E enjte, 28.03.2024, 03:21 PM (GMT)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Disa burra të LDK-së sillen si kunatat grindavece në familje pa zot shtëpie

E marte, 13.03.2012, 07:16 PM


DISA BURRA TË LDKsë  SILLEN SI KUNATAT GRINDAVECE NË FAMILJE PA ZOT SHTËPIE

Nji fjalë e urtë popullore shumë domethënëse thotë kështu: “ Për inati të nuses (resë) mdekt djali” e mbrapshtë kjo thënje, por aktuale ende te ne shqiptarët, mjerishtë.

Nga Xhevat Rexhaj

Shumica e ne shqiptarve ose kemi jetuar, ose kemi patur në fqinjësi Familje të forta dhe të numërta me anëtarësi, tek te cilat në kohet e tilla të atyre konstelacioneve shoqërore, kanë funkcionuar për mrekulli, kuptohet gjithnji duke mos nënqmuar edhe disa anë negative të cilat e kanë përcjellur funkcionimin e tillë. Vërtet nuk ishte e lehtë të mbahej nji frymë pune, angazhimi, dashurie ndërfamiljare dhe respekti i ndërsjell në mes shumë gjeneratave dhe sidomos asaj të dy gjinive, ngase zakonisht gjithmonë problemet e mëdha kanë lindur si pasoi e keqkuptimeve, moskënaqësive apo edhe lëshimeve të ndryshme në raportin me gjininë femrore, pra gratë brenda nji strukture familjare. Megjithatë gjithnji ishte më lehtë kur në nji Familje vërehej një Zot shtëpije me autoritet dhe personalitet të tillë që me shpirtë mundohej dhe punonte që Familja të mbahej e shëndosh, dhe që brenda strukturës familjare të funkciononte reciprociteti i ndërsjellë dhe harmonia për të patur edhe nji mirëqenje më të mirë. Aty ku respektohej i Zoti i shtëpisë edhe punët shkonin mbarë, punohej, shkollohej dhe ngritej respekti i tërë familjesë në fqinjësi por edhe më largë. Familjet e tilla dikur edhe ballafaqoheshin me gjëra të cilat ishin si rrjedhojë natyrore ngase dikur vdiste i Zoti i shtëpisë, dhe duhej gjeturi e maturi e mëshkujve por edhe e grave të shtëpisë që të vendosnin rregull dhe rend, të beninë çmos që rregulli dhe funkcionimi brenda familjarë të mbetej i shëndoshë, për kete kujdeseshin vëllazëria pa interesa personale por bënin të munduren që brenda tyre të gjenin pasardhsin i cili deri dikund do të vazhdonte rrugën e paraardhësit, ngase dihej se nuk ishte e lehtë një gjë e tillë. Në keso raste vërtet dilte në pahë brendshmëria e një Familjeje të shëndosh, por kishte edhe raste kur në disa familje pas shkuarjes në amshim apo vdekjes së Zotiti të shtëpisë pelcitnin të gjitha cepet e ndërtimit familjar të deriathershëm, dhe pasonin ndarje të padashura dhe shumë të dëmshme, ngase të ndarë e të përqarë, ata më nuk respektoheshin dhe nuk nderoheshin nga askush e as nga miqët dhe rrethi që dikur kishte simpati dhe respekt për ta...!

Eh familja! Po Partia:  Partitë politike, si grupe të qytetarëve në baza të përcaktimeve politike paraqesin subjekte themelore parlamentare. Me veprimin e tyre politik, krijohen dhe funksionojnë rregullat parlamentare, në bazë të konkurrencës plurale shumë partiake politike, e cila ka për qëllim marrjen, ruajtjen apo participimin në strukturën e pushtetit , pra shtetit. Veprimi politik i partive paritet dhe funkcionon  në bazë të demokracisë parlamentare. Ato padyshim paraqesin forcën motorike dhe politike të parlamentarizmit. Me të drejtë mund të konstatojmë se me ane të veprimit të tyre ndërtohet dhe funksionon e tërë struktura shtetërore e një shteti, duke filluar që nga parlamenti, qeveria, shefi i shtetit e deri në organet e pushtetit lokal dhe institucionet e tjera politike, gjithëpërfshirëse .Partitë politike momentalisht paraqesin forcë reale dinamike e shoqërore që karakterizon një ndër të arriturat më të larta të demokracisë. Veprimi politik i tyre është negocion i monizmit politik dhe ideologjisë totalitare të bazuar në monopolin politik të një force politike, respektivisht të një partie politike, sikur që ishte komunizmi.

Paraqitja dhe zhvillimi partive  politike

Partitë politike, si institucione politike në kuptimin bashkëkohor paraqiten që nga shek. XVIII. Paraqitja e tyre është rezultat i përpjekjeve të forcave progresive për aplikim të parlamentarizmit si mjet i kundërvënies së absolutizmit të monarkive feudale. Periodizimi i zhvillimit të partive politike ka qenë preokupim i teoricienëve te ndryshëm të shkencave politike. Ata me rastin e përpjekjeve për të periodizuar evolucionin e zhvillimit të tyre e deri te profilizimi bashkëkohor politik si subjekte të organizuara politike. Si kohë të para të paraqitjes së tyre merret viti 1215, kur në Angli miratohet Karta e Madhe e Lirive (Magna Carta Libertatum), edhe atë si dokument i parë historik në të cilin përkufizohet pushteti absolut i monarkut. Periudha që nga miratimi i këtij dokumenti e deri në shek. e XIX karakterizohet me ndërtimin gradual të partive dhe fizionomisë së tyre. Deri në fund të shek. XVII në shkencën politike ndërkombëtare nuk ka pasur parti të organizuar politike.
Eh, kur të ndalemi dhe të rezonojmë e mendojmë pa hile, sa periudhë e gjatë dhe e largët njiheri është paraqitja e partisë si nocion, e deri më sot kur te ne ende ka përpelitje rrethë asaj se a është partia politike organizatë ku individi dhe grupi mundohen dhe angazhohen për qytetarinë  e tyre, pra shtetin , apo është partia vendi ku individi dhe grupi perfitojnë në aspektin personal dhe nuk durojnë ndryshime, reformime, ripërtrirje, lëshime vendi për tjetrin dhe zgjatje dore për kundershtarinë brenda subjektit ( famikjesë ) së vet.
Nese në Angli diç e tillë ka filluar qysh para 9 shekujve, dhe ka vazhduar duke u profilizuar dhe rregulluar kjo qështje te ne në Kosovë, si parti e parë pluraliste politike ishte themeluar LDKja me 23. Dhjetor 1989. Vetë disatnca kohore dhe të gjitha të tjerat që kishin dhe kanë ende të bëjenë me demokracinë e brendshme partiake tregon se sa larg ishim dhe jemi ende nga trendet funkcionale të funkcionimit të partive tona konkretisht dhe shoqërisë tonë në përgjithësi. Mjerishtë në mendjen shqiptare ende dominon ( ngase jemi të pareformuar dhe tepër të pavetëdijësuar se partia do të thotë diçka të mirë për qytetarinë dhe shtetin e jo për individin dhe pasurimin e tij personal) jo vetëm tendenca por edhe të të mednuarit se deri sa une jam i pari, i dyti, i treti e kështu me radhë çdo gjë është në rregullë??? por në momentin që une më nuk jam i pari e..... athere asgjë nuk nuk është në rregull!, asgjë nuk funkcionon, kështu që nga mospajtimi me realen dhe të mundshmen, apo thënë shkurt të duhuren për të lëshuar vend për të tjeret, fillojnë bërrylat dhe sjelljet jo adekuate duke cënuar dhe goditur partinë, pra subjektin e vet veteëm e vetëm se pasi që une nuk jmm më aty kryesori duhet të bëj çdo gjë me të gjitha mjetet e lejuara dhe të palejuara që të shkatërroi atë për inati të atij tjetrit!  Rasti i LDKsë, që pas vdekjes së Kryetarit të saj dhe njiherit President i parë i Republikës së Kosovës, tregon qartë se mëshkujt e shtëpisë që u rriten dhe u bënë dikushi nga maturia dhe madhësia e të Zotit të shtëpisë së tyre, ata  nuk ishin në nivelin e përballimit të situatës, pra të ruajtjesë së substancës organizative, respektin e brendshëm dhe atë të jashtëm që kishte kjo parti, por për interesa thjeshtë personale e goditën atë në mënyrën ma të poshter të mundshme dhe për nji kohë të shkurtër personazhe të çmuara gjerë në atë kohë u shëndrruan në personazhe vetë tragjike dhe të mjerë, ngase për ta më shumë erdhi në shprehje egoja; o une o askush, dhe kështu shkatërruan nji Familje vërtet të madhe dhe të çmuar në boten demokratike.Fatkeqësishtë edhe sot e kësaj dite ky subjekt politik me nji filozofi dhe vizion shumë të përkryer dhe të avancuar karshi subjekteve të tjera të hapësisrës shqiptare ballafaqohet me marrëzi dhe tragji-komedi të ndryshme, sot kur qytetaria kosovare pret me padurim që ky subjekt i fortë dhe i pasur me njerëz të dijes dhe zanatit të tyre, të forcohet dhe të bëhet gati që të fitoi votat dhe të ndryshoi rrjedhat e mbrapshta që ka sot shoqëria kosvare me pushtetin e nji klase të qoroditur politike, tkorruptuar dhe të kriminalizuar gjerë në fyt, mjerishtë ende nuk ka shpresa se kjo mund të ndodh!. Si për çudi LDKja edhe pas Kuvendit të fundit ku tjemi real edhe pse në shpejtësi u bë nji proces deri dikund i mirë zgjedhor dhe u zgjodhën strukturat partiake, duke u uruar edhe nga ish i pari i gjerëathershëm për të parin e zgjedhur, shumë menduan se më në fund nga kjo do të dali diç e mirë dhe do të ketë nji bashkëveprim dhe bashkëpunim forcash progresive gjithnji duke reformuar dhe regjeneruar subjektin, të cilin duhej bërë të gatshëm që në rastin e ardhshëm të fitoi votat për tqeverisur shtetin. Në realitet vitin e kaluar dhe me fillimin e këtij viti ka shenja dhe ka simptome se diç për të mirë po lëviz në kete drejtim, statuti dhe programi kanë pësuar disa ndryshime, por edhe këtu u vërejtë nji shtyrje deri dikund e panevojshme e disa figurave kyqe brenda këtij subjketi, megjithatë kaluan dhe u bë mirë, ka filluar rifreskimi dhe ripërtrirja e strukturave të saja çka e bëjnë qështjen më interesante ngase tani më kemi figura të reja dhe të përgatitura edhe në mënyrë profesionale për tu ballafaquar me sfidat në të gjitha lëmitë dhe fushat e duhura për të pasur nji qeveri të fortë me ekspert në të ardhmën. LDKja nuk është në krizë edhe pse ka probleme, LDKja nuk ka thyerje edhe pse ka moskuptime dhe ndërskamca të vogla, LDKja nuk shkon nga ndarja ngase duket e stabilizuar, si në Kierarki ashtu edhe në bazen e gjërë edhe pse vërehen xixia të vogla mospajtimesh me disa qështje që kanë të bëjnë me strukturen udhëheqëse, LDKja thjeshtë ka një demokraci të brendshme e cila duhet të përpunohet dhe të forcohet me ballafaqim idesh dhe programesh për ecje më të sigurt, ngase nëse fiton LDKja athere të gjithë do të jenë fitues, duke  na gëzuar fakti se fitues do të ishte Republika e Kosovës dhe vet qytetaria e saj.
Anëtarësia e LDKsë nuk e meriton që të ketë përplasje brenda saj, anëtarësia e LDKsë kërkon që të ketë ulje gjakrash dhe nji bashkërendim i gjerave në të mirë të partisë, anëtarësia e LDKsë kërkon nga të gjithë që të respektohen strukturat e zgjedhura me vota të lira brenda saj, pra shkurt ldk-istët deshirojnë që të gjithë të jenë të koncentruar rreth vizionit rugovist, rreth urtisë dhe dijesë për të ecë ma drejtë përpara, pra kërkohet që miqët e dikurshëm të mbesin miqë edhe në të ardhmën. Sot kemi udhëheqës të cilët duhet respektuar, ngase ishim dhe mbesim institucionalist, neser keta ndoshta nuk do të zgjidhen më, por LDKja vazhdon, LDKja mbetet një shpresë te kosovaret, ka kapacitete dhe ka aftësi njerëzore dhe strukturore, ka program të duhur dhe ka përvoj dhe merita për shtetbërjen e Republikës, andaj kërkohet me sinqeritet nga anëtarësia që bashkëpunimi dhe bashkërendimi i mirëkuptimit të ndërsjell të shifet edhe në relacionin në mes të  ish Kryetarit dhe Kryetarit t ë tashëm. Shumë ldk -istë iritohen kur po lexojnë apo dëgjojnë disa vërejtje emocionale dhe jo racionale rreth aktualitetit brenda LDKsë. Zëra të tillë iritojnë edhe më shumë kur dihet se ato vijnë nga njerëz që ishin në piadestalin partiak, dhe me këte anëtarësia po krijon opinionin se ja ne shqiptarët kurr nuk mund të pajtohem ta shofim dikend përpara vetes?! Të tilla shtyrje për momentin nuk i duhen LDKsë ngase së shpejti mund të gjindet në situaten që rivali politik PDKja të bëj obstrukcione politike dhe të inicoj zgjedhje brenda Kosoves, dhe athere LDKja me keto cikrrima të panevojshme do të mbetej e dobësuar. LDKja duhet të punoi, duhet angazhim dhe profesionalizim, profilizim dhe rigjenerim të vazhdueshem me njerëz të rinj të pa hipoteka, të pa shantazhuar, të pa korruptuar dhe shkurtë të pa frikë nga rivali politik dhe fanatikët e saj, athere do të kemi vërtet LDK të duhur, nga LDKja do të ishte e udhës që të shkojnë disa pleqë ( të cilët paten merita dikur por sa më gjatë që sillen brenda LDKsë sjellim dëme të shumta dhe humbin edhe respekti që kishin dikur), pra duhet ta përcjellin shembullin e Z. Ramë Manaj i cili bëri mirë që u largua nga strukturat e saja, pra ka të tillë që do të bënin shumë mirë që të largohen nga LDKja, nuk i duhen më, jo. 
Të gjithë ata që u thirren e thirren e nde në LDK, në Ibrahim Rugoven duhet ti përvjelin mënget dhe të punojnë më shumë duhet të jenë të pastër moralisht, politikishtë, ekonomikisht.
 të pa shantazhuar e korruptuar dhe duhet të jenë transparent para qytetarëve për të bërat e tyre. LDKja duhet jetë e përgatitur me programe strategjike, ekipe profesionale dhe njerëz të punës dhe jo më të fjalëve dhe folkloreve oratorike, sa më shumë punë e sa më pak fjalë kjo do të ishte motoja e LDKsë, i tillë ishte edhe Presidenti Rugova ai shumë pak fliste por punët i kryente me nderë, Z. Rugova kurr nuk kishte nevoi të bertiste slloogane; Votoni LDK e të tjera...... ngase LDKja votohej dhe fitonte prej punës së bërë, votat fitohen kur qytetari shef se ka për ke të hudhi voten , kur qytetari shef se nga ai kandidat apo subjekt fiton shoqëria e jo personi, pra shkurt qytetari nuk voton për përqarësit dhe fjalamanët, ngase jetojmë në shekullin e globalitetit, ekonomosë dhe mirëqenjes qytetare, e jo të folklorizmave patriotike pa mbulesë. 
LDKsë i duhen burrat dhe gratë, rinia dhe dija, profesionalizmi dhe intelekti, të gjitha këto kur bëhen së bashku athere fiton shoqëria në përgjithësi, LDKsë nuk i duhen Burra që sillen si gratë grindavece të cilat tërë naten ua mbushin veshet burrave se ; nana jote e keqe, babai i yt budallë, vëllau i yt hajnë, i ashper po më shanë, po mi rrah fëmijet, e të tjera shtirje që si pasoj sjellin ndarjen e vëllazëris me hunjë po sikur dy armiqë, andaj larg Burratë që janë shëndërrue në “gra” të këqija brenda LDKsë...
Kujtoni dhe pranoni se LDKja nuk ishte nuk është dhe nuk do jetë kurr pronë individuale, kete e thoshte edhe i Madhi  I.Rugova që gjithmonë falënderonte anëtarësinë e thjeshtë dhe të gjerë me gjithë simpatizantet, andaj më së paku ju mund të thirreni në pronsi, përkundrazi punoni me ndershmëri ose mbeteni të shenuar për të keq, pra të gjithë ju që fitoni rroga në emër të LDKsë...  . Njerëzit në përgjithësi po kërkojnë me padurim së paku pak rugovizëm në aktualitetin e sotëm që kemi Në Kosovën tonë...



(Vota: 11 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora