash historia do na del e pamëshirë. Prandaj siç thotë Ajnshtajni “gjërat nuk janë te rastit”, edhe dekompozimi  ynë politik nuk është i rastit.

 

Deputetë të nderuar,

 

Kuvendi ka obligim të përcjellë politikat e shtetit dhe Ekipit të Unitetit t’i kërkojë përgjegjësi për çdo veprim, se ky ekip doli kryesori i politikës për shtetin. Mbi institucional. E patë çfarë “ad hoc” diplomacie, të mjerë, organizoi në Nju Jork, ku reflektuan ngjyra fisnore.

 

Ekipi i Unitetit me deklarimet publike i ka kaluar edhe teoritë e Makjavellit. Dhe është jo transparent.

 

Ju lutem, në bisedimet ne Vjenë,  Kosovës i  është hequr substancë  shtetësie, si të ishte në fajësi. Krijimi i shtetit ka vështirësi dhe kërkon kompromis, por kompromisi ishte i skajshëm. Ne e pranuam! Në diplomaci, fjala e fundit në rundin e parë nuk duhet të thuhej, por kjo ndodhi komfor cilësisë së Ekipit negociator të Kosovës (!) Atëherë  çka mund te presim nga ditët në vijim, kur do kërkohet kompromis i ri ndoshta edhe pas katër muajve. Duhet t’a them troç: do të jetë i dhimbshëm (kompromisi)**.

 

Ju lutem, pavarësia ka kuptim kur ka përmbajtje e jo vetëm formë.

 

Ekipi i Unitetit, prej ditës së parë është pa koncept politik. Kjo, për ata që njohin politikën nuk është fshehtësi, por është shumë shqetësuese.

 

Shikojeni /në dorë e kam dokumentin/ që më 1993 serbët e analizojnë idenë e strategjisë së kompromisit (coptimin e brendëshem të Kosovës), dhe këtë akademia e shkencave serbe . E ne ku e kemi strategjinë?!. Ku janë akademikët tanë!?. Ndërsa klasa politike e jona i eliminoi ekspertët dhe intelektualët vendorë me përvojë politike.

 

Atëherë, ku është serioziteti  ynë, në këtë çast historik?! Faktet janë shqetësuese!

 

Nga Grupi i Unitetit i patë pesë vetë (në Kuvend) të flasin me kakofoni mendimesh. Si nuk e gjetët të flasë vetëm njeri?! Thua se nuk e dini hierarkinë (e shtetit). Dolët si t’ishit para elektoratit e jo në Kuvend. Kjo reflekton tepër rënd,  për ata që e njohin politikën – reflekton thjesht: Jounitet.

 

Ju lutem, koha optimale e pavarësisë ka ikur, por tash është më me rëndësi rezultati i procesit dhe mënyra e realizimit, se sa koha e realizimit.

 

Kjo më nuk është sekretë se, kjo klasë politike është përgjegjëse për këtë rrëshqitje.

 

Pavarësia ndërtohet e nuk ta dhuron askush. Prandaj duhet të veprohet. Veçmas Kuvendi (Kosovës) ka fusha për t’i mbushë me veprime konkrete.

 

Shtetet nuk janë bërë shtete me vullnetin e të gjitha shteteve, për këtë nuk duhet të kemi edhe aq brengë. Ne i dimë edhe vështirësitë e pranimeve të shteteve, por duhet të mbështetemi te miqtë tanë. Sa duket edhe këtu kemi ca vështirësi (i kemi qitë ne telashe?!).

 

Përgjegjësia për shtetin t’u kthehet institucioneve demokratike të shtetit e jo individëve të caktuar.

 

Institucionet demokratike t’i kthehen ligjit. Kjo prek pavarësinë e jo Grupi i Unitetit me kësi uniteti që e patë sot edhe vetë (shqetesuese).

 

Të shohim veten në pasqyrë. E vlen*!

 

 

(Diskutimi im në Seancën e 30. 07. 2007, në Kuvendin e Kosovës)

 

 

*     Pas këtij diskutimi, ne pauzë ne hollin e Kuvendit, mbeta i vetëm me një shishe të vogël ujë të pagazuar në dorë. Por një deputet, qe sot e shoh shumë te fuqishem ne politikë, prof. ne UP, m’u afrua dhe me tha: “Profesor, ju lutem ruani diskutimet e juaja”! Vetëm me kokë i pohova. Por mija here kam thënë me vetën time, por edhe e kam publikuar: kjo klasë politike është e papergjegjshme. Nuka ka çmim qe nuk e paguan, edhe me interesin e Kosoves, vetem me qendrue ne politik. Demokracinë e ka kthye ne idelogji dhe din t’a manipuloi këtë popull që është politikisht ende i pa ngritur.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora