E enjte, 28.03.2024, 03:07 PM (GMT)

Mendime

Agim Vuniqi: Republika amerikane në zemër të Evropës

E merkure, 12.03.2008, 04:49 PM


Republika amerikane në zemër të Evropës

Nga Agim Vuniqi

Nuk ka dyshim që e ardhmja e Kosovës është shpresëdhënëse për të gjithë qytetarët e saj, të cilën disa analistë të huaj e quajnë republikë amerikane në zemër të Evropës. Njerëzit e zakonshëm gjithnjë e më pak i kushtojnë vëmendje politikanëve lokal që premtojnë vend e pavend, duke ndërruar menynë në mënyrë konstante. Tash që u realizua pavarësia janë rrudhur ofertat, nuk dihet se çdo të bëjnë për ndriçim-rrymë, ujë të pijshëm e pastrim mbeturinash? Më mirë do t'ishte të fillohet me realizimin e detyrave të përditshme, sesa të vazhdojnë me fjalorin politik me shumë retorikë "do të bëjmë", le të shpresohet se agjenda e angazhimit zyrtar nuk fillon dhe mbaron me aq. Eshtë paksa vështirë të koordinohen aktivitetet për të përmbushur planin ditor, ngase nuk po realizohen premtimet e përfolura me plotë energji, kosovarët kanë filluar të bëhen skeptik se premtimet do t'ua zgjedhin problemet jetësore në t'ardhmen. Qytetarët hamenden me politikanët që premtojnë vazhdimisht, ata e kanë të qartë se nuk ka gjë nga retorika e përditshme e shprehjes së dëshirave, meqë jeta e zakonshme është një demantues i tmerrshëm, asgjë nuk funksionon si duhet, ka restrikcione të mëdha të ujit, mungojnë rezultatet në shëndetësi, arsim, kulturë, gjyqësi, polici…, si duket ka papërgjegjësi të madhe institucionale. Reformat e premtuara nuk avancuan gjë, vërehet një përzierje kompetencash të theksuara institucionale. Pabarazia e theksuar në sektorin publik dhe privat thellon dallimet në shoqëri. Shumë ndërmarrës privat në ndërtimtari punojnë pa licenca dhe nuk paguajnë TVSH-në, ata janë të përkdhelurit e shoqërisë. Ekonomia shumë herë e përfolur informale është me shumë avantazhe, ajo ka mbështetjen edhe të personave publik(?). Autoriteti i shkollarit ka rënë dukshëm, si pra do të duket e ardhmja e qytetarit të zakonshëm? Ky është realiteti i përditshmërisë në Kosovë me të cilën përballet çdo ditë qytetari, por edhe ai nuk është pa përgjegjësi, ngase ai duhet të rregulloj jetën, ai duhet të lëvizë nga vendi, duhet të ketë iniciativë dhe të jetë më kreativ, nuk ndërtohet e ardhmja me fjalë boshe, ka shumë domethënie puna voluntere. Angazhimi i të moshuarve që krijuan reputacionin e ekspertit është i domosdoshëm, ata mund të kontribojnë në spitale, në gjyqësi, në polici, dhe sigurisht që për këtë qëllim do të siguroheshin edhe donacione nga organizatat joqeveritare. Vlerësohet se në Amerikë ka mbi 60 milionë njerëz që janë të kyçur drejtpërsëdrejti në lëvizje të ndryshme voluntere, përparësitë janë se ashtu bëhet edhe trajnimi i të rinjve, do të kishin përparësi gjatë punësimit. Në mungesë të shërbimit në ushtri të rinjtë duhet të japin kontributin në rindërtimin e vendit, në zhvillimin e fshatit dhe turizmit në fshat. Ekskursionet e shumta të të rinjve dhe vizitat e shumta që krijojnë harxhime të buxhetit familjar, mund të realizohen edhe përmes projekteve punuese duke vizituar jo vetëm muzeumet vendore që janë të pakta, por edhe duke realizuar kampingje nëpër fshatrat dhe malet e Kosovës. Edhe pse fusha e kriticizmit është shumë e gjerë nuk është që çdo gjë të mbetet në ato relacione, ngase i riu shqiptar është shumë më kreativ sidomos në fushën e informatikës, por edhe në lëmitë tjera stilistike, ai edhe duhet të jetë bartës i zhvillimeve të reja në Kosovë. I riu në Kosovë ka shumë avantazhe, meqë është njohës i rrjedhshëm i gjuhëve të huaja, sidomos anglishtes, ai është pra spagë lidhëse e Kosovës me kulturën perëndimore, pse jo edhe atë lindore dhe orientale. Ç’është e vërteta institucionet kosovare duhet më tepër të merren me të riun, se ai është e ardhmja, edhe përkundër diferencave në botëkuptim. Rruga se si e shohim ne veten nuk dallon shumë nga ajo se si e shohin të tjerët. Do të ishte shumë me domethënie iniciativa që në autobusët urban të mësohet gjuha angleze përmes leksioneve të përditshme, iniciativë që është realizuar në Vilnius, Lituani, menjëherë pas pranimit të Lituanisë në BE, do të ishte shumë domethënës një projekt i ngjashëm edhe në Kosovë, "Kosova më afër BE-së". Nuk ka dyshim që e ardhmja e Kosovës është shpresëdhënëse për të gjithë qytetarët e saj, të cilën disa analistë të huaj e quajnë republikë amerikane në zemër të Evropës. Realiteti i çuditshëm i Kosovës edhe pse pa dëshirën e atyre që kontribuan dhe të shumë kosovarëve është i veçantë, edhe fatet e atyre që luftuan dhe u shquan si liderë janë të ndryshme, njëri ndër ta është i ulur në kanapen e kryeministrit, ndërsa tjetri lufton stoikisht për drejtësi dhe mbrojtjen e vlerave të luftës. Një thënie qe i atribuohet gjeneralit britanik gjatë luftës në Bosnje, është ambicia e çdo njeriu në Ballkan të udhëheqë rrugën e vet të bllokuar. Por në Kosovën fqinje, disa shkojnë më mirë, dhe janë duke udhëhequr vendin e tyre. Kosova shkon para e mbas me nismëtarët e luftës që janë në rivalitet politik, duke treguar se sa larg ka shkuar njëri, Hashim Thaçi, që u bë i njohur që nga vitet 1998-9, duke arritur kulminacionin politik duke u zgjedhur kryeministër pas zgjedhjeve nacionale, për të shpallur më vonë pavarësinë e Kosovës, më 17 shkurt 2008. Nëntë vite më herët ai ishte drejtor politik i UÇK-së, që luftojë kundër forcave serbe të Sllobodan Millosheviçit, ish-presidentit jugosllav, i cili vdiq turpësisht prapa grilave të burgut në Den Hag..
Tash 38 vjeçari është i ulur në divanin e ndërtesës së qeverisë në Prishtinë, si një burrështetas dhe me shumë vetëbesim. E udhëhequr nën protektoratin e OKB-së që nga qershori i vitit 1999, që kur forcat e NATO-s i bënë torfë forcat e sigurimit serb pas një fushate 78-ditëshe të bombardimit, Kosova e deklaroj pavarësinë më 17 shkurt dhe po pranohet për çdo ditë nga qendrat diplomatike evropiane, shumë lezet. Në rrugët e pluhurosura të Prishtinës, të gjithë flasin lirshëm për festat: pavarësinë dhe lirinë, këtij spektakli tash iu shtua edhe Epopeja e UÇK-së . Por është një gjë që Ramush Haradinaj, një komandant tjetër i UÇK-së mungon, Ramush Haradinaj, ish-kryeministri i Kosovës, është në sprovë në Hagë, i akuzuar për krime lufte, i cili deklarohet për pafajësi, për veprat e pabëra gjatë konfliktit të Kosovës më 1989-9. Nëse shfajësohet dhe lirohet ai do t’i kthehet Kosovës dhe politikës gjithashtu, i rreshtuar me kolegët e tij të luftës dhe rivalët e tashëm të tij politik, në Kosovën e re me flamur të ri, krejt tjetër nga ai që e mbante gjatë luftës, ky ndryshim është pranuar natyrshëm nga bashkëqytetarët e tij, Kosova ka fituar pavarësinë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora