E premte, 19.04.2024, 09:26 PM (GMT+1)

Mendime

Skënder Zogaj: Ibrahim Kelmendi e Riza Salihu, dëshmitarë apo mashtrues?

E merkure, 14.03.2012, 09:02 PM


Ibrahim Kelmendi e Riza Salihu, dëshmitarë apo mashtrues?

 

Shkruan: Skënder Zogaj

 

“S’ka grurë pa egjër” ka thënë populli dhe ka vërejtur se, egjra rrinë brenda grurit por, grurë nuk bëhet kurrë, m’sa dilenxhinjtë që jetojnë ndër njerëz, por kurrë-kurrë nuk bëhen njerëz!  Këtë hipotezë popullore këto ditë e vërtetoi  Baton Haxhiu, në emisionin e tij “Zona B” duke nxjerrë para kamerave televizive dy persona shumë të përfolur dhe skajshmërisht të dyshimtë: Ibrahim Kelmendin dhe Riza Salihun, që supozohet të kenë qenë të involvuar në aktivitete të dyshimta, madje edhe si bashkëpunëtorë të UDB-së ish-jugosllave, e cila t’i ketë hedhur në radhët e diasporës shqiptare. Eshtë thënë dhe vazhdon të mendohet se, Ibrahim Kelmendi është njëri nga personazhet enigmatike më të rrezikshëm shqiptare, për faktin se, ky, për 40  vjet radhazi, gjithmonë i ka rastisur që të qëllojë (!) gjithnjë krejt afër vendit të ndodhive dhe ngjarjeve më të kobshme për mërgimtarët shqiptarë anembanë Evropë, gjithnjë aty ku janë shkrepur breshëri plumbash dhe është derdhur gjaku i veprimtarëve më në zë  të diasporës shqiptare, dhe për çudi, Ibrahim H. Kelmendi, ky dëshmitar okular gjithnjë ka dal pa një therrë në këmbë! Këtu zë fillin dyshimi ndaj Ibrahim Kelmendit, i cili duke qenë i vetëdijshëm për marrëzitë e veta dhe llogaridhënien e domosdoshme që e pret herdokurdo, e sistemoi një pjesë të dosjes së vet, në librin e botuar kohë më parë, në të cilin vet-shpjegohet dhe jep përgjigje për shumicën e ngjarjeve të përfolura në media e në opinionin e gjerë, që supozohet të ketë qenë pjesëmarrës me ndikim të drejtpërdrejtë në to!

 

Edhe pse fjala është për një libër të improvizuar dobët, në shenjë të ballafaqimit të autorit më librin e tij, me shumë arsye Baton Haxhiu e nxori në emisionin me të shikuar të TV Klanit, ku, Ibrahim H. Kelmendit ia dha rastin t’i tregonte  të bëmat e tij “atdhetare”  dhe për aktivitetet e shumta kriminale e të gjakderdhjes krua, në radhët e diasporës shqiptare, që Kelmendi e pranon se i ka ndjekur nga afër dhe është dëshmitari i tyre. Tregoi Ibrahimi shumëçka  dhe nxori me emër e mbiemër edhe Riza Salihun, si doras i vëllezërve Bardhosh e Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zekës! Baton Haxhiu e ftoi dhe e nxori edhe këtë personazh para kamerave  televizive dhe opinioni u njoh edhe me variantin e dëshmive të Riza Salihut, i cili e mohoi kategorikisht të ketë qenë vrasës.

 

Për aq sa pamë e dëgjuam, u pa se të dy dëshmitarët janë shumë të rëndësishëm si pjesëmarrës dhe dëshmitarë të ngjarjeve të shumta dhe se, drejtësisë kosovare i përket angazhimi i shpejtë i zbardhjes të së vërtetës dhe i njohjes së “meritave” të veçanta të këtyre dy veprimtarëve!

 

Pa dashur që të përzihemi në kompetencën dhe përgjegjësitë institucionale, thirrja për një angazhim të menjëhershëm dhe serioz të trajtimit të këtyre dy personazheve, (si dhe të gjitha rasteve të ngjashme që kanë të bëjnë më denoncime publike të krimeve nga ana e dëshmitarëve), duhet nisur përnjëherë . Angazhimi institucional dhe kompetent ligjor, për ta hetuar dhe për ta vlerësuar saktësinë e dëshmive të Kelemndit dhe Salihut, është mënyra më e mirë dhe e vetmja e zbutjes së shqetësimeve të jashtëzakonshme, me të cilat vazhdojnë të jetojnë me dhjeta e qindra familje shqiptare, të cilave u janë shkaktuar dhimbje të mëdha, u janë vrarë më të dashurit dhe ata nuk e dinë pse, si, për çka dhe nga kush e kanë pësuar?!

 

Lenia e vazhdimit të lirë të veprimtarisë së ibrahim kelmendave, sidomos pas daljes vullnetare të tyre në shesh dhe pranimit për të folur,  është e patolerueshme sepse, kjo do të ishte lejim i vazhdimit ë luftës speciale, e cila më shumë se dikur, (që ka qenë shkaktarja vendimtare e gjakderdhjeve të ndodhura), tashti do të jetë shumëfish më e dëmshme, shumëfish më e hidhur sepse, ka të bëjë me gërvishtjen e plagëve të gjalla, plagëve ende të pambyllura, gërvishtja e të cilave është kob kombëtar!

 

Ibrahim Kelmendi dhe Riza Salihu me mënyrën e paraqitjes së tyre dhe të prezantimit të dëshmive, e kanë thelluar edhe më tepër mjegullën dhe dyshimet. Mënyra si folën dhe si i shpaluan dëshmitë, ishte shokuse, sidomos vriste qetësia gjarpërore  e shpjegimeve për vrasjen e vëllezërve Gërvalla, që dy dëshmitarët kundërthënës, i tregonin sikur të bëhej fjalë për di çka krejtësisht të rastit dhe fare të parëndësishme. Por, jo vetëm kaq, që të dytë, me një djallëzi të mprehtë prej spiunësh me përvojë të lartë, hipotekuan kujtime hileqare, me maje gjuhe duke jarguar etiketime tepër-tepër të rënda, fyese për të gjitha zhvillimet më të rëndësishme që për shqiptarët konsideron historike, dhe sidomos, e dhimbshme ishte përpjekja e stërpikjes së shëmbëlltyrave më të ndritshme të atdhetarisë, siç janë Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Prandaj, drejtësia duhet ta jap fjalën e saj sa më parë.

 

Enkas për Zemrën Shqiptare

Neki Lulaj



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora